Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 3:97. Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn në te, ai është i sigurt. Për hir të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit.
3:97. Në të ka shenja të qarta (që janë): vendi i Ibrahimit (mekami Ibrahim); (fakti që) kush hyn në të është i sigurt; dhe vizita (për haxh) e kësaj Faltoreje (e cila është detyrë) për këdo që ka mundësi ta përballojë rrugën. E kush nuk beson, Allahu nuk ka nevojë për askënd.
3:97. FIHI ‘AJATUN BEJJINATUN MEKAMU ‘IBRAHIME WE MEN DEHALEHU KANE ‘AMINEN WE LILLEHI ‘ALA EN-NASI HIXHXHUL-BEJTI MENI ESTETA’A ‘ILEJHI SEBILAN WE MEN KEFERE FE’INNALL-LLAHE GANIJUN ‘ANIL-’ALEMINE
C 3:98. Thuaj: "O ithtarë të librit, përse i mohoni ajetet (argumentet) e All-llahut"? E All-llahu mbikëqyr atë që veproni.
3:98. Thuaj (o Muhamed): “O ithtarët e Librit! Pse mohoni shpalljet e Allahut, ndërkohë që Allahu është dëshmitar i çdo gjëje që bëni?!”
3:98. KUL JA ‘EHLEL-KITABI LIME TEKFURUNE BI’AJATI ELLAHI WEL-LAHU SHEHIDUN ‘ALA MA TA’MELUNE
C 3:99. Thuaj: "O ithtarë të librit, përse e pengoni atë që besoni nga rruga e All-llahut, duke u angazhuar që ta paraqitni atë të shtrembër, ndërsa vetë ju, jeni dëshmues se është e vërtetë! Veprimi juaj nuk mund t'i shmanget mbikëqyrjes së All-llahut.
3:99. Thuaj: “O ithtarët e Librit! Pse e pengoni nga rruga e Allahut atë që beson e përpiqeni ta shtrembëroni (atë rrugë), ndërkohë që jeni dëshmitarë (se kjo është rruga e vërtetë)? (Dijeni se) Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprave që ju bëni!”
3:99. KUL JA ‘EHLEL-KITABI LIME TESUDDUNE ‘AN SEBILI ELLAHI MEN ‘AMENE TEBGUNEHA ‘IWEXHEN WE ‘ENTUM SHUHEDA’U WE MALLAHU BIGAFILIN ‘AMMA TA’MELUNE
C 3:100. O ju që besuat, në qoftë se ju i bindeni një grupi të atyre që iu është dhënë libri, ata, pas besimit tuaj, do t'ju kthejnë në mosbesimtarë.
3:100. O besimtarë! Nëse i bindeni një grupi nga ata që u është dhënë Libri, ata do t’ju kthejnë në jobesimtarë, pasi patët besuar.
3:100. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘IN TUTI’U FERIKEN MINEL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE JERUDDUKUM BA’DE ‘IMANIKUM KAFIRINE
C 3:101. Si bën të mos besoni, kur juve janë duke iu lexuar (duke iu shpallur) ajetet e All-llahut dhe kur në mesin tuaj gjendet i dërguari i Tij? E kush i përmbahet fesë së All-llahut, ai pa dyshim është i udhëzuar në rrugën e drejtë.
3:101. E si mund të mos besoni kur juve ju lexohen shpalljet e Allahut dhe midis jush ndodhet i Dërguari i Tij?! Kush mbahet fort pas (fesë së) Allahut, sigurisht që është i drejtuar në udhë të mbarë.
3:101. WE KEJFE TEKFURUNE WE ‘ENTUM TUTLA ‘ALEJKUM ‘AJATU ELLAHI WE FIKUM RESULUHU WE MEN JA’TESIM BILLAHI FEKAD HUDIJE ‘ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
C 3:102. O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!
3:102. O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!
3:102. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ETTEKU ELLAHE HEKKA TUKATIHI WE LA TEMUTUNNE ‘ILLA WE ‘ENTUM MUSLIMUNE
C 3:103. Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur'anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju ta gjeni të vërtetën e lumtur.
3:103. Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë.
3:103. WE A’TESIMU BIHEBLI ELLAHI XHEMI’EN WE LA TEFERREKU WE EDHKURU NI’METEL-LAHI ‘ALEJKUM ‘IDH KUNTUM ‘A’DA’EN FE’ELLEFE BEJNE KULUBIKUM FE’ESBEHTUM BINI’METIHI ‘IHWANAN WE KUNTUM ‘ALA SHEFA HUFRETIN MINE EN-NARI FE’ENKADHEKUM MINHA KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUM ‘AJATIHI LE’ALLEKUM TEHTEDUNE
C 3:104. Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit.
3:104. Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për në mirësi, të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara! Këta njerëz do të jenë të shpëtuarit.
3:104. WE LTEKUN MINKUM ‘UMMETUN JED’UNE ‘ILAL-HAJRI WE JE’MURUNE BIL-MA’RUFI WE JENHEWNE ‘ANIL-MUNKERI WE ‘ULA’IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C 3:105. E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh.
3:105. Mos u bëni si ata që, pasi u erdhën provat e qarta, u përçanë dhe u grindën. Për këta do të ketë dënim të madh
3:105. WE LA TEKUNU KALLEDHINE TEFERREKU WE EHTELEFU MIN BA’DI MA XHA’EHUMUL-BEJJINATU WE ‘ULA’IKE LEHUM ‘ADHABUN ‘ADHIMUN
C 3:106. Në ditën kur ka fytyra që zbardhen dhe ka fytyra që nxihen. E për sa u përket atyre fytyrave që janë nxirë (u thuhet): "A edhe pas besimit tuaj u bëtë pabesimtarë? Vuajeni pra dënimin, për shkak se ishit që nuk besonit"!
3:106. ditën (e Kiametit) kur disa fytyra do të zbardhen e disa të tjera do të nxihen. Atyre që do t’u nxihet fytyra, do t’u thuhet: “Vallë, ju mohuat pas besimit?! Atëherë shijoni dënimin për shkak se nuk besuat!”
3:106. JEWME TEBJEDDU WUXHUHUN WE TESWEDDU WUXHUHUN FE’EMMAL-LEDHINE ESWEDDET WUXHUHUHUM ‘EKEFERTUM BA’DE ‘IMANIKUM FEDHUKUL-’ADHABE BIMA KUNTUM TEKFURUNE
C 3:107. Ndërsa atyre që fytyrat e tyre u janë zbardhur, ata janë në mëshirën (xhennetin) e All-llahut dhe aty janë përgjithmonë.
3:107. Kurse ato fytyra që do të zbardhen e do të shkëlqejnë, do të jenë në mëshirën e Allahut (në Xhenet), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
3:107. WE ‘EMMAL-LEDHINE EBJEDDET WUXHUHUHUM FEFI REHMETI ELLAHI HUM FIHA HALIDUNE