Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 3:138. Ky (Kur'ani) është sqarim për njerëzit, është udhëzim dhe këshillë për të devotshmit.
3:138. Këto janë lajme të qarta dhe udhërrëfyese për të devotshmit.
3:138. HADHA BEJANUN LILNNASI WE HUDEN WE MEW’IDHETUN LILMUTTEKINE
C 3:139. E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë.
3:139. Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë.
3:139. WE LA TEHINU WE LA TEHZENU WE ‘ENTUMUL-’A’LEWNE ‘IN KUNTUM MU’UMININE
C 3:140. Në qoftë se juve u preku çka u dhemb (në Uhud), edhe atë popull (armikun) e pat prekur dhembje si kjo e juaja (në Bedër). Ne, këto ditë i ndërrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve për t'u ditur tek All-llahu ata që besuan dhe për t'i zgjedhur disa prej jush për dëshmorë (ose dëshmues). All-llahu nuk i do zullumqarët.
3:140. Nëse ju ka goditur ndonjë plagë, edhe popullin (armik) e kanë goditur të tilla plagë. Ato ditë (fitoreje dhe humbjeje) Ne i ndërrojmë midis njerëzve, që Allahu t’i dallojë besimtarët dhe për t’i bërë disa nga ju dëshmorë. Allahu nuk i do keqbërësit.
3:140. ‘IN JEMSESKUM KARHUN FEKAD MESSEL-KAWME KARHUN MITHLUHU WE TILKEL-’EJJAMU NUDAWILUHA BEJNE EN-NASI WE LIJA’LEMEL-LAHUL-LEDHINE ‘AMENU WE JETTEHIDHE MINKUM SHUHEDA’E WEL-LAHU LA JUHIBBU EDH-DHALIMINE
C 3:141. Dhe që All-llahu t'i pastrojë besimtarët, ndërsa gradualisht t'i shkatërrojë mosbesimtarët.
3:141. E kështu, Allahu i dëlir besimtarët e i shuan jobesimtarët.
3:141. WE LIJUMEHHISEL-LAHUL-LEDHINE ‘AMENU WE JEMHEKAL-KAFIRINE
C 3:142. A mos menduat ju se do të hyni në xhennet e All-llahu pa e ditur (pa u vërtetuar në praktikë) se cilët prej jush kanë luftuar dhe pa e ditur cilët prej jush ishin të durueshëm.
3:142. A mendoni se do të hyni në Xhenet, pa i provuar Allahu ata që kanë luftuar prej jush dhe pa i provuar ata që kanë duruar?
3:142. ‘EM HESIBTUM ‘EN TEDHULUL-XHENNETE WE LEMMA JA’LEMI ELLAHUL-LEDHINE XHAHEDU MINKUM WE JA’LEME ES-SABIRINE
C 3:143. Ju ishit ata që dëshironit vdekjen para se të ballafaqoheshit me te. Ja pra, atë e patë dhe e shikuat me sytë tuaj.
3:143. Ju e dëshironit vdekjen para se të ballafaqoheshit me të dhe ja pra, ju e patë atë me sytë tuaj.
3:143. WE LEKAD KUNTUM TETEMENNEWNL-MEWTE MIN KABLI ‘EN TELKAWHU FEKAD RE’EJTUMUHU WE ‘ENTUM TENDHURUNE
C 3:144. Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)? E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm All-llahut aspak, kurse All-llahu do t'i shpërblejë mirënjohësit.
3:144. Muhamedi është vetëm i Dërguar, para të cilit ka pasur edhe të dërguar të tjerë. Nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa? Kushdo që kthehet prapa, nuk i bën kurrfarë dëmi Allahut. Dhe Allahu do t’i shpërblejë falënderuesit.
3:144. WE MA MUHEMMEDUN ‘ILLA RESULUN KAD HALET MIN KABLIHI ER-RUSULU ‘EFE’IN MATE ‘EW KUTILE ENKALEBTUM ‘ALA ‘A’KABIKUM WE MEN JENKALIB ‘ALA ‘AKIBEJHI FELEN JEDURREL-LAHE SHEJ’EN WE SEJEXHZI ELLAHU ESH-SHAKIRINE
C 3:145. Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. Ai është shënim i afatit të caktuar. E kush e dëshiron shpërblimin e kësaj bote, Ne atij ia japim, e kush e dëshiron shpërblimin e botës tjetër, edhe atij do t'ia japim atë, kurse mirënjohësit Ne do t'i shpërblejmë.
3:145. Çdo shpirt vdes vetëm me vendimin e Allahut, në kohë të caktuar. Kush dëshiron mirësitë e kësaj bote, Ne do t’i japim atij prej saj, ndërsa kush dëshiron shpërblimin e botës tjetër, Ne do t’i japim atij prej saj. Ne do t’i shpërblejmë mirënjohësit.
3:145. WE MA KANE LINEFSIN ‘EN TEMUTE ‘ILLA BI’IDHNI ELLAHI KITABEN MU’UEXHXHELAN WE MEN JURID THEWABE ED-DUNJA NU’UTIHI MINHA WE MEN JURID THEWABEL-’AHIRETI NU’UTIHI MINHA WE SENEXHZI ESH-SHAKIRINE
C 3:146. E sa pejgamberë pati që së bashku me të luftuan turma të mëdha besimtarësh dhe për atë që i goditi në rrugën e All-llahut, ata nuk u dobësuan dhe as nuk u përulën. All-llahu i do durimtarët.
3:146. Sa e sa profetë bashkë me shumë besimtarë të vërtetë luftuan e megjithatë nuk u përkulën para goditjeve që morën në rrugën e Allahut, as nuk u dobësuan e as nuk u nënshtruan. Allahu i do të duruarit.
3:146. WE KE’EJJIN MIN NEBIJIN KATELE ME’AHU RIBBIJUNE KETHIRUN FEMA WEHENU LIMA ‘ESABEHUM FI SEBILI ELLAHI WE MA DA’UFU WE MA ESTEKANU WEL-LAHU JUHIBBU ES-SABIRINE
C 3:147. Fjala e tyre nuk ishte tjetër pos vetëm të thonin: "Zoti ynë, na i falë mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona dhe na forco në vendet tona (në luftë), ndihmona kundër popullit jobesimtar"!
3:147. Ata vetëm thoshin: “O Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe teprimin në punën tonë, na i forco këmbët (në istikam) dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar!”
3:147. WE MA KANE KAWLEHUM ‘ILLA ‘EN KALU REBBENA EGFIR LENA DHUNUBENA WE ‘ISRAFENA FI ‘EMRINA WE THEBBIT ‘EKDAMENA WE ENSURNA ‘ALEL-KAWMIL-KAFIRINE
C 3:148. Ndaj All-llahu ua dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin më të mirë të botës tjetër; All-llahu i do punëmirët.
3:148. Dhe Allahu u dhuroi atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin më të mirë të jetës tjetër. Allahu i do punëmirët.
3:148. FE’ATAHUMU ELLAHU THEWABE ED-DUNJA WE HUSNE THEWABIL-’AHIRETI WEL-LAHU JUHIBBUL-MUHSININE