Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 3:100. O ju që besuat, në qoftë se ju i bindeni një grupi të atyre që iu është dhënë libri, ata, pas besimit tuaj, do t'ju kthejnë në mosbesimtarë.
3:100. O besimtarë! Nëse i bindeni një grupi nga ata që u është dhënë Libri, ata do t’ju kthejnë në jobesimtarë, pasi patët besuar.
3:100. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘IN TUTI’U FERIKEN MINEL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE JERUDDUKUM BA’DE ‘IMANIKUM KAFIRINE
C 3:101. Si bën të mos besoni, kur juve janë duke iu lexuar (duke iu shpallur) ajetet e All-llahut dhe kur në mesin tuaj gjendet i dërguari i Tij? E kush i përmbahet fesë së All-llahut, ai pa dyshim është i udhëzuar në rrugën e drejtë.
3:101. E si mund të mos besoni kur juve ju lexohen shpalljet e Allahut dhe midis jush ndodhet i Dërguari i Tij?! Kush mbahet fort pas (fesë së) Allahut, sigurisht që është i drejtuar në udhë të mbarë.
3:101. WE KEJFE TEKFURUNE WE ‘ENTUM TUTLA ‘ALEJKUM ‘AJATU ELLAHI WE FIKUM RESULUHU WE MEN JA’TESIM BILLAHI FEKAD HUDIJE ‘ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
C 3:102. O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!
3:102. O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!
3:102. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ETTEKU ELLAHE HEKKA TUKATIHI WE LA TEMUTUNNE ‘ILLA WE ‘ENTUM MUSLIMUNE
C 3:103. Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur'anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju ta gjeni të vërtetën e lumtur.
3:103. Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë.
3:103. WE A’TESIMU BIHEBLI ELLAHI XHEMI’EN WE LA TEFERREKU WE EDHKURU NI’METEL-LAHI ‘ALEJKUM ‘IDH KUNTUM ‘A’DA’EN FE’ELLEFE BEJNE KULUBIKUM FE’ESBEHTUM BINI’METIHI ‘IHWANAN WE KUNTUM ‘ALA SHEFA HUFRETIN MINE EN-NARI FE’ENKADHEKUM MINHA KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUM ‘AJATIHI LE’ALLEKUM TEHTEDUNE
C 3:104. Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit.
3:104. Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për në mirësi, të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara! Këta njerëz do të jenë të shpëtuarit.
3:104. WE LTEKUN MINKUM ‘UMMETUN JED’UNE ‘ILAL-HAJRI WE JE’MURUNE BIL-MA’RUFI WE JENHEWNE ‘ANIL-MUNKERI WE ‘ULA’IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C 3:105. E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh.
3:105. Mos u bëni si ata që, pasi u erdhën provat e qarta, u përçanë dhe u grindën. Për këta do të ketë dënim të madh
3:105. WE LA TEKUNU KALLEDHINE TEFERREKU WE EHTELEFU MIN BA’DI MA XHA’EHUMUL-BEJJINATU WE ‘ULA’IKE LEHUM ‘ADHABUN ‘ADHIMUN
C 3:106. Në ditën kur ka fytyra që zbardhen dhe ka fytyra që nxihen. E për sa u përket atyre fytyrave që janë nxirë (u thuhet): "A edhe pas besimit tuaj u bëtë pabesimtarë? Vuajeni pra dënimin, për shkak se ishit që nuk besonit"!
3:106. ditën (e Kiametit) kur disa fytyra do të zbardhen e disa të tjera do të nxihen. Atyre që do t’u nxihet fytyra, do t’u thuhet: “Vallë, ju mohuat pas besimit?! Atëherë shijoni dënimin për shkak se nuk besuat!”
3:106. JEWME TEBJEDDU WUXHUHUN WE TESWEDDU WUXHUHUN FE’EMMAL-LEDHINE ESWEDDET WUXHUHUHUM ‘EKEFERTUM BA’DE ‘IMANIKUM FEDHUKUL-’ADHABE BIMA KUNTUM TEKFURUNE
C 3:107. Ndërsa atyre që fytyrat e tyre u janë zbardhur, ata janë në mëshirën (xhennetin) e All-llahut dhe aty janë përgjithmonë.
3:107. Kurse ato fytyra që do të zbardhen e do të shkëlqejnë, do të jenë në mëshirën e Allahut (në Xhenet), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
3:107. WE ‘EMMAL-LEDHINE EBJEDDET WUXHUHUHUM FEFI REHMETI ELLAHI HUM FIHA HALIDUNE
C 3:108. Ja, këto që po t'i lexojmë ty janë argumentet e sakta të All-llahut. E All-llahu nuk është ai që e do padrejtësinë për njerëz.
3:108. Këto janë vargjet e Allahut, që t’i lexojmë ty me të vërtetën dhe Allahu nuk i dëshiron askujt padrejtësi.
3:108. TILKE ‘AJATU ELLAHI NETLUHA ‘ALEJKE BIL-HEKKI WE MALLAHU JURIDU DHULMEN LIL’ALEMINE
C 3:109. Të All-llahut janë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë dhe vetëm te All-llahu kthehen çështjet.
3:109. Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë dhe tek Allahu do të kthehen të gjitha çështjet.
3:109. WE LILLEHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE ‘ILA ELLAHI TURXHA’UL-’UMURU
C 3:110. Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, po shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit.
3:110. Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun. Sikur ithtarët e Librit të besonin, do të ishte më mirë për ata; ka prej tyre besimtarë të vërtetë, por shumica e tyre janë larg udhës së drejtë.
3:110. KUNTUM HAJRE ‘UMMETIN ‘UHRIXHET LILNNASI TE’MURUNE BIL-MA’RUFI WE TENHEWNE ‘ANIL-MUNKERI WE TU’UMINUNE BILLAHI WE LEW ‘AMENE ‘EHLUL-KITABI LEKANE HAJREN LEHUM MINHUMUL-MU’UMINUNE WE ‘EKTHERUHUMUL-FASIKUNE