Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 3:128. Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes se a do t'ua pranojë Ai pendimin apo do t'i dënojë ata, në të vërtetë ata janë zullumqarë.
3:128. Ti nuk ke asgjë në dorë, nëse do t’ua pranojë Ai pendimin apo do t’i dënojë, se ata janë vërtet keqbërës.
3:128. LEJSE LEKE MINEL-’EMRI SHEJ’UN ‘EW JETUBE ‘ALEJHIM ‘EW JU’ADHDHIBEHUM FE’INNEHUM DHALIMUNE
C 3:129. Vetëm e All-llahut është gjithë ç'ka në qiej e në tokë, Ai i fal atij që do dhe Ai e dënon atë që do. All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
3:129. Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë! Ai fal kë të dojë dhe dënon kë të dojë. Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë.
3:129. WE LILLEHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI JEGFIRU LIMEN JESHA’U WE JU’ADHDHIBU MEN JESHA’U WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C 3:130. O ju të cilët besuat, mos e hani kamatën që po e shumëfishoni dhe kini frikë (dënimin e) All-llahut ashtu që të gjeni shpëtim.
3:130. O besimtarë! Mos pranoni kamatë të shumëfishtë mbi kamatë! Kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni
3:130. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TE’KULU ER-RIBA ‘ED’AFEN MUDA’AFETEN WE ETTEKU ELLAHE LE’ALLEKUM TUFLIHUNE
C 3:131. Dhe ruajuni zjarrit që është përgatitur për pabesimtarët.
3:131. dhe ruajuni zjarrit, i cili është përgatitur për jobesimtarët!
3:131. WE ETTEKU EN-NAREL-LETI ‘U’IDDET LILKAFIRINE
C 3:132. E bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, ashtu që të mëshiroheni.
3:132. Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, për të shpresuar mëshirën (e Allahut).
3:132. WE ‘ETI’U ELLAHE WE ER-RESULE LE’ALLEKUM TURHEMUNE
C 3:133. Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.
3:133. Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit,
3:133. WE SARI’U ‘ILA MEGFIRETIN MIN RABBIKUM WE XHENNETIN ‘ARDUHA ES-SEMAWATU WEL-’ERDU ‘U’IDDET LILMUTTEKINE
C 3:134. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit.
3:134. të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.
3:134. EL-LEDHINE JUNFIKUNE FI ES-SERRA’I WE ED-DERRA’I WEL-KADHIMINEL-GAJDHE WEL-’AFINE ‘ANI EN-NASI WEL-LAHU JUHIBBUL-MUHSININE
C 3:135. Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen).
3:135. Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre - e kush i fal gjynahet përveç Allahut? - dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë,
3:135. WEL-LEDHINE ‘IDHA FE’ALU FAHISHETEN ‘EW DHELEMU ‘ENFUSEHUM DHEKERU ELLAHE FASTEGFERU LIDHUNUBIHIM WE MEN JEGFIRU EDH-DHUNUBE ‘ILLALLAHU WE LEM JUSIRRU ‘ALA MA FE’ALU WE HUM JA’LEMUNE
C 3:136. Shpërblimi i të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj, e aty do të rrinë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë.
3:136. pra, për këta do të ketë si shpërblim falje madhështore (të gjynaheve) nga ana e Zotit të tyre dhe kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojnë përherë. Sa shpërblim i bukur është ky për ata që punojnë (vepra të bukura)!
3:136. ‘ULA’IKE XHEZA’UUHUM MEGFIRETUN MIN RABBIHIM WE XHENNATUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA WE NI’ME ‘EXHRUL-’AMILINE
C 3:137. Përpara jush kanë kaluar popujt ndaj të cilëve janë zbatuar ligjet, ndaj udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni si qe përfundimi i atyre që përgënjeshtruan.
3:137. Para jush kanë kaluar shumë shembuj (popujsh nga ndjekësit e profetëve që iu ndodhi ajo që po ju ndodh edhe ju). Prandaj udhëtoni nëpër botë dhe shihni si ishte fundi i atyre që i përgënjeshtruan profetët.
3:137. KAD HALET MIN KABLIKUM SUNENUN FESIRU FIL-’ERDI FANDHURU KEJFE KANE ‘AKIBETUL-MUKEDHDHIBINE
C 3:138. Ky (Kur'ani) është sqarim për njerëzit, është udhëzim dhe këshillë për të devotshmit.
3:138. Këto janë lajme të qarta dhe udhërrëfyese për të devotshmit.
3:138. HADHA BEJANUN LILNNASI WE HUDEN WE MEW’IDHETUN LILMUTTEKINE