Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 3:19. Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuan për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejtë do t'i japë llogarinë.
3:19. Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami. Ata që u është dhënë Libri, patën mospajtime nga zilia që kishin midis tyre, vetëm pasi u erdhi dituria. Por kushdo që i mohon udhëzimet e Allahut, ta dijë se Allahu është i shpejtë në llogari.
3:19. ‘INNE ED-DINE ‘INDEL-LAHIL-’ISLAMU WE MA EHTELEFEL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE ‘ILLA MIN BA’DI MA XHA’EHUMUL-’ILMU BEGJEN BEJNEHUM WE MEN JEKFUR BI’AJATI ELLAHI FE’INNALL-LLAHE SERI’UL-HISABI
C 3:20. E nëse ata polemizojnë me ty, ti thuaj: "Unë me tërë qenien time i jam dorëzuar All-llahut, e edhe ithtarët e mij"! E thuaju edhe atyre që u është dhënë libri dhe injorantëve: "A pranuat fenë islame"? Nëse e pranuan islamin, atëherë e kanë gjetur të vërtetën, e nëse refuzojnë, ti ke për obligim vetëm t'u kumunikosh; All-llahu i di shumë mirë punët e robëve.
3:20. Nëse ata të kundërshtojnë ty (o Muhamed) thuaju: “Unë i përulem vetëm Allahut, e po ashtu edhe ata që më pasojnë mua”. Dhe thuaju atyre që u është dhënë Libri si dhe analfabetëve: “A i përuleni Allahut?” Nëse e pranojnë Islamin, atëherë kanë gjetur udhën e drejtë. Por, nëse refuzojnë, detyra jote është vetëm që t’ua përcjellësh dijen. Allahu i vrojton robërit e Vet.
3:20. FE’IN HAXHXHUKE FEKUL ‘ESLEMTU WEXHHIJE LILLAHI WE MENI ETTEBE’ANI WE KUL LILLEDHINE ‘UTUL-KITABE WEL-’UMMIJINE ‘E’ESLEMTUM FE’IN ‘ESLEMU FEKADI EHTEDEW WE ‘IN TEWELLEW FE’INNEMA ‘ALEJKEL-BELAGU WEL-LAHU BESIRUN BIL-’IBADI
C 3:21. Ata që mohojnë argumentet e All-llahut, mbysin pejgamberët pa farë të drejte, mbysin edhe njerëz që këshillojnë për të drejtën, ti ata lajmëroi për një ndëshkim të dhëmbshëm e pikëllues.
3:21. Lajmëroi ata që mohojnë shpalljet e Allahut, vrasin profetët padrejtësisht dhe vrasin edhe ata që urdhërojnë të veprohet me drejtësi, për dënimin e dhembshëm që i pret.
3:21. ‘INNEL-LEDHINE JEKFURUNE BI’AJATI ELLAHI WE JEKTULUNE EN-NEBIJINE BIGAJRI HEKKIN WE JEKTULUNEL-LEDHINE JE’MURUNE BIL-KISTI MINE EN-NASI FEBESHSHIRHUM BI’ADHABIN ‘ELIMIN
C 3:22. Ata veprat e tyre i asgjësuan në këtë botë dhe në botën tjetër, ata nuk kanë ndonjë mbrojtës.
3:22. Këta janë ata, veprat e të cilëve nuk do të kenë vlerë në këtë botë dhe në tjetrën. Për ata nuk do të ketë asnjë ndihmues.
3:22. ‘ULA’IKEL-LEDHINE HEBITET ‘A’MALUHUM FI ED-DUNJA WEL-’AHIRETI WE MA LEHUM MIN NASIRINE
C 3:23. A nuk i sheh ti ata, të cilëve u është dhënë mjaft nga libri, kur thirrën që ndërmjet tyre të gjykojë libri i All-llahut, se si një grup prej tyre prapësohet. Ata janë refuzues.
3:23. A nuk i sheh ata (hebrenj) që u është dhënë një pjesë e Librit?! Atyre iu bëhet thirrje të vijnë te Libri i Allahut për t’i gjykuar, por një pjesë e tyre kthejnë shpinën, duke mos ia vënë veshin.
3:23. ‘ELEM TERE ‘ILAL-LEDHINE ‘UTU NESIBEN MINEL-KITABI JUD’AWNE ‘ILA KITABI ELLAHI LIJEHKUME BEJNEHUM THUMME JETEWELLA FERIKUN MINHUM WE HUM MU’RIDUNE
C 3:24. E atë (e bënin) ngase ata thonin: "Neve nuk do të na djegë zjarri vetëm për pak ditë të numëruara, e ajo që shpifën për fenë e tyre, i mashtroi keq".
3:24. Kjo, sepse ata thonë: “Neve nuk do të na prekë zjarri i Xhehenemit, përveçse disa ditë”. Shpifjet që bënin i kanë mashtruar ata në besimin e vet.
3:24. DHALIKE BI’ENNEHUM KALU LEN TEMESSENA EN-NARU ‘ILLA ‘EJJAMEN MA’DUDATIN WE GARREHUM FI DINIHIM MA KANU JEFTERUNE
C 3:25. E, si do të jetë gjendja e tyre kur Ne do t'i tubojmë ata një ditë, për të cilën nuk ka dyshim dhe çdo njeriu do t'i ofrohet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë atyre kurrnjë e padrejtë.
3:25. Çfarë do të ndodhë me ata, kur t’i tubojmë në Ditën (e Gjykimit), për të cilën s’ka pikë dyshimi, kur çdokujt do t’i jepet shpërblimi i veprave të veta e askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi?
3:25. FEKEJFE ‘IDHA XHEMA’NAHUM LIJEWMIN LA REJBE FIHI WE WUFFIJET KULLU NEFSIN MA KESEBET WE HUM LA JUDHLEMUNE
C 3:26. Thuaj: "O All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. Çdo e mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë"!
3:26. Thuaj (o Muhamed): “O Allah, Zotëruesi i gjithë Pushtetit! Ti ia jep pushtetin kujt të duash dhe ia heq kujt të duash; Ti lartëson kë të duash dhe poshtëron kë të duash. Çdo e mirë është në Dorën Tënde! Ti je vërtet i Plotfuqishëm për çdo gjë.
3:26. KULIL-LEHUMME MALIKEL-MULKI TU’UTIL-MULKE MEN TESHA’U WE TENZI’UL-MULKE MIMMEN TESHA’U WE TU’IZZU MEN TESHA’U WE TUDHILLU MEN TESHA’U BIJEDIKEL-HAJRU ‘INNEKE ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C 3:27. Ti e fute natën në ditë dhe Ti e fute ditën në natë, Ti nxjerr nga i vdekuri të gjallin dhe nga i gjalli të vdekurin dhe Ti e begaton pa masë atë që do!
3:27. Ti bën që nata të hyjë tek dita dhe që dita të hyjë tek nata. Ti e nxjerr të gjallën prej së vdekurës dhe të vdekurën e nxjerr prej së gjallës. Ti i jep kujt të duash pa kufij.”
3:27. TULIXHUL-LEJLE FI EN-NEHARI WE TULIXHU EN-NEHARE FIL-LEJLI WE TUHRIXHUL-HEJJE MINEL-MEJJITI WE TUHRIXHUL-MEJJITE MINEL-HEJJI WE TERZUKU MEN TESHA’U BIGAJRI HISABIN
C 3:28. Besimtarët të mos i miqësojnë mosbesimtarët, e t'i lënë manash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjë, përveç nëse është për qëllim ruajtja prej të keqes së tyre. All-llahu ua tërheq vërejtjen me dënim prej Tij, pse vetëm tek All-llahu është e ardhmja.
3:28. Besimtarët të mos i marrin për miq e mbrojtës mohuesit, në vend të besimtarëve. Ata që veprojnë kështu, nuk kanë çfarë të shpresojnë tek Allahu, vetëm nëse këtë e bëjnë (me gojë e jo me zemër) për t’u ruajtur nga ata. Allahu ju paralajmëron që t’i ruheni Vetes së Tij, sepse të gjithë do të ktheheni tek Allahu.
3:28. LA JETTEHIDHIL-MU’UMINUNEL-KAFIRINE ‘EWLIJA’E MIN DUNIL-MU’UMININE WE MEN JEF’AL DHALIKE FELEJSE MINEL-LAHI FI SHEJ’IN ‘ILLA ‘EN TETTEKU MINHUM TUKETEN WE JUHEDHDHIRUKUMU ELLAHU NEFSEHU WE ‘ILA ELLAHIL-MESIRU
C 3:29. Thuaj: "Edhe nëse e fshehni atë që keni në zemrat tuaja ose e publikoni, All-llahu e di atë, Ai di gjithçka ka në qiej e ç'ka në tokë; All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send.
3:29. Thuaju: “Edhe nëse e fshihni atë që keni në zemrat tuaja apo e shpallni haptazi, Allahu e di atë. Ai di çfarë gjendet në qiej dhe çfarë gjendet në Tokë. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.”
3:29. KUL ‘IN TUHFU MA FI SUDURIKUM ‘EW TUBDUHU JA’LEMHU ELLAHU WE JA’LEMU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN