Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 3:76. Jo, (nuk është ashtu si thonë ata) po kush e përmbush amanetin e vet (është besnik) dhe ruhet nga mëkatet, s'ka dyshim, All-llahu i do ata që ruhen.
3:76. Jo! Por kushdo që plotëson premtimin e tij dhe ruhet nga të këqijat, (ta dijë se) Allahu, me të vërtetë, i do ata që janë të devotshëm.
3:76. BELA MEN ‘EWFA BI’AHDIHI WE ETTEKA FE’INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUTTEKINE
C 3:77. Ata që për një vlerë të paktë e shesin besën e dhënë All-llahut, ndryshojnë edhe zotimet e tyre, të tillët nuk kanë pjesë (mëshirë) në botën tjetër, dhe në ditën e kijametit All-llahu nuk u flet atyre, nuk i shikon ata dhe nuk i pastron (prej barrës së gabimeve), ata kanë një dënim të dhembshëm.
3:77. Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël, nuk do të kenë asnjë të mirë në jetën e ardhshme. Allahu nuk do t’u flasë atyre, as nuk do t’i shikojë në Ditën e Kiametit dhe as nuk do t’i pastrojë prej gjynaheve e për ta do të ketë dënim të dhembshëm.
3:77. ‘INNEL-LEDHINE JESHTERUNE BI’AHDI ELLAHI WE ‘EJMANIHIM THEMENEN KALILAN ‘ULA’IKE LA HALAKA LEHUM FIL-’AHIRETI WE LA JUKELLIMUHUMU ELLAHU WE LA JENDHURU ‘ILEJHIM JEWMEL-KIJAMETI WE LA JUZEKKIHIM WE LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C 3:78. Në të vërtetë, një grup prej tyre janë ata që pështjellojnë gjuhët e tyre kur lexojnë librin (për ta deformuar kuptimin) ashtu që ju të mendoni se ajo (shprehje) është nga libri, po ajo nuk është nga libri (i vërtetë), madje thonë: "Kjo është nga All-llahu"! Po ajo nuk është nga All-llahu. Ata duke ditur thonë gënjeshtra për All-llahun.
3:78. Me të vërtetë, një grup ithtarësh të Librit e shtrembërojnë Librin me gjuhët e tyre (ndërsa e lexojnë atë), që ju të mendoni se ai farë leximi është prej Librit (që ka zbritur Allahu), kurse në të vërtetë, nuk është prej Librit. Ata thonë: “Kjo që lexojmë është nga Allahu”, por ajo nuk është nga Allahu. Ata flasin gënjeshtra për Allahun, duke qenë të vetëdijshëm për këtë.
3:78. WE ‘INNE MINHUM LEFERIKEN JELWUNE ‘ELSINETEHUM BIL-KITABI LITEHSEBUHU MINEL-KITABI WE MA HUWE MINEL-KITABI WE JEKULUNE HUWE MIN ‘INDI ELLAHI WE MA HUWE MIN ‘INDI ELLAHI WE JEKULUNE ‘ALA ELLAHIL-KEDHIBE WE HUM JA’LEMUNE
C 3:79. S'është e drejtë as nuk i takoi asnjë njeriu që t'i ketë dhënë All-llahu librin, urtësinë dhe pejgamberllëkun, e pastaj ai t'u thotë njerëzve: "Bëhuni robë të mi (adhuromëni mua) e jo të All-llahut"! Por (ju thotë): "Bëhuni dijetarë të mësimeve të Zotit, ngase u keni mësuar njerëzve librin dhe e keni studiuar atë.
3:79. Nuk është (e mundur për) një njeri të cilit Allahu i ka dhënë Librin, dijeninë e gjerë dhe Profecinë, që t’u thotë njerëzve: “Bëhuni robërit e mi dhe jo të Allahut”. Përkundrazi, ai thotë: “Bëhuni robër të ditur të Zotit (që i zbatojnë porositë e Tij), sepse ua keni mësuar Librin të tjerëve dhe e mësoni edhe vetë!”
3:79. MA KANE LIBESHERIN ‘EN JU’UTIJEHU ELLAHUL-KITABE WEL-HUKME WE EN-NUBUWETE THUMME JEKULE LILNNASI KUNU ‘IBADEN LI MIN DUNI ELLAHI WE LEKIN KUNU REBBANIJINE BIMA KUNTUM TU’ALLIMUNEL-KITABE WE BIMA KUNTUM TEDRUSUNE
C 3:80. Dhe as që ju urdhëron ai (pejgamberi) që t'i adhuroni engjëjt, as pejgamberët për zota. Vallë, a ju urdhëroi ai juve mosbesimin pasi që ju jeni muslimanë?
3:80. Ai njeri nuk do t’ju urdhërojë që engjëjt dhe profetët t’i merrni për zota. Vallë, si mund t’ju urdhërojë ai të bëheni mohues, pasi i jeni nënshtruar Allahut?!
3:80. WE LA JE’MUREKUM ‘EN TETTEHIDHUL-MELA’IKETE WE EN-NEBIJINE ‘ERBABEN ‘EJE’MURUKUM BIL-KUFRI BA’DE ‘IDH ‘ENTUM MUSLIMUNE
C 3:81. Përkujtoni (o ithtarë të librit) kur All-llahu mori zotimin e pejgamberëve: Nga ajo se juve ju dhashë libër e urtësi, ju patjetër do ta besoni dhe ndihmoni pejgamberin që vjen pas juve, e që vërteton atë që ju keni pranë vetes. Tha (All-llahu): "A pranuat, a e morët sipër obligimin Tim"? Ata thanë: "Ne e pranuam"! Tha (All-llahu): "Dëshmoni pra, edhe Unë dëshmoj bashkë me ju"!
3:81. Kujto kur Allahu mori besëlidhjen nga profetët (dhe u tha): “Çfarëdo që t’ju jap prej Librit dhe urtësisë, kur t’ju vijë një i Dërguar, vërtetues i asaj që ju është dhënë, pa dyshim që duhet ta besoni dhe ta ndihmoni atë! A e pranoni këtë dhe barrën që po ju ngarkoj?” Ata u përgjigjën: “E pranojmë”. (Allahu) u tha: “Bëhuni dëshmitarë, se edhe Unë bashkë me ju jam dëshmitar.
3:81. WE ‘IDH ‘EHADHEL-LAHU MITHAKA EN-NEBIJINE LEMA ‘ATEJTUKUM MIN KITABIN WE HIKMETIN THUMME XHA’EKUM RESULUN MUSEDDIKUN LIMA ME’AKUM LETU’UMINUNNE BIHI WE LETENSURUNNEHU KALE ‘E’EKRERTUM WE ‘EHADHTUM ‘ALA DHALIKUM ‘ISRI KALU ‘EKRERNA KALE FASH/HEDU WE ‘ENA ME’AKUM MINE ESH-SHAHIDINE
C 3:82. E kush shkel këtë (zotim) pas kësaj, ata janë jashtë respektit ndaj All-llahut.
3:82. Kurse ata që i shmangen detyrës pas kësaj, me të vërtetë janë të këqij.”
3:82. FEMEN TEWELLA BA’DE DHALIKE FE’ULA’IKE HUMUL-FASIKUNE
C 3:83. A mos kërkojnë ata (ithtarët e librit) fe, pos fesë së shpallur nga All-llahu? E Atij i është dorëzuar gjithëçka ka në qiej e në tokë, me dashje e pa dashje dhe tek Ai kthehen.
3:83. A mos kërkojnë ata diçka tjetër përveç fesë së Allahut, ndërkohë që Atij i përulen të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, me hir a me pahir dhe tek Ai do të kthehen të gjithë?!
3:83. ‘EFEGAJRE DINI ELLAHI JEBGUNE WE LEHU ‘ESLEME MEN FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI TEW’EN WE KERHAN WE ‘ILEJHI JURXHA’UNE
C 3:84. Thuaj: "Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na u zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait, edhe asaj që i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar".
3:84. Thuaj (o Muhamed): “Ne besojmë Allahun, atë që na është shpallur neve, atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit, Esbatëve (12 bijve të tij) dhe në atë që i është dhënë Musait, Isait dhe profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë asnjë dallim midis tyre dhe Ne vetëm Atij (Allahut) i përulemi.”
3:84. KUL ‘AMENNA BILLAHI WE MA ‘UNZILE ‘ALEJNA WE MA ‘UNZILE ‘ALA ‘IBRAHIME WE ‘ISMA’ILE WE ‘ISHAKA WE JA’KUBE WEL-’ESBATI WE MA ‘UTIJE MUSA WE ‘ISA WE EN-NEBIJUNE MIN RABBIHIM LA NUFERRIKU BEJNE ‘EHEDIN MINHUM WE NEHNU LEHU MUSLIMUNE
C 3:85. E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit.
3:85. Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.
3:85. WE MEN JEBTEGI GAJREL-’ISLAMI DINEN FELEN JUKBELE MINHU WE HUWE FIL-’AHIRETI MINEL-HASIRINE
C 3:86. E si ta udhëzojë All-llahu një popull që pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë dhe pasi dëshmoi se i dërguari është i vërtetë, dhe pasi t'ju kenë ardhur atyre argumente të qarta? All-llahu nuk ia mundëson udhëzimin e Vet popullit zullumqarë.
3:86. E si t’i udhëzojë Allahu në rrugë të drejtë njerëzit që u bënë mohues, pasi më parë patën besuar e dëshmuar se i Dërguari është i vërtetë dhe u kishin ardhur provat e qarta?! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që janë keqbërës.
3:86. KEJFE JEHDI ELLAHU KAWMEN KEFERU BA’DE ‘IMANIHIM WE SHEHIDU ‘ENNE ER-RESULE HEKKUN WE XHA’EHUMUL-BEJJINATU WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE