U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
57:23.
Ashtu që të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzohi tepër me atë që Ai u ka dhënë, pse All-llahu nuk e do asnjë arrogant që u lavdërohet të tjerëve.
57:23.
(Këtë paracaktim e kemi bërë) që ju të mos dëshpëroheni për atë që ju ka kaluar, por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë. Allahu nuk i do kryelartët mburravecë
57:23.
Që ju të mos pikëlloheni për atë që ju ka shpëtuar dhe të mos gëzoheni shumë për atë që Ai ju dha. Dhe Allahu nuk i do ata që janë mendjemëdhenj dhe krenarë.
57:23.
LIKEJLA TE'SEW 'ALA MA FATEKUM WE LA TEFREHU BIMA 'ATAKUM WEL-LAHU LA JUHIBBU KULLE MUHTALIN FEHURIN
C
57:24.
Të cilët vetë bëjnë koprraci dhe me koprraci i këshillojnë njerëzit. E kush largohet prej dhënies, le ta dijë se All-llahu është i begatshëm, i lavdishëm.
57:24.
e as ata që, përveçse janë vetë koprracë, i nxisin edhe të tjerët në koprraci. Kushdo që nuk ia vë veshin kësaj, le ta dijë se Allahu është i Vetëmjaftueshmi dhe i Denji për çdo lavd.
57:24.
Ata që janë koprracë dhe urdhërojnë njerëzit të jenë koprracë. Dhe kushdo që shmanget, atëherë me të vërtetë, Allahu është Ai që është i Pasur, i Vetëmjaftueshmi.
57:24.
EL-LEDHINE JEBHALUNE WE JE'MURUNE EN-NASE BIL-BUHLI WE MEN JETEWELLE FE'INNALL-LLAHE HUWEL-GANIJUL-HEMIDU
C
57:25.
Ne i dërguam të dërguarit Tanë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t'i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz, e edhe për t'u ditur tek All-llahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. S'ka dyshim se All-llahu është i fuqishëm, mbizotërues.
57:25.
Ne i çuam të dërguarit Tanë me prova të qarta dhe bashkë me ta zbritëm Librat (e shenjtë) dhe peshoren (e drejtësisë): që njerëzit të veprojnë drejt. Ne e zbritëm hekurin, në të cilin ka (material për) luftë të fuqishme dhe dobi (të tjera) për njerëzit, me qëllim që Allahu të njohë ata që e ndihmojnë Atë dhe të dërguarit e Tij, pa e parë Atë. Me të vërtetë, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm.
57:25.
Me të vërtetë, Ne i dërguam të dërguarit Tanë me prova të qarta dhe zbritëm me ta Librin dhe Peshoren që njerëzit të mund të veprojnë drejtësisht. Dhe Ne zbritëm hekurin, në të cilin ka forcë të madhe dhe përfitime për njerëzit, që Allahu të dijë se kush ndihmon Atë dhe të dërguarit e Tij me të padukshmen. Me të vërtetë, Allahu është i Fortë, i Plotfuqishmi.
57:25.
LEKAD 'ERSELNA RUSULENA BIL-BEJJINATI WE 'ENZELNA ME'AHUMUL-KITABE WEL-MIZANE LIJEKUME EN-NASU BIL-KISTI WE 'ENZELNAL-HEDIDE FIHI BE'SUN SHEDIDUN WE MENAFI'U LILNNASI WE LIJA'LEMEL-LAHU MEN JENSURUHU WE RUSULEHU BIL-GAJBI 'INNALL-LLAHE KAWIJUN 'AZIZUN
C
57:26.
Ne Nuhun dhe Ibrahimin i zgjodhëm të dërguar e pasardhësve të atyre dyve ua dhamë pejgamberllëkun dhe librin, e disa prej tyre i udhëzuan në rrugën e drejtë po shumë prej tyre mbetën jashtë rrugës.
57:26.
Sigurisht, Ne dërguam Nuhun dhe Ibrahimin e u dhuruam trashëgimtarëve të tyre Profecinë dhe Librin. Disa syresh ishin në rrugë të drejtë, kurse shumica prej tyre ishin gjynahqarë të pabindur.
57:26.
Dhe me të vërtetë, Ne dërguam Nuhun dhe Ibrahimin dhe bëmë në pasardhësit e tyre profetësinë dhe Librin. Dhe disa prej tyre ishin të udhëzuar, por shumë prej tyre ishin të padrejtë.
57:26.
WE LEKAD 'ERSELNA NUHEN WE 'IBRAHIME WE XHE'ALNA FI DHURRIJETIHIMA EN-NUBUWETE WEL-KITABE FEMINHUM MUHTEDIN WE KETHIRUN MINHUM FASIKUNE
C
57:27.
Pastaj vazhduam pas tyre me të dërguarit Tanë, e pas tyre e dërguam Isain, të birin e Merjemes dhe atij i dhamë Inxhillin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë, ndërsa murgësinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse kishin për qëllim me të vetëm ta arrijnë kënaqësinë e All-llahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet përmbajtur, prandaj atyre që besuan, Ne ua dhamë shpërblimin e tyre, po shumë prej tyre janë mëkatarë (jobesimtarë).
57:27.
Pas tyre Ne çuam të dërguar të tjerë, mandej dërguam Isain, të birin e Merjemes. Ne i dhamë atij Ungjillin, kurse në zemrat e pasuesve të tij mbollëm butësi dhe mëshirë. Sa për murgërinë, Ne nuk ua urdhëruam atë, por ata e shpikën vetë për të arritur kënaqësinë e Allahut. E megjithatë, ata nuk u kujdesën si duhet për të. Kështu, Ne u dhamë besimtarëve të vërtetë prej tyre shpërblimin e merituar, sado që shumë prej tyre janë të pabindur.
57:27.
Pastaj, Ne i çuam pas gjurmëve të tyre të dërguarit Tanë dhe Ne e çuam Isain, birin e Merjemes, dhe i dhamë atij Inxhilin, dhe Ne vendosëm në zemrat e atyre që e ndoqën atë dhembshuri dhe mëshirë. Por ata shpikën murgërinë – Ne nuk ua urdhëruam atë – përveçse për të kërkuar kënaqësinë e Allahut. Por ata nuk e mbajtën atë siç duhet. Prandaj, Ne u dhamë atyre që besuan shpërblimin e tyre, por shumë prej tyre janë të pabesueshëm.
57:27.
THUMME KAFFEJNA 'ALA 'ATHARIHIM BIRUSULINA WE KAFFEJNA BI'ISA EBNI MERJEME WE 'ATEJNAHUL-'INXHILE WE XHE'ALNA FI KULUBIL-LEDHINE ETTEBA'UHU RE'FETEN WE REHMETEN WE REHBANIJETEN EBTEDA'UHA MA KETEBNAHA 'ALEJHIM 'ILLA EBTIGA'E RIDWANI ELLAHI FEMA RE'AWHA HEKKA RI'AJETIHA FE'ATEJNAL-LEDHINE 'AMENU MINHUM 'EXHREHUM WE KETHIRUN MINHUM FASIKUNE
C
57:28.
O ju që keni besuar, kini frikë All-llahun dhe vazhdoni me besim ndaj të dërguarit të Tij, se Ai ju jep dyfish nga mëshira e tij, ju dhuron dritë që ecni me të, ju falë mëkatet tuaja, All-llahu është mekatfalës, mëshirues.
57:28.
O ju (ithtarë të Librit) që besuat (në Musain dhe Isain), ruajuni Allahut dhe besoni në të Dërguarin e Tij (Muhamedin), se Ai do t'ju dhurojë pjesë të dyfishtë nga mëshira e Vet, do t'ju japë dritë, me ndihmën e së cilës do të ecni dhe do t'ju falë; Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
57:28.
O ju që besoni, kini frikë Allahun dhe besoni në të Dërguarin e Tij; Ai do t'ju japë një pjesë të mëshirës së Tij të dyfishtë dhe do t'ju bëjë një dritë me të cilën ju do të ecni, dhe Ai do t'ju falë. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
57:28.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU ETTEKU ELLAHE WE 'AMINU BIRESULIHI JU'UTIKUM KIFLEJNI MIN REHMETIHI WE JEXH'AL LEKUM NUREN TEMSHUNE BIHI WE JEGFIR LEKUM WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C
57:29.
Le ta dinë ithtarët e librit se ata nuk kanë asgjë në dorë nga mirësia e All-llahut dhe se e gjithë e mira (pejgamberllëku, shpallja) është në dorë të All-llahut, e Ai ia jep kujt të dojë, All-llahu është dhurues i madh.
57:29.
Dhe le ta dinë ithtarët e Librit, se ata nuk kanë aspak fuqi mbi çfarëdo mirësie të Allahut dhe se mirësia është vetëm në dorën e Allahut. Ai ia jep kujt të dojë. Allahu zotëron mirësi të pakufishme.
57:29.
Që populli i Librit të dijë se ata nuk kanë asgjë nga favori i Allahut dhe se favori është në dorën e Allahut; Ai ia jep atë kujt të dojë. Dhe Allahu është Zotërues i favori të madh.
57:29.
LI'ELLA JA'LEME 'EHLUL-KITABI 'ELLA JEKDIRUNE 'ALA SHEJ'IN MIN FEDLI ELLAHI WE 'ENNEL-FEDLE BIJEDI ELLAHI JU'UTIHI MEN JESHA'U WEL-LAHU DHUL-FEDLIL-'ADHIMI
C
58:1.
Vërtet, All-llahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur me burrin e vet, që u ankua te All-llahu; prandaj All-llahu e dëgjon bisedën tuaj, All-llahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë.
58:1.
Allahu i ka dëgjuar fjalët e asaj, që diskutoi me ty për burrin e vet dhe iu ankua Atij. Allahu e dëgjoi bisedën tuaj, sepse Ai dëgjon dhe sheh gjithçka.
58:1.
Me të vërtetë, Allahu e ka dëgjuar fjalën e asaj që të diskutojnë me ty për burrin e saj dhe ankohet te Allahu. Dhe Allahu dëgjon bisedën tuaj. Me të vërtetë, Allahu është Dëgjuesi, Vëzhguesi.
58:1.
KAD SEMI'ALLAHU KAWLEL-LETI TUXHADILUKE FI ZEWXHIHA WE TESHTEKI 'ILA ELLAHI WEL-LAHU JESMA'U TEHAWUREKUMA 'INNALL-LLAHE SEMI'UN BESIRUN
C
58:2.
Ata prej jush që bëjnë "Dhihar" (epërsia ime ndaj teje është haram si epërsia ndaj nënës sime) ndaj grave të veta, në të vërtetë ato nuk janë nënat e tyre, nënat e tyre janë vetëm ato që i kanë lindur ata, ndërsa ata janë duke thënë fjalë të irituara dhe gënjeshtra, por All-llahu është që lë shumë pa marrë në përgjegjësi dhe shumë falë.
58:2.
Ata midis jush, që i ndajnë gratë e veta, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, duhet ta dinë se ato nuk janë nënat e tyre. Nënat e tyre janë vetëm ato që i kanë lindur ata. Fjalët që ata thanë, janë të pahijshme dhe të pavërteta. Megjithatë, Allahu është Falës dhe Shlyes i gabimeve.
58:2.
Ata prej jush që e thërrasin gratë e tyre si nënat e tyre – ato nuk janë nënat e tyre. Nënat e tyre janë vetëm ato që i lindën ata. Dhe me të vërtetë, ata thonë një fjalë të urryer dhe gënjeshtër. Dhe me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
58:2.
EL-LEDHINE JUDHAHIRUNE MINKUM MIN NISA'IHIM MA HUNNE 'UMMEHATIHIM 'IN 'UMMEHATUHUM 'ILLAL-LA'I WELEDNEHUM WE 'INNEHUM LEJEKULUNE MUNKEREN MINEL-KAWLI WE ZURAN WE 'INNALL-LLAHE LE'AFUWUN GAFURUN
C
58:3.
Ata që krahasojnë (me nëna) dhe largohen nga gratë e veta, e pastaj zbrapsen nga ajo që kanë thënë, janë të obliguar që para se të kontaktojnë ndërmjet vete ta lirojnë një rob. Kjo është dispozitë me të cilën porositeni, e All-llahu është i njohur hollësisht me atë që ju punoni.
58:3.
Ata që i ndajnë gratë e veta në këtë mënyrë e pastaj duan të kthejnë mbrapsht atë që thanë, duhet të lirojnë një skllav (apo skllave), para se të preken përsëri. Kështu ju urdhërohet. Allahu i di të gjitha ato që bëni ju.
58:3.
Dhe ata që e thërrasin gratë e tyre si nënat e tyre dhe pastaj kthehen nga ajo që kanë thënë, atëherë ata duhet të lirojnë një rob përpara se të prekin njëri-tjetrin. Kjo ju këshillohet juve. Dhe Allahu është i Dijshëm për atë që bëni.
58:3.
WEL-LEDHINE JUDHAHIRUNE MIN NISA'IHIM THUMME JA'UDUNE LIMA KALU FETEHRIRU REKABETIN MIN KABLI 'EN JETEMASSA DHALIKUM TU'ADHUNE BIHI WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE HABIRUN
C
58:4.
E kush nuk gjen (rob për lirim), atëherë le të agjërojë dy muaj rresht para se të kontaktojnë, e kush nuk mundet, atëherë le t'i ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo (dispozitë ju shërben) për të vërtetuar ju se besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij (e jo zakonet injorante). Këto, pra janë përcaktimet e All-llahut. Ndërkaq, mohuesit kanë dënim të rëndë.
58:4.
Ai që nuk gjen (ndonjë skllav për të liruar), duhet që të agjërojë dy muaj rresht, para se të preken si bashkëshortë. E, nëse nuk mund ta mbajë agjërimin, atëherë duhet të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo, që të tregoni besimin në Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Këta janë kufijtë e Allahut. Ndërsa për jobesimtarët ka vuajtje të mundimshme.
58:4.
Dhe kush nuk gjen (një rob për të liruar), atëherë ai duhet të agjërojë për dy muaj rresht përpara se të prekin njëri-tjetrin. Dhe kush nuk është në gjendje, atëherë ai duhet të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo është që ju të besoni në Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Dhe këto janë kufijtë e Allahut. Dhe për jobesimtarët ka një ndëshkim të dhimbshëm.
58:4.
FEMEN LEM JEXHID FESIJAMU SHEHREJNI MUTETABI'AJNI MIN KABLI 'EN JETEMASSA FEMEN LEM JESTETI' FE'IT'AMU SITTINE MISKINEN DHALIKE LITU'UMINU BILLAHI WE RESULIHI WE TILKE HUDUDU ELLAHI WE LILKAFIRINE 'ADHABUN 'ELIMUN