Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 3:12. Thuaju atyre që nuk besuan: "Do të jeni të mposhtur (në këtë jetë) dhe do të hidheni në xhehennem. Sa i shëmtuar është ai djep (shtrat)".
3:12. Thuaju (o Muhamed) atyre që mohuan: “Ju do të mposhteni dhe do të tuboheni në Xhehenem. Eh, sa shtrat i keq është ai vend!”
3:12. KUL LILLEDHINE KEFERU SETUGLEBUNE WE TUHSHERUNE ‘ILA XHEHENNEME WE BI’SEL-MIHADU
C 3:13. Ju (jehudi) patët një përvojë të madhe në ato dy grupe që u konfrontuat ndërmjet vete. Njëri grup luftonte në rrugën e All-llahut, e tjetri ishte pabesimtar, dhe me shikimin e syve të tyre i shihnin se ishin dy herë më shumë se besimtarët. Po, All-llahu me ndihmën e vet përforcon atë që do. Vërtet, në këtë është një përvojë e madhe për ata që kanë mendje të kthjellët.
3:13. Sigurisht që kishte shenjë për ju në dy ushtritë që u ndeshën: njëra që luftonte në rrugën e Allahut dhe tjetra - e mohuesve, së cilës i dukej se para vetes kishte dy herë më shumë kundërshtarë. Allahu me ndihmën e Vet forcon kë të dëshirojë. Kjo, me të vërtetë, është mësim për largpamësit.
3:13. KAD KANE LEKUM ‘AJETUN FI FI’ETEJNIT-TEKATA FI’ETUN TUKATILU FI SEBILI ELLAHI WE ‘UHRA KAFIRETUN JEREWNEHUM MITHLEJHIM RE’JEL-’AJNI WEL-LAHU JU’UEJJIDU BINESRIHI MEN JESHA’U ‘INNE FI DHALIKE LA’IBRETEN LI’WLIL-’EBSARI
C 3:14. Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek All-llahu është e ardhmja më e mirë.
3:14. Burrave u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara: për gratë, fëmijët, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu.
3:14. ZUJJINE LILNNASI HUBBU ESH-SHEHEWATI MINE EN-NISA’ WEL-BENINE WEL-KANATIRIL-MUKANTERETI MINE EDH-DHEHEBI WEL-FIDDETI WEL-HAJLIL-MUSEWWEMETI WEL-’EN’AMI WEL-HERTHI DHALIKE META’UL-HEJETI ED-DUNJA WEL-LAHU ‘INDEHU HUSNUL-ME’ABI
C 3:15. Thuaj: "A t'ju kumtoj për diç shumë më të mirë se ato (kënaqësitë e Dunjasë)? Për ata që janë ruajtur, ata kanë tek Zoti i tyre xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë bashkëshorte të pastra e gëzojnë edhe kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i kujdesshëm për robtë.
3:15. Thuaj (o Muhamed!): “A doni t’ju tregoj për gjëra më të mira se ato? Për ata që janë të devotshëm, te Zoti i tyre do të ketë kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë. Aty do të kenë bashkëshorte të pastra dhe kënaqësi nga Allahu”. Allahu i vrojton robërit e Vet
3:15. KUL ‘E’UUNEBBI’UKUM BIHAJRIN MIN DHALIKUM LILLEDHINE ETTEKAW ‘INDE RABBIHIM XHENNATUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA WE ‘EZWAXHUN MUTEHHERETUN WE RIDWANUN MINEL-LAHI WEL-LAHU BESIRUN BIL-’IBADI
C 3:16. Ata të cilët thonë: "Zoti ynë, ne sinqerisht besuam, na i falë mëkatet tona na ruaj prej ndëshkimit të zjarrit"!
3:16. që thonë: “Zoti ynë! Me të vërtetë kemi besuar, andaj na i fal gjynahet tona dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!”;
3:16. EL-LEDHINE JEKULUNE REBBENA ‘INNENA ‘AMENNA FAGFIR LENA DHUNUBENA WE KINA ‘ADHABE EN-NARI
C 3:17. Dhe ata që janë të durueshëm, të drejtë, të devotshëm e dorëdhënës dhe të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë ndjesë.
3:17. që janë të durueshëm, të sinqertë, të devotshëm në adhurimin e Allahut; që japin lëmoshë dhe që kërkojnë faljen e gjynaheve para agimit.
3:17. ES-SABIRINE WE ES-SADIKINE WEL-KANITINE WEL-MUNFIKINE WEL-MUSTEGFIRINE BIL-’ESHARI
C 3:18. All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit.
3:18. Allahu dëshmon, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S’ka zot tjetër përveç Atij, të Plotfuqishmit, të Urtit.
3:18. SHEHIDEL-LAHU ‘ENNEHU LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE WEL-MELA’IKETU WE ‘ULUL-’ILMI KA’IMEN BIL-KISTI LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWEL-’AZIZUL-HEKIMU
C 3:19. Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuan për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejtë do t'i japë llogarinë.
3:19. Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami. Ata që u është dhënë Libri, patën mospajtime nga zilia që kishin midis tyre, vetëm pasi u erdhi dituria. Por kushdo që i mohon udhëzimet e Allahut, ta dijë se Allahu është i shpejtë në llogari.
3:19. ‘INNE ED-DINE ‘INDEL-LAHIL-’ISLAMU WE MA EHTELEFEL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE ‘ILLA MIN BA’DI MA XHA’EHUMUL-’ILMU BEGJEN BEJNEHUM WE MEN JEKFUR BI’AJATI ELLAHI FE’INNALL-LLAHE SERI’UL-HISABI
C 3:20. E nëse ata polemizojnë me ty, ti thuaj: "Unë me tërë qenien time i jam dorëzuar All-llahut, e edhe ithtarët e mij"! E thuaju edhe atyre që u është dhënë libri dhe injorantëve: "A pranuat fenë islame"? Nëse e pranuan islamin, atëherë e kanë gjetur të vërtetën, e nëse refuzojnë, ti ke për obligim vetëm t'u kumunikosh; All-llahu i di shumë mirë punët e robëve.
3:20. Nëse ata të kundërshtojnë ty (o Muhamed) thuaju: “Unë i përulem vetëm Allahut, e po ashtu edhe ata që më pasojnë mua”. Dhe thuaju atyre që u është dhënë Libri si dhe analfabetëve: “A i përuleni Allahut?” Nëse e pranojnë Islamin, atëherë kanë gjetur udhën e drejtë. Por, nëse refuzojnë, detyra jote është vetëm që t’ua përcjellësh dijen. Allahu i vrojton robërit e Vet.
3:20. FE’IN HAXHXHUKE FEKUL ‘ESLEMTU WEXHHIJE LILLAHI WE MENI ETTEBE’ANI WE KUL LILLEDHINE ‘UTUL-KITABE WEL-’UMMIJINE ‘E’ESLEMTUM FE’IN ‘ESLEMU FEKADI EHTEDEW WE ‘IN TEWELLEW FE’INNEMA ‘ALEJKEL-BELAGU WEL-LAHU BESIRUN BIL-’IBADI
C 3:21. Ata që mohojnë argumentet e All-llahut, mbysin pejgamberët pa farë të drejte, mbysin edhe njerëz që këshillojnë për të drejtën, ti ata lajmëroi për një ndëshkim të dhëmbshëm e pikëllues.
3:21. Lajmëroi ata që mohojnë shpalljet e Allahut, vrasin profetët padrejtësisht dhe vrasin edhe ata që urdhërojnë të veprohet me drejtësi, për dënimin e dhembshëm që i pret.
3:21. ‘INNEL-LEDHINE JEKFURUNE BI’AJATI ELLAHI WE JEKTULUNE EN-NEBIJINE BIGAJRI HEKKIN WE JEKTULUNEL-LEDHINE JE’MURUNE BIL-KISTI MINE EN-NASI FEBESHSHIRHUM BI’ADHABIN ‘ELIMIN
C 3:22. Ata veprat e tyre i asgjësuan në këtë botë dhe në botën tjetër, ata nuk kanë ndonjë mbrojtës.
3:22. Këta janë ata, veprat e të cilëve nuk do të kenë vlerë në këtë botë dhe në tjetrën. Për ata nuk do të ketë asnjë ndihmues.
3:22. ‘ULA’IKEL-LEDHINE HEBITET ‘A’MALUHUM FI ED-DUNJA WEL-’AHIRETI WE MA LEHUM MIN NASIRINE