Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 2:283. E në qoftë se gjendeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng (paradhënie ose kapar). E nëse i besoni njëri-tjetrit, atij që i është besuar le ta zbatojë atë (amanetin) që i është besuar, dhe le ta ketë frikë All-llahun, Zotin e tij. Mos e fshehni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë, ai është mëkatar me zemrën e vet, All-llahu di atë që veproni.
2:283. Nëse jeni në udhëtim e nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng. Dhe, nëse njëri prej jush ka besim tek tjetri, atëherë borxhliu le ta kthejë atë që i është besuar dhe le t’i frikësohet Allahut, Zotit të vet. Mos e fshihni dëshminë, se, kush e fsheh atë, zemra e tij është gjynahqare. Allahu di çdo gjë që punoni ju.
2:283. WE ‘IN KUNTUM ‘ALA SEFERIN WE LEM TXHIDU KATIBEN FERIHANUN MEKBUDETUN FE’IN ‘EMINE BA’DUKUM BA’DAN FELJU’UEDDIL-LEDHI E’UTUMINE ‘EMANETEHU WE LIETTEKI ELLAHE REBBEHU WE LA TEKTUMU ESH-SHEHADETE WE MEN JEKTUMHA FE’INNEHU ‘ATHIMUN KALBUHU WEL-LAHU BIMA TA’MELUNE ‘ALIMUN
C 2:284. Vetëm të All-llahut janë gjithëçka ka në qiej dhe ç'ka në tokë, e për atë që e keni në shpirtin tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu do t'ju marrë në përgjegjësi, e Ai ia fal atij që do dhe e dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për çdo send.
2:284. Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Edhe nëse e tregoni apo e fshihni çfarë keni në shpirtin tuaj, Allahu do t’ju kërkojë llogari për të. Kështu, Ai do të falë kë të dojë dhe do të dënojë kë të dojë. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
2:284. LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE ‘IN TUBDU MA FI ‘ENFUSIKUM ‘EW TUHFUHU JUHASIBKUM BIHI ELLAHU FEJEGFIRU LIMEN JESHA’U WE JU’ADHDHIBU MEN JESHA’U WEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C 2:285. I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: "Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhërin. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë".
2:285. I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij”. Ata thonë: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë dhe te Ti do të kthehemi!”
2:285. ‘AMENE ER-RESULU BIMA ‘UNZILE ‘ILEJHI MIN RABBIHI WEL-MU’UMINUNE KULLUN ‘AMENE BILLAHI WE MELA’IKETIHI WE KUTUBIHI WE RUSULIHI LA NUFERRIKU BEJNE ‘EHEDIN MIN RUSULIHI WE KALU SEMI’NA WE ‘ETA’NA GUFRANEKE REBBENA WE ‘ILEJKEL-MESIRU
C 2:286. All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. "Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar!
2:286. Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bën, kurse në dëm të tij është e keqja që punon. Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti Ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!”
2:286. LA JUKELLIFU ELLAHU NEFSEN ‘ILLA WUS’AHA LEHA MA KESEBET WE ‘ALEJHA MA EKTESEBET REBBENA LA TU’UAHIDHNA ‘IN NESINA ‘EW ‘EHTE’NA REBBENA WE LA TEHMIL ‘ALEJNA ‘ISRAN KEMA HEMELTEHU ‘ALEL-LEDHINE MIN KABLINA REBBENA WE LA TUHEMMILNA MA LA TAKATE LENA BIHI WE A’FU ‘ANNA WE EGFIR LENA WE ERHEMNA ‘ENTE MEWLANA FANSURNA ‘ALEL-KAWMIL-KAFIRINE
C 3:1. Elif, Lam, Mim.
3:1. Elif Lâm Mîm.
3:1. ‘ELIF-LAM-MIM
C 3:2. All-llahu është Një, e nuk ka të adhuruar (Zot) pos Tij, është i përjetshëm, mbikëqyrës.
3:2. Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje.
3:2. ELLAHU LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWEL-HEJJUL-KAJJUMU
C 3:3. Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që është vërtetues i librave të mëparshëm. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin.
3:3. Ai të ka shpallur ty Librin, me të vërtetën e saktë, duke vërtetuar shpalljet e mëparshme. Ai i ka zbritur Teuratin dhe Ungjillin
3:3. NEZZELE ‘ALEJKEL-KITABE BIL-HEKKI MUSEDDIKEN LIMA BEJNE JEDEJHI WE ‘ENZELET-TEWRATE WEL-’INXHILE
C 3:4. Udhërrëfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së vërtetës nga gënjeshtra). S'ka dyshim se ata që mohojnë argumentet e All-llahut i pret ndëshkimi i rreptë. All-llahut është ngadhënjyes, shpagimtar.
3:4. më parë si udhërrëfyes për njerëzit dhe ka zbritur edhe Dalluesin (e së vërtetës nga e pavërteta). Ata që nuk besojnë shpalljet e Allahut, i pret dënim i ashpër; Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Zoti për shpagim.
3:4. MIN KABLU HUDEN LILNNASI WE ‘ENZELEL-FURKANE ‘INNEL-LEDHINE KEFERU BI’AJATI ELLAHI LEHUM ‘ADHABUN SHEDIDUN WEL-LAHU ‘AZIZUN DHU ENTIKAMIN
C 3:5. S'ka dyshim se All-llahut nuk mund t'i fshihet asgjë në tokë e as në qiell.
3:5. Pa dyshim, Allahut nuk i fshihet asgjë në Tokë dhe as në qiell!
3:5. ‘INNALL-LLAHE LA JEHFA ‘ALEJHI SHEJ’UN FIL-’ERDI WE LA FI ES-SEMA’I
C 3:6. Ai është që ju krijon (formon) juve në mitra ashtu si të dojë. S'ka Zot pos Tij, e që është fuqiplotë, i urti.
3:6. Ai ju formon në mitër, ashtu siç dëshiron Vetë; s’ka zot tjetër që meriton të adhurohet, përveç Tij, të Plotfuqishmit, të Urtit!
3:6. HUWEL-LEDHI JUSEWWIRUKUM FIL-’ERHAMI KEJFE JESHA’U LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWEL-’AZIZUL-HEKIMU
C 3:7. Ai është që ta zbriti librin ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qartë (muteshabih). E ata, që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos All-llahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: "Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë"! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes.
3:7. Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa vargje të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit. Kurse disa (vargje) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t’i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërsa ata që janë thelluar në dijeni, thonë: “Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (vargje të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë!” Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.
3:7. HUWEL-LEDHI ‘ENZELE ‘ALEJKEL-KITABE MINHU ‘AJATUN MUHKEMATUN HUNNE ‘UMMUL-KITABI WE ‘UHARU MUTESHABIHATUN FE’EMMAL-LEDHINE FI KULUBIHIM ZEJGUN FEJETTEBI’UNE MA TESHABEHE MINHU EBTIGA’EL-FITNETI WE EBTIGA’E TE’WILIHI WE MA JA’LEMU TE’WILEHU ‘ILLALLAHU WE ER-RASIHUNE FIL-’ILMI JEKULUNE ‘AMENNA BIHI KULLUN MIN ‘INDI RABBINA WE MA JEDHDHEKKERU ‘ILLA ‘ULUL-’ELBABI