Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 56. Vakia
Ajete: 96

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 56:1. E kur të ngjajë ndodhia (kijameti).
56:1. Kur të ndodhë Ngjarja (Kiameti),
56:1. Kur të ndodhë ngjarja e madhe.
56:1. 'IDHA WEKA'ATIL-WAKI'ATU
C 56:2. Realitetin e asaj ndodhie nuk ka kush që do ta përgënjeshtrojë.
56:2. ardhjen e saj askush nuk do ta mohojë.
56:2. Askush nuk do të mohojë ndodhinë e saj.
56:2. LEJSE LIWEK'ATIHA KADHIBETUN
C 56:3. Ajo është që rrëzon, është që ngren (lart).
56:3. Disa do t'i ulë e disa do t'i lartësojë.
56:3. Ajo do ta ulë disa dhe do ta ngrejë të tjerët.
56:3. HAFIDETUN RAFI'ATUN
C 56:4. (Ajo ndodh) Kur toka tundet me dridhje të forta.
56:4. Kur Toka të dridhet fuqishëm,
56:4. Kur toka të tronditet fuqishëm.
56:4. 'IDHA RUXHXHETIL-'ERDU REXHXHEN
C 56:5. E kodrat shkapërderdhen e bëhen copë e thërrmi.
56:5. malet të thërrmohen copë-copë
56:5. Dhe malet të thyhen e të copëtohen.
56:5. WE BUSSETIL-XHIBALU BESSEN
C 56:6. E bëhen pluhur i shpërndarë.
56:6. e të shndërrohen në pluhur të shpërndarë,
56:6. Dhe të bëhen si pluhur i shpërndarë.
56:6. FEKANET HEBA'EN MUNBETHTHEN
C 56:7. Dhe ju të ndaheni në tri grupe.
56:7. ju, (o njerëz) do të ndaheni në tri grupe:
56:7. Dhe ju do të jeni të ndarë në tre grupe.
56:7. WE KUNTUM 'EZWAXHEN THELATHETEN
C 56:8. E ata të djathtit, kush janë ata të djathtit se?
56:8. njerëzit e së djathtës - sa të nderuar do të jenë fatlumët!
56:8. Ata të së djathtës – sa të bekuar janë ata të së djathtës.
56:8. FE'ESHABUL-MEJMENETI MA 'ESHABUL-MEJMENETI
C 56:9. Po të majtit, kush janë ata të majtit?
56:9. njerëzit e së majtës - sa të poshtëruar do të jenë fatkeqët!
56:9. Dhe ata të së majtës – sa të mjerë janë ata të së majtës.
56:9. WE 'ESHABUL-MESH'EMETI MA 'ESHABUL-MESH'EMETI
C 56:10. Ndërsa të përparmit janë të dalluar (janë në ballë).
56:10. dhe ata që kanë prirë (në besim) e që do të prijnë (edhe në Xhenet).
56:10. Dhe ata që ishin të parët, do të jenë të parët.
56:10. WE ES-SABIKUNE ES-SABIKUNE
C 56:11. Ata pra, janë më të afruarit (te Zoti).
56:11. Ata janë të afërtit (tek Allahu),
56:11. Ata janë të afërtit.
56:11. 'ULA'IKEL-MUKARREBUNE
C 56:12. Janë në xhennetet e begatshme.
56:12. në kopshtet e kënaqësisë.
56:12. Në kopshtet e begatisë.
56:12. FI XHENNATI EN-NA'IMI
C 56:13. (Ata janë) Shumë prej (popujve) të hershmëve.
56:13. Shumica e tyre janë prej të lashtëve,
56:13. Një shumicë prej të parëve.
56:13. THULLETUN MINEL-'EWWELINE
C 56:14. E janë pak prej të mëvonshmëve.
56:14. ndërsa një pakicë prej brezave të mëvonshëm.
56:14. Dhe një pakicë prej të mëvonshmëve.
56:14. WE KALILUN MINEL-'AHIRINE
C 56:15. Janë në shtretër të qëndisur me ar.
56:15. Ata do të qëndrojnë në divane të stolisura me ar e gurë të çmuar,
56:15. Do të jenë mbi shtretër të qëndisur.
56:15. 'ALA SURURIN MEWDUNETIN
C 56:16. Të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.
56:16. të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.
56:16. Duke u mbështetur mbi to, ballë për ballë.
56:16. MUTTEKI'INE 'ALEJHA MUTEKABILINE
C 56:17. Atyre u shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm.
56:17. Do t'u sillen rreth (për shërbim) djelmosha përherë të rinj,
56:17. Dhe do të sillen rreth tyre djem të përhershëm.
56:17. JETUFU 'ALEJHIM WILDANUN MUHALLEDUNE
C 56:18. Me gastare, me ibrigë dhe me gota të mbushura plot prej burimit.
56:18. me kupa, ibrikë dhe gota me pije të kulluar, që rrjedh
56:18. Me kupa, gota dhe pije nga një burim.
56:18. BI'EKWABIN WE 'EBARIKA WE KE'SIN MIN MA'ININ
C 56:19. Prej së cilës pije (vere) as nuk u dhemb koka, as nuk dehen.
56:19. e prej së cilës nuk do t'u dhembë koka dhe nuk do t'u humbë mendja,
56:19. As nuk do t'u shkaktojë dhimbje koke dhe as nuk do t'i dehë.
56:19. LA JUSEDDA'UNE 'ANHA WE LA JUNZIFUNE
C 56:20. Edhe pemë sipas dëshirës së tyre.
56:20. e me fruta të cilat do t'i zgjedhin vetë
56:20. Dhe me fruta që ata zgjedhin.
56:20. WE FAKIHETIN MIMMA JETEHAJJERUNE
C 56:21. Edhe mish shpezësh, cilin ta duan.
56:21. dhe mish shpendësh që ua ka ënda.
56:21. Dhe mish shpendësh që ata dëshirojnë.
56:21. WE LEHMI TEJRIN MIMMA JESHTEHUNE
C 56:22. Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha.
56:22. Për ata ka edhe hyrie symëdha,
56:22. Dhe do të kenë hyri me sy të bukur.
56:22. WE HURUN 'INUN
C 56:23. Si të ishin inxhi të ruajtura.
56:23. të ngjashme me margaritarët e ruajtur,
56:23. Sikur të ishin margaritarë të ruajtur.
56:23. KE'EMTHALIL-LU'ULU'UIL-MEKNUNI
C 56:24. Shpërblim për atë, që ata punuan.
56:24. si shpërblim për atë që kanë punuar.
56:24. Shpërblim për atë që bënë.
56:24. XHEZA'EN BIMA KANU JA'MELUNE
C 56:25. Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija as që janë mëkat (gënjeshtër).
56:25. Aty nuk do të dëgjojnë biseda të kota, as fjalë gjynahesh,
56:25. Ata nuk do të dëgjojnë aty fjalë të kota dhe as mëkate.
56:25. LA JESMA'UNE FIHA LEGWEN WE LA TE'THIMEN
C 56:26. Vetëm thënie: selam pas selami.
56:26. por vetëm fjalët “Paqe, paqe”!
56:26. Por vetëm fjalë: Paqe, paqe.
56:26. 'ILLA KILEN SELAMAN SELAMÆN
C 56:27. E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve?
56:27. E njerëzit e së djathtës – sa të nderuar që janë fatlumët!
56:27. Sa për ata të së djathtës – sa të bekuar janë ata të së djathtës.
56:27. WE 'ESHABUL-JEMINI MA 'ESHABUL-JEMINI
C 56:28. Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba).
56:28. Ata do të qëndrojnë në mes të lotusve pa gjemba
56:28. Do të jenë mes pemësh të panjohura.
56:28. FI SIDRIN MEHDUDIN
C 56:29. Të bananeve me fruta palë-palë.
56:29. dhe bananeve të mbushura me fruta,
56:29. Dhe banane të grumbulluara.
56:29. WE TELHIN MENDUDIN
C 56:30. Nën hije të përhershme.
56:30. nën hije të gjera,
56:30. Dhe në hije të përhershme.
56:30. WE DHILLIN MEMDUDIN
C 56:31. Pranë ujit rrjedhës.
56:31. pranë një uji rrjedhës,
56:31. Dhe pranë ujërave që rrjedhin.
56:31. WE MA'IN MESKUBIN
C 56:32. Edhe ndër pemë shumë llojesh.
56:32. dhe mes frutave të llojllojshme,
56:32. Dhe me fruta të shumta.
56:32. WE FAKIHETIN KETHIRETIN
C 56:33. Që as nuk ndërprehen, as nuk janë të ndaluara.
56:33. të cilat kurrë nuk sosen, as nuk janë të ndaluara;
56:33. As të ndërprera dhe as të ndaluara.
56:33. LA MEKTU'ATIN WE LA MEMNU'ATIN
C 56:34. Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta).
56:34. dhe në shtroje të ngritura (ku i presin hyrijet),
56:34. Dhe mbi shtretër të ngritur.
56:34. WE FURUSHIN MERFU'ATIN
C 56:35. Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re).
56:35. të cilat Ne i kemi krijuar në një formë të veçantë (jo të lindura),
56:35. Me të vërtetë, Ne i kemi krijuar ato me një krijim të veçantë.
56:35. 'INNA 'ENSHE'NAHUNNE 'INSHA'EN
C 56:36. Dhe ato i kemi bërë virgjëresha.
56:36. dhe i kemi bërë ato virgjëresha,
56:36. Dhe i kemi bërë ato të virgjëra.
56:36. FEXHE'ALNAHUNNE 'EBKAREN
C 56:37. Të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe.
56:37. të dashura për bashkëshortët e tyre dhe moshatare me ta,
56:37. Të dashura dhe të barasmoshuara.
56:37. 'URUBEN 'ETRABAN
C 56:38. (Ato janë) Për ata të djathtët.
56:38. për njerëzit e së djathtës.
56:38. Për ata të së djathtës.
56:38. LI'ESHABIL-JEMINI
C 56:39. (të djathtët) Janë shumë nga të parët (të hershmit).
56:39. Janë shumë nga të lashtët
56:39. Një shumicë prej të parëve.
56:39. THULLETUN MINEL-'EWWELINE
C 56:40. Janë shumë nga më të vonshmit.
56:40. e shumë edhe nga të mëvonshmit.
56:40. Dhe një shumicë prej të mëvonshmëve.
56:40. WE THULLETUN MINEL-'AHIRINE
C 56:41. E të majtit, ç'është puna e të majtëve?
56:41. Po njerëzit e së majtës – sa të poshtëruar janë fatkeqët!
56:41. Sa për ata të së majtës – sa të mjerë janë ata të së majtës.
56:41. WE 'ESHABU ESH-SHIMALI MA 'ESHABU ESH-SHIMALI
C 56:42. Janë në vapë të zjarrit dhe në ujë të valë.
56:42. Ata do të jenë në afshin përcëllues të zjarrit dhe ujit të valuar
56:42. Do të jenë në erë të nxehtë dhe ujë të valë.
56:42. FI SEMUMIN WE HEMIMIN
C 56:43. Dhe në errësirë nga tymi.
56:43. dhe nën hijen e një tymi të zi,
56:43. Dhe në hije tymi të zi.
56:43. WE DHILLIN MIN JEHMUMIN
C 56:44. As e freskët e as e këndshme.
56:44. e cila nuk do të jetë as e freskët e as e këndshme.
56:44. As freskuese dhe as e dobishme.
56:44. LA BARIDIN WE LA KERIMIN
C 56:45. Ata përpara kësaj kanë qenë të dhënë pas komoditetit (qejfeve).
56:45. Ata, para kësaj, jetonin në luks
56:45. Me të vërtetë, ata ishin para kësaj të zhytur në luks.
56:45. 'INNEHUM KANU KABLE DHALIKE MUTREFINE
C 56:46. Dhe ata vazhdimisht ishin në mëkatin e madh.
56:46. dhe në vazhdimësi bënin gjynahe të rënda,
56:46. Dhe vazhdonin në mëkate të mëdha.
56:46. WE KANU JUSIRRUNE 'ALEL-HINTHIL-'ADHIMI
C 56:47. Dhe ishin që thonin: "A pasi të vdesim, të bëhemi dhé e eshtra të kalbur, njëmend do të ringjallemi?
56:47. duke thënë: “Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur e eshtra, vërtet do të ringjallemi?!
56:47. Dhe thoshin: "A, pasi të vdesim dhe të bëhemi pluhur e kocka, do të ringjallemi?"
56:47. WE KANU JEKULUNE 'E'IDHA MITNA WE KUNNA TURABEN WE 'IDHAMAN 'E'INNA LEMEB'UTHUNE
C 56:48. A edhe prindërit tanë të hershëm?"
56:48. Vallë, edhe të parët tanë të lashtë?!”
56:48. Edhe etërit tanë të mëparshëm?
56:48. 'EWE 'ABA'UUNAL-'EWWELUNE
C 56:49. Thuaj: "Edhe të parët edhe të fundit!"
56:49. Thuaju (o Muhamed): “Me siguri, edhe të parët, edhe të mbramët,
56:49. Thuaj: "Me të vërtetë, të parët dhe të fundit."
56:49. KUL 'INNEL-'EWWELINE WEL-'AHIRINE
C 56:50. Keni për t'u tubuar në një ditë të caktuar!
56:50. do të tubohen në një ditë të caktuar.
56:50. Do të mblidheni në një kohë të caktuar të një dite të njohur.
56:50. LEMEXHMU'UNE 'ILA MIKATI JEWMIN MA'LUMIN
C 56:51. Pastaj ju, o të humbur e gënjeshtarë!
56:51. Dhe atëherë ju, o jobesimtarë të humbur,
56:51. Pastaj, me të vërtetë, ju o të humbur, që përgënjeshtruat.
56:51. THUMME 'INNEKUM 'EJJUHA ED-DALLUNEL-MUKEDHDHIBUNE
C 56:52. Keni për të ngrënë prej pemës Zekum!
56:52. me siguri që do të hani nga pema e zekumit,
56:52. Do të hani nga një pemë e Zekkumit.
56:52. LE'AKILUNE MIN SHEXHERIN MIN ZEKKUMIN
C 56:53. Prej saj keni për t'i mbushur barqet!
56:53. me të cilën do të mbushni barkun.
56:53. Dhe do të mbushni barkun me të.
56:53. FEMALI'UNE MINHAL-BUTUNE
C 56:54. E menjëherë pas do të pini prej ujit të vluar!
56:54. Pastaj do të pini ujë të valuar,
56:54. Pastaj do ta pini atë me ujë të valë.
56:54. FESHARIBUNE 'ALEJHI MINEL-HEMIMI
C 56:55. Do të pini si deveja e etshme!
56:55. madje do të pini ashtu siç pi deveja e etshme”.
56:55. Dhe do të pini ashtu si pin deveja e etur.
56:55. FESHARIBUNE SHURBEL-HIMI
C 56:56. Kjo është mirëseardhja e tyre ditën e gjykimit.
56:56. Kështu do të jetë gostia e tyre në Ditën e Llogarisë!
56:56. Kjo është mirëseardhja e tyre në Ditën e Gjykimit.
56:56. HADHA NUZULUHUM JEWME ED-DINI
C 56:57. Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni (ringjalljen)?
56:57. Ne ju krijuam – e pse nuk e pranoni të vërtetën?
56:57. Ne ju krijuam, prandaj përse nuk e pranoni të vërtetën?
56:57. NEHNU HALEKNAKUM FELEWLA TUSEDDIKUNE
C 56:58. A më tregoni për farën që e derdhni,
56:58. A e keni parë farën që e hidhni?
56:58. A e keni parë farën që hidhni?
56:58. 'EFERE'EJTUM MA TUMNUNE
C 56:59. A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë?
56:59. A jeni ju që e krijoni atë apo jemi Ne krijuesit e saj?
56:59. A jeni ju që e krijoni, apo Ne jemi Krijuesit?
56:59. 'E'ENTUM TEHLUKUNEHU 'EM NEHNUL-HALIKUNE
C 56:60. Ne e kemi caktuar (dhe barazuar) ndërmjet jush vdekjen dhe Ne nuk ka kush që mund të na pengojë.
56:60. Ne e caktojmë vdekjen tuaj dhe askush nuk mund të na pengojë
56:60. Ne e kemi përcaktuar vdekjen tuaj, dhe Ne nuk mund të pengohemi.
56:60. NEHNU KADDERNA BEJNEKUMUL-MEWTE WE MA NEHNU BIMESBUKINE
C 56:61. Që t'ju zëvendësojmë me të tjerë si ju dhe t'ju krijojmë rishtazi siç nuk dini ju.
56:61. që t'jua ndryshojmë trajtën dhe t'ju rikrijojmë ashtu si nuk e dini (në Ditën e Ringjalljes).
56:61. Për të zëvendësuar ju me të tjerë dhe për t'ju krijuar në atë që nuk e dini.
56:61. 'ALA 'EN NUBEDDILE 'EMTHALEKUM WE NUNSHI'EKUM FI MA LA TA'LEMUNE
C 56:62. Ju e keni të njohur zanafillën e parë, e përse nuk mendoni.
56:62. Sigurisht, ju e dini krijimin e parë (prej një pike fare), atëherë përse nuk mendoni?!
56:62. Dhe me të vërtetë, ju e dini krijimin e parë, atëherë përse nuk reflektoni?
56:62. WE LEKAD 'ALIMTUMU EN-NESH'ETEL-'ULA FELEWLA TEDHKKERUNE
C 56:63. A nuk e shihni atë që e mbillni?
56:63. A shihni atë që mbillni?
56:63. A e keni parë atë që mbillni?
56:63. 'EFERE'EJTUM MA TEHRUTHUNE
C 56:64. A ju e bëni të mbijë ajo, apo Ne e bëjmë të mbijë?
56:64. Vallë, ju e bëni atë që të mbijë apo jemi Ne rritësit e saj?
56:64. A jeni ju që e bëni të rritet, apo Ne jemi që e bëjmë të rritet?
56:64. 'E'ENTUM TEZRA'UNEHU 'EM NEHNU EZ-ZARI'UNE
C 56:65. Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer (të shkatërruar) e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë).
56:65. Nëse duam, Ne e lëmë fyçkë dhe ju do të çuditeni
56:65. Sikur të donim, Ne do ta bënim atë thërrmijë, dhe ju do të mbeteshit të habitur.
56:65. LEW NESHA'U LEXHE'ALNAHU HUTAMEN FEDHELELTUM TEFEKKEHUNE
C 56:66. S'ka dyshim se ne mbetëm të dëmtuar.
56:66. (e do të thoni): “Ne jemi të dëmtuar,
56:66. Duke thënë: "Ne kemi mbetur pa shpërblim."
56:66. 'INNA LEMUGREMUNE
C 56:67. Po jo, ne mbetëm pa të (të varfëruar).
56:67. madje jemi krejt të privuar (nga furnizmi)!”
56:67. Përkundrazi, jemi të privuar.
56:67. BEL NEHNU MEHRUMUNE
C 56:68. A e shihni ujin që po e pini?
56:68. A e shihni ujin që pini?
56:68. A e keni parë ujin që pini?
56:68. 'EFERE'EJTUMUL-MA'EL-LEDHI TESHREBUNE
C 56:69. A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë?
56:69. Vallë, ju e zbrisni atë prej reve apo Ne e zbresim?
56:69. A jeni ju që e lëshoni nga retë, apo Ne jemi që e lëshojmë?
56:69. 'E'ENTUM 'ENZELTUMUHU MINEL-MUZNI 'EM NEHNUL-MUNZILUNE
C 56:70. Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?
56:70. Nëse duam, Ne e bëjmë atë të njelmët, andaj përse nuk jeni mirënjohës?!
56:70. Sikur të donim, Ne do ta bënim atë të njelmët, atëherë përse nuk falënderoni?
56:70. LEW NESHA'U XHE'ALNAHU 'UXHAXHEN FELEWLA TESHKURUNE
C 56:71. A e keni parë zjarrin që ju e ndizni?
56:71. A e shihni zjarrin që e ndizni?
56:71. A e keni parë zjarrin që ndizni?
56:71. 'EFERE'EJTUMU EN-NAREL-LETI TURUNE
C 56:72. A ju krijuat drurin e tij, apo Ne jemi krijues?
56:72. Vallë, ju i keni bërë drutë për të apo Ne i kemi bërë?!
56:72. A jeni ju që e keni krijuar drurët e tij, apo Ne jemi Krijuesit?
56:72. 'E'ENTUM 'ENSHE'TUM SHEXHERETEHA 'EM NEHNUL-MUNSHI'UNE
C 56:73. Ne e bëmë atë si përkujtim (për zjarrin e xhehennemit) dhe të nevojshëm për ata në vende të pabanuara (në shkretëtirë).
56:73. Ne e kemi bërë atë përkujtues (të zjarrit të Xhehenemit) dhe, që t'u sjellë dobi nevojtarëve,
56:73. Ne e kemi bërë atë një përkujtim dhe një dobi për udhëtarët.
56:73. NEHNU XHE'ALNAHA TEDHKIRETEN WE META'EN LILMUKWINE
C 56:74. Pra, ti lartësoje emrin e Zoti tënd të madh.
56:74. prandaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!
56:74. Prandaj, lartëso Emrin e Zotit tënd, më të Madhërishmit.
56:74. FESEBBIH BIASMI RABBIKEL-'ADHIMI
C 56:75. Betohem në shuarjen (perëndimin) e yjeve.
56:75. Betohem në çastin e perëndimit të yjeve,
56:75. Unë betohem për vendet e rënies së yjeve.
56:75. FELA 'UKSIMU BIMEWAKI'I EN-NUXHUMI
C 56:76. E ai është betim i madh, sikur ta dini!
56:76. - e ky është betim i madh, veç sikur ta dinit
56:76. Dhe, me të vërtetë, kjo është një betim i madh, sikur ta dinit.
56:76. WE 'INNEHU LEKASEMUN LEW TA'LEMUNE 'ADHIMUN
C 56:77. Se me të vërtetë ai është Kur'an i famshëm.
56:77. se ky është vërtet një Kuran i nderuar,
56:77. Me të vërtetë, ky është një Kuran i nderuar.
56:77. 'INNEHU LEKUR'ANUN KERIMUN
C 56:78. Është në një libër të ruajtur.
56:78. në Librin e ruajtur.
56:78. Në një libër të ruajtur mirë.
56:78. FI KITABIN MEKNUNIN
C 56:79. Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaiket).
56:79. Atë (Kuranin) e prekin vetëm të pastërtit,
56:79. Askush nuk mund ta prekë atë përveç të pastruarve.
56:79. LA JEMESSUHU 'ILLAL-MUTEHHERUNE
C 56:80. Është i zbritur prej Zotit të botëve.
56:80. Ai është Shpallje prej Zotit të botëve.
56:80. Është një shpallje nga Zoti i botëve.
56:80. TENZILUN MIN RABBIL-'ALEMINE
C 56:81. A, ndaj këtij ligjërimi (Kur'ani) ju jeni të luhatshëm (të pavendosur)?
56:81. Vallë, një Fjalë të tillë ju e mohoni
56:81. A këtë Fjalë ju e shpërfillni?
56:81. 'EFEBIHEDHAL-HEDITHI 'ENTUM MUD/HINUNE
C 56:82. Dhe falënderimin për furnizimin tuaj, ju jeni që e gënjeni.
56:82. dhe e bëni detyrën tuaj (të përditshme) ta përgënjeshtroni?!
56:82. Dhe falënderimin tuaj për furnizimin që ju është dhënë e ktheni në përgënjeshtrim?
56:82. WE TEXH'ALUNE RIZKAKUM 'ENNEKUM TUKEDHDHIBUNE
C 56:83. Përse, pra kur arrin shpirti në fyt,
56:83. Atëherë, përse kur (dikujt) i vjen (shpirti) në grykë
56:83. Atëherë, përse nuk ndërhyni kur shpirti është duke dalë?
56:83. FELEWLA 'IDHA BELEGATIL-HULKUME
C 56:84. e ju në atë moment shikoni (se ç'po i ngjet).
56:84. para syve tuaj,
56:84. Dhe ndërkohë ju jeni duke e parë.
56:84. WE 'ENTUM HINE'IDHIN TENDHURUNE
C 56:85. E Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shihni.
56:85. - ndërkohë që Ne jemi më afër atij se ju, por ju nuk e vini re
56:85. Ndërsa Ne jemi më pranë tij sesa ju, por ju nuk e shihni.
56:85. WE NEHNU 'EKREBU 'ILEJHI MINKUM WE LEKIN LA TUBSIRUNE
C 56:86. Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra),
56:86. përse pra, nëse nuk do të gjykoheni (në jetën e përtejme),
56:86. Atëherë, përse, nëse nuk jeni të varur nga Ne,
56:86. FELEWLA 'IN KUNTUM GAJRE MEDININE
C 56:87. (përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë).
56:87. ju nuk ia ktheni shpirtin atij? Përgjigjjuni kësaj, nëse thoni të vërtetën!
56:87. Ju nuk e ktheni atë, nëse jeni të sinqertë?
56:87. TERXHI'UNEHA 'IN KUNTUM SADIKINE
C 56:88. E nëse ai (i vdekuri) është prej të afërmve (të Zotit).
56:88. Kështu, nëse ai (në agoni) është nga ata që janë të afërt (me Allahun),
56:88. Nëse ai është prej atyre të afërtëve.
56:88. FE'EMMA 'IN KANE MINEL-MUKARREBINE
C 56:89. Ai ka (te Zoti) kënaqësi, furnizim të mirë dhe xhennet të begatshëm.
56:89. do të ketë prehje, kënaqësi dhe dhunti të Xhenetit.
56:89. Atëherë ai do të ketë qetësi, aromë të këndshme dhe Kopsht të Begatisë.
56:89. FEREWHUN WE REJHANUN WE XHENNETU NA'IMIN
C 56:90. Po në qoftë se është nga të djathtët?
56:90. E, nëse është nga njerëzit e së djathtës,
56:90. Dhe nëse ai është prej atyre të së djathtës.
56:90. WE 'EMMA 'IN KANE MIN 'ESHABIL-JEMINI
C 56:91. Pra, ty të qoftë selam prej të djathtëve (i thuhet).
56:91. (ai do të përshëndetet) “Paqe për ty” nga njerëzit e së djathtës.
56:91. Atëherë do t'i thuhet: "Paqe ty, nga ata të së djathtës."
56:91. FESELAMUN LEKE MIN 'ESHABIL-JEMINI
C 56:92. E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur,
56:92. Por, nëse (ai në agoni) është nga përgënjeshtruesit e humbur,
56:92. Por nëse ai është prej atyre që përgënjeshtruan dhe ishin të humbur.
56:92. WE 'EMMA 'IN KANE MINEL-MUKEDHDHIBINE ED-DALLINE
C 56:93. mirëseardhja e tyre është pritje me ujë të valë.
56:93. ai do të gostitet me ujë të valuar
56:93. Atëherë mikpritja e tij do të jetë nga ujë i valë.
56:93. FENUZULUN MIN HEMIMIN
C 56:94. Dhe djegie nga zjarri i xhehennemit.
56:94. dhe do të përcëllohet në Zjarrin e flakëruar (të Xhehenemit).
56:94. Dhe djegie në zjarrin e Xhehenemit.
56:94. WE TESLIJETU XHEHIMIN
C 56:95. E s'ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt.
56:95. Pa dyshim, kjo është e Vërteta e sigurt.
56:95. Me të vërtetë, kjo është e vërteta absolute.
56:95. 'INNE HADHA LEHUWE HEKKUL-JEKINI
C 56:96. Pra ti lartësoje Zotin tënd të madhëruar.
56:96. Andaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!
56:96. Prandaj, lartëso Emrin e Zotit tënd, më të Madhërishmit.
56:96. FESEBBIH BIASMI RABBIKEL-'ADHIMI