Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 3:111. Ata kurrsesi nuk mund t'ju sjellin ndonjë dëm juve, përveç ndonjë shqetësimi, po edhe në ju luftofshin, ata do të zbrapsen prej jush. Mandej ata nuk janë të ndihuar.
3:111. Ata, përveç lëndimit, nuk mund t’ju dëmtojnë juve. Nëse ju luftojnë, ata do të kthejnë thembrat (të mundur) dhe pastaj nuk do të ndihmohen.
3:111. LEN JEDURRUKUM ‘ILLA ‘EDHEN WE ‘IN JUKATILUKUM JUWELLUKUMUL-’EDBARE THUMME LA JUNSERUNE
C 3:112. Atyre (jehudive) u është vënë njollë e nënçmimit kudo që të gjenden, vetëm nëse kapen për litarin (fenë) e All-llahut dhe kthehen në besën e njerëzve (të muslimanëve), ata kanë shkaktuar kundër vetes përbuzje nga All-llahu, andaj atyre u është shtruar shtypja e mjerimi. Këtë, për shkak se ata i mohonin argumentet e All-llahut, i mbytnin mizorisht pejgamberët dhe për shkak se kundërshtonin (udhëzimet e Zotit) dhe tejkalonin (çdo normë njerëzore).
3:112. Kudo që gjenden, ata janë të kapluar nga poshtërimi, vetëm nëse kanë ndonjë mbrojtje prej Allahut apo prej njerëzve. Ata merituan zemërimin e Allahut dhe do t’i kaplojë mjerimi. Kjo ishte për shkak se mohuan shpalljet e Tij dhe pa kurrfarë të drejte, i vrisnin profetët. Kjo ishte për shkak se ata nuk u bindën dhe i kaluan kufijtë (në të këqija).
3:112. DURIBET ‘ALEJHIMU EDH-DHILLETU ‘EJNE MA THUKIFU ‘ILLA BIHEBLIN MINEL-LAHI WE HEBLIN MINE EN-NASI WE BA’U BIGADEBIN MINEL-LAHI WE DURIBET ‘ALEJHIMUL-MESKENETU DHALIKE BI’ENNEHUM KANU JEKFURUNE BI’AJATI ELLAHI WE JEKTULUNEL-’ENBIJA’E BIGAJRI HEKKIN DHALIKE BIMA ‘ASEW WE KANU JA’TEDUNE
C 3:113. Ata (ithtarët e librit) nuk janë të njëjtë. Nga ithtarët e librit ka që janë në rrugë të drejtë, gjatë natës lexojnë ajetet e All-llahut duke u lutur.
3:113. (Megjithatë) ata nuk janë të gjithë njëlloj. Disa nga ithtarët e Librit janë në të drejtën: në orët e natës lexojnë vargjet e Librit të Allahut dhe falin namaz.
3:113. LEJSU SEWA’EN MIN ‘EHLIL-KITABI ‘UMMETUN KA’IMETUN JETLUNE ‘AJATI ELLAHI ‘ANA’EL-LEJLI WE HUM JESXHUDUNE
C 3:114. I besojnë All-llahut dhe ditës së gjykimit këshillojnë për të mirë dhe largojnë nga të këqijat, përpiqen për punë të dobishme, edhe ata janë prej të mirëve.
3:114. Ata besojnë Allahun dhe Ditën e Kiametit, e urdhërojnë të mirën, e ndalojnë të keqen dhe nxitojnë për të bërë punë të mira. Këta janë ndër të drejtët.
3:114. JU’UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI WE JE’MURUNE BIL-MA’RUFI WE JENHEWNE ‘ANIL-MUNKERI WE JUSARI’UNE FIL-HAJRATI WE ‘ULA’IKE MINE ES-SALIHINE
C 3:115. E çfarëdo të mire që bëjnë, ajo nuk u mohohet. All-llahu i di shumë mirë të devotshmit.
3:115. Çfarëdo të mire që të bëjnë, nuk do t’iu mohohet shpërblimi. Allahu i di mirë të devotshmit.
3:115. WE MA JEF’ALU MIN HAJRIN FELEN JUKFERUHU WEL-LAHU ‘ALIMUN BIL-MUTTEKINE
C 3:116. S'ka dyshim se atyre që nuk besuan, nuk do t'u bëjnë dobi ndaj (dënimit të) All-llahut as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata janë banues të zjarrit dhe aty janë përgjithmonë.
3:116. Ata që nuk besojnë, nuk do t’i mbrojë asgjë nga dënimi i Allahut, as pasuria e tyre e as fëmijët e tyre. Ata do të jenë banorët e zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
3:116. ‘INNEL-LEDHINE KEFERU LEN TUGNIJE ‘ANHUM ‘EMWALUHUM WE LA ‘EWLADUHUM MINEL-LAHI SHEJ’EN WE ‘ULA’IKE ‘ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C 3:117. Shembulli i asaj që ata e japin në këtë jetë (për t'u lavdëruar e për t'u përmendur) është si i një erë me breshër që godet dhe shkatërron të mbjellat e një populli që e ka lëshuar rrugën në dëm të vetes. All-llahu nuk u bëri zullum atyre, por ata ishin që i benë të padrejtë vetes së vet.
3:117. Gjithçka që jobesimtarët shpenzojnë në jetën e kësaj bote, i përngjan erës së akullt, e cila godet të lashtat e ndonjë populli që i ka bërë dëm vetes dhe ua zhduk të lashtat. Allahu nuk u ka bërë padrejtësi atyre, por ata i kanë bërë padrejtësi vetvetes.
3:117. METHELU MA JUNFIKUNE FI HEDHIHIL-HEJETI ED-DUNJA KEMETHELI RIHIN FIHA SIRRUN ‘ESABET HERTHE KAWMIN DHELEMU ‘ENFUSEHUM FE’EHLEKET/HU WE MA DHELEMEHUMU ELLAHU WE LEKIN ‘ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C 3:118. O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejta kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjoksat tyre është edhe më e madhe. Ne pra, ua kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni.
3:118. O besimtarë! Mos zgjidhni për miq dhe këshilltarë të afërt njerëz të tjerë jashtë gjirit tuaj; ata nuk ngurrojnë që t’ju bëjnë dëm. Ata dëshirojnë që të vuani. Urrejtja shfaqet në gjithçka që del prej gojës së tyre, kurse ajo që fshehin në zemrën e tyre, është edhe më e madhe. Ne jua kemi shpjeguar vargjet (e Kuranit), nëse jeni njerëz që kuptoni.
3:118. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TETTEHIDHU BITANETEN MIN DUNIKUM LA JE’LUNEKUM HABALEN WE DDU MA ‘ANITTUM KAD BEDETIL-BEGDA’U MIN ‘EFWAHIHIM WE MA TUHFI SUDURUHUM ‘EKBERU KAD BEJJENNA LEKUMUL-’AJATI ‘IN KUNTUM TA’KILUNE
C 3:119. Ja, ju (muslimanë) jeni që i doni ata, e ata nuk u duan juve. Madje ju i besoni librat në tërësi (të gjitha shpalljet), e kur ju takojnë thonë: "Ne kemi besuar"! E kur veçohen, ata nga mllefi kundër jush grisin majet e gishtërinjve. Thuaju: "Vdisni me atë mllef tuajin"! All-llahu e di shumë mirë se çka mbajnë (të fshehtat) zemrat e tyre.
3:119. Ja, ju i doni ata, por ata nuk ju duan juve dhe ju i besoni të gjitha librave (ndërsa ata jo). Kur ata ju takojnë, thonë: “Edhe ne besojmë” e, kur mbeten vetëm, nga mllefi ndaj jush, ata i kafshojnë majat e gishtave me dhëmbë. Thuaju: “Plasni me mllefin tuaj”. Vërtet, Allahu e di mirë ç’kanë në gjokset e tyre.
3:119. HA’ENTUM ‘ULA’I TUHIBBUNEHUM WE LA JUHIBBUNEKUM WE TU’UMINUNE BIL-KITABI KULLIHI WE ‘IDHA LEKUKUM KALU ‘AMENNA WE ‘IDHA HALEW ‘ADDU ‘ALEJKUMUL-’ENAMILE MINEL-GAJDHI KUL MUTU BIGAJDHIKUM ‘INNALL-LLAHE ‘ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C 3:120. Nëse ju përjetoni ndonjë të mirë, ata i dëshpëron ajo, e nëse ju godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë. Po, në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do t'u dëmtojë aspak. Është e sigurt se All-llahu e ka në dorë atë që punojnë ata.
3:120. Nëse ju vjen ndonjë e mirë, ata i brengos e, nëse ju gjen ndonjë e keqe, ata gëzohen, por nëse ju duroni dhe ruheni nga gjynahet, dinakëritë e tyre nuk mund t’ju dëmtojnë aspak. Vërtet Allahu ka dijeni për çdo gjë që punojnë ata.
3:120. ‘IN TEMSESKUM HESENETUN TESU’UHUM WE ‘IN TUSIBKUM SEJJI’ETUN JEFREHU BIHA WE ‘IN TESBIRU WE TETTEKU LA JEDURRUKUM KEJDUHUM SHEJ’EN ‘INNALL-LLAHE BIMA JA’MELUNE MUHITUN
C 3:121. Përkujto (O i dërguar) kur dole nga familja jote që t'ua përcaktosh besimtarëve vendet për luftë, e All-llahu është që dëgjon (fjalët) dhe që kupton (qëllimet).
3:121. Atë mëngjes, kur ti (o Muhamed) dole nga shtëpia jote për t’u caktuar besimtarëve vendet e luftës - e Allahu dëgjon dhe di çdo gjë -,
3:121. WE ‘IDH GADEWTE MIN ‘EHLIKE TUBEWWI’UL-MU’UMININE MEKA’IDE LILKITALI WEL-LAHU SEMI’UN ‘ALIMUN