Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 3:122. Kur dy grupe prej jush gati u treguan të dobëta, po All-llahu ishte që u ndihmoi atyre (që të mos largoheshin), andaj besimtarët le t'i mbështeten vetëm All-llahut.
3:122. dy grupe nga ju menduan të ktheheshin prej frikës, ndonëse Allahu ishte ndihmues i tyre. Andaj besimtarët le të mbështeten vetëm te Allahu!
3:122. ‘IDH HEMMET TA’IFETANI MINKUM ‘EN TEFSHELA WEL-LAHU WELIJUHUMA WE ‘ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU’UMINUNE
C 3:123. All-llahu u ndihmoi juve në Bedër kur ju ishit pak në numër, e për të qenë mirënjohës, keni frikë nga Zoti.
3:123. Allahu ju ndihmoi në Bedër, kur qetë të pafuqishëm, andaj frikësojuni Allahut, për të qenë falënderues.
3:123. WE LEKAD NESEREKUMU ELLAHU BIBEDRIN WE ‘ENTUM ‘EDHILLETUN FE ETTEKU ELLAHE LE’ALLEKUM TESHKURUNE
C 3:124. Kur ti u thoshe besimtarëve: "A nuk është mjaft për ju që Zoti juaj t'ju vazhdojë ndihmën me tre mijë engjëjt e zbritur"?
3:124. Atëherë ti (Muhamed) u thoshe besimtarëve: “A nuk ju mjafton ndihma e Zotit tuaj me tre mijë engjëj të dërguar?”
3:124. ‘IDH TEKULU LILMU’UMININE ‘ELEN JEKFIJEKUM ‘EN JUMIDDEKUM REBBUKUM BITHELATHETI ‘ALAFIN MINEL-MELA’IKETI MUNZELINE
C 3:125. Po, nëse jeni të qëndrueshëm e të matur, e ata (armiqtë) t'ju vinë tash në këtë moment, Zoti juaj ua vazhdon juve ndihmën me pesë mijë prej engjëjve të ushtruar (për luftë) ose të shënuar.
3:125. Po! Por, nëse ata ju sulmojnë, bëhuni të durueshëm dhe të dëgjueshëm dhe Zoti juaj menjëherë do t’ju dërgojë në ndihmë pesë mijë engjëj, me shenjë të dalluar.
3:125. BELA ‘IN TESBIRU WE TETTEKU WE JE’TUKUM MIN FEWRIHIM HADHA JUMDIDKUM REBBUKUM BIHAMSETI ‘ALAFIN MINEL-MELA’IKETI MUSEWWIMINE
C 3:126. E atë (ndihmë) All-llahu nuk e bëri për tjetër por vetëm për t'iu gëzuar dhe me të të qetësojë zemrat tuaja, përndryshe ndihma vjen vetëm prej All-llahut, ngadhënjyesit, të urtit.
3:126. Allahu e bëri këtë që t’ju sjellë lajmin e gëzuar dhe që t’jua qetësojë zemrat. Vërtet, fitorja është vetëm nga Allahu, i Plotfuqishmi dhe i Urti.
3:126. WE MA XHE’ALEHU ELLAHU ‘ILLA BUSHRA LEKUM WE LITETME’INNE KULUBUKUM BIHI WE MA EN-NESRU ‘ILLA MIN ‘INDI ELLAHIL-’AZIZIL-HEKIMI
C 3:127. (U ndihmoi) Që ta këpusë një grup nga ata që nuk besuan (duke i mbytur a zënë robër), ose për t'i demoralizuar dhe ashtu të kthehen të dëshpëruar.
3:127. (Gjithashtu Allahu e bëri këtë edhe) që të shkatërrojë një pjesë prej atyre që nuk besuan apo t’i turpërojë, e kështu të kthehen të humbur.
3:127. LIJEKTE’A TEREFEN MINEL-LEDHINE KEFERU ‘EW JEKBITEHUM FEJENKALIBU HA’IBINE
C 3:128. Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes se a do t'ua pranojë Ai pendimin apo do t'i dënojë ata, në të vërtetë ata janë zullumqarë.
3:128. Ti nuk ke asgjë në dorë, nëse do t’ua pranojë Ai pendimin apo do t’i dënojë, se ata janë vërtet keqbërës.
3:128. LEJSE LEKE MINEL-’EMRI SHEJ’UN ‘EW JETUBE ‘ALEJHIM ‘EW JU’ADHDHIBEHUM FE’INNEHUM DHALIMUNE
C 3:129. Vetëm e All-llahut është gjithë ç'ka në qiej e në tokë, Ai i fal atij që do dhe Ai e dënon atë që do. All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
3:129. Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë! Ai fal kë të dojë dhe dënon kë të dojë. Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë.
3:129. WE LILLEHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI JEGFIRU LIMEN JESHA’U WE JU’ADHDHIBU MEN JESHA’U WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C 3:130. O ju të cilët besuat, mos e hani kamatën që po e shumëfishoni dhe kini frikë (dënimin e) All-llahut ashtu që të gjeni shpëtim.
3:130. O besimtarë! Mos pranoni kamatë të shumëfishtë mbi kamatë! Kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni
3:130. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TE’KULU ER-RIBA ‘ED’AFEN MUDA’AFETEN WE ETTEKU ELLAHE LE’ALLEKUM TUFLIHUNE
C 3:131. Dhe ruajuni zjarrit që është përgatitur për pabesimtarët.
3:131. dhe ruajuni zjarrit, i cili është përgatitur për jobesimtarët!
3:131. WE ETTEKU EN-NAREL-LETI ‘U’IDDET LILKAFIRINE
C 3:132. E bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, ashtu që të mëshiroheni.
3:132. Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, për të shpresuar mëshirën (e Allahut).
3:132. WE ‘ETI’U ELLAHE WE ER-RESULE LE’ALLEKUM TURHEMUNE