Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 2:279. E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me All-llahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj - askë nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni.
2:279. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë iu është shpallur luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Nëse pendoheni, atëherë ju takon kapitali fillestar. Në këtë mënyrë, nuk dëmtoni askënd e as nuk dëmtoheni vetë.
2:279. FE’IN LEM TEF’ALU FE’DHENU BIHERBIN MINEL-LAHI WE RESULIHI WE ‘IN TUBTUM FELEKUM RU’USU ‘EMWALIKUM LA TEDHLIMUNE WE LA TUDHLEMUNE
C 2:280. Po në qoftë se ai (borxhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje derisa të vijë në një çlirim. E t'ia falni (borxhin) në emër të lëmoshës, ajo, nëse e dini, është shumë më e mirë për ju.
2:280. Nëse e dini se borxhliu është ngushtë, shtyjani afatin (e shlyerjes së borxhit) derisa ta përmirësojë gjendjen. Por është më mirë për ju që t’ia falni borxhin, veç sikur ta dinit.
2:280. WE ‘IN KANE DHU ‘USRETIN FENEDHIRETUN ‘ILA MEJSERETIN WE ‘EN TESEDDEKU HAJRUN LEKUM ‘IN KUNTUM TA’LEMUNE
C 2:281. Dhe ruajuni një ditë kur në të ktheheni te All-llahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë.
2:281. Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.
2:281. WE ETTEKU JEWMEN TURXHA’UNE FIHI ‘ILA ELLAHI THUMME TUWEFFA KULLU NEFSIN MA KESEBET WE HUM LA JUDHLEMUNE
C 2:282. O besimtarë, kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë. Dhe nga gjiu juaj le të shkruajë një shkrues i drejtë dhe të mos ngurrojë nga të shkruarit ashtu siç e ka mësuar All-llahu. Le të shkruajë, e atij le t'i diktojë ai që pranon borxhin, le t'i frikësohet All-llahut, Zotit të tij e të mos lëre mangut asnjë send nga ai. E në qoftë se ai që ngarkohet me borxh është i paaftë mentalisht, është i mitur ose nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë drejt kujdestari i tij. Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burrë e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. (Dy gra në vend të një burri) Për atë se nëse njëra prej tyre gabon, t'ia përkujtojë tjetra. Dëshmitarët të mos refuzojnë kur të thirren. Dhe mos përtoni për ta shkruar atë dhe afatin e tij, i vogël qoftë ose i madh, sepse kjo është më e drejtë tek All-llahu, më e fortë për dëshmi dhe më afër mosdyshimit. Vetëm nëse është tregti e menjëhershme (dora-doras) që e praktikoni midis jush, atëherë nuk është ndonjë mëkat të mos e shënoni. Por, kur bëni shitblerje, dëshmojnie. E ai (pronari i pasurisë) nuk dëmton as shkruesit as dëshmitarët, e nëse bëni (dëmtimin), ai është mosrespekt juaji (ndaj dispozitave të All-llahut). Kini frikë All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (të jashtëzakonshme), All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send.
2:282. O besimtarë! Shkruajeni huan që ia jepni njëri-tjetrit për një afat të caktuar. Le ta shënojë atë me drejtësi një shkrues ndërmjet jush; asnjë shkrues të mos ngurrojë që ta shënojë ashtu siç e ka mësuar Allahu. Ai le të shënojë, kurse borxhliu le të diktojë dhe le t’i frikësohet Allahut, Zotit të vet, duke mos lënë mangët asgjë nga borxhi! Në qoftë se borxhliu është mendjelehtë ose i mitur, ose i tillë që nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë saktësisht kujdestari i tij. Thirrni dy dëshmitarë prej njerëzve tuaj e, nëse nuk gjeni dy dëshmitarë burra, atëherë thirrni për dëshmitarë një burrë dhe dy gra, nga ata që i quani të përshtatshëm; në mënyrë që, nëse njëra grua harron, t’ia kujtojë tjetra. Dëshmitarët nuk duhet të kundërshtojnë kurdo që të thirren. Mos e lini pa e shënuar borxhin, qoftë i vogël apo i madh, duke shënuar edhe afatin e pagimit. Kjo mënyrë është më e drejtë para Allahut, më e saktë për dëshmi dhe më e përshtatshme për të mos dyshuar. Por, nëse është fjala për mallin që qarkullon nga dora në dorë, atëherë nuk do të keni gjynah nëse nuk e shënoni atë. Thirrni dëshmitarë edhe kur të lidhni kontrata për shitblerje dhe të mos dëmtohet as shkruesi, as dëshmitari. Nëse bëni të kundërtën, atëherë keni bërë gjynah, prandaj ruajuni Allahut! Allahu ju mëson ju; Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
2:282. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘IDHA TEDAJENTUM BIDEJNIN ‘ILA ‘EXHELIN MUSEMMEN FAKTUBUHU WE LIEKTUB BEJNEKUM KATIBUN BIL-’ADLI WE LA JE’BE KATIBUN ‘EN JEKTUBE KEMA ‘ALLEMEHU ELLAHU FELJEKTUB WE LIUMLILIL-LEDHI ‘ALEJHIL-HEKKU WE LIETTEKI ELLAHE REBBEHU WE LA JEBHAS MINHU SHEJ’EN FE’IN KANEL-LEDHI ‘ALEJHIL-HEKKU SEFIHAN ‘EW DA’IFÆN ‘EW LA JESTETI’U ‘EN JUMILLE HUWE FELJUMLIL WELIJUHU BIL-’ADLI WE ESTESH/HIDU SHEHIDEJNI MIN RIXHALIKUM FE’IN LEM JEKUNA REXHULEJNI FEREXHULUN WE EMRE’ETANI MIMMEN TERDEWNE MINE ESH-SHUHEDA’I ‘EN TEDILLE ‘IHDAHUMA FETUDHEKKIRE ‘IHDAHUMAL-’UHRA WE LA JE’BE ESH-SHUHEDA’U ‘IDHA MA DU’U WE LA TES’EMU ‘EN TEKTUBUHU SEGIRÆN ‘EW KEBIRÆN ‘ILA ‘EXHELIHI DHALIKUM ‘EKSETU ‘INDEL-LAHI WE ‘EKWEMU LILSHSHEHADETI WE ‘EDNA ‘ELLA TERTABU ‘ILLA ‘EN TEKUNE TIXHARETEN HADIRETEN TUDIRUNEHA BEJNEKUM FELEJSE ‘ALEJKUM XHUNAHUN ‘ELLA TEKTUBUHA WE ‘ESH/HIDU ‘IDHA TEBAJA’TUM WE LA JUDARRE KATIBUN WE LA SHEHIDUN WE ‘IN TEF’ALU FE’INNEHU FUSUKUN BIKUM WE ETTEKU ELLAHE WE JU’ALLIMUKUMU ELLAHU WEL-LAHU BIKULLI SHEJ’IN ‘ALIMUN
C 2:283. E në qoftë se gjendeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng (paradhënie ose kapar). E nëse i besoni njëri-tjetrit, atij që i është besuar le ta zbatojë atë (amanetin) që i është besuar, dhe le ta ketë frikë All-llahun, Zotin e tij. Mos e fshehni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë, ai është mëkatar me zemrën e vet, All-llahu di atë që veproni.
2:283. Nëse jeni në udhëtim e nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng. Dhe, nëse njëri prej jush ka besim tek tjetri, atëherë borxhliu le ta kthejë atë që i është besuar dhe le t’i frikësohet Allahut, Zotit të vet. Mos e fshihni dëshminë, se, kush e fsheh atë, zemra e tij është gjynahqare. Allahu di çdo gjë që punoni ju.
2:283. WE ‘IN KUNTUM ‘ALA SEFERIN WE LEM TXHIDU KATIBEN FERIHANUN MEKBUDETUN FE’IN ‘EMINE BA’DUKUM BA’DAN FELJU’UEDDIL-LEDHI E’UTUMINE ‘EMANETEHU WE LIETTEKI ELLAHE REBBEHU WE LA TEKTUMU ESH-SHEHADETE WE MEN JEKTUMHA FE’INNEHU ‘ATHIMUN KALBUHU WEL-LAHU BIMA TA’MELUNE ‘ALIMUN
C 2:284. Vetëm të All-llahut janë gjithëçka ka në qiej dhe ç'ka në tokë, e për atë që e keni në shpirtin tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu do t'ju marrë në përgjegjësi, e Ai ia fal atij që do dhe e dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për çdo send.
2:284. Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Edhe nëse e tregoni apo e fshihni çfarë keni në shpirtin tuaj, Allahu do t’ju kërkojë llogari për të. Kështu, Ai do të falë kë të dojë dhe do të dënojë kë të dojë. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
2:284. LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE ‘IN TUBDU MA FI ‘ENFUSIKUM ‘EW TUHFUHU JUHASIBKUM BIHI ELLAHU FEJEGFIRU LIMEN JESHA’U WE JU’ADHDHIBU MEN JESHA’U WEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C 2:285. I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: "Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhërin. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë".
2:285. I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij”. Ata thonë: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë dhe te Ti do të kthehemi!”
2:285. ‘AMENE ER-RESULU BIMA ‘UNZILE ‘ILEJHI MIN RABBIHI WEL-MU’UMINUNE KULLUN ‘AMENE BILLAHI WE MELA’IKETIHI WE KUTUBIHI WE RUSULIHI LA NUFERRIKU BEJNE ‘EHEDIN MIN RUSULIHI WE KALU SEMI’NA WE ‘ETA’NA GUFRANEKE REBBENA WE ‘ILEJKEL-MESIRU
C 2:286. All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. "Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar!
2:286. Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bën, kurse në dëm të tij është e keqja që punon. Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti Ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!”
2:286. LA JUKELLIFU ELLAHU NEFSEN ‘ILLA WUS’AHA LEHA MA KESEBET WE ‘ALEJHA MA EKTESEBET REBBENA LA TU’UAHIDHNA ‘IN NESINA ‘EW ‘EHTE’NA REBBENA WE LA TEHMIL ‘ALEJNA ‘ISRAN KEMA HEMELTEHU ‘ALEL-LEDHINE MIN KABLINA REBBENA WE LA TUHEMMILNA MA LA TAKATE LENA BIHI WE A’FU ‘ANNA WE EGFIR LENA WE ERHEMNA ‘ENTE MEWLANA FANSURNA ‘ALEL-KAWMIL-KAFIRINE
C 3:1. Elif, Lam, Mim.
3:1. Elif Lâm Mîm.
3:1. ‘ELIF-LAM-MIM
C 3:2. All-llahu është Një, e nuk ka të adhuruar (Zot) pos Tij, është i përjetshëm, mbikëqyrës.
3:2. Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje.
3:2. ELLAHU LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWEL-HEJJUL-KAJJUMU
C 3:3. Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që është vërtetues i librave të mëparshëm. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin.
3:3. Ai të ka shpallur ty Librin, me të vërtetën e saktë, duke vërtetuar shpalljet e mëparshme. Ai i ka zbritur Teuratin dhe Ungjillin
3:3. NEZZELE ‘ALEJKEL-KITABE BIL-HEKKI MUSEDDIKEN LIMA BEJNE JEDEJHI WE ‘ENZELET-TEWRATE WEL-’INXHILE