Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 57. Hadid
Ajete: 29

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 57:1. All-llahun e lartësoi me adhurim ç'ka në qiej e në tokë dhe Ai është i gjithfuqishmi, i urti.
57:1. Allahun e lartëson çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.
57:1. Çdo gjë që është në qiej dhe në tokë e lavdëron Allahun. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Urtë.
57:1. SEBBEHE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C 57:2. I Tij është pushteti në qiej e në tokë, Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje dhe Ai ka fuqi për çdo send.
57:2. Atij i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Ai jep jetë e vdekje dhe është i fuqishëm për çdo gjë.
57:2. Atij i përket sundimi i qiejve dhe i tokës. Ai jep jetë dhe sjell vdekje, dhe Ai është mbi çdo gjë i Fuqishëm.
57:2. LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI JUHJI WE JUMITU WE HUWE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 57:3. Ai është i pari që s'ka fillim dhe i fundit që s'ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i dijshmi për çdo gjë.
57:3. Ai është i Pari dhe i Mbrami, i Dukshmi (me argumente) dhe i Padukshmi (me sy). Ai është i Dijshëm për çdo gjë!
57:3. Ai është i Pari dhe i Fundit, i Dukshmi dhe i Fshehti, dhe Ai është i Dijshëm për çdo gjë.
57:3. HUWEL-'EWWELU WEL-'AHIRU WE EDH-DHAHIRU WEL-BATINU WE HUWE BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C 57:4. Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj mbisundoi Arshin. Ai e di çka futet në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qielli dhe çka ngrihet në të, dhe Ai është me ju kudo që të jeni, All-llahu është përcjellës i asaj që punoni.
57:4. Ai i krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Fron. Ai e di se çfarë hyn në Tokë dhe çfarë del prej saj, çfarë zbret prej qiellit dhe çfarë ngjitet drejt tij. Ai është me ju kudo që të gjendeni; Ai sheh gjithçka që bëni.
57:4. Ai është Ai që krijoi qiejt dhe tokën në gjashtë ditë, pastaj Ai u ngrit mbi Arshin. Ai e di atë që hyn në tokë dhe atë që del prej saj, dhe atë që zbret nga qielli dhe atë që ngjitet në të. Dhe Ai është me ju kudo që të jeni. Dhe Allahu është i Gjithëvëzhguesi për atë që bëni.
57:4. HUWEL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE FI SITTETI 'EJJAMIN THUMME ESTEWA 'ALEL-'ARSHI JA'LEMU MA JELIXHU FIL-'ERDI WE MA JEHRUXHU MINHA WE MA JENZILU MINE ES-SEMA'I WE MA JA'RUXHU FIHA WE HUWE ME'AKUM 'EJNE MA KUNTUM WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C 57:5. Vetëm i Tij është sundimi i qiejve dhe i tokës dhe vetëm tek All-llahu kthehen të gjitha çështjet.
57:5. Atij i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës; tek Allahu do të kthehet gjithçka!
57:5. Atij i përket sundimi i qiejve dhe i tokës. Dhe tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.
57:5. LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE 'ILA ELLAHI TURXHA'UL-'UMURU
C 57:6. Ai e ngërthen (e zgjaton) natën në ditë dhe e ngërthen (zgjaton) ditën në natë dhe Ai është që i di të fshehtat në gjoksa.
57:6. Ai e ndërfut natën tek dita dhe ditën tek nata. Ai e di çfarë ka çdokush në kraharor.
57:6. Ai e bën natën të hyjë në ditë dhe e bën ditën të hyjë në natë, dhe Ai është i Dijshëm për atë që është në zemrat.
57:6. JULIXHUL-LEJLE FI EN-NEHARI WE JULIXHU EN-NEHARE FIL-LEJLI WE HUWE 'ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C 57:7. Besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai u bëri trashëgues në të, se ata që besuan prej jush dhanë për hir të Zotit, ata kanë shpërblim të madh.
57:7. Besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe shpenzoni nga ato që Ai jua ka lënë trashëgim, se për ata midis jush që besojnë dhe shpenzojnë (për bamirësi), do të ketë shpërblim të madh!
57:7. Besoni në Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe shpenzoni nga ajo për të cilën Ai ju ka bërë trashëgimtarë. Prandaj, ata që besuan dhe shpenzuan – për ta është një shpërblim i madh.
57:7. 'AMINU BILLAHI WE RESULIHI WE 'ENFIKU MIMMA XHE'ALEKUM MUSTEHLEFINE FIHI FE-EL-LEDHINE 'AMENU MINKUM WE 'ENFEKU LEHUM 'EXHRUN KEBIRUN
C 57:8. Ç'keni ju që nuk i besoni All-llahut, kur i dërguari i Tij ju thërret t'i besoni Zotit tuaj, nëse jeni besimtarë (o sot o kurrë).
57:8. Çfarë keni që nuk besoni në Allahun, ndërkohë që i Dërguari i Tij ju fton që të besoni në Zotin tuaj, i Cili, tashmë, ka marrë besën prej jush?! Atëherë besoni, nëse jeni besimtarë të vërtetë!
57:8. Dhe çfarë ju pengon të besoni në Allahun kur i Dërguari ju fton të besoni në Zotin tuaj? Dhe Ai tashmë ka marrë besëlidhjen tuaj, nëse jeni të sinqertë.
57:8. WE MA LEKUM LA TU'UMINUNE BILLAHI WE ER-RESULU JED'UKUM LITU'UMINU BIREBBIKUM WE KAD 'EHADHE MITHAKAKUM 'IN KUNTUM MU'UMININE
C 57:9. Ai robit të vet i shpall argumente të qarta për t'ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë. E, s'ka dyshim se All-llahu është i butë e i mëshirshëm ndaj jush.
57:9. Është Ai që i ka zbritur robit të Vet shpallje të qarta për t'ju nxjerrë nga errësira në dritë. Allahu është vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë me ju.
57:9. Ai është Ai që zbriti mbi robin e Tij ajete të qarta që Ai të mund t'ju nxjerrë nga errësirat në dritë. Dhe me të vërtetë, Allahu është ndaj jush i Butë dhe Mëshirëplotë.
57:9. HUWEL-LEDHI JUNEZZILU 'ALA 'ABDIHI 'AJATIN BEJJINATIN LIJUHRIXHEKUM MINE EDH-DHULUMATI 'ILA EN-NURI WE 'INNALL-LLAHE BIKUM LERE'UFUN REHIMUN
C 57:10. E, ç'keni ju që nuk jepni për në rrugën e All-llahut, kur dihet se All-llahut i mbesin trashëgim qiej e tokë? Nuk janë të barabartë prej jush ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para çlirimit, sepse të tillët kanë vlerë më të madhe nga ata që dhanë dhe luftuan pas. Por të gjithëve All-llahu u premtoi të mirat; All-llahu di çka punoni.
57:10. Atëherë, çfarë keni që nuk shpenzoni në rrugën e Allahut, ndërkohë që vetëm Atij i përket trashëgimia e qiejve dhe e Tokës? Nuk janë të barabartë ata që kanë shpenzuar dhe kanë luftuar para fitores me ata që kanë shpenzuar dhe kanë luftuar më pas. Ata kanë shkallë më të lartë, mirëpo Allahu u premton të gjithëve më të mirën (Xhenetin). Allahu e di mirë atë që bëni ju.
57:10. Dhe çfarë ju pengon të shpenzoni në rrugën e Allahut kur trashëgimi i qiejve dhe i tokës i përket Allahut? Nuk janë të njëjtë ata që shpenzuan dhe luftuan para çlirimit. Ata janë më të mëdhenj në gradë sesa ata që shpenzojnë dhe luftojnë më vonë. Por Allahu ka premtuar të gjithëve të mirën. Dhe Allahu është i Dijshëm për atë që bëni.
57:10. WE MA LEKUM 'ELLA TUNFIKU FI SEBILI ELLAHI WE LILLEHI MIRATHU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI LA JESTEWI MINKUM MEN 'ENFEKA MIN KABLIL-FETHI WE KATELE 'ULA'IKE 'A'DHEMU DEREXHETEN MINEL-LEDHINE 'ENFEKU MIN BA'DU WE KATELU WE KULLEN WE'ADEL-LAHUL-HUSNA WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE HABIRUN
C 57:11. Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë e që Ai t'ia shumëfishojë atë dhe ai ka një shpërblim të mirë.
57:11. Kush është ai, që do t'i japë vullnetarisht Allahut një hua të mirë, që Ai pastaj t'ia kthejë shumëfish?! (Veç kësaj), për atë do të ketë shpërblim fisnik,
57:11. Kushdo që jep një hua të mirë Allahut, Ai do t'ia shumëfishojë atë, dhe për të ka një shpërblim fisnik.
57:11. MEN DHAL-LEDHI JUKRIDU ELLAHE KARDEN HESENAN FEJUDA'IFEHU LEHU WE LEHU 'EXHRUN KERIMUN
C 57:12. (Përkujto) Ditën kur i sheh besimtarët dhe besimtaret që drita e tyre flakëron para tyre dhe në të djathtë të tyre. (U thuhet) Myzhde e juaj sot janë xhennetet nën të cilat rrjedhin lumenj, aty do të jeni përgjithmonë. E ajo është fitore e madhe.
57:12. ditën që do të shohësh besimtarët dhe besimtaret, me dritën e tyre që shkëlqen para dhe në të djathtë të tyre (e do t'u thuhet): “Lajm i mirë sot për ju: kopshtet e Xhenetit nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë e ku do të banoni përgjithmonë. Kjo është fitorja më e madhe!”
57:12. Ditën kur ti do të shohësh besimtarët dhe besimtaret me dritën e tyre që rrjedh para tyre dhe në të djathtën e tyre. (Do t'u thuhet): "Përgëzime për ju këtë ditë me kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, duke banuar aty përgjithmonë." Kjo është fitore e madhe.
57:12. JEWME TERAL-MU'UMININE WEL-MU'UMINATI JES'A NURUHUM BEJNE 'EJDIHIM WE BI'EJMANIHIM BUSHRAKUMUL-JEWME XHENNATUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA DHALIKE HUWEL-FEWZUL-'ADHIMU
C 57:13. Ditën kur hipokritët dhe hipokritet atyre që besuan u thonë: "Na pritni (ose na shikoni) të ndriçohemi prej dritës suaj!" U thuhet: "Kthehuni prapa jush (në Dunja) e kërkoni ndonjë dritë!" Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri që ka një derë, e brendia e tij është mëshirë (xhenneti), e nga ana e jashtme e tij është dënimi (zjarri).
57:13. Atë Ditë, hipokritët dhe hipokritet do t'u thonë besimtarëve: “Na prisni edhe ne që të marrim nga drita juaj”! Por atyre do t'u thuhet: “Kthehuni prapa e kërkoni tjetër dritë!” Dhe, ndërmjet tyre, do të vendoset një mur me portë: brenda saj ka mëshirë, kurse jashtë saj ka dënim.
57:13. Ditën kur hipokritët dhe hipokritet do t'u thonë atyre që besuan: "Prisni për ne që të mund të marrim nga drita juaj." Do t'u thuhet: "Kthehuni pas dhe kërkoni dritë." Pastaj një mur do të vendoset mes tyre me një portë. Brenda saj është mëshira, dhe jashtë saj, para saj, është ndëshkimi.
57:13. JEWME JEKULUL-MUNAFIKUNE WEL-MUNAFIKATU LILLEDHINE 'AMENU ENDHURUNA NEKTEBIS MIN NURIKUM KILE ERXHI'U WERA'EKUM FALTEMISU NUREN FEDURIBE BEJNEHUM BISURIN LEHU BABUN BATINUHU FIHI ER-REHMETU WE DHAHIRUHU MIN KIBELIHIL-'ADHABU
C 57:14. (Hipokritët e mbetur në errësirë) I thërrasin ata (besimtarët): "A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!? (Besimtarët përgjigjen): "Po, por ju e shkatërruat veten (me hipokrizi), ju prisnit kob të zi për besimtarët, ju dyshonit në çështjet e fesë dhe juve ju mashtruan shpresat e kota deri kur ju erdhi caktimi i All-llahut (vdekja) dhe ashtu, përkitazi me All-llahun, mashtruesi ju mashtroi.
57:14. “A nuk kemi qenë me ju?” - do të thërrasin ata. - “Po, - do t'u përgjigjen, - por ju e çuat veten në tundim, pritët, dyshuat dhe u mashtruat nga vetë dëshirat tuaja të kota, derisa arriti urdhri i Allahut, e djalli ju mashtroi për Allahun!
57:14. Ata do t'i thërrasin atyre: "A nuk ishim me ju?" Ata do të thonë: "Po, por ju vetë e shkatërruat veten dhe prisnit, dhe dyshuat, dhe ju mashtruan dëshirat e kota, derisa erdhi urdhri i Allahut. Dhe mashtruesi ju mashtroi për Allahun.
57:14. JUNADUNEHUM 'ELEM NEKUN ME'AKUM KALU BELA WE LEKINNEKUM FETENTUM 'ENFUSEKUM WE TEREBBESTUM WE ERTEBTUM WE GARRETKUMUL-'EMANIJU HETTA XHA'E 'EMRU ELLAHI WE GARREKUM BILLAHIL-GARURU
C 57:15. E sot prej jush nuk pranohet ndonjë kompensim e as prej atyre që nuk besuan, vendi juaj është zjarri, ai është ndihma juaj: sa përfundim i keq është ai".
57:15. Sot nuk pranohet prej jush kurrfarë shpërblese e as prej atyre që nuk kanë besuar: zjarri është vendbanimi juaj, ai është për ju; eh, sa vendbanim i tmerrshëm që është ai!”
57:15. Prandaj, sot asnjë shpërblim nuk do të merret prej jush dhe as prej atyre që nuk besuan. Vendbanimi juaj është zjarri. Ai është mikpritësi juaj. Dhe sa fund i keq është ai!"
57:15. FALJEWME LA JU'UHADHU MINKUM FIDJETUN WE LA MINEL-LEDHINE KEFERU ME'WAKUMU EN-NARU HIJE MEWLAKUM WE BI'SEL-MESIRU
C 57:16. A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur'an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës.
57:16. A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të përulen para këshillave të Allahut dhe para së Vërtetës që Ai ka shpallur e të mos bëhen si ata, që iu është dhënë Libri më parë?! Me kalimin e një kohe të gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan dhe shumë syresh janë të pabindur.
57:16. A nuk erdhi koha për ata që besuan të zbutet zemra e tyre ndaj përkujtimit të Allahut dhe asaj që zbriti nga e vërteta, dhe të mos jenë si ata që u është dhënë Libri më parë? Sepse një kohë e gjatë kaloi mbi ta dhe zemrat e tyre u ngurtësuan. Dhe shumë prej tyre janë të korruptuar.
57:16. 'ELEM JE'NI LILLEDHINE 'AMENU 'EN TEHSHE'A KULUBUHUM LIDHIKRI ELLAHI WE MA NEZELE MINEL-HEKKI WE LA JEKUNU KALLEDHINE 'UTUL-KITABE MIN KABLU FETALE 'ALEJHIMUL-'EMEDU FEKASET KULUBUHUM WE KETHIRUN MINHUM FASIKUNE
C 57:17. Dijeni se All-llahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne ua kemi sqaruar argumentet ashtu që të kuptoni.
57:17. Dijeni, se Allahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj! Ne ju sqarojmë shpalljet, në mënyrë që ju të kuptoni!
57:17. Dijeni se Allahu gjallëron tokën pas vdekjes së saj. Me të vërtetë, Ne u kemi shpjeguar shenjat, që ju të mund të kuptoni.
57:17. A'LEMU 'ENNEL-LAHE JUHJIL-'ERDE BA'DE MEWTIHA KAD BEJJENNA LEKUMUL-'AJATI LE'ALLEKUM TA'KILUNE
C 57:18. S'ka dyshim se ata që japin lëmoshë (sadaka) dhe që sinqerisht japin për hir të All-llahut, atyre u shumëfishohet dhe ata kanë shpërblim të madh.
57:18. Ata që japin lëmoshë e që i japin Allahut një hua të mirë, qofshin burra ose gra, do t'u shumëfishohet përfitimi dhe do të kenë një shpërblim fisnik.
57:18. Me të vërtetë, ata që japin lëmoshë dhe ata që japin nga pasuria e tyre një hua të mirë – ajo do t'u shumëfishohet, dhe për ta është një shpërblim fisnik.
57:18. 'INNEL-MUSSEDDIKINE WEL-MUSSEDDIKATI WE 'EKREDU ELLAHE KARDEN HESENAN JUDA'AFU LEHUM WE LEHUM 'EXHRUN KERIMUN
C 57:19. Ata që besuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata janë të sinqertit dhe dëshmorët tek Zoti i tyre, ata kanë shpërblimin e vet dhe dritën e vet, ndërsa ata që e mohuan dhe përgënjeshtruan faktet Tona, ata janë banues të xhehennemit.
57:19. Ata që besojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij, pikërisht ata janë njerëzit e sinqertë. Dëshmorët do të kenë te Zoti i vet shpërblimin dhe dritën e tyre. Kurse ata që nuk janë besimtarë dhe i mohojnë shpalljet Tona, do të jenë banorë të zjarrit!
57:19. Dhe ata që besuan në Allahun dhe të dërguarit e Tij – ata janë të sinqertët. Dhe dëshmitarët janë pranë Zotit të tyre. Për ta është shpërblimi i tyre dhe drita e tyre. Por ata që mohuan dhe përgënjeshtruan ajetet Tona – ata janë banorët e zjarrit.
57:19. WEL-LEDHINE 'AMENU BILLAHI WE RUSULIHI 'ULA'IKE HUMU ES-SIDDIKUNE WE ESH-SHUHEDA'U 'INDE RABBIHIM LEHUM 'EXHRUHUM WE NURUHUM WEL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI'AJATINA 'ULA'IKE 'ESHABUL-XHEHIMI
C 57:20. Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer, e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues.
57:20. Ta dini, se jeta në këtë botë, nuk është tjetër veçse lojë, dëfrim e zbukurim, si dhe mburrje ndërmjet jush e rivalitet për më shumë pasuri dhe fëmijë! Ajo i shëmbëllen bimës, e cila pas shiut rritet dhe i gëzon bujqit, por më vonë zverdhet, thahet dhe mbetet pa vlerë. Në botën tjetër ju presin vuajtje të mëdha ose falja e Allahut dhe kënaqësia e Tij; jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rreme.
57:20. Dijeni se jeta e kësaj bote është vetëm lojë dhe argëtim dhe zbukurim dhe mburrje mes jush dhe grumbullim pasurish dhe fëmijësh. Ajo është si një shi, rritja e të cilit i habit bujqit. Pastaj thahet, dhe ti e sheh të verdhë, pastaj bëhet kashtë. Dhe në jetën tjetër ka ndëshkim të ashpër, por ka edhe falje nga Allahu dhe kënaqësi. Dhe jeta e kësaj bote nuk është tjetër veçse përfitim i përkohshëm.
57:20. A'LEMU 'ENNEMAL-HEJETU ED-DUNJA LA'IBUN WE LEHWUN WE ZINETUN WE TEFAHURUN BEJNEKUM WE TEKATHURUN FIL-'EMWLI WEL-'EWLADI KEMETHELI GAJTHIN 'A'XHEBEL-KUFFARE NEBATUHU THUMME JEHIXHU FETERAHU MUSFERRAN THUMME JEKUNU HUTAMÆN WE FIL-'AHIRETI 'ADHABUN SHEDIDUN WE MEGFIRETUN MINEL-LAHI WE RIDWANUN WE MAL-HEJÆTU ED-DUNJA 'ILLA META'UL-GURURI
C 57:21. Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhennetin që gjerësia e tij është si gjerësia e qiellit e tokës, i përgatitur për ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është dhunti e All-llahut që ia jep kujt të dojë, e All-llahu është dhurues i madh.
57:21. Prandaj rrekuni me njëri-tjetrin, duke kërkuar falje prej Zotit tuaj dhe një kopsht të gjerë sa qielli dhe Toka, që është e përgatitur për ata që i kanë besuar Allahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është mirësia e Allahut, që Ai ia jep kujt të dojë; e Allahu ka mirësi të pafund.
57:21. Garoni për një falje nga Zoti juaj dhe një kopsht, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për ata që besuan në Allahun dhe të dërguarit e Tij. Ky është favori i Allahut që Ai ua jep kujt të dojë. Dhe Allahu është Zotërues i favorshëm të madh.
57:21. SABIKU 'ILA MEGFIRETIN MIN RABBIKUM WE XHENNETIN 'ARDUHA KE'ARDI ES-SEMA'I WEL-'ERDI 'U'IDDET LILLEDHINE 'AMENU BILLAHI WE RUSULIHI DHALIKE FEDLU ELLAHI JU'UTIHI MEN JESHA'U WEL-LAHU DHUL-FEDLIL-'ADHIMI
C 57:22. Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër - Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun është lehtë.
57:22. S'ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfûdh) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë!
57:22. Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë ose në veten tuaj përveç që është shkruar në një Libër para se ta sjellim atë. Me të vërtetë, kjo është e lehtë për Allahun.
57:22. MA 'ESABE MIN MUSIBETIN FIL-'ERDI WE LA FI 'ENFUSIKUM 'ILLA FI KITABIN MIN KABLI 'EN NEBRE'EHA 'INNE DHALIKE 'ALA ELLAHI JESIRUN
C 57:23. Ashtu që të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzohi tepër me atë që Ai u ka dhënë, pse All-llahu nuk e do asnjë arrogant që u lavdërohet të tjerëve.
57:23. (Këtë paracaktim e kemi bërë) që ju të mos dëshpëroheni për atë që ju ka kaluar, por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë. Allahu nuk i do kryelartët mburravecë
57:23. Që ju të mos pikëlloheni për atë që ju ka shpëtuar dhe të mos gëzoheni shumë për atë që Ai ju dha. Dhe Allahu nuk i do ata që janë mendjemëdhenj dhe krenarë.
57:23. LIKEJLA TE'SEW 'ALA MA FATEKUM WE LA TEFREHU BIMA 'ATAKUM WEL-LAHU LA JUHIBBU KULLE MUHTALIN FEHURIN
C 57:24. Të cilët vetë bëjnë koprraci dhe me koprraci i këshillojnë njerëzit. E kush largohet prej dhënies, le ta dijë se All-llahu është i begatshëm, i lavdishëm.
57:24. e as ata që, përveçse janë vetë koprracë, i nxisin edhe të tjerët në koprraci. Kushdo që nuk ia vë veshin kësaj, le ta dijë se Allahu është i Vetëmjaftueshmi dhe i Denji për çdo lavd.
57:24. Ata që janë koprracë dhe urdhërojnë njerëzit të jenë koprracë. Dhe kushdo që shmanget, atëherë me të vërtetë, Allahu është Ai që është i Pasur, i Vetëmjaftueshmi.
57:24. EL-LEDHINE JEBHALUNE WE JE'MURUNE EN-NASE BIL-BUHLI WE MEN JETEWELLE FE'INNALL-LLAHE HUWEL-GANIJUL-HEMIDU
C 57:25. Ne i dërguam të dërguarit Tanë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t'i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz, e edhe për t'u ditur tek All-llahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. S'ka dyshim se All-llahu është i fuqishëm, mbizotërues.
57:25. Ne i çuam të dërguarit Tanë me prova të qarta dhe bashkë me ta zbritëm Librat (e shenjtë) dhe peshoren (e drejtësisë): që njerëzit të veprojnë drejt. Ne e zbritëm hekurin, në të cilin ka (material për) luftë të fuqishme dhe dobi (të tjera) për njerëzit, me qëllim që Allahu të njohë ata që e ndihmojnë Atë dhe të dërguarit e Tij, pa e parë Atë. Me të vërtetë, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm.
57:25. Me të vërtetë, Ne i dërguam të dërguarit Tanë me prova të qarta dhe zbritëm me ta Librin dhe Peshoren që njerëzit të mund të veprojnë drejtësisht. Dhe Ne zbritëm hekurin, në të cilin ka forcë të madhe dhe përfitime për njerëzit, që Allahu të dijë se kush ndihmon Atë dhe të dërguarit e Tij me të padukshmen. Me të vërtetë, Allahu është i Fortë, i Plotfuqishmi.
57:25. LEKAD 'ERSELNA RUSULENA BIL-BEJJINATI WE 'ENZELNA ME'AHUMUL-KITABE WEL-MIZANE LIJEKUME EN-NASU BIL-KISTI WE 'ENZELNAL-HEDIDE FIHI BE'SUN SHEDIDUN WE MENAFI'U LILNNASI WE LIJA'LEMEL-LAHU MEN JENSURUHU WE RUSULEHU BIL-GAJBI 'INNALL-LLAHE KAWIJUN 'AZIZUN
C 57:26. Ne Nuhun dhe Ibrahimin i zgjodhëm të dërguar e pasardhësve të atyre dyve ua dhamë pejgamberllëkun dhe librin, e disa prej tyre i udhëzuan në rrugën e drejtë po shumë prej tyre mbetën jashtë rrugës.
57:26. Sigurisht, Ne dërguam Nuhun dhe Ibrahimin e u dhuruam trashëgimtarëve të tyre Profecinë dhe Librin. Disa syresh ishin në rrugë të drejtë, kurse shumica prej tyre ishin gjynahqarë të pabindur.
57:26. Dhe me të vërtetë, Ne dërguam Nuhun dhe Ibrahimin dhe bëmë në pasardhësit e tyre profetësinë dhe Librin. Dhe disa prej tyre ishin të udhëzuar, por shumë prej tyre ishin të padrejtë.
57:26. WE LEKAD 'ERSELNA NUHEN WE 'IBRAHIME WE XHE'ALNA FI DHURRIJETIHIMA EN-NUBUWETE WEL-KITABE FEMINHUM MUHTEDIN WE KETHIRUN MINHUM FASIKUNE
C 57:27. Pastaj vazhduam pas tyre me të dërguarit Tanë, e pas tyre e dërguam Isain, të birin e Merjemes dhe atij i dhamë Inxhillin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë, ndërsa murgësinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse kishin për qëllim me të vetëm ta arrijnë kënaqësinë e All-llahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet përmbajtur, prandaj atyre që besuan, Ne ua dhamë shpërblimin e tyre, po shumë prej tyre janë mëkatarë (jobesimtarë).
57:27. Pas tyre Ne çuam të dërguar të tjerë, mandej dërguam Isain, të birin e Merjemes. Ne i dhamë atij Ungjillin, kurse në zemrat e pasuesve të tij mbollëm butësi dhe mëshirë. Sa për murgërinë, Ne nuk ua urdhëruam atë, por ata e shpikën vetë për të arritur kënaqësinë e Allahut. E megjithatë, ata nuk u kujdesën si duhet për të. Kështu, Ne u dhamë besimtarëve të vërtetë prej tyre shpërblimin e merituar, sado që shumë prej tyre janë të pabindur.
57:27. Pastaj, Ne i çuam pas gjurmëve të tyre të dërguarit Tanë dhe Ne e çuam Isain, birin e Merjemes, dhe i dhamë atij Inxhilin, dhe Ne vendosëm në zemrat e atyre që e ndoqën atë dhembshuri dhe mëshirë. Por ata shpikën murgërinë – Ne nuk ua urdhëruam atë – përveçse për të kërkuar kënaqësinë e Allahut. Por ata nuk e mbajtën atë siç duhet. Prandaj, Ne u dhamë atyre që besuan shpërblimin e tyre, por shumë prej tyre janë të pabesueshëm.
57:27. THUMME KAFFEJNA 'ALA 'ATHARIHIM BIRUSULINA WE KAFFEJNA BI'ISA EBNI MERJEME WE 'ATEJNAHUL-'INXHILE WE XHE'ALNA FI KULUBIL-LEDHINE ETTEBA'UHU RE'FETEN WE REHMETEN WE REHBANIJETEN EBTEDA'UHA MA KETEBNAHA 'ALEJHIM 'ILLA EBTIGA'E RIDWANI ELLAHI FEMA RE'AWHA HEKKA RI'AJETIHA FE'ATEJNAL-LEDHINE 'AMENU MINHUM 'EXHREHUM WE KETHIRUN MINHUM FASIKUNE
C 57:28. O ju që keni besuar, kini frikë All-llahun dhe vazhdoni me besim ndaj të dërguarit të Tij, se Ai ju jep dyfish nga mëshira e tij, ju dhuron dritë që ecni me të, ju falë mëkatet tuaja, All-llahu është mekatfalës, mëshirues.
57:28. O ju (ithtarë të Librit) që besuat (në Musain dhe Isain), ruajuni Allahut dhe besoni në të Dërguarin e Tij (Muhamedin), se Ai do t'ju dhurojë pjesë të dyfishtë nga mëshira e Vet, do t'ju japë dritë, me ndihmën e së cilës do të ecni dhe do t'ju falë; Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
57:28. O ju që besoni, kini frikë Allahun dhe besoni në të Dërguarin e Tij; Ai do t'ju japë një pjesë të mëshirës së Tij të dyfishtë dhe do t'ju bëjë një dritë me të cilën ju do të ecni, dhe Ai do t'ju falë. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
57:28. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU ETTEKU ELLAHE WE 'AMINU BIRESULIHI JU'UTIKUM KIFLEJNI MIN REHMETIHI WE JEXH'AL LEKUM NUREN TEMSHUNE BIHI WE JEGFIR LEKUM WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C 57:29. Le ta dinë ithtarët e librit se ata nuk kanë asgjë në dorë nga mirësia e All-llahut dhe se e gjithë e mira (pejgamberllëku, shpallja) është në dorë të All-llahut, e Ai ia jep kujt të dojë, All-llahu është dhurues i madh.
57:29. Dhe le ta dinë ithtarët e Librit, se ata nuk kanë aspak fuqi mbi çfarëdo mirësie të Allahut dhe se mirësia është vetëm në dorën e Allahut. Ai ia jep kujt të dojë. Allahu zotëron mirësi të pakufishme.
57:29. Që populli i Librit të dijë se ata nuk kanë asgjë nga favori i Allahut dhe se favori është në dorën e Allahut; Ai ia jep atë kujt të dojë. Dhe Allahu është Zotërues i favori të madh.
57:29. LI'ELLA JA'LEME 'EHLUL-KITABI 'ELLA JEKDIRUNE 'ALA SHEJ'IN MIN FEDLI ELLAHI WE 'ENNEL-FEDLE BIJEDI ELLAHI JU'UTIHI MEN JESHA'U WEL-LAHU DHUL-FEDLIL-'ADHIMI