Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 3:86. E si ta udhëzojë All-llahu një popull që pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë dhe pasi dëshmoi se i dërguari është i vërtetë, dhe pasi t'ju kenë ardhur atyre argumente të qarta? All-llahu nuk ia mundëson udhëzimin e Vet popullit zullumqarë.
3:86. E si t’i udhëzojë Allahu në rrugë të drejtë njerëzit që u bënë mohues, pasi më parë patën besuar e dëshmuar se i Dërguari është i vërtetë dhe u kishin ardhur provat e qarta?! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që janë keqbërës.
3:86. KEJFE JEHDI ELLAHU KAWMEN KEFERU BA’DE ‘IMANIHIM WE SHEHIDU ‘ENNE ER-RESULE HEKKUN WE XHA’EHUMUL-BEJJINATU WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C 3:87. Ndëshkimi i të tillëve është: mallkimi nga All-llahu, nga engjëjt dhe nga gjithë njerëzimi tok.
3:87. Mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i mbarë njerëzve është shpërblimi i tyre.
3:87. ‘ULA’IKE XHEZA’UUHUM ‘ENNE ‘ALEJHIM LA’NETEL-LAHI WEL-MELA’IKETI WE EN-NASI ‘EXHMA’INE
C 3:88. Ata përgjithmonë janë në të (në zjarr), atyre as nuk ju lehtësohet dënimi dhe as nuk u jepet afat.
3:88. Ata do të jenë përherë nën peshën e (dënimit e të mallkimit), vuajtjet nuk do t’u lehtësohen dhe nuk do t’u jepet afat (pushim);
3:88. HALIDINE FIHA LA JUHAFFEFU ‘ANHUMUL-’ADHABU WE LA HUM JUNDHERUNE
C 3:89. Përveç atyre që pas asaj u penduan dhe u përmirësuan. Vërtet, All-llahu shumë falë dhe mëshiron.
3:89. përveç atyre që pas kësaj pendohen e përmirësohen, se Allahu është Falës i madh, Mëshirëplotë.
3:89. ‘ILLAL-LEDHINE TABU MIN BA’DI DHALIKE WE ‘ESLEHU FE’INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 3:90. Ata, të cilët pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë, e pastaj e shtuan mosbesimin, atyre kurrsesi nuk do t'u pranohet pendimi. Të tillët janë mu ata të humburit.
3:90. Vërtet, atyre që mohojnë pasi patën besuar dhe pastaj e shtojnë mohimin e tyre, nuk do t’u pranohet pendimi (kur janë me shpirtin në grykë). Pikërisht këta janë ata që kanë humbur.
3:90. ‘INNEL-LEDHINE KEFERU BA’DE ‘IMANIHIM THUMME EZDADU KUFREN LEN TUKBELE TEWBETUHUM WE ‘ULA’IKE HUMU ED-DALLUNE
C 3:91. Ata që nuk besuan dhe vdiqën si mosbesimtarë, asnjërit prej tyre nuk do t'i pranohet për kompensim, qoftë edhe plotë faqen e dheut ari. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë.
3:91. Nuk ka dyshim se atyre që e mohojnë besimin dhe vdesin mosbesimtarë, nuk do t’u pranohet asnjë shpërblesë, edhe sikur ajo të ishte sa e tërë toka e mbuluar me ar. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe askush nuk do t’i ndihmojë.
3:91. ‘INNEL-LEDHINE KEFERU WE MATU WE HUM KUFFARUN FELEN JUKBELE MIN ‘EHEDIHIM MIL’UL-’ERDI DHEHEBEN WE LEW EFTEDA BIHI ‘ULA’IKE LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN WE MA LEHUM MIN NASIRINE
C 3:92. Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. Çkado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di.
3:92. Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni. Çfarëdo që të ndani, Allahu e di mirë atë.
3:92. LEN TENALUL-BIRRE HETTA TUNFIKU MIMMA TUHIBBUNE WE MA TUNFIKU MIN SHEJ’IN FE’INNALL-LLAHE BIHI ‘ALIMUN
C 3:93. I tërë ushqimi ishte i lejuar për bijtë e israilit, përveç atij që Israili (Jakubi) para se të zbriste Tevrati, ia ndaloi vetvetes. Thuaju: "Silleni pra një Tevrat dhe lexoni atë, nëse jeni të vërtetë (në çka thoni) "?
3:93. Të gjitha ushqimet kanë qenë të lejuara për bijtë e IzrElit, përveç asaj që IzrAli ia ndaloi vetes para shpalljes së Teuratit. Thuaj (o Muhamed): “Silleni Teuratin dhe lexojeni atë, nëse thoni të vërtetën!”
3:93. KULLUT-TA’AMI KANE HILLEN LIBENI ‘ISRA’ILE ‘ILLA MA HERREME ‘ISRA’ILU ‘ALA NEFSIHI MIN KABLI ‘EN TUNEZZELET-TEWRATU KUL FE’TU BIT-TEWRÆTI FATLUHA ‘IN KUNTUM SADIKINE
C 3:94. Ai që edhe pas kësaj shpif gënjeshtra kundër All-llahut, ata vërtet janë mizorë.
3:94. E kushdo që shpif gënjeshtra për Allahun, pas kësaj ai ka kaluar nga e drejta në të shtrembrën.
3:94. FEMENI EFTERA ‘ALA ELLAHIL-KEDHIBE MIN BA’DI DHALIKE FE’ULA’IKE HUMU EDH-DHALIMUNE
C 3:95. Thuaj: "All-llahu e tha të vërtetën, pra ndiqeni fenë e pastër të Ibrahimit, sepse ai nuk u takonte idhujtarëve".
3:95. Thuaj (o Muhamed!): “Allahu thotë të vërtetën, prandaj ndiqeni fenë e pastër të Ibrahimit, i cili nuk ishte idhujtar”.
3:95. KUL SEDEKAL-LAHU FE ETTEBI’U MILLETE ‘IBRAHIME HENIFEN WE MA KANE MINEL-MUSHRIKINE
C 3:96. Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekke), e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin.
3:96. Me të vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Bekkë (Mekë), e bekuar dhe udhërrëfyese për popujt.
3:96. ‘INNE ‘EWWELE BEJTIN WUDI’A LILNNASI LELLEDHI BIBEKKETE MUBAREKEN WE HUDEN LIL’ALEMINE