Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 3:43. "Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen"!
3:43. O Merjeme! Bindju Zotit tënd! Bëj sexhde dhe përkulu në ruku bashkë me ata që përkulen (duke adhuruar Allahun)!”
3:43. JA MERJEMU EKNUTI LIREBBIKI WE ESXHUDI WE ERKA’I ME’A ER-RAKI’INE
C 3:44. "Këto janë nga lajmet e fshehta (të hershme) që po t'i shpallim ty. Ti nuk ishe ndër ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranë tyre as kur ata ziheshin mes vete".
3:44. Këto janë lajme të fshehta, që po t’i shpallim ty (o Muhamed). Ti nuk ishe i pranishëm kur ata hodhën short se kush prej tyre do të merrte nën kujdes Merjemen dhe nuk ishe i pranishëm kur ata diskutonin.
3:44. DHALIKE MIN ‘NBA’IL-GAJBI NUHIHI ‘ILEJKE WE MA KUNTE LEDEJHIM ‘IDH JULKUNE ‘EKLAMEHUM ‘EJJUHUM JEKFULU MERJEME WE MA KUNTE LEDEJHIM ‘IDH JEHTESIMUNE
C 3:45. Përkujto kur engjëjt i thanë: "Oj Mejreme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit) emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshëm në Dunja e Ahiret dhe nga të afërmit (e Zotit).
3:45. (Kujto) kur engjëjt thanë: “O Merjeme! Allahu të jep lajmin e mirë për një (djalë që do të lindë me një) Fjalë prej Tij: emrin do ta ketë Mesih - Isa i biri i Merjemes, do të jetë i nderuar në këtë botë dhe në tjetrën dhe një nga të afërmit e Allahut.
3:45. ‘IDH KALETIL-MELA’IKETU JA MERJEMU ‘INNALL-LLAHE JUBESHSHIRUKI BIKELIMETIN MINHU ESMUHUL-MESIHU ‘ISA EBNU MERJEME WEXHIHEN FI ED-DUNJA WEL-’AHIRETI WE MINEL-MUKARREBINE
C 3:46. E që duke qenë në djep (foshnje) u flet njerëzve, e edhe si i rritur e që është nga të përsosurit.
3:46. Ai do t’u flasë njerëzve qysh i vogël në djep edhe si njeri i rritur dhe do të jetë nga më të mirët”.
3:46. WE JUKELLIMU EN-NASE FIL-MEHDI WE KEHLEN WE MINE ES-SALIHINE
C 3:47. Ajo tha: "Zoti im, si mund të kemë unë djalë e mua s'më ka prekur njeriu (nuk jam e martuar) "? Ai (All-llahu) tha: "Ja, kështu, All-llahu krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çështje, vetëm i thotë: Bëhu! Ajo menjëherë bëhet".
3:47. Ajo tha: “Zoti im! Qysh do të kem unë fëmijë, kur nuk më ka prekur askush?!” – “Kështu – tha (engjëlli) - Allahu krijon ç’të dojë Vetë. Kur vendos diçka, Ai vetëm thotë për të: “Bëhu!” dhe ajo bëhet.”
3:47. KALET RABBI ‘ENNA JEKUNU LI WELEDUN WE LEM JEMSESNI BESHERUN KALE KEDHALIKI ELLAHU JEHLUKU MA JESHA’U ‘IDHA KADA ‘EMREN FE’INNEMA JEKULU LEHU KUN FEJEKUNU
C 3:48. Ai (All-llahu) ia mëson atij librin (besimin), urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin.
3:48. (Allahu) do t’ia mësojë atij shkrimin, diturinë, Teuratin dhe Ungjillin
3:48. WE JU’ALLIMUHUL-KITABE WEL-HIKMETE WET-TEWRETE WEL-’INXHILE
C 3:49. Dhe, të dërguar te bijtë e Israilit: Unë kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unë nga balta ju bëj diç si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut bëhet shpend, unë i shëroj të verbërit, të sëmurit në lëkurë, dhe unë me lejen e All-llahut i ngjall të vdekurit: unë ju tregoj për atë që e hani dhe për atë që e depononi në shtëpitë tuaja. Vërtet, kjo është fakt për ju nëse jeni besimtarë.
3:49. dhe do ta caktojë atë të Dërguar te bijtë e IzrElit (të cilëve do t’u thotë): “Ju kam sjellë prova nga Zoti juaj (që vërtetojnë Profecinë time): bëj për ju diçka prej balte në formë shpendi, fryj në të e me urdhrin e Allahut ajo bëhet shpend i gjallë; shëroj të verbrit e lindur dhe të lebrosurit dhe i ngjall të vdekurit me lejen e Allahut; ju tregoj çfarë hani dhe çfarë ruani në shtëpitë tuaja. Sigurisht që te të gjitha këto ka prova për ju, nëse jeni besimtarë të vërtetë.
3:49. WE RESULEN ‘ILA BENI ‘ISRA’ILE ‘ENNI KAD XHI’TUKUM BI’AJETIN MIN RABBIKUM ‘ENNI ‘EHLUKU LEKUM MINET-TINI KEHEJ’ETIT-TEJRI FE’ENFUHU FIHI FEJEKUNU TEJRAN BI’IDHNI ELLAHI WE ‘UBRI’UL-’EKMEHE WEL-’EBRESE WE ‘UHJIL-MEWTA BI’IDHNI ELLAHI WE ‘UNEBBI’UKUM BIMA TE’KULUNE WE MA TEDDEHIRUNE FI BUJUTIKUM ‘INNE FI DHALIKE LE’AJETEN LEKUM ‘IN KUNTUM MU’UMINJNE
C 3:50. Dhe (kam ardhë) që t'ju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh, t'ju lejoj disa që u ishin ndaluar juve, kam ardhë me argument nga Zoti juaj, pra kini frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua.
3:50. Dhe (kam ardhur te ju) për t’ju vërtetuar Teuratin, që është para meje dhe që t’ju lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara. Ju kam sjellë një provë nga Zoti juaj, prandaj kijeni frikë Allahun dhe bindmuni!
3:50. WE MUSEDDIKEN LIMA BEJNE JEDEJJE MINET-TEWRATI WE LI’UHILLE LEKUM BA’DEL-LEDHI HURRIME ‘ALEJKUM WE XHI’TUKUM BI’AJETIN MIN RABBIKUM FE ETTEKU ELLAHE WE ‘ETI’UNI
C 3:51. All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Adhurojeni Atë; kjo është rrugë e drejtë!
3:51. Me të vërtetë, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhurojeni Atë. Kjo është rruga e drejtë!”
3:51. ‘INNALL-LLAHE RABBI WE REBBUKUM FA’BUDUHU HADHA SIRATUN MUSTEKIMUN
C 3:52. E kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim (dhe qëllimin që ta mbysin), tha: "Kush janë ndihmëtarët e mi për në rrugë të All-llahut"? Havarijjunët thanë: "Ne jemi ndihmëtarë të fesë së All-llahut, ne i besuam All-llahut, e ti dëshmo për ne se jemi muslimanë (të bindur, të dorëzuar)"!
3:52. Kur Isai vuri re mosbesimin e tyre, tha: “Kush janë ndihmuesit e mi në rrugën e Allahut?” nxënësit (e tij) u përgjigjën: “Ne jemi ndihmuesit e (fesë së) Allahut. Ne e besojmë Allahun e ti (Isa) dëshmo se ne (i) jemi nënshtruar (Atij).
3:52. FELEMMA ‘EHESSE ‘ISA MINHUMUL-KUFRE KALE MEN ‘ENSARI ‘ILA ELLAHI KALEL-HEWARIJUNE NEHNU ‘ENSARU ELLAHI ‘AMENNA BILLAHI WE ESH/HED BI’ENNA MUSLIMUNE
C 3:53. Zoti ynë, ne e besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam të dërguarin (Isain), pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë (besimin e drejtë) "!
3:53. Zoti ynë! Ne besojmë atë që na ke shpallur dhe pasojmë të Dërguarin (Isain). Na shkruaj pra, bashkë me dëshmitarët!”
3:53. REBBENA ‘AMENNA BIMA ‘ENZELTE WE ETTEBA’NA ER-RESULE FAKTUBNA ME’A ESH-SHAHIDINE