Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 3:56. Për sa u përket atyre që nuk besuan, Unë do t'i ndëshkoj me një ndëshkim të ashpër në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe ata nuk do të kenë ndihmëtarë.
3:56. Sa për ata që nuk besojnë, do t’i dënoj me dënim të ashpër në këtë botë dhe në tjetrën. Dhe nuk do të kenë askënd që t’u vijë në ndihmë.
3:56. FE’EMMAL-LEDHINE KEFERU FE’U’ADHDHIBUHUM ‘ADHABEN SHEDIDAN FI ED-DUNJA WEL-’AHIRETI WE MA LEHUM MIN NASIRINE
C 3:57. E për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre u jap shpërblim të plotë. All-llahu nuk i do të padrejtit.
3:57. Ndërsa atyre që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Zoti do t’u japë shpërblimin e merituar. Allahu nuk i do punëmbrapshtët.”
3:57. WE ‘EMMAL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI FEJUWEFFIHIM ‘UXHUREHUM WEL-LAHU LA JUHIBBU EDH-DHALIMINE
C 3:58. Këto që po t'i lexojmë ty (o i dërguar) janë nga ajetet, janë nga Kur'ani i pa të meta (i rezistueshëm).
3:58. Këto që po t’i tregojmë ty (o Muhamed) janë vargje dhe këshilla të larta (nga Kurani).
3:58. DHALIKE NETLUHU ‘ALEJKE MINEL-’AJATI WE EDH-DHIKRIL-HEKIMI
C 3:59. Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: "Bëhu"! ai u bë.
3:59. Rasti i Isait për Allahun është si rasti i Ademit që e krijoi prej baltës e pastaj i tha: “Bëhu!” - dhe ai u bë.
3:59. ‘INNE METHELE ‘ISA ‘INDEL-LAHI KEMETHELI ‘ADEME HALEKAHU MIN TURABIN THUMME KALE LEHU KUN FEJEKUNU
C 3:60. E vërtetë është (kjo) nga Zoti yt, e ti kurrsesi mos u bën nga ata që dyshojnë.
3:60. E vërteta është nga Zoti yt, andaj mos u bëj nga ata që dyshojnë!
3:60. EL-HEKKU MIN RABBIKE FELA TEKUN MINEL-MUMTERINE
C 3:61. E kush të kundërshton ty në çështjen e tij (Isait) pasi të është bërë e ditur e vërteta, ti thuaj: "Ejani i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju, mandej sinqerisht të lutemi për mallkim, dhe mallkimin nga ana e All-llahut ta hedhim kundër gënjeshtarëve".
3:61. Atyre që të kundërshtojnë ty për çështjen e Isait, pasi të ka ardhur njohuria, thuaju: “Ejani t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, veten tonë dhe ju vetë, pastaj, të lutemi që mallkimi i Allahut t’i godasë gënjeshtarët!”
3:61. FEMEN HAXHXHEKE FIHI MIN BA’DI MA XHA’EKE MINEL-’ILMI FEKUL TA’ALEW NED’U ‘EBNA’ENA WE ‘EBNA’EKUM WE NISA’ENA WE NISA’EKUM WE ‘ENFUSENA WE ‘ENFUSEKUM THUMME NEBTEHIL FENEXH’AL LA’NETEL-LAHI ‘ALEL-KADHIBINE
C 3:62. S'ka dyshim, ky është lajm i vërtetë. Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër pos All-llahut. All-llahu është Ai, i plotfuqishmi, i vetëdijshmi.
3:62. Pa dyshim, të gjitha këto janë rrëfime të vërteta. S’ka zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Allahut. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishmi, i Urti.
3:62. ‘INNE HADHA LEHUWEL-KASESUL-HEKKU WE MA MIN ‘ILEHIN ‘ILLALLAHU WE ‘INNALL-LLAHE LEHUWEL-’AZIZUL-HEKIMU
C 3:63. E nëse ata refuzojnë (besimin e drejtë), ata janë ngatërrestarë, për të cilët All-llahu e di shumë mirë.
3:63. Në qoftë se ata ia kthejnë shpinën të drejtës, (dije se) Allahu i njeh mirë ngatërrestarët.
3:63. FE’IN TEWELLEW FE’INNALL-LLAHE ‘ALIMUN BIL-MUFSIDINE
C 3:64. Thuaju (o i dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut"! E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)"!
3:64. Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do ta mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut!” Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: “Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut!”
3:64. KUL JA ‘EHLEL-KITABI TA’ALEW ‘ILA KELIMETIN SEWA’IN BEJNENA WE BEJNEKUM ‘ELLA NA’BUDE ‘ILLALLAHE WE LA NUSHRIKE BIHI SHEJ’EN WE LA JETTEHIDHE BA’DUNA BA’DAN ‘ERBABÆN MIN DUNI ELLAHI FE’IN TEWELLEW FEKULU ESH/HEDU BI’ENNA MUSLIMUNE
C 3:65. (madje thuaju): "O ithtarë të librit, pse po polemizoni me ne rreth Ibrahimit? E, nuk janë shpallur as Tevrati as Inxhili, vetëmse pas tij?! A nuk e kuptoni (gënjeshtrën tuaj)"?
3:65. O ithtarët e Librit! Pse polemizoni për Ibrahimin, kur Teurati dhe Ungjilli janë zbritur vetëm pas tij? A nuk kuptoni?
3:65. JA ‘EHLEL-KITABI LIME TUHAXHXHUNE FI ‘IBRAHIME WE MA ‘UNZILETIT-TEWRETU WEL-’INXHILU ‘ILLA MIN BA’DIHI ‘EFELA TA’KILUNE
C 3:66. Ja, ju jeni ata që polemizuat edhe për atë që e dinit (për Isain) e përse polemizoni për atë që s'keni kurrfarë dije (për Ibrahimin)? All-llahu e di të vërtetën e ju nuk dini.
3:66. Mirë ju polemizoni për gjëra që keni një farë dijenie (për çështje që lidhen me Musain a.s. dhe Isain a.s.), por, pse polemizoni për atë, për të cilën s’dini asgjë (për Ibrahimin a.s.)? Allahu e di hollësisht, ndërsa ju nuk dini asgjë për këtë.
3:66. HA’ENTUM HA’UULA’ HAXHEXHTUM FIMA LEKUM BIHI ‘ILMUN FELIME TUHAXHXHUNE FIMA LEJSE LEKUM BIHI ‘ILMUN WEL-LAHU JA’LEMU WE ‘ENTUM LA TA’LEMUNE