Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 3:6. Ai është që ju krijon (formon) juve në mitra ashtu si të dojë. S'ka Zot pos Tij, e që është fuqiplotë, i urti.
3:6. Ai ju formon në mitër, ashtu siç dëshiron Vetë; s’ka zot tjetër që meriton të adhurohet, përveç Tij, të Plotfuqishmit, të Urtit!
3:6. HUWEL-LEDHI JUSEWWIRUKUM FIL-’ERHAMI KEJFE JESHA’U LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWEL-’AZIZUL-HEKIMU
C 3:7. Ai është që ta zbriti librin ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qartë (muteshabih). E ata, që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos All-llahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: "Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë"! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes.
3:7. Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa vargje të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit. Kurse disa (vargje) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t’i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërsa ata që janë thelluar në dijeni, thonë: “Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (vargje të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë!” Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.
3:7. HUWEL-LEDHI ‘ENZELE ‘ALEJKEL-KITABE MINHU ‘AJATUN MUHKEMATUN HUNNE ‘UMMUL-KITABI WE ‘UHARU MUTESHABIHATUN FE’EMMAL-LEDHINE FI KULUBIHIM ZEJGUN FEJETTEBI’UNE MA TESHABEHE MINHU EBTIGA’EL-FITNETI WE EBTIGA’E TE’WILIHI WE MA JA’LEMU TE’WILEHU ‘ILLALLAHU WE ER-RASIHUNE FIL-’ILMI JEKULUNE ‘AMENNA BIHI KULLUN MIN ‘INDI RABBINA WE MA JEDHDHEKKERU ‘ILLA ‘ULUL-’ELBABI
C 3:8. "Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh".
3:8. (Ata thonë:) “O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh!
3:8. REBBENA LA TUZIG KULUBENA BA’DE ‘IDH HEDEJTENA WE HEB LENA MIN LEDUNKE REHMETEN ‘INNEKE ‘ENTEL-WEHHABU
C 3:9. "Zoti ynë Ti je ai që në një ditë do t'i tubosh njerëzit, ditë që për të cilën nuk ka dyshim. All-llahu nuk e shkelë premtimin e vet".
3:9. O Zoti ynë! Ti do t’i mbledhësh njerëzit në një Ditë për të cilën nuk ka dyshim. Me të vërtetë, Allahu nuk e shkel premtimin”.
3:9. REBBENA ‘INNEKE XHAMI’U EN-NASI LIJEWMIN LA REJBE FIHI ‘INNALL-LLAHE LA JUHLIFUL-MI’ADE
C 3:10. Është e vërtetë se atyre që nuk besuan nuk do t'u vlejë asgjë para All-llahut, as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata vetë janë lëndë e zjarrit.
3:10. Në të vërtetë, atyre që nuk besojnë, nuk do t’u vlejnë aspak (kur të dalin) para Allahut, - as pasuria dhe as fëmijët e tyre. Ata do të jenë lëndë djegëse e zjarrit,
3:10. ‘INNEL-LEDHINE KEFERU LEN TUGNIJE ‘ANHUM ‘EMWALUHUM WE LA ‘EWLADUHUM MINEL-LAHI SHEJ’EN WE ‘ULA’IKE HUM WE KUDU EN-NARI
C 3:11. Si gjendja e pasardhësve të faraonit dhe e atyre që ishin para tyre, që përgënjeshtruan argumentet tona, e All-llahu i shkatërroi me fajet e tyre, All-llahu ndëshkon shumë ashpër.
3:11. ashtu siç ishin ithtarët e Faraonit dhe ata që ishin para tyre. Ata i quajtën gënjeshtra Shenjat Tona. Prandaj, Allahu i përlau ata për gjynahet që bënë. Allahu është i rreptë në ndëshkim.
3:11. KEDE’BI ‘ALI FIR’AWNE WEL-LEDHINE MIN KABLIHIM KEDHDHEBU BI’AJATINA FE’EHADHEHUMU ELLAHU BIDHUNUBIHIM WEL-LAHU SHEDIDUL-’IKABI
C 3:12. Thuaju atyre që nuk besuan: "Do të jeni të mposhtur (në këtë jetë) dhe do të hidheni në xhehennem. Sa i shëmtuar është ai djep (shtrat)".
3:12. Thuaju (o Muhamed) atyre që mohuan: “Ju do të mposhteni dhe do të tuboheni në Xhehenem. Eh, sa shtrat i keq është ai vend!”
3:12. KUL LILLEDHINE KEFERU SETUGLEBUNE WE TUHSHERUNE ‘ILA XHEHENNEME WE BI’SEL-MIHADU
C 3:13. Ju (jehudi) patët një përvojë të madhe në ato dy grupe që u konfrontuat ndërmjet vete. Njëri grup luftonte në rrugën e All-llahut, e tjetri ishte pabesimtar, dhe me shikimin e syve të tyre i shihnin se ishin dy herë më shumë se besimtarët. Po, All-llahu me ndihmën e vet përforcon atë që do. Vërtet, në këtë është një përvojë e madhe për ata që kanë mendje të kthjellët.
3:13. Sigurisht që kishte shenjë për ju në dy ushtritë që u ndeshën: njëra që luftonte në rrugën e Allahut dhe tjetra - e mohuesve, së cilës i dukej se para vetes kishte dy herë më shumë kundërshtarë. Allahu me ndihmën e Vet forcon kë të dëshirojë. Kjo, me të vërtetë, është mësim për largpamësit.
3:13. KAD KANE LEKUM ‘AJETUN FI FI’ETEJNIT-TEKATA FI’ETUN TUKATILU FI SEBILI ELLAHI WE ‘UHRA KAFIRETUN JEREWNEHUM MITHLEJHIM RE’JEL-’AJNI WEL-LAHU JU’UEJJIDU BINESRIHI MEN JESHA’U ‘INNE FI DHALIKE LA’IBRETEN LI’WLIL-’EBSARI
C 3:14. Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek All-llahu është e ardhmja më e mirë.
3:14. Burrave u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara: për gratë, fëmijët, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu.
3:14. ZUJJINE LILNNASI HUBBU ESH-SHEHEWATI MINE EN-NISA’ WEL-BENINE WEL-KANATIRIL-MUKANTERETI MINE EDH-DHEHEBI WEL-FIDDETI WEL-HAJLIL-MUSEWWEMETI WEL-’EN’AMI WEL-HERTHI DHALIKE META’UL-HEJETI ED-DUNJA WEL-LAHU ‘INDEHU HUSNUL-ME’ABI
C 3:15. Thuaj: "A t'ju kumtoj për diç shumë më të mirë se ato (kënaqësitë e Dunjasë)? Për ata që janë ruajtur, ata kanë tek Zoti i tyre xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë bashkëshorte të pastra e gëzojnë edhe kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i kujdesshëm për robtë.
3:15. Thuaj (o Muhamed!): “A doni t’ju tregoj për gjëra më të mira se ato? Për ata që janë të devotshëm, te Zoti i tyre do të ketë kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë. Aty do të kenë bashkëshorte të pastra dhe kënaqësi nga Allahu”. Allahu i vrojton robërit e Vet
3:15. KUL ‘E’UUNEBBI’UKUM BIHAJRIN MIN DHALIKUM LILLEDHINE ETTEKAW ‘INDE RABBIHIM XHENNATUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA WE ‘EZWAXHUN MUTEHHERETUN WE RIDWANUN MINEL-LAHI WEL-LAHU BESIRUN BIL-’IBADI
C 3:16. Ata të cilët thonë: "Zoti ynë, ne sinqerisht besuam, na i falë mëkatet tona na ruaj prej ndëshkimit të zjarrit"!
3:16. që thonë: “Zoti ynë! Me të vërtetë kemi besuar, andaj na i fal gjynahet tona dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!”;
3:16. EL-LEDHINE JEKULUNE REBBENA ‘INNENA ‘AMENNA FAGFIR LENA DHUNUBENA WE KINA ‘ADHABE EN-NARI