U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
3:161.
Asnjë pejgamberi nuk i takoi të bëjë hile dhe kush bën hile (në ndarjen e plaçkës së luftës), ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë, pastaj secilit njeri i jepet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë e padrejtë.
3:161.
Është e pamundur për ndonjë profet që të përvetësojë në mënyrë të pandershme prenë e luftës. Kushdo që bën një gjë të tillë, do të vijë (i ngarkuar me të) në Ditën e Kiametit e pastaj do t’i jepet çdokujt ajo që ka merituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.
3:161.
WE MA KANE LINEBIJIN ‘EN JEGULLE WE MEN JEGLUL JE’TI BIMA GALLE JEWMEL-KIJAMETI THUMME TUWEFFA KULLU NEFSIN MA KESEBET WE HUM LA JUDHLEMUNE
C
3:162.
A është i njëjtë ai që iu bind All-llahut dhe kërkoi kënaqësinë e Tij, si ai që tërhoqi kundër vetes hidhërim të madh nga All-llahu dhe e ardhmja e tij është xhehennemi, që është përfundim shumë i keq?
3:162.
Vallë, a mund të krahasohet ai që kërkon kënaqësinë e Allahut me atë që ka merituar zemërimin e Allahut dhe strehimi i tij është Xhehenemi?! Eh, sa strehim i keq është ai!
3:162.
‘EFEMENI ETTEBE’A RIDWANEL-LAHI KEMEN BA’E BISEHATIN MINEL-LAHI WE ME’WAHU XHEHENNEMU WE BI’SEL-MESIRU
C
3:163.
Ata kanë dallim te All-llahu, e All-llahu sheh shumë mirë atë që veprojnë.
3:163.
Tek Allahu ata kanë shkallë të ndryshme; Allahu i sheh të gjitha veprat që ata bëjnë.
3:163.
HUM DEREXHATUN ‘INDEL-LAHI WEL-LAHU BESIRUN BIMA JA’MELUNE
C
3:164.
Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t'u lexojë shpalljen e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë Kur'anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur.
3:164.
Allahu u ka dhënë besimtarëve dhuratë të madhe, kur u solli një të dërguar nga gjiri i tyre, i cili ua lexon shpalljet e Tij, i pastron nga gjynahet dhe u mëson Librin (Kuranin) e urtësinë (diturinë e thellë fetare), edhe pse më parë, me të vërtetë, ata ishin në rrugë krejt të gabuar.
3:164.
LEKAD MENNEL-LAHU ‘ALEL-MU’UMININE ‘IDH BE’ATHE FIHIM RESULEN MIN ‘ENFUSIHIM JETLU ‘ALEJHIM ‘AJATIHI WE JUZEKKIHIM WE JU’ALLIMUHUMUL-KITABE WEL-HIKMETE WE ‘IN KANU MIN KABLU LEFI DELALIN MUBININ
C
3:165.
E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: "Prej nga kjo"? Thuaj: "Ajo është nga vetë ju"! S'ka dyshim se All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo send.
3:165.
Kur ju goditi fatkeqësia, ndërkohë ju i kishit goditur më parë armiqtë tuaj dyfish, ju thatë: “Prej nga na erdhi neve kjo?!” Thuaj (o Muhamed): “Kjo ndodhi prej jush”. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
3:165.
‘EWELEMMA ‘ESABETKUM MUSIBETUN KAD ‘ESEBTUM MITHLEJHA KULTUM ‘ENNA HADHA KUL HUWE MIN ‘INDI ‘ENFUSIKUM ‘INNALL-LLAHE ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C
3:166.
Ajo që ju goditi juve ditën e ballafaqimit të dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë), ishte me lejen e All-llahut, për t'u dalluar besimtarët e sinqert.
3:166.
Ajo që ju gjeti atë ditë, kur u ndeshën dy ushtritë, ishte me vullnetin e Allahut - për të zbuluar se kush janë besimtarët e vërtetë,
3:166.
WE MA ‘ESABEKUM JEWMET-TEKAL-XHEM’ANI FEBI’IDHNI ELLAHI WE LIJA’LEMEL-MU’UMININE
C
3:167.
Dhe, për t'u ditur ata që ishin hipokritë. E atyre u është thënë: "Ejani e luftoni në rrugën e All-llahut ose mbroni veten!" E ata thanë: "Sikur të dinim se do të luftohej, ne do të vinim pas jush!" Në atë moment ata ishin më afër mosbesimit se besimit. Flisnin me gojët e tyre atë që nuk e kishin në zemrat e tyre, po All-llahu e di mirë për atë që fshehin.
3:167.
dhe për të zbuluar se kush janë me dy faqe. Atyre iu tha: “Ejani të luftoni në rrugën e Allahut ose të paktën, mbrohuni!” Ata u përgjigjën: “Sikur ta dinim që do të bëhej luftë e vërtetë, me siguri, do t’ju pasonim.” Atë ditë ata ishin më afër mohimit sesa besimit, sepse me gojën e tyre flisnin atë që nuk e kishin në zemrat e tyre; Allahu e di mirë çfarë fshehin ata.
3:167.
WE LIJA’LEMEL-LEDHINE NAFEKU WE KILE LEHUM TA’ALEW KATILU FI SEBILI ELLAHI ‘EW EDFA’U KALU LEW NA’LEMU KITALEN LATTEBA’NAKUM HUM LILKUFRI JEWME’IDHIN ‘EKREBU MINHUM LIL’IMANI JEKULUNE BI’EFWHIHIM MA LEJSE FI KULUBIHIM WEL-LAHU ‘A’LEMU BIMA JEKTUMUNE
C
3:168.
Dhe ata që nuk luftuan dhe atyre të vetëve u thanë: "Sikur të na dëgjon neve (e të ktheheshin siç u kthyem ne), nuk do të mbyteshim!" Thuaju: "Largojeni pra vdekjen prej vetes suaj, nëse jeni të sigurt çka thoni?"
3:168.
Atyre që nuk luftuan dhe thanë për vëllezërit e vet: “Sikur të na kishin dëgjuar ne, nuk do të ishin vrarë”, thuaju: “Prapësojeni vdekjen nga vetja, nëse flisni të vërtetën!”
3:168.
EL-LEDHINE KALU LI’HWANIHIM WE KA’ADU LEW ‘ETA’UNA MA KUTILU KUL FADRE’U ‘AN ‘ENFUSIKUMUL-MEWTE ‘IN KUNTUM SADIKINE
C
3:169.
Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti ityre.
3:169.
Kurrsesi mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut. Jo, janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre.
3:169.
WE LA TEHSEBENNEL-LEDHINE KUTILU FI SEBILI ELLAHI ‘EMWATEN BEL ‘EHJA’UN ‘INDE RABBIHIM JURZEKUNE
C
3:170.
Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar rradhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen.
3:170.
Janë të gëzuar për çfarë u ka dhënë Allahu nga dhuntitë e Tij dhe gëzohen edhe për ata që ende nuk u janë bashkuar e që kanë ngelur pas tyre (dhe ende nuk kanë rënë martirë), sepse nuk do të frikësohen (për çfarë i pret) dhe nuk do të pikëllohen (për çfarë kanë lënë pas).
3:170.
FERIHINE BIMA ‘ATAHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI WE JESTEBSHIRUNE BIEL-LEDHINE LEM JELHEKU BIHIM MIN HALFIHIM ‘ELLA HAWFUN ‘ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C
3:171.
Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s'ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtërëve.
3:171.
Ata gëzohen me dhuntitë dhe mirësinë e Allahut, sepse Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.
3:171.
JESTEBSHIRUNE BINI’METIN MINEL-LAHI WE FEDLIN WE ‘ENNEL-LAHE LA JUDI’U ‘EXHREL-MU’UMININE