Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 3:119. Ja, ju (muslimanë) jeni që i doni ata, e ata nuk u duan juve. Madje ju i besoni librat në tërësi (të gjitha shpalljet), e kur ju takojnë thonë: "Ne kemi besuar"! E kur veçohen, ata nga mllefi kundër jush grisin majet e gishtërinjve. Thuaju: "Vdisni me atë mllef tuajin"! All-llahu e di shumë mirë se çka mbajnë (të fshehtat) zemrat e tyre.
3:119. Ja, ju i doni ata, por ata nuk ju duan juve dhe ju i besoni të gjitha librave (ndërsa ata jo). Kur ata ju takojnë, thonë: “Edhe ne besojmë” e, kur mbeten vetëm, nga mllefi ndaj jush, ata i kafshojnë majat e gishtave me dhëmbë. Thuaju: “Plasni me mllefin tuaj”. Vërtet, Allahu e di mirë ç’kanë në gjokset e tyre.
3:119. HA’ENTUM ‘ULA’I TUHIBBUNEHUM WE LA JUHIBBUNEKUM WE TU’UMINUNE BIL-KITABI KULLIHI WE ‘IDHA LEKUKUM KALU ‘AMENNA WE ‘IDHA HALEW ‘ADDU ‘ALEJKUMUL-’ENAMILE MINEL-GAJDHI KUL MUTU BIGAJDHIKUM ‘INNALL-LLAHE ‘ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C 3:120. Nëse ju përjetoni ndonjë të mirë, ata i dëshpëron ajo, e nëse ju godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë. Po, në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do t'u dëmtojë aspak. Është e sigurt se All-llahu e ka në dorë atë që punojnë ata.
3:120. Nëse ju vjen ndonjë e mirë, ata i brengos e, nëse ju gjen ndonjë e keqe, ata gëzohen, por nëse ju duroni dhe ruheni nga gjynahet, dinakëritë e tyre nuk mund t’ju dëmtojnë aspak. Vërtet Allahu ka dijeni për çdo gjë që punojnë ata.
3:120. ‘IN TEMSESKUM HESENETUN TESU’UHUM WE ‘IN TUSIBKUM SEJJI’ETUN JEFREHU BIHA WE ‘IN TESBIRU WE TETTEKU LA JEDURRUKUM KEJDUHUM SHEJ’EN ‘INNALL-LLAHE BIMA JA’MELUNE MUHITUN
C 3:121. Përkujto (O i dërguar) kur dole nga familja jote që t'ua përcaktosh besimtarëve vendet për luftë, e All-llahu është që dëgjon (fjalët) dhe që kupton (qëllimet).
3:121. Atë mëngjes, kur ti (o Muhamed) dole nga shtëpia jote për t’u caktuar besimtarëve vendet e luftës - e Allahu dëgjon dhe di çdo gjë -,
3:121. WE ‘IDH GADEWTE MIN ‘EHLIKE TUBEWWI’UL-MU’UMININE MEKA’IDE LILKITALI WEL-LAHU SEMI’UN ‘ALIMUN
C 3:122. Kur dy grupe prej jush gati u treguan të dobëta, po All-llahu ishte që u ndihmoi atyre (që të mos largoheshin), andaj besimtarët le t'i mbështeten vetëm All-llahut.
3:122. dy grupe nga ju menduan të ktheheshin prej frikës, ndonëse Allahu ishte ndihmues i tyre. Andaj besimtarët le të mbështeten vetëm te Allahu!
3:122. ‘IDH HEMMET TA’IFETANI MINKUM ‘EN TEFSHELA WEL-LAHU WELIJUHUMA WE ‘ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU’UMINUNE
C 3:123. All-llahu u ndihmoi juve në Bedër kur ju ishit pak në numër, e për të qenë mirënjohës, keni frikë nga Zoti.
3:123. Allahu ju ndihmoi në Bedër, kur qetë të pafuqishëm, andaj frikësojuni Allahut, për të qenë falënderues.
3:123. WE LEKAD NESEREKUMU ELLAHU BIBEDRIN WE ‘ENTUM ‘EDHILLETUN FE ETTEKU ELLAHE LE’ALLEKUM TESHKURUNE
C 3:124. Kur ti u thoshe besimtarëve: "A nuk është mjaft për ju që Zoti juaj t'ju vazhdojë ndihmën me tre mijë engjëjt e zbritur"?
3:124. Atëherë ti (Muhamed) u thoshe besimtarëve: “A nuk ju mjafton ndihma e Zotit tuaj me tre mijë engjëj të dërguar?”
3:124. ‘IDH TEKULU LILMU’UMININE ‘ELEN JEKFIJEKUM ‘EN JUMIDDEKUM REBBUKUM BITHELATHETI ‘ALAFIN MINEL-MELA’IKETI MUNZELINE
C 3:125. Po, nëse jeni të qëndrueshëm e të matur, e ata (armiqtë) t'ju vinë tash në këtë moment, Zoti juaj ua vazhdon juve ndihmën me pesë mijë prej engjëjve të ushtruar (për luftë) ose të shënuar.
3:125. Po! Por, nëse ata ju sulmojnë, bëhuni të durueshëm dhe të dëgjueshëm dhe Zoti juaj menjëherë do t’ju dërgojë në ndihmë pesë mijë engjëj, me shenjë të dalluar.
3:125. BELA ‘IN TESBIRU WE TETTEKU WE JE’TUKUM MIN FEWRIHIM HADHA JUMDIDKUM REBBUKUM BIHAMSETI ‘ALAFIN MINEL-MELA’IKETI MUSEWWIMINE
C 3:126. E atë (ndihmë) All-llahu nuk e bëri për tjetër por vetëm për t'iu gëzuar dhe me të të qetësojë zemrat tuaja, përndryshe ndihma vjen vetëm prej All-llahut, ngadhënjyesit, të urtit.
3:126. Allahu e bëri këtë që t’ju sjellë lajmin e gëzuar dhe që t’jua qetësojë zemrat. Vërtet, fitorja është vetëm nga Allahu, i Plotfuqishmi dhe i Urti.
3:126. WE MA XHE’ALEHU ELLAHU ‘ILLA BUSHRA LEKUM WE LITETME’INNE KULUBUKUM BIHI WE MA EN-NESRU ‘ILLA MIN ‘INDI ELLAHIL-’AZIZIL-HEKIMI
C 3:127. (U ndihmoi) Që ta këpusë një grup nga ata që nuk besuan (duke i mbytur a zënë robër), ose për t'i demoralizuar dhe ashtu të kthehen të dëshpëruar.
3:127. (Gjithashtu Allahu e bëri këtë edhe) që të shkatërrojë një pjesë prej atyre që nuk besuan apo t’i turpërojë, e kështu të kthehen të humbur.
3:127. LIJEKTE’A TEREFEN MINEL-LEDHINE KEFERU ‘EW JEKBITEHUM FEJENKALIBU HA’IBINE
C 3:128. Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes se a do t'ua pranojë Ai pendimin apo do t'i dënojë ata, në të vërtetë ata janë zullumqarë.
3:128. Ti nuk ke asgjë në dorë, nëse do t’ua pranojë Ai pendimin apo do t’i dënojë, se ata janë vërtet keqbërës.
3:128. LEJSE LEKE MINEL-’EMRI SHEJ’UN ‘EW JETUBE ‘ALEJHIM ‘EW JU’ADHDHIBEHUM FE’INNEHUM DHALIMUNE
C 3:129. Vetëm e All-llahut është gjithë ç'ka në qiej e në tokë, Ai i fal atij që do dhe Ai e dënon atë që do. All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
3:129. Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë! Ai fal kë të dojë dhe dënon kë të dojë. Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë.
3:129. WE LILLEHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI JEGFIRU LIMEN JESHA’U WE JU’ADHDHIBU MEN JESHA’U WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN