Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 56:18. Me gastare, me ibrigë dhe me gota të mbushura plot prej burimit.
56:18. me kupa, ibrikë dhe gota me pije të kulluar, që rrjedh
56:18. Me kupa, gota dhe pije nga një burim.
56:18. BI'EKWABIN WE 'EBARIKA WE KE'SIN MIN MA'ININ
C 56:19. Prej së cilës pije (vere) as nuk u dhemb koka, as nuk dehen.
56:19. e prej së cilës nuk do t'u dhembë koka dhe nuk do t'u humbë mendja,
56:19. As nuk do t'u shkaktojë dhimbje koke dhe as nuk do t'i dehë.
56:19. LA JUSEDDA'UNE 'ANHA WE LA JUNZIFUNE
C 56:20. Edhe pemë sipas dëshirës së tyre.
56:20. e me fruta të cilat do t'i zgjedhin vetë
56:20. Dhe me fruta që ata zgjedhin.
56:20. WE FAKIHETIN MIMMA JETEHAJJERUNE
C 56:21. Edhe mish shpezësh, cilin ta duan.
56:21. dhe mish shpendësh që ua ka ënda.
56:21. Dhe mish shpendësh që ata dëshirojnë.
56:21. WE LEHMI TEJRIN MIMMA JESHTEHUNE
C 56:22. Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha.
56:22. Për ata ka edhe hyrie symëdha,
56:22. Dhe do të kenë hyri me sy të bukur.
56:22. WE HURUN 'INUN
C 56:23. Si të ishin inxhi të ruajtura.
56:23. të ngjashme me margaritarët e ruajtur,
56:23. Sikur të ishin margaritarë të ruajtur.
56:23. KE'EMTHALIL-LU'ULU'UIL-MEKNUNI
C 56:24. Shpërblim për atë, që ata punuan.
56:24. si shpërblim për atë që kanë punuar.
56:24. Shpërblim për atë që bënë.
56:24. XHEZA'EN BIMA KANU JA'MELUNE
C 56:25. Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija as që janë mëkat (gënjeshtër).
56:25. Aty nuk do të dëgjojnë biseda të kota, as fjalë gjynahesh,
56:25. Ata nuk do të dëgjojnë aty fjalë të kota dhe as mëkate.
56:25. LA JESMA'UNE FIHA LEGWEN WE LA TE'THIMEN
C 56:26. Vetëm thënie: selam pas selami.
56:26. por vetëm fjalët “Paqe, paqe”!
56:26. Por vetëm fjalë: Paqe, paqe.
56:26. 'ILLA KILEN SELAMAN SELAMÆN
C 56:27. E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve?
56:27. E njerëzit e së djathtës – sa të nderuar që janë fatlumët!
56:27. Sa për ata të së djathtës – sa të bekuar janë ata të së djathtës.
56:27. WE 'ESHABUL-JEMINI MA 'ESHABUL-JEMINI
C 56:28. Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba).
56:28. Ata do të qëndrojnë në mes të lotusve pa gjemba
56:28. Do të jenë mes pemësh të panjohura.
56:28. FI SIDRIN MEHDUDIN