Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 3:174. Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga All-llahu dhe e arritën kënaqësinë e Tij, All-llahu është dhurues i madh.
3:174. Ata u kthyen me dhuntitë dhe mirësitë e Allahut, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe fituan kënaqësinë e Allahut. Allahu është Zotërues i mirësive të mëdha.
3:174. FANKALEBU BINI’METIN MINEL-LAHI WE FEDLIN LEM JEMSES/HUM SU’UN WE ETTEBA’U RIDWANEL-LAHI WEL-LAHU DHU FEDLIN ‘ADHIMIN
C 3:175. Po atë (propagandë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet (idhujtarët), t'ju friksojë, po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomuni Mua, nëse jeni besimtar.
3:175. Vetëm djalli i frikëson ithtarët e vet. Ju mos iu frikësoni atyre, por frikësohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!
3:175. ‘INNEMA DHELIKUMU ESH-SHEJTANU JUHAWWIFU ‘EWLIJA’EHU FELA TEHAFUHUM WE HAFUNI ‘IN KUNTUM MU’UMININE
C 3:176. E ty të mos të brengosin ata që përpiqen për mosbesim, ata kurrsesi nuk mund të dëmtojnë asgjë All-llahun. All-llahu me urtësinë e vet dëshiron që atyre të mos u takojë kurrfarë e mire në botën tjetër dhe ata kanë një dënim të madh.
3:176. Ti (o Muhamed) mos u brengos nga ata që nxitojnë në mohim, sepse, në të vërtetë ata nuk mund ta dëmtojnë Allahun aspak. Allahu dëshiron që të mos i shpërblejë me kurrfarë dhurate në botën tjetër; dhe për ata ka ndëshkim të madh.
3:176. WE LA JEHZUNKEL-LEDHINE JUSARI’UNE FIL-KUFRI ‘INNEHUM LEN JEDURRU ELLAHE SHEJ’EN JURIDU ELLAHU ‘ELLA JEXH’ALE LEHUM HEDHDHAN FIL-’AHIRETI WE LEHUM ‘ADHABUN ‘ADHIMUN
C 3:177. Ata që në vend të besimit pranuan kufrin, nuk i bëjnë asgjë dëm All-llahut, ata i pret një dënim i idhët.
3:177. Ata që e ndërrojnë besimin e vërtetë me mohim, nuk mund t’i bëjnë kurrfarë dëmi Allahut e për ta ka ndëshkim të dhembshëm.
3:177. ‘INNEL-LEDHINE ESHTEREWL-KUFRE BIL-’IMANI LEN JEDURRU ELLAHE SHEJ’EN WE LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C 3:178. Të mosmendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata i pret dënim nënçmues.
3:178. Le të mos mendojnë kurrsesi jobesimtarët se për ata është mirë që ua zgjasim jetën. Ne ua zgjasim jetën vetëm për t’i shtuar gjynahet; për ata ka ndëshkim poshtërues.
3:178. WE LA JEHSEBENNEL-LEDHINE KEFERU ‘ENNEMA NUMLI LEHUM HAJRUN LI’ENFUSIHIM ‘INNEMA NUMLI LEHUM LIJEZDADU ‘ITHMEN WE LEHUM ‘ADHABUN MUHINUN
C 3:179. All-llahu nuk është që t'i lë besimtarët ashtu siç jeni, pa dalluar të keqin nga i miri. All-llahu nuk ju zbulon juve të fshehtat (e të dini se ç'mbajnë në zemrat e tyre). Por All-llahu është Ai që nga të dërguarit e vet zgjedh atë që do (e i zbulon ndonjë të fshehtë). Prandaj, besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, e në i besofshit dhe nëse ruheni, atëherë ju keni një shpërblim të madh.
3:179. Allahu nuk i lë besimtarët në gjendjen që ndodheni ju, por do ta ndajë të keqin prej të mirit. Allahu nuk do t’ua zbulojë të fshehtën (që vetëm Ai e di), por Allahu zgjedh kë të dojë nga të dërguarit e Tij. Besoni në Allahun dhe në të dërguarit e Tij! Nëse besoni dhe i frikësoheni Allahut, ju do të keni shpërblim të madh.
3:179. MA KANEL-LAHU LIJEDHEREL-MU’UMININE ‘ALA MA ‘ENTUM ‘ALEJHI HETTA JEMIZEL-HABITHE MINET-TEJJIBI WE MA KANEL-LAHU LIJUTLI’AKUM ‘ALEL-GAJBI WE LEKINNALL-LLAHE JEXHTEBI MIN RUSULIHI MEN JESHA’U FE’AMINU BILLAHI WE RUSULIHI WE ‘IN TU’UMINU WE TETTEKU FELEKUM ‘EXHRUN ‘ADHIMUN
C 3:180. Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t'u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni.
3:180. Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do t’u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kiametit. E Allahut është trashëgimia e qiejve dhe e Tokës dhe Allahu e di mirë ç’punoni ju.
3:180. WE LA JEHSEBENNEL-LEDHINE JEBHALUNE BIMA ‘ATAHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI HUWE HAJREN LEHUM BEL HUWE SHERRUN LEHUM SEJUTEWWEKUNE MA BEHILU BIHI JEWMEL-KIJAMETI WE LILLEHI MIRATHU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WEL-LAHU BIMA TA’MELUNE HABIRUN
C 3:181. All-llahu ka dëgjuar fjalën e tyre që thanë: "All-llahu është i varfër e ne jemi të pasur!" Ne do të shënojmë atë që thanë ata dhe që i mbytën pejgamberët pa kurrfarë faji, e do t'ju themi: "Vuajeni mundimin e djegies së zjarrit.
3:181. Sigurisht që Allahu i ka dëgjuar fjalët e atyre (çifutëve) që thanë: “Allahu është i varfër, kurse ne jemi të pasur”. Ne do ta shënojmë atë që thanë, si dhe vrasjen e profetëve nga ana e tyre pa kurrfarë të drejte dhe do t’u themi atyre: “Shijoni dënimin në zjarr!”
3:181. LEKAD SEMI’ALLAHU KAWLEL-LEDHINE KALU ‘INNALL-LLAHE FEKIRUN WE NEHNU ‘EGNIJA’U SENEKTUBU MA KALU WE KATLEHUMUL-’ENBIJA’E BIGAJRI HEKKIN WE NEKULU DHUKU ‘ADHABEL-HERIKI
C 3:182. Kjo është meritë e duarve tuaja, se All-llahu nuk është zullumqar ndaj robëve".
3:182. Ky është ndëshkimi i veprave të duarve tuaja, se Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Vet.
3:182. DHALIKE BIMA KADDEMET ‘EJDIKUM WE ‘ENNEL-LAHE LEJSE BIDHELLAMIN LIL’ABIDI
C 3:183. Ata janë që thanë: "All-llahu na ka porositur që të mos besojmë asnjë të dërguar derisa ai të na sjellë një kurban që do ta ngrënë zjarri. Thuaju: "Para meje juve u erdhën të dërguar me argumente dhe me atë që e thatë, e përse i mbytët ata, nëse thoni të vërtetën?"
3:183. Atyre që thonë: “Allahu na ka urdhëruar që të mos i besojmë asnjë të dërguari, derisa të na sjellë një kurban që ta përpijë zjarri”, thuaju (o Muhamed): “Të dërguarit para meje ju kanë sjellë juve prova të qarta si dhe atë që thoni ju, atëherë, pse i vratë ata, nëse thoni të vërtetën?”
3:183. EL-LEDHINE KALU ‘INNALL-LLAHE ‘AHIDE ‘ILEJNA ‘ELLA NU’UMINE LIRESULIN HETTA JE’TIJENA BIKURBANIN TE’KULUHU EN-NARU KUL KAD XHA’EKUM RUSULUN MIN KABLI BIL-BEJJINATI WE BIEL-LEDHI KULTUM FELIME KATELTUMUHUM ‘IN KUNTUM SADIKINE
C 3:184. Po nëse ata ty të përgënjeshtrojnë, janë përgënjeshtruar edhe para teje të dërguar që u erdhën me argumente të prera, me shkrime qiellore dhe me libër të ndritshëm.
3:184. Nëse ata ty (o Muhamed) të quajnë për gënjeshtar, edhe të dërguar të tjerë që kanë ardhur para teje janë përgënjeshtruar, ndonëse kanë sjellë shenja të qarta, shkrime dhe Librin e ndritur.
3:184. FE’IN KEDHDHEBUKE FEKAD KUDHDHIBE RUSULUN MIN KABLIKE XHA’U BIL-BEJJINATI WE EZ-ZUBURI WEL-KITABIL-MUNIRI