Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 3:36. E kur ajo e lindi tha: "Zoti im, unë e linda femër"! Po All-llahu e di më së miri atë që ajo e lindi. E mashkulli nuk është si femra. "Dhe unë e emërtova atë Merjeme, e atë dhe pasardhësit e saj po t'i lë Ty në mbrojtje prej djallit të mallkuar".
3:36. E kur ajo lindi, tha: “Zoti im! Unë linda femër, - Allahu e di më mirë se çfarë lindi ajo, - e mashkulli nuk është si femra. Unë ia vura emrin Merjeme dhe i kam lënë atë me pasardhësit e saj nën mbrojtjen Tënde nga djalli i mallkuar”.
3:36. FELEMMA WEDE’AT/HA KALET RABBI ‘INNI WEDA’TUHA ‘UNTHA WEL-LAHU ‘A’LEMU BIMA WEDE’AT WE LEJSE EDH-DHEKERU KAL’UNTHA WE ‘INNI SEMMEJTUHA MERJEME WE ‘INNI ‘U’IDHUHA BIKE WE DHURRIJETEHA MINE ESH-SHEJTANI ER-REXHIMI
C 3:37. Zoti i saj e pranoi premtimin e saj ashtu si është më mirë, e rriti me një edukatë të mirë e të plotë dhe e vuri nën kujdesin e Zekirijasë. Sa herë që hynte Zekirijaja në mihrabin (dhomën) e saj, gjente te ajo ushqim e thoshte: "Oj Merjeme, prej nga ty ky ushqim"? Ajo i thonte: "Ai është nga All-llahu, se All-llahu atë që do pa masë e furnizon"!
3:37. Zoti e pranoi atë (Merjemen) me ëndje, e bëri që të rritet mirë dhe e la nën kujdestarinë e Zekerias. Sa herë që hynte Zekeria në dhomën e saj, gjente pranë saj ushqim dhe e pyeste: “O Merjeme! Nga të vjen ky ushqim?” Ajo përgjigjej: “Ky është nga Allahu, se Allahu e furnizon kë të dojë, pa kufi”.
3:37. FETEKABBELEHA REBBUHA BIKABULIN HESENIN WE ‘ENBETEHA NEBATEN HESENAN WE KEFFELEHA ZEKERIJA KULLEMA DEHALE ‘ALEJHA ZEKERIJAL-MIHRABE WEXHEDE ‘INDEHA RIZKÆN KALE JA MERJEMU ‘ENNA LEKI HADHA KALET HUWE MIN ‘INDI ELLAHI ‘INNALL-LLAHE JERZUKU MEN JESHA’U BIGAJRI HISABIN
C 3:38. Aty në atë moment Zekirijaja e lut Zotin e tij e thotë: "Zoti im, më falë edhe mua nga ana Juaj një pasardhës (fëmijë) të mirë, vërtet, Ti je dëgjues i lutjes"!
3:38. Atëherë Zekerija iu lut Zotit të vet e tha: “Zoti im! Dhuromë nga ana Jote një pasardhës të mirë! Se Ti, me të vërtetë, je Dëgjues i lutjes!”
3:38. HUNALIKE DA’A ZEKERIJA REBBEHU KALE RABBI HEB LI MIN LEDUNKE DHURRIJETEN TEJJIBETEN ‘INNEKE SEMI’U ED-DU’A’I
C 3:39. E duke u falur ai në faltore, engjëjt e thërrasin: "All-llahu të përgëzon ty me Jahjanë, që do të vërtetojë fjalën (Isain) e ardhur nga All-llahu, e që do të jetë prijës i matur dhe pejgamber nga të dalluarit"!
3:39. E ndërsa lutej në këmbë, në faltore, engjëjt e thirrën (Zekerijan): “Allahu të jep lajmin e mirë për Jahjain, i cili do të vërtetojë Fjalën e Allahut (Isain a.s.), do të jetë një fisnik, i dëlirë dhe profet, një prej të mirëve”.
3:39. FENADET/HUL-MELA’IKETU WE HUWE KA’IMUN JUSELLI FIL-MIHRABI ‘ENNEL-LAHE JUBESHSHIRUKE BIJEHJA MUSEDDIKEN BIKELIMETIN MINEL-LAHI WE SEJJIDAN WE HESURÆN WE NEBIJÆN MINE ES-SALIHINE
C 3:40. Ai (Zekirijaja) tha: "Zoti im, si mund të kem unë djalë kur mua më ka arritur pleqëria dhe shoqja ime beronjë (sterile)"? Tha (All-llahu): "Kështu,All-llahu punon çka të dojë"!
3:40. (Zekerija) tha: “Zoti im! Qysh do të kem djalë, kur mua më ka zënë pleqëria, e gruaja ime është shterpë?! (Engjëlli i) tha: “Kështu! Allahu bën çfarë të dojë”.
3:40. KALE RABBI ‘ENNA JEKUNU LI GULAMUN WE KAD BELEGANIJEL-KIBERU WE EMRE’ETI ‘AKIRUN KALE KEDHALIKEL-LAHU JEF’ALU MA JESHA’U
C 3:41. Ai (Zekirijaja) tha: "Zoti im më jep mua një shenjë"! Shenja e jote - tha Ai - është që tri ditë nuk do të mund t'u flasësh njerëzve, pos me gjeste (mimikë), e ti përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje mbrëmje e mëngjes"!
3:41. Ai tha: “O Zot! Më jep një shenjë!” (Zoti) i tha: “Shenjë për ty është se tri ditë nuk do t’u flasësh njerëzve, veçse me gjeste. Por, Zotin tënd përmende shumë dhe adhuroje Atë në mbrëmje dhe në mëngjes”.
3:41. KALE RABBI EXH’AL LI ‘AJETEN KALE ‘AJETUKE ‘ELLA TUKELLIME EN-NASE THELATHETE ‘EJJAMIN ‘ILLA REMZEN WE EDHKUR REBBEKE KETHIRAN WE SEBBIH BIL-’ASHIJI WEL-’IBKARI
C 3:42. Përkujto kur engjëjt i thanë: "Oj Mejreme, All-llahu të dalloi ty (me besim e karakter), të pastroi (nga shpifjet ebreje) dhe të lartësoi mbi gratë e botës".
3:42. (Kujto) kur engjëjt thanë: “O Merjeme! Allahu të ka zgjedhur, të ka pastruar dhe të ka parapëlqyer ty mbi të gjitha gratë e botës.
3:42. WE ‘IDH KALETIL-MELA’IKETU JA MERJEMU ‘INNALL-LLAHE ESTEFAKI WE TEHHEREKI WE ESTEFAKI ‘ALA NISA’IL-’ALEMINE
C 3:43. "Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen"!
3:43. O Merjeme! Bindju Zotit tënd! Bëj sexhde dhe përkulu në ruku bashkë me ata që përkulen (duke adhuruar Allahun)!”
3:43. JA MERJEMU EKNUTI LIREBBIKI WE ESXHUDI WE ERKA’I ME’A ER-RAKI’INE
C 3:44. "Këto janë nga lajmet e fshehta (të hershme) që po t'i shpallim ty. Ti nuk ishe ndër ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranë tyre as kur ata ziheshin mes vete".
3:44. Këto janë lajme të fshehta, që po t’i shpallim ty (o Muhamed). Ti nuk ishe i pranishëm kur ata hodhën short se kush prej tyre do të merrte nën kujdes Merjemen dhe nuk ishe i pranishëm kur ata diskutonin.
3:44. DHALIKE MIN ‘NBA’IL-GAJBI NUHIHI ‘ILEJKE WE MA KUNTE LEDEJHIM ‘IDH JULKUNE ‘EKLAMEHUM ‘EJJUHUM JEKFULU MERJEME WE MA KUNTE LEDEJHIM ‘IDH JEHTESIMUNE
C 3:45. Përkujto kur engjëjt i thanë: "Oj Mejreme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit) emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshëm në Dunja e Ahiret dhe nga të afërmit (e Zotit).
3:45. (Kujto) kur engjëjt thanë: “O Merjeme! Allahu të jep lajmin e mirë për një (djalë që do të lindë me një) Fjalë prej Tij: emrin do ta ketë Mesih - Isa i biri i Merjemes, do të jetë i nderuar në këtë botë dhe në tjetrën dhe një nga të afërmit e Allahut.
3:45. ‘IDH KALETIL-MELA’IKETU JA MERJEMU ‘INNALL-LLAHE JUBESHSHIRUKI BIKELIMETIN MINHU ESMUHUL-MESIHU ‘ISA EBNU MERJEME WEXHIHEN FI ED-DUNJA WEL-’AHIRETI WE MINEL-MUKARREBINE
C 3:46. E që duke qenë në djep (foshnje) u flet njerëzve, e edhe si i rritur e që është nga të përsosurit.
3:46. Ai do t’u flasë njerëzve qysh i vogël në djep edhe si njeri i rritur dhe do të jetë nga më të mirët”.
3:46. WE JUKELLIMU EN-NASE FIL-MEHDI WE KEHLEN WE MINE ES-SALIHINE