Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 3:28. Besimtarët të mos i miqësojnë mosbesimtarët, e t'i lënë manash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjë, përveç nëse është për qëllim ruajtja prej të keqes së tyre. All-llahu ua tërheq vërejtjen me dënim prej Tij, pse vetëm tek All-llahu është e ardhmja.
3:28. Besimtarët të mos i marrin për miq e mbrojtës mohuesit, në vend të besimtarëve. Ata që veprojnë kështu, nuk kanë çfarë të shpresojnë tek Allahu, vetëm nëse këtë e bëjnë (me gojë e jo me zemër) për t’u ruajtur nga ata. Allahu ju paralajmëron që t’i ruheni Vetes së Tij, sepse të gjithë do të ktheheni tek Allahu.
3:28. LA JETTEHIDHIL-MU’UMINUNEL-KAFIRINE ‘EWLIJA’E MIN DUNIL-MU’UMININE WE MEN JEF’AL DHALIKE FELEJSE MINEL-LAHI FI SHEJ’IN ‘ILLA ‘EN TETTEKU MINHUM TUKETEN WE JUHEDHDHIRUKUMU ELLAHU NEFSEHU WE ‘ILA ELLAHIL-MESIRU
C 3:29. Thuaj: "Edhe nëse e fshehni atë që keni në zemrat tuaja ose e publikoni, All-llahu e di atë, Ai di gjithçka ka në qiej e ç'ka në tokë; All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send.
3:29. Thuaju: “Edhe nëse e fshihni atë që keni në zemrat tuaja apo e shpallni haptazi, Allahu e di atë. Ai di çfarë gjendet në qiej dhe çfarë gjendet në Tokë. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.”
3:29. KUL ‘IN TUHFU MA FI SUDURIKUM ‘EW TUBDUHU JA’LEMHU ELLAHU WE JA’LEMU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C 3:30. Ditën kur çdo njeri e gjen pranë vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshirojë që në mes tij dhe në mes të asaj të jetë një distancë shumë e madhe (e mos ta shohë). All-llahu u jep të frikësohen prej dënimit që vjen prej Tij, megjithëqë All-llahu është i mëshirshëm ndaj robërve.
3:30. (Kini frikë) ditën, kur çdokush do ta gjejë përpara atë që ka punuar mirë dhe atë që ka punuar keq, duke dëshiruar që midis tij dhe së keqes së tij, të ketë largësi të madhe. Allahu ju paralajmëron që t’i ruheni Vetes së Tij. Allahu është i Butë e i Mëshirshëm me robërit e Vet.
3:30. JEWME TEXHIDU KULLU NEFSIN MA ‘AMILET MIN HAJRIN MUHDEREN WE MA ‘AMILET MIN SU’IN TEWEDDU LEW ‘ENNE BEJNEHA WE BEJNEHU ‘EMEDAN BA’IDÆN WE JUHEDHDHIRUKUMU ELLAHU NEFSEHU WEL-LAHU RE’UFUN BIL-’IBADI
C 3:31. Thuaj: "Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t'ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.
3:31. Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë”.
3:31. KUL ‘IN KUNTUM TUHIBBUNEL-LAHE FE ETTEBI’UNI JUHBIBKUMU ELLAHU WE JEGFIR LEKUM DHUNUBEKUM WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C 3:32. Thuaj: "Bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë All-llahu nuk i do pabesimtarët "!
3:32. Thuaju: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit!” Në qoftë se kthejnë shpinën, (dijeni se) Allahu, me të vërtetë, nuk i do jobesimtarët.
3:32. KUL ‘ETI’U ELLAHE WE ER-RESULE FE’IN TEWELLEW FE’INNALL-LLAHE LA JUHIBBUL-KAFIRINE
C 3:33. All-llahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit, familjen e Imranit mbi popujt tjerë (të asaj kohe).
3:33. Allahu i zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi të gjithë njerëzit (e kohës së tyre).
3:33. ‘INNALL-LLAHE ESTEFA ‘ADEME WE NUHEN WE ‘ALE ‘IBRAHIME WE ‘ALE ‘IMRAN ‘ALEL-’ALEMINE
C 3:34. Që janë pasardhës njëri prej tjetrit. All-llahu dëgjon gjithçka dhe i di të gjitha.
3:34. (Ata ishin) pasardhës të njëri - tjetrit. Allahu dëgjon dhe di çdo gjë.
3:34. DHURRIJETEN BA’DUHA MIN BA’DIN WEL-LAHU SEMI’UN ‘ALIMUN
C 3:35. (Përkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thënë: "Zoti im, unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, pra pranoje këtë prej meje, vertet Ti je Ai që dëgjon e di"!
3:35. Kujto kur gruaja e Imranit tha: “Zoti im, unë Ty ta kam kushtuar atë që është në barkun tim, që të të shërbejë vetëm Ty; andaj, pranoje prej meje! Se Ti, me të vërtetë, dëgjon dhe di çdo gjë.”
3:35. ‘IDH KALETI EMRE’ETU ‘IMRANE RABBI ‘INNI NEDHERTU LEKE MA FI BETNI MUHERREREN FETEKABBEL MINNI ‘INNEKE ‘ENTE ES-SEMI’UL-’ALIMU
C 3:36. E kur ajo e lindi tha: "Zoti im, unë e linda femër"! Po All-llahu e di më së miri atë që ajo e lindi. E mashkulli nuk është si femra. "Dhe unë e emërtova atë Merjeme, e atë dhe pasardhësit e saj po t'i lë Ty në mbrojtje prej djallit të mallkuar".
3:36. E kur ajo lindi, tha: “Zoti im! Unë linda femër, - Allahu e di më mirë se çfarë lindi ajo, - e mashkulli nuk është si femra. Unë ia vura emrin Merjeme dhe i kam lënë atë me pasardhësit e saj nën mbrojtjen Tënde nga djalli i mallkuar”.
3:36. FELEMMA WEDE’AT/HA KALET RABBI ‘INNI WEDA’TUHA ‘UNTHA WEL-LAHU ‘A’LEMU BIMA WEDE’AT WE LEJSE EDH-DHEKERU KAL’UNTHA WE ‘INNI SEMMEJTUHA MERJEME WE ‘INNI ‘U’IDHUHA BIKE WE DHURRIJETEHA MINE ESH-SHEJTANI ER-REXHIMI
C 3:37. Zoti i saj e pranoi premtimin e saj ashtu si është më mirë, e rriti me një edukatë të mirë e të plotë dhe e vuri nën kujdesin e Zekirijasë. Sa herë që hynte Zekirijaja në mihrabin (dhomën) e saj, gjente te ajo ushqim e thoshte: "Oj Merjeme, prej nga ty ky ushqim"? Ajo i thonte: "Ai është nga All-llahu, se All-llahu atë që do pa masë e furnizon"!
3:37. Zoti e pranoi atë (Merjemen) me ëndje, e bëri që të rritet mirë dhe e la nën kujdestarinë e Zekerias. Sa herë që hynte Zekeria në dhomën e saj, gjente pranë saj ushqim dhe e pyeste: “O Merjeme! Nga të vjen ky ushqim?” Ajo përgjigjej: “Ky është nga Allahu, se Allahu e furnizon kë të dojë, pa kufi”.
3:37. FETEKABBELEHA REBBUHA BIKABULIN HESENIN WE ‘ENBETEHA NEBATEN HESENAN WE KEFFELEHA ZEKERIJA KULLEMA DEHALE ‘ALEJHA ZEKERIJAL-MIHRABE WEXHEDE ‘INDEHA RIZKÆN KALE JA MERJEMU ‘ENNA LEKI HADHA KALET HUWE MIN ‘INDI ELLAHI ‘INNALL-LLAHE JERZUKU MEN JESHA’U BIGAJRI HISABIN
C 3:38. Aty në atë moment Zekirijaja e lut Zotin e tij e thotë: "Zoti im, më falë edhe mua nga ana Juaj një pasardhës (fëmijë) të mirë, vërtet, Ti je dëgjues i lutjes"!
3:38. Atëherë Zekerija iu lut Zotit të vet e tha: “Zoti im! Dhuromë nga ana Jote një pasardhës të mirë! Se Ti, me të vërtetë, je Dëgjues i lutjes!”
3:38. HUNALIKE DA’A ZEKERIJA REBBEHU KALE RABBI HEB LI MIN LEDUNKE DHURRIJETEN TEJJIBETEN ‘INNEKE SEMI’U ED-DU’A’I