Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 3:153. Dhe kur largoheshit e nuk përfillshit as njëri-tjetrin, ndërsa i dërguari ju thërriste mbrapa. Atëherë u goditi me dëshpërim për dëshpërim (që i shkaktuat Pejgamberit), ashtu që mos pikëlloheni për atë që ju shpëtoi (preja e luftës) e as për atë që ju goditi. All-llahu është i njohur hollësisht me atë që veproni.
3:153. Kur ju morët malin dhe nuk i vinit vesh askujt, të Dërguarin e kishit prapa e ju thërriste, Allahu ju dënoi me dëshpërim pas dëshpërimit, që të mos pikëlloheni as për atë që ju doli duarsh, as për atë që ju goditi. Allahu di gjithçka që punoni ju.
3:153. ‘IDH TUS’IDUNE WE LA TELWUNE ‘ALA ‘EHEDIN WE ER-RESULU JED’UKUM FI ‘UHRAKUM FE’ETHABEKUM GAMMEN BIGAMMIN LIKEJLA TEHZENU ‘ALA MA FATEKUM WE LA MA ‘ESABEKUM WEL-LAHU HABIRUN BIMA TA’MELUNE
C 3:154. Mandej, pas asaj tronditjeje të rëndë, Ai u lëshoi sa për qetësim, një kotje (gjumë të lehtë) që i kaploi një grup prej jush, kurse një grup e kishte preokupuar vetëm çështja e vetvetes. Ata formuan bindje të padrejtë ndaj All-llahut, bindje injorante, e thonin: "Ne nuk kemi në dorë asgjë nga kjo çështje"! Thuaj: "E tërë çështja është vetëm në duar të All-llahut"! Ata fshehin në vetvete atë që ty nuk ta shprehin. Thonin: "Sikur ne të kishim diçka në dorë në këtë çështje, ne nuk do të mbyteshim këtu"! Thuaj: "Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, atyre që është caktuar mbytja (vdekja), do të dilnin në vendin e flijimit të tyre"! Në mënyrë që All-llahu të provojë atë që është në zemrat e tuaja (sinqeritetin ose hipokrizinë) dhe që ta pastrojë atë që është në zemrat tuaja. All-llahu i di shumë mirë të fshehtat në zemra.
3:154. Pastaj, pas dëshpërimit tuaj, (Allahu) ju dërgoi qetësinë - një gjumë, që kaploi një grup prej jush. Kurse grupi tjetër (hipokritët) kujdesej vetëm për veten, duke menduar për Allahun të pavërtetën, ashtu si mendonin paganët. Ata thoshin: “Ku është fitorja që na ishte premtuar?” Thuaju (o Muhamed!): “Të gjitha janë në dorë të Allahut!” Ata fshehin në vete atë që nuk duan të ta shfaqin ty. Ata thoshin: “Sikur të pyeteshim ne për këtë gjë, nuk do të vriteshim këtu”. Thuaju: “Edhe sikur të kishit qenë nëpër shtëpitë tuaja, prapëseprapë atyre që u është shkruar të vriten, do të dilnin në vendin e vrasjes.” Allahu e bëri këtë për të provuar atë që keni në kraharorët tuaj dhe për t’ju pastruar atë që keni në zemrat tuaja. Vërtet, Allahu e di mirë se ç’keni në zemër.
3:154. THUMME ‘ENZELE ‘ALEJKUM MIN BA’DIL-GAMMI ‘EMENETEN NU’ASEN JEGSHA TA’IFETEN MINKUM WE TA’IFETUN KAD ‘EHEMMET/HUM ‘ENFUSUHUM JEDHUNNUNE BILLAHI GAJREL-HEKKI DHENNEL-XHAHILIJETI JEKULUNE HEL LENA MINEL-’EMRI MIN SHEJ’IN KUL ‘INNEL-’EMRE KULLEHU LILLAHI JUHFUNE FI ‘ENFUSIHIM MA LA JUBDUNE LEKE JEKULUNE LEW KANE LENA MINEL-’EMRI SHEJ’UN MA KUTILNA HAHUNA KUL LEW KUNTUM FI BUJUTIKUM LEBEREZEL-LEDHINE KUTIBE ‘ALEJHIMUL-KATLU ‘ILA MEDAXHI’IHIM WE LIJEBTELIJEL-LAHU MA FI SUDURIKUM WE LIJUMEHHISE MA FI KULUBIKUM WEL-LAHU ‘ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C 3:155. Vërtet, ata që u zbrapën prej jush ditën e ndeshjes së dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë në Uhud), ata vetëm djalli i shtyri të rrëshqasin me disa punë të tyre që i bënë, po All-llahu ua fali atyre gabimin; All-llahu është mëkatfalës dhe i butë.
3:155. Ata prej jush që kthyen shpinën ditën kur u ndeshën dy ushtritë, në të vërtetë, djalli i shtyu në gabim, për shkak të disa gjynaheve që kishin bërë. Por, në të vërtetë, Allahu ua fali (gabimin), sepse Allahu është Falës i madh dhe i Butë.
3:155. ‘INNEL-LEDHINE TEWELLEW MINKUM JEWMET-TEKAL-XHEM’ANI ‘INNEMA ESTEZELLEHUMU ESH-SHEJTANU BIBA’DI MA KESEBU WE LEKAD ‘AFALLAHU ‘ANHUM ‘INNALL-LLAHE GAFURUN HELIMUN
C 3:156. O besimtarë, mos u bëni si ata që nuk besuan dhe, për vëllezërit e tyre që kishin dalë në udhëtim (tregtie e gjallërimi) ose që kishin shkuar në luftë thonin: "Sikur të kishin ndejtur pranë nesh (e të mos dilnin), ata as nuk do të vdisnin as nuk do të mbyteshin". Atë (bindje), All-llahu ua bëri një dëshprim në zemrat etyre. Pse All-llahu është Ai që jep jetë dhe jep vdekje dhe All-llahu sheh atë që ju punoni.
3:156. O besimtarë! Mos bëni si ata jobesimtarë (hipokritët) që u thonin vëllezërve, kur këta niseshin në udhëtim ose në luftim: “Sikur të rrinit me ne, as nuk do të vdisnit, as nuk do të vriteshit” - që këtë Allahu ta kthejë si pikëllim në zemrat e tyre. Allahu është Ai që jep jetën dhe sjell vdekjen; Allahu i sheh të gjitha punët që bëni ju.
3:156. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TEKUNU KALLEDHINE KEFERU WE KALU LI’HWANIHIM ‘IDHA DEREBU FIL-’ERDI ‘EW KANU GUZZEN LEW KANU ‘INDENA MA MATU WE MA KUTILU LIJEXH’ALEL-LAHU DHALIKE HESRETEN FI KULUBIHIM WEL-LAHU JUHJI WE JUMITU WEL-LAHU BIMA TA’MELUNE BESIRUN
C 3:157. E sikur të ishit mbytur në rrugën e All-llahut, ose t'u kishte zënë vdekja, do të gëzonit falje e mëshirë prej All-llahut që është shumë më e dobishme se ajo çka ata grumbullojnë.
3:157. Edhe nëse ju vriteni ose vdisni në udhë të Allahut, falja dhe mëshira e Allahut, me të vërtetë, janë më të mira nga ato që kanë grumbulluar ata.
3:157. WE LE’IN KUTILTUM FI SEBILI ELLAHI ‘EW MUTTUM LEMEGFIRETUN MINEL-LAHI WE REHMETUN HAJRUN MIMMA JEXHMA’UNE
C 3:158. Po edhe nëse vdiqët (në shtrat) ose u vratë, patjetër do të tuboheni te All-llahu.
3:158. Edhe po vdiqët apo u vratë, me siguri do të tuboheni tek Allahu.
3:158. WE LE’IN MUTTUM ‘EW KUTILTUM LE’ILA ELLAHI TUHSHERUNE
C 3:159. Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten.
3:159. Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre gabimin, kërkoi falje Allahut për ata dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu. Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.
3:159. FEBIMA REHMETIN MINEL-LAHI LINTE LEHUM WE LEW KUNTE FEDHDHEN GALIDHEL-KALBI LANFEDDU MIN HEWLIKE FA’FU ‘ANHUM WE ESTEGFIR LEHUM WE SHAWIRHUM FIL-’EMRI FE’IDHA ‘AZEMTE FETEWEKKEL ‘ALA ELLAHI ‘INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUTEWEKKILINE
C 3:160. Nëse All-llahu dëshiron t'ju ndihmojë, s'ka kush që mund t'ju mposhtë, e nëse Ai iu lë pa ndihmë, atëherë kush është ai pas Tij, që dot'ju ndihmojë? Pra vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.
3:160. Nëse ju ndihmon Allahu, s’ka kush t’ju mposhtë e, nëse ju lë pa ndihmën e Tij, kush është ai që do t’ju ndihmojë, përveç Tij?! Pra, vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët.
3:160. ‘IN JENSURKUMU ELLAHU FELA GALIBE LEKUM WE ‘IN JEHDHULKUM FEMEN DHAL-LEDHI JENSURUKUM MIN BA’DIHI WE ‘ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU’UMINUNE
C 3:161. Asnjë pejgamberi nuk i takoi të bëjë hile dhe kush bën hile (në ndarjen e plaçkës së luftës), ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë, pastaj secilit njeri i jepet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë e padrejtë.
3:161. Është e pamundur për ndonjë profet që të përvetësojë në mënyrë të pandershme prenë e luftës. Kushdo që bën një gjë të tillë, do të vijë (i ngarkuar me të) në Ditën e Kiametit e pastaj do t’i jepet çdokujt ajo që ka merituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.
3:161. WE MA KANE LINEBIJIN ‘EN JEGULLE WE MEN JEGLUL JE’TI BIMA GALLE JEWMEL-KIJAMETI THUMME TUWEFFA KULLU NEFSIN MA KESEBET WE HUM LA JUDHLEMUNE
C 3:162. A është i njëjtë ai që iu bind All-llahut dhe kërkoi kënaqësinë e Tij, si ai që tërhoqi kundër vetes hidhërim të madh nga All-llahu dhe e ardhmja e tij është xhehennemi, që është përfundim shumë i keq?
3:162. Vallë, a mund të krahasohet ai që kërkon kënaqësinë e Allahut me atë që ka merituar zemërimin e Allahut dhe strehimi i tij është Xhehenemi?! Eh, sa strehim i keq është ai!
3:162. ‘EFEMENI ETTEBE’A RIDWANEL-LAHI KEMEN BA’E BISEHATIN MINEL-LAHI WE ME’WAHU XHEHENNEMU WE BI’SEL-MESIRU
C 3:163. Ata kanë dallim te All-llahu, e All-llahu sheh shumë mirë atë që veprojnë.
3:163. Tek Allahu ata kanë shkallë të ndryshme; Allahu i sheh të gjitha veprat që ata bëjnë.
3:163. HUM DEREXHATUN ‘INDEL-LAHI WEL-LAHU BESIRUN BIMA JA’MELUNE