Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 3:165. E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: "Prej nga kjo"? Thuaj: "Ajo është nga vetë ju"! S'ka dyshim se All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo send.
3:165. Kur ju goditi fatkeqësia, ndërkohë ju i kishit goditur më parë armiqtë tuaj dyfish, ju thatë: “Prej nga na erdhi neve kjo?!” Thuaj (o Muhamed): “Kjo ndodhi prej jush”. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
3:165. ‘EWELEMMA ‘ESABETKUM MUSIBETUN KAD ‘ESEBTUM MITHLEJHA KULTUM ‘ENNA HADHA KUL HUWE MIN ‘INDI ‘ENFUSIKUM ‘INNALL-LLAHE ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C 3:166. Ajo që ju goditi juve ditën e ballafaqimit të dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë), ishte me lejen e All-llahut, për t'u dalluar besimtarët e sinqert.
3:166. Ajo që ju gjeti atë ditë, kur u ndeshën dy ushtritë, ishte me vullnetin e Allahut - për të zbuluar se kush janë besimtarët e vërtetë,
3:166. WE MA ‘ESABEKUM JEWMET-TEKAL-XHEM’ANI FEBI’IDHNI ELLAHI WE LIJA’LEMEL-MU’UMININE
C 3:167. Dhe, për t'u ditur ata që ishin hipokritë. E atyre u është thënë: "Ejani e luftoni në rrugën e All-llahut ose mbroni veten!" E ata thanë: "Sikur të dinim se do të luftohej, ne do të vinim pas jush!" Në atë moment ata ishin më afër mosbesimit se besimit. Flisnin me gojët e tyre atë që nuk e kishin në zemrat e tyre, po All-llahu e di mirë për atë që fshehin.
3:167. dhe për të zbuluar se kush janë me dy faqe. Atyre iu tha: “Ejani të luftoni në rrugën e Allahut ose të paktën, mbrohuni!” Ata u përgjigjën: “Sikur ta dinim që do të bëhej luftë e vërtetë, me siguri, do t’ju pasonim.” Atë ditë ata ishin më afër mohimit sesa besimit, sepse me gojën e tyre flisnin atë që nuk e kishin në zemrat e tyre; Allahu e di mirë çfarë fshehin ata.
3:167. WE LIJA’LEMEL-LEDHINE NAFEKU WE KILE LEHUM TA’ALEW KATILU FI SEBILI ELLAHI ‘EW EDFA’U KALU LEW NA’LEMU KITALEN LATTEBA’NAKUM HUM LILKUFRI JEWME’IDHIN ‘EKREBU MINHUM LIL’IMANI JEKULUNE BI’EFWHIHIM MA LEJSE FI KULUBIHIM WEL-LAHU ‘A’LEMU BIMA JEKTUMUNE
C 3:168. Dhe ata që nuk luftuan dhe atyre të vetëve u thanë: "Sikur të na dëgjon neve (e të ktheheshin siç u kthyem ne), nuk do të mbyteshim!" Thuaju: "Largojeni pra vdekjen prej vetes suaj, nëse jeni të sigurt çka thoni?"
3:168. Atyre që nuk luftuan dhe thanë për vëllezërit e vet: “Sikur të na kishin dëgjuar ne, nuk do të ishin vrarë”, thuaju: “Prapësojeni vdekjen nga vetja, nëse flisni të vërtetën!”
3:168. EL-LEDHINE KALU LI’HWANIHIM WE KA’ADU LEW ‘ETA’UNA MA KUTILU KUL FADRE’U ‘AN ‘ENFUSIKUMUL-MEWTE ‘IN KUNTUM SADIKINE
C 3:169. Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti ityre.
3:169. Kurrsesi mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut. Jo, janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre.
3:169. WE LA TEHSEBENNEL-LEDHINE KUTILU FI SEBILI ELLAHI ‘EMWATEN BEL ‘EHJA’UN ‘INDE RABBIHIM JURZEKUNE
C 3:170. Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar rradhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen.
3:170. Janë të gëzuar për çfarë u ka dhënë Allahu nga dhuntitë e Tij dhe gëzohen edhe për ata që ende nuk u janë bashkuar e që kanë ngelur pas tyre (dhe ende nuk kanë rënë martirë), sepse nuk do të frikësohen (për çfarë i pret) dhe nuk do të pikëllohen (për çfarë kanë lënë pas).
3:170. FERIHINE BIMA ‘ATAHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI WE JESTEBSHIRUNE BIEL-LEDHINE LEM JELHEKU BIHIM MIN HALFIHIM ‘ELLA HAWFUN ‘ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 3:171. Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s'ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtërëve.
3:171. Ata gëzohen me dhuntitë dhe mirësinë e Allahut, sepse Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.
3:171. JESTEBSHIRUNE BINI’METIN MINEL-LAHI WE FEDLIN WE ‘ENNEL-LAHE LA JUDI’U ‘EXHREL-MU’UMININE
C 3:172. Të cilët edhe pasi i goditi plaga iu përgjegjën All-llahut dhe të dërguarit. E për ata prej tyre që bënë, mirë dhe u ruajtën, është një shpërblim i madh.
3:172. Për ata që morën plagë të rënda, pasi iu përgjigjën thirrjes së Allahut dhe të të Dërguarit dhe për ata që kanë bërë të mira e që i frikësohen Allahut, ka shpërblim të madh.
3:172. EL-LEDHINE ESTEXHABU LILLAHI WE ER-RESULI MIN BA’DI MA ‘ESABEHUMUL-KARHU LILLEDHINE ‘EHSENU MINHUM WE ETTEKAW ‘EXHRUN ‘ADHIMUN
C 3:173. E atyre (shokëve të Pejgamberit) që dikush u tha: "Populli (idhujtarët) është tubuar t'ju sulmojë, pra kini frikë!" Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: "Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!"
3:173. (Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: “Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!” e kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!”
3:173. EL-LEDHINE KALE LEHUMU EN-NASU ‘INNE EN-NASE KAD XHEMA’U LEKUM FAHSHEWHUM FEZADEHUM ‘IMANEN WE KALU HESBUNALLAHU WE NI’MEL-WEKILU
C 3:174. Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga All-llahu dhe e arritën kënaqësinë e Tij, All-llahu është dhurues i madh.
3:174. Ata u kthyen me dhuntitë dhe mirësitë e Allahut, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe fituan kënaqësinë e Allahut. Allahu është Zotërues i mirësive të mëdha.
3:174. FANKALEBU BINI’METIN MINEL-LAHI WE FEDLIN LEM JEMSES/HUM SU’UN WE ETTEBA’U RIDWANEL-LAHI WEL-LAHU DHU FEDLIN ‘ADHIMIN
C 3:175. Po atë (propagandë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet (idhujtarët), t'ju friksojë, po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomuni Mua, nëse jeni besimtar.
3:175. Vetëm djalli i frikëson ithtarët e vet. Ju mos iu frikësoni atyre, por frikësohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!
3:175. ‘INNEMA DHELIKUMU ESH-SHEJTANU JUHAWWIFU ‘EWLIJA’EHU FELA TEHAFUHUM WE HAFUNI ‘IN KUNTUM MU’UMININE