Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 3:181. All-llahu ka dëgjuar fjalën e tyre që thanë: "All-llahu është i varfër e ne jemi të pasur!" Ne do të shënojmë atë që thanë ata dhe që i mbytën pejgamberët pa kurrfarë faji, e do t'ju themi: "Vuajeni mundimin e djegies së zjarrit.
3:181. Sigurisht që Allahu i ka dëgjuar fjalët e atyre (çifutëve) që thanë: “Allahu është i varfër, kurse ne jemi të pasur”. Ne do ta shënojmë atë që thanë, si dhe vrasjen e profetëve nga ana e tyre pa kurrfarë të drejte dhe do t’u themi atyre: “Shijoni dënimin në zjarr!”
3:181. LEKAD SEMI’ALLAHU KAWLEL-LEDHINE KALU ‘INNALL-LLAHE FEKIRUN WE NEHNU ‘EGNIJA’U SENEKTUBU MA KALU WE KATLEHUMUL-’ENBIJA’E BIGAJRI HEKKIN WE NEKULU DHUKU ‘ADHABEL-HERIKI
C 3:182. Kjo është meritë e duarve tuaja, se All-llahu nuk është zullumqar ndaj robëve".
3:182. Ky është ndëshkimi i veprave të duarve tuaja, se Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Vet.
3:182. DHALIKE BIMA KADDEMET ‘EJDIKUM WE ‘ENNEL-LAHE LEJSE BIDHELLAMIN LIL’ABIDI
C 3:183. Ata janë që thanë: "All-llahu na ka porositur që të mos besojmë asnjë të dërguar derisa ai të na sjellë një kurban që do ta ngrënë zjarri. Thuaju: "Para meje juve u erdhën të dërguar me argumente dhe me atë që e thatë, e përse i mbytët ata, nëse thoni të vërtetën?"
3:183. Atyre që thonë: “Allahu na ka urdhëruar që të mos i besojmë asnjë të dërguari, derisa të na sjellë një kurban që ta përpijë zjarri”, thuaju (o Muhamed): “Të dërguarit para meje ju kanë sjellë juve prova të qarta si dhe atë që thoni ju, atëherë, pse i vratë ata, nëse thoni të vërtetën?”
3:183. EL-LEDHINE KALU ‘INNALL-LLAHE ‘AHIDE ‘ILEJNA ‘ELLA NU’UMINE LIRESULIN HETTA JE’TIJENA BIKURBANIN TE’KULUHU EN-NARU KUL KAD XHA’EKUM RUSULUN MIN KABLI BIL-BEJJINATI WE BIEL-LEDHI KULTUM FELIME KATELTUMUHUM ‘IN KUNTUM SADIKINE
C 3:184. Po nëse ata ty të përgënjeshtrojnë, janë përgënjeshtruar edhe para teje të dërguar që u erdhën me argumente të prera, me shkrime qiellore dhe me libër të ndritshëm.
3:184. Nëse ata ty (o Muhamed) të quajnë për gënjeshtar, edhe të dërguar të tjerë që kanë ardhur para teje janë përgënjeshtruar, ndonëse kanë sjellë shenja të qarta, shkrime dhe Librin e ndritur.
3:184. FE’IN KEDHDHEBUKE FEKAD KUDHDHIBE RUSULUN MIN KABLIKE XHA’U BIL-BEJJINATI WE EZ-ZUBURI WEL-KITABIL-MUNIRI
C 3:185. Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.
3:185. Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet). Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.
3:185. KULLU NEFSIN DHA’IKATUL-MEWTI WE ‘INNEMA TUWEFFEWNE ‘UXHUREKUM JEWMEL-KIJAMETI FEMEN ZUHZIHE ‘ANI EN-NARI WE ‘UDHILEL-XHENNETE FEKAD FAZE WE MAL-HEJETU ED-DUNJA ‘ILLA META’UL-GURURI
C 3:186. Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është libri para jush, e edhe prej idhujtarëve, po në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare.
3:186. Ju, me siguri, do të sprovoheni në pasurinë e në jetën tuaj dhe do të dëgjoni shumë fyerje nga popujt që iu është dhënë Libri para jush, si dhe nga paganët. Por, nëse ju duroni dhe ruheni (nga të këqijat), atëherë kjo është vërtet përcaktuese e çështjeve.
3:186. LETUBLEWUNNE FI ‘EMWALIKUM WE ‘ENFUSIKUM WE LETESMA’UNNE MINEL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE MIN KABLIKUM WE MINEL-LEDHINE ‘ESHREKU ‘EDHEN KETHIREN WE ‘IN TESBIRU WE TETTEKU FE’INNE DHALIKE MIN ‘AZMIL-’UMURI
C 3:187. Dhe kur All-llahu mori zotimin nga ata që iu pat dhënë libri: që gjithqysh t'ua publikoni atë njerëzve, e të mos e fshehni, por ata e lanë pas dore atë për pak send të kësaj jete; pra, bënë punë të keqe.
3:187. Kujtoje (o Muhamed) kohën kur Allahu mori premtimin nga ata që u është dhënë Libri se do t’ua shpjegojnë atë njerëzve dhe nuk do të fshehin asgjë nga ai. Pastaj ata e hodhën pas shpine (premtimin) dhe e ndërruan atë me një vlerë të vogël. Eh, sa këmbim të shëmtuar që bënë ata!
3:187. WE ‘IDH ‘EHADHEL-LAHU MITHAKAL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE LETUBEJJINUNNEHU LILNNASI WE LA TEKTUMUNEHU FENEBEDHUHU WERA’E DHUHURIHIM WE ESHTEREW BIHI THEMENEN KALILAN FEBI’SE MA JESHTERUNE
C 3:188. Mos mendo se janë të shpëtuar ata që gëzohen për atë që bënë (e fshehen çështjen tënde) dhe dëshirojnë të jenë të lavdëruar për atë që nuk e punuan mos llogarit shpëtim për ta (nuk e thanë të vërtetën), ata kanë një dënim të dhëmbshëm.
3:188. Mos mendo se ata që gëzohen për çfarë kanë punuar dhe dëshirojnë të lavdërohen për çfarë nuk kanë punuar, pra, kurrsesi mos mendo se ata do t’i shpëtojnë ndëshkimit; për ata ka ndëshkim të dhembshëm.
3:188. LA TEHSEBENNEL-LEDHINE JEFREHUNE BIMA ‘ETEW WE JUHIBBUNE ‘EN JUHMEDU BIMA LEM JEF’ALU FELA TEHSEBENNEHUM BIMEFAZETIN MINEL-’ADHABI WE LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C 3:189. Vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës dhe All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.
3:189. Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës dhe (vetëm) Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
3:189. WE LILLEHI MULKU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C 3:190. Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.
3:190. Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për mendarët,
3:190. ‘INNE FI HALKI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE EHTILAFIL-LEJLI WE EN-NEHARI LE’AJATIN LI’WLIL-’ELBABI
C 3:191. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!
3:191. për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë:) “O Zoti Ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto lartësuar qofsh (nga çdo e metë)! Prandaj na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit.
3:191. EL-LEDHINE JEDHKURUNEL-LAHE KIJAMEN WE KU’UDAN WE ‘ALA XHUNUBIHIM WE JETEFEKKERUNE FI HALKI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI REBBENA MA HALEKTE HADHA BATILÆN SUBHANEKE FEKINA ‘ADHABE EN-NARI