Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 56:75. Betohem në shuarjen (perëndimin) e yjeve.
56:75. Betohem në çastin e perëndimit të yjeve,
56:75. Unë betohem për vendet e rënies së yjeve.
56:75. FELA 'UKSIMU BIMEWAKI'I EN-NUXHUMI
C 56:76. E ai është betim i madh, sikur ta dini!
56:76. - e ky është betim i madh, veç sikur ta dinit
56:76. Dhe, me të vërtetë, kjo është një betim i madh, sikur ta dinit.
56:76. WE 'INNEHU LEKASEMUN LEW TA'LEMUNE 'ADHIMUN
C 56:77. Se me të vërtetë ai është Kur'an i famshëm.
56:77. se ky është vërtet një Kuran i nderuar,
56:77. Me të vërtetë, ky është një Kuran i nderuar.
56:77. 'INNEHU LEKUR'ANUN KERIMUN
C 56:78. Është në një libër të ruajtur.
56:78. në Librin e ruajtur.
56:78. Në një libër të ruajtur mirë.
56:78. FI KITABIN MEKNUNIN
C 56:79. Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaiket).
56:79. Atë (Kuranin) e prekin vetëm të pastërtit,
56:79. Askush nuk mund ta prekë atë përveç të pastruarve.
56:79. LA JEMESSUHU 'ILLAL-MUTEHHERUNE
C 56:80. Është i zbritur prej Zotit të botëve.
56:80. Ai është Shpallje prej Zotit të botëve.
56:80. Është një shpallje nga Zoti i botëve.
56:80. TENZILUN MIN RABBIL-'ALEMINE
C 56:81. A, ndaj këtij ligjërimi (Kur'ani) ju jeni të luhatshëm (të pavendosur)?
56:81. Vallë, një Fjalë të tillë ju e mohoni
56:81. A këtë Fjalë ju e shpërfillni?
56:81. 'EFEBIHEDHAL-HEDITHI 'ENTUM MUD/HINUNE
C 56:82. Dhe falënderimin për furnizimin tuaj, ju jeni që e gënjeni.
56:82. dhe e bëni detyrën tuaj (të përditshme) ta përgënjeshtroni?!
56:82. Dhe falënderimin tuaj për furnizimin që ju është dhënë e ktheni në përgënjeshtrim?
56:82. WE TEXH'ALUNE RIZKAKUM 'ENNEKUM TUKEDHDHIBUNE
C 56:83. Përse, pra kur arrin shpirti në fyt,
56:83. Atëherë, përse kur (dikujt) i vjen (shpirti) në grykë
56:83. Atëherë, përse nuk ndërhyni kur shpirti është duke dalë?
56:83. FELEWLA 'IDHA BELEGATIL-HULKUME
C 56:84. e ju në atë moment shikoni (se ç'po i ngjet).
56:84. para syve tuaj,
56:84. Dhe ndërkohë ju jeni duke e parë.
56:84. WE 'ENTUM HINE'IDHIN TENDHURUNE
C 56:85. E Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shihni.
56:85. - ndërkohë që Ne jemi më afër atij se ju, por ju nuk e vini re
56:85. Ndërsa Ne jemi më pranë tij sesa ju, por ju nuk e shihni.
56:85. WE NEHNU 'EKREBU 'ILEJHI MINKUM WE LEKIN LA TUBSIRUNE