U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
57:2.
I Tij është pushteti në qiej e në tokë, Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje dhe Ai ka fuqi për çdo send.
57:2.
Atij i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Ai jep jetë e vdekje dhe është i fuqishëm për çdo gjë.
57:2.
Atij i përket sundimi i qiejve dhe i tokës. Ai jep jetë dhe sjell vdekje, dhe Ai është mbi çdo gjë i Fuqishëm.
57:2.
LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI JUHJI WE JUMITU WE HUWE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C
57:3.
Ai është i pari që s'ka fillim dhe i fundit që s'ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i dijshmi për çdo gjë.
57:3.
Ai është i Pari dhe i Mbrami, i Dukshmi (me argumente) dhe i Padukshmi (me sy). Ai është i Dijshëm për çdo gjë!
57:3.
Ai është i Pari dhe i Fundit, i Dukshmi dhe i Fshehti, dhe Ai është i Dijshëm për çdo gjë.
57:3.
HUWEL-'EWWELU WEL-'AHIRU WE EDH-DHAHIRU WEL-BATINU WE HUWE BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C
57:4.
Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj mbisundoi Arshin. Ai e di çka futet në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qielli dhe çka ngrihet në të, dhe Ai është me ju kudo që të jeni, All-llahu është përcjellës i asaj që punoni.
57:4.
Ai i krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Fron. Ai e di se çfarë hyn në Tokë dhe çfarë del prej saj, çfarë zbret prej qiellit dhe çfarë ngjitet drejt tij. Ai është me ju kudo që të gjendeni; Ai sheh gjithçka që bëni.
57:4.
Ai është Ai që krijoi qiejt dhe tokën në gjashtë ditë, pastaj Ai u ngrit mbi Arshin. Ai e di atë që hyn në tokë dhe atë që del prej saj, dhe atë që zbret nga qielli dhe atë që ngjitet në të. Dhe Ai është me ju kudo që të jeni. Dhe Allahu është i Gjithëvëzhguesi për atë që bëni.
57:4.
HUWEL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE FI SITTETI 'EJJAMIN THUMME ESTEWA 'ALEL-'ARSHI JA'LEMU MA JELIXHU FIL-'ERDI WE MA JEHRUXHU MINHA WE MA JENZILU MINE ES-SEMA'I WE MA JA'RUXHU FIHA WE HUWE ME'AKUM 'EJNE MA KUNTUM WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C
57:5.
Vetëm i Tij është sundimi i qiejve dhe i tokës dhe vetëm tek All-llahu kthehen të gjitha çështjet.
57:5.
Atij i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës; tek Allahu do të kthehet gjithçka!
57:5.
Atij i përket sundimi i qiejve dhe i tokës. Dhe tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.
57:5.
LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE 'ILA ELLAHI TURXHA'UL-'UMURU
C
57:6.
Ai e ngërthen (e zgjaton) natën në ditë dhe e ngërthen (zgjaton) ditën në natë dhe Ai është që i di të fshehtat në gjoksa.
57:6.
Ai e ndërfut natën tek dita dhe ditën tek nata. Ai e di çfarë ka çdokush në kraharor.
57:6.
Ai e bën natën të hyjë në ditë dhe e bën ditën të hyjë në natë, dhe Ai është i Dijshëm për atë që është në zemrat.
57:6.
JULIXHUL-LEJLE FI EN-NEHARI WE JULIXHU EN-NEHARE FIL-LEJLI WE HUWE 'ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C
57:7.
Besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai u bëri trashëgues në të, se ata që besuan prej jush dhanë për hir të Zotit, ata kanë shpërblim të madh.
57:7.
Besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe shpenzoni nga ato që Ai jua ka lënë trashëgim, se për ata midis jush që besojnë dhe shpenzojnë (për bamirësi), do të ketë shpërblim të madh!
57:7.
Besoni në Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe shpenzoni nga ajo për të cilën Ai ju ka bërë trashëgimtarë. Prandaj, ata që besuan dhe shpenzuan – për ta është një shpërblim i madh.
57:7.
'AMINU BILLAHI WE RESULIHI WE 'ENFIKU MIMMA XHE'ALEKUM MUSTEHLEFINE FIHI FE-EL-LEDHINE 'AMENU MINKUM WE 'ENFEKU LEHUM 'EXHRUN KEBIRUN
C
57:8.
Ç'keni ju që nuk i besoni All-llahut, kur i dërguari i Tij ju thërret t'i besoni Zotit tuaj, nëse jeni besimtarë (o sot o kurrë).
57:8.
Çfarë keni që nuk besoni në Allahun, ndërkohë që i Dërguari i Tij ju fton që të besoni në Zotin tuaj, i Cili, tashmë, ka marrë besën prej jush?! Atëherë besoni, nëse jeni besimtarë të vërtetë!
57:8.
Dhe çfarë ju pengon të besoni në Allahun kur i Dërguari ju fton të besoni në Zotin tuaj? Dhe Ai tashmë ka marrë besëlidhjen tuaj, nëse jeni të sinqertë.
57:8.
WE MA LEKUM LA TU'UMINUNE BILLAHI WE ER-RESULU JED'UKUM LITU'UMINU BIREBBIKUM WE KAD 'EHADHE MITHAKAKUM 'IN KUNTUM MU'UMININE
C
57:9.
Ai robit të vet i shpall argumente të qarta për t'ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë. E, s'ka dyshim se All-llahu është i butë e i mëshirshëm ndaj jush.
57:9.
Është Ai që i ka zbritur robit të Vet shpallje të qarta për t'ju nxjerrë nga errësira në dritë. Allahu është vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë me ju.
57:9.
Ai është Ai që zbriti mbi robin e Tij ajete të qarta që Ai të mund t'ju nxjerrë nga errësirat në dritë. Dhe me të vërtetë, Allahu është ndaj jush i Butë dhe Mëshirëplotë.
57:9.
HUWEL-LEDHI JUNEZZILU 'ALA 'ABDIHI 'AJATIN BEJJINATIN LIJUHRIXHEKUM MINE EDH-DHULUMATI 'ILA EN-NURI WE 'INNALL-LLAHE BIKUM LERE'UFUN REHIMUN
C
57:10.
E, ç'keni ju që nuk jepni për në rrugën e All-llahut, kur dihet se All-llahut i mbesin trashëgim qiej e tokë? Nuk janë të barabartë prej jush ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para çlirimit, sepse të tillët kanë vlerë më të madhe nga ata që dhanë dhe luftuan pas. Por të gjithëve All-llahu u premtoi të mirat; All-llahu di çka punoni.
57:10.
Atëherë, çfarë keni që nuk shpenzoni në rrugën e Allahut, ndërkohë që vetëm Atij i përket trashëgimia e qiejve dhe e Tokës? Nuk janë të barabartë ata që kanë shpenzuar dhe kanë luftuar para fitores me ata që kanë shpenzuar dhe kanë luftuar më pas. Ata kanë shkallë më të lartë, mirëpo Allahu u premton të gjithëve më të mirën (Xhenetin). Allahu e di mirë atë që bëni ju.
57:10.
Dhe çfarë ju pengon të shpenzoni në rrugën e Allahut kur trashëgimi i qiejve dhe i tokës i përket Allahut? Nuk janë të njëjtë ata që shpenzuan dhe luftuan para çlirimit. Ata janë më të mëdhenj në gradë sesa ata që shpenzojnë dhe luftojnë më vonë. Por Allahu ka premtuar të gjithëve të mirën. Dhe Allahu është i Dijshëm për atë që bëni.
57:10.
WE MA LEKUM 'ELLA TUNFIKU FI SEBILI ELLAHI WE LILLEHI MIRATHU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI LA JESTEWI MINKUM MEN 'ENFEKA MIN KABLIL-FETHI WE KATELE 'ULA'IKE 'A'DHEMU DEREXHETEN MINEL-LEDHINE 'ENFEKU MIN BA'DU WE KATELU WE KULLEN WE'ADEL-LAHUL-HUSNA WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE HABIRUN
C
57:11.
Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë e që Ai t'ia shumëfishojë atë dhe ai ka një shpërblim të mirë.
57:11.
Kush është ai, që do t'i japë vullnetarisht Allahut një hua të mirë, që Ai pastaj t'ia kthejë shumëfish?! (Veç kësaj), për atë do të ketë shpërblim fisnik,
57:11.
Kushdo që jep një hua të mirë Allahut, Ai do t'ia shumëfishojë atë, dhe për të ka një shpërblim fisnik.
57:11.
MEN DHAL-LEDHI JUKRIDU ELLAHE KARDEN HESENAN FEJUDA'IFEHU LEHU WE LEHU 'EXHRUN KERIMUN
C
57:12.
(Përkujto) Ditën kur i sheh besimtarët dhe besimtaret që drita e tyre flakëron para tyre dhe në të djathtë të tyre. (U thuhet) Myzhde e juaj sot janë xhennetet nën të cilat rrjedhin lumenj, aty do të jeni përgjithmonë. E ajo është fitore e madhe.
57:12.
ditën që do të shohësh besimtarët dhe besimtaret, me dritën e tyre që shkëlqen para dhe në të djathtë të tyre (e do t'u thuhet): “Lajm i mirë sot për ju: kopshtet e Xhenetit nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë e ku do të banoni përgjithmonë. Kjo është fitorja më e madhe!”
57:12.
Ditën kur ti do të shohësh besimtarët dhe besimtaret me dritën e tyre që rrjedh para tyre dhe në të djathtën e tyre. (Do t'u thuhet): "Përgëzime për ju këtë ditë me kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, duke banuar aty përgjithmonë." Kjo është fitore e madhe.
57:12.
JEWME TERAL-MU'UMININE WEL-MU'UMINATI JES'A NURUHUM BEJNE 'EJDIHIM WE BI'EJMANIHIM BUSHRAKUMUL-JEWME XHENNATUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA DHALIKE HUWEL-FEWZUL-'ADHIMU