Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 3:55. (Përkujto, o i dërguar) Kur All-llahu tha: "O Isa, Unë po të marr ty, po të ngrej te Unë, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do t'i ngrejë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit, pastaj vetëm tek Unë është kthimi juaj, e Unë gjykoj mes jush për atë që kudërshtoheshit".
3:55. (Kujtoje, o Muhamed) kur Allahu tha: “O Isa! Unë do të të marr, do të të ngre pranë Meje dhe do të të shpëtoj ty nga ata që nuk besojnë, si dhe do t’i vendos ata që të ndjekin ty, përmbi ata që të mohojnë, deri në Ditën e Kiametit. Pastaj, të gjithë do të ktheheni tek Unë dhe do të gjykoj midis jush për çështjet që jeni grindur.
3:55. ‘IDH KALEL-LAHU JA ‘ISA ‘INNI MUTEWEFFIKE WE RAFI’UKE ‘ILEJJE WE MUTEHHIRUKE MINEL-LEDHINE KEFERU WE XHA’ILUL-LEDHINE ETTEBA’UKE FEWKAL-LEDHINE KEFERU ‘ILA JEWMIL-KIJA METI THUMME ‘ILEJJE MERXHI’UKUM FE’EHKUMU BEJNEKUM FIMA KUNTUM FIHI TEHTELIFUNE
C 3:56. Për sa u përket atyre që nuk besuan, Unë do t'i ndëshkoj me një ndëshkim të ashpër në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe ata nuk do të kenë ndihmëtarë.
3:56. Sa për ata që nuk besojnë, do t’i dënoj me dënim të ashpër në këtë botë dhe në tjetrën. Dhe nuk do të kenë askënd që t’u vijë në ndihmë.
3:56. FE’EMMAL-LEDHINE KEFERU FE’U’ADHDHIBUHUM ‘ADHABEN SHEDIDAN FI ED-DUNJA WEL-’AHIRETI WE MA LEHUM MIN NASIRINE
C 3:57. E për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre u jap shpërblim të plotë. All-llahu nuk i do të padrejtit.
3:57. Ndërsa atyre që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Zoti do t’u japë shpërblimin e merituar. Allahu nuk i do punëmbrapshtët.”
3:57. WE ‘EMMAL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI FEJUWEFFIHIM ‘UXHUREHUM WEL-LAHU LA JUHIBBU EDH-DHALIMINE
C 3:58. Këto që po t'i lexojmë ty (o i dërguar) janë nga ajetet, janë nga Kur'ani i pa të meta (i rezistueshëm).
3:58. Këto që po t’i tregojmë ty (o Muhamed) janë vargje dhe këshilla të larta (nga Kurani).
3:58. DHALIKE NETLUHU ‘ALEJKE MINEL-’AJATI WE EDH-DHIKRIL-HEKIMI
C 3:59. Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: "Bëhu"! ai u bë.
3:59. Rasti i Isait për Allahun është si rasti i Ademit që e krijoi prej baltës e pastaj i tha: “Bëhu!” - dhe ai u bë.
3:59. ‘INNE METHELE ‘ISA ‘INDEL-LAHI KEMETHELI ‘ADEME HALEKAHU MIN TURABIN THUMME KALE LEHU KUN FEJEKUNU
C 3:60. E vërtetë është (kjo) nga Zoti yt, e ti kurrsesi mos u bën nga ata që dyshojnë.
3:60. E vërteta është nga Zoti yt, andaj mos u bëj nga ata që dyshojnë!
3:60. EL-HEKKU MIN RABBIKE FELA TEKUN MINEL-MUMTERINE
C 3:61. E kush të kundërshton ty në çështjen e tij (Isait) pasi të është bërë e ditur e vërteta, ti thuaj: "Ejani i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju, mandej sinqerisht të lutemi për mallkim, dhe mallkimin nga ana e All-llahut ta hedhim kundër gënjeshtarëve".
3:61. Atyre që të kundërshtojnë ty për çështjen e Isait, pasi të ka ardhur njohuria, thuaju: “Ejani t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, veten tonë dhe ju vetë, pastaj, të lutemi që mallkimi i Allahut t’i godasë gënjeshtarët!”
3:61. FEMEN HAXHXHEKE FIHI MIN BA’DI MA XHA’EKE MINEL-’ILMI FEKUL TA’ALEW NED’U ‘EBNA’ENA WE ‘EBNA’EKUM WE NISA’ENA WE NISA’EKUM WE ‘ENFUSENA WE ‘ENFUSEKUM THUMME NEBTEHIL FENEXH’AL LA’NETEL-LAHI ‘ALEL-KADHIBINE
C 3:62. S'ka dyshim, ky është lajm i vërtetë. Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër pos All-llahut. All-llahu është Ai, i plotfuqishmi, i vetëdijshmi.
3:62. Pa dyshim, të gjitha këto janë rrëfime të vërteta. S’ka zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Allahut. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishmi, i Urti.
3:62. ‘INNE HADHA LEHUWEL-KASESUL-HEKKU WE MA MIN ‘ILEHIN ‘ILLALLAHU WE ‘INNALL-LLAHE LEHUWEL-’AZIZUL-HEKIMU
C 3:63. E nëse ata refuzojnë (besimin e drejtë), ata janë ngatërrestarë, për të cilët All-llahu e di shumë mirë.
3:63. Në qoftë se ata ia kthejnë shpinën të drejtës, (dije se) Allahu i njeh mirë ngatërrestarët.
3:63. FE’IN TEWELLEW FE’INNALL-LLAHE ‘ALIMUN BIL-MUFSIDINE
C 3:64. Thuaju (o i dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut"! E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)"!
3:64. Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do ta mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut!” Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: “Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut!”
3:64. KUL JA ‘EHLEL-KITABI TA’ALEW ‘ILA KELIMETIN SEWA’IN BEJNENA WE BEJNEKUM ‘ELLA NA’BUDE ‘ILLALLAHE WE LA NUSHRIKE BIHI SHEJ’EN WE LA JETTEHIDHE BA’DUNA BA’DAN ‘ERBABÆN MIN DUNI ELLAHI FE’IN TEWELLEW FEKULU ESH/HEDU BI’ENNA MUSLIMUNE
C 3:65. (madje thuaju): "O ithtarë të librit, pse po polemizoni me ne rreth Ibrahimit? E, nuk janë shpallur as Tevrati as Inxhili, vetëmse pas tij?! A nuk e kuptoni (gënjeshtrën tuaj)"?
3:65. O ithtarët e Librit! Pse polemizoni për Ibrahimin, kur Teurati dhe Ungjilli janë zbritur vetëm pas tij? A nuk kuptoni?
3:65. JA ‘EHLEL-KITABI LIME TUHAXHXHUNE FI ‘IBRAHIME WE MA ‘UNZILETIT-TEWRETU WEL-’INXHILU ‘ILLA MIN BA’DIHI ‘EFELA TA’KILUNE