Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 57:11. Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë e që Ai t'ia shumëfishojë atë dhe ai ka një shpërblim të mirë.
57:11. Kush është ai, që do t'i japë vullnetarisht Allahut një hua të mirë, që Ai pastaj t'ia kthejë shumëfish?! (Veç kësaj), për atë do të ketë shpërblim fisnik,
57:11. Kushdo që jep një hua të mirë Allahut, Ai do t'ia shumëfishojë atë, dhe për të ka një shpërblim fisnik.
57:11. MEN DHAL-LEDHI JUKRIDU ELLAHE KARDEN HESENAN FEJUDA'IFEHU LEHU WE LEHU 'EXHRUN KERIMUN
C 57:12. (Përkujto) Ditën kur i sheh besimtarët dhe besimtaret që drita e tyre flakëron para tyre dhe në të djathtë të tyre. (U thuhet) Myzhde e juaj sot janë xhennetet nën të cilat rrjedhin lumenj, aty do të jeni përgjithmonë. E ajo është fitore e madhe.
57:12. ditën që do të shohësh besimtarët dhe besimtaret, me dritën e tyre që shkëlqen para dhe në të djathtë të tyre (e do t'u thuhet): “Lajm i mirë sot për ju: kopshtet e Xhenetit nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë e ku do të banoni përgjithmonë. Kjo është fitorja më e madhe!”
57:12. Ditën kur ti do të shohësh besimtarët dhe besimtaret me dritën e tyre që rrjedh para tyre dhe në të djathtën e tyre. (Do t'u thuhet): "Përgëzime për ju këtë ditë me kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, duke banuar aty përgjithmonë." Kjo është fitore e madhe.
57:12. JEWME TERAL-MU'UMININE WEL-MU'UMINATI JES'A NURUHUM BEJNE 'EJDIHIM WE BI'EJMANIHIM BUSHRAKUMUL-JEWME XHENNATUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA DHALIKE HUWEL-FEWZUL-'ADHIMU
C 57:13. Ditën kur hipokritët dhe hipokritet atyre që besuan u thonë: "Na pritni (ose na shikoni) të ndriçohemi prej dritës suaj!" U thuhet: "Kthehuni prapa jush (në Dunja) e kërkoni ndonjë dritë!" Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri që ka një derë, e brendia e tij është mëshirë (xhenneti), e nga ana e jashtme e tij është dënimi (zjarri).
57:13. Atë Ditë, hipokritët dhe hipokritet do t'u thonë besimtarëve: “Na prisni edhe ne që të marrim nga drita juaj”! Por atyre do t'u thuhet: “Kthehuni prapa e kërkoni tjetër dritë!” Dhe, ndërmjet tyre, do të vendoset një mur me portë: brenda saj ka mëshirë, kurse jashtë saj ka dënim.
57:13. Ditën kur hipokritët dhe hipokritet do t'u thonë atyre që besuan: "Prisni për ne që të mund të marrim nga drita juaj." Do t'u thuhet: "Kthehuni pas dhe kërkoni dritë." Pastaj një mur do të vendoset mes tyre me një portë. Brenda saj është mëshira, dhe jashtë saj, para saj, është ndëshkimi.
57:13. JEWME JEKULUL-MUNAFIKUNE WEL-MUNAFIKATU LILLEDHINE 'AMENU ENDHURUNA NEKTEBIS MIN NURIKUM KILE ERXHI'U WERA'EKUM FALTEMISU NUREN FEDURIBE BEJNEHUM BISURIN LEHU BABUN BATINUHU FIHI ER-REHMETU WE DHAHIRUHU MIN KIBELIHIL-'ADHABU
C 57:14. (Hipokritët e mbetur në errësirë) I thërrasin ata (besimtarët): "A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!? (Besimtarët përgjigjen): "Po, por ju e shkatërruat veten (me hipokrizi), ju prisnit kob të zi për besimtarët, ju dyshonit në çështjet e fesë dhe juve ju mashtruan shpresat e kota deri kur ju erdhi caktimi i All-llahut (vdekja) dhe ashtu, përkitazi me All-llahun, mashtruesi ju mashtroi.
57:14. “A nuk kemi qenë me ju?” - do të thërrasin ata. - “Po, - do t'u përgjigjen, - por ju e çuat veten në tundim, pritët, dyshuat dhe u mashtruat nga vetë dëshirat tuaja të kota, derisa arriti urdhri i Allahut, e djalli ju mashtroi për Allahun!
57:14. Ata do t'i thërrasin atyre: "A nuk ishim me ju?" Ata do të thonë: "Po, por ju vetë e shkatërruat veten dhe prisnit, dhe dyshuat, dhe ju mashtruan dëshirat e kota, derisa erdhi urdhri i Allahut. Dhe mashtruesi ju mashtroi për Allahun.
57:14. JUNADUNEHUM 'ELEM NEKUN ME'AKUM KALU BELA WE LEKINNEKUM FETENTUM 'ENFUSEKUM WE TEREBBESTUM WE ERTEBTUM WE GARRETKUMUL-'EMANIJU HETTA XHA'E 'EMRU ELLAHI WE GARREKUM BILLAHIL-GARURU
C 57:15. E sot prej jush nuk pranohet ndonjë kompensim e as prej atyre që nuk besuan, vendi juaj është zjarri, ai është ndihma juaj: sa përfundim i keq është ai".
57:15. Sot nuk pranohet prej jush kurrfarë shpërblese e as prej atyre që nuk kanë besuar: zjarri është vendbanimi juaj, ai është për ju; eh, sa vendbanim i tmerrshëm që është ai!”
57:15. Prandaj, sot asnjë shpërblim nuk do të merret prej jush dhe as prej atyre që nuk besuan. Vendbanimi juaj është zjarri. Ai është mikpritësi juaj. Dhe sa fund i keq është ai!"
57:15. FALJEWME LA JU'UHADHU MINKUM FIDJETUN WE LA MINEL-LEDHINE KEFERU ME'WAKUMU EN-NARU HIJE MEWLAKUM WE BI'SEL-MESIRU
C 57:16. A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur'an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës.
57:16. A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të përulen para këshillave të Allahut dhe para së Vërtetës që Ai ka shpallur e të mos bëhen si ata, që iu është dhënë Libri më parë?! Me kalimin e një kohe të gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan dhe shumë syresh janë të pabindur.
57:16. A nuk erdhi koha për ata që besuan të zbutet zemra e tyre ndaj përkujtimit të Allahut dhe asaj që zbriti nga e vërteta, dhe të mos jenë si ata që u është dhënë Libri më parë? Sepse një kohë e gjatë kaloi mbi ta dhe zemrat e tyre u ngurtësuan. Dhe shumë prej tyre janë të korruptuar.
57:16. 'ELEM JE'NI LILLEDHINE 'AMENU 'EN TEHSHE'A KULUBUHUM LIDHIKRI ELLAHI WE MA NEZELE MINEL-HEKKI WE LA JEKUNU KALLEDHINE 'UTUL-KITABE MIN KABLU FETALE 'ALEJHIMUL-'EMEDU FEKASET KULUBUHUM WE KETHIRUN MINHUM FASIKUNE
C 57:17. Dijeni se All-llahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne ua kemi sqaruar argumentet ashtu që të kuptoni.
57:17. Dijeni, se Allahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj! Ne ju sqarojmë shpalljet, në mënyrë që ju të kuptoni!
57:17. Dijeni se Allahu gjallëron tokën pas vdekjes së saj. Me të vërtetë, Ne u kemi shpjeguar shenjat, që ju të mund të kuptoni.
57:17. A'LEMU 'ENNEL-LAHE JUHJIL-'ERDE BA'DE MEWTIHA KAD BEJJENNA LEKUMUL-'AJATI LE'ALLEKUM TA'KILUNE
C 57:18. S'ka dyshim se ata që japin lëmoshë (sadaka) dhe që sinqerisht japin për hir të All-llahut, atyre u shumëfishohet dhe ata kanë shpërblim të madh.
57:18. Ata që japin lëmoshë e që i japin Allahut një hua të mirë, qofshin burra ose gra, do t'u shumëfishohet përfitimi dhe do të kenë një shpërblim fisnik.
57:18. Me të vërtetë, ata që japin lëmoshë dhe ata që japin nga pasuria e tyre një hua të mirë – ajo do t'u shumëfishohet, dhe për ta është një shpërblim fisnik.
57:18. 'INNEL-MUSSEDDIKINE WEL-MUSSEDDIKATI WE 'EKREDU ELLAHE KARDEN HESENAN JUDA'AFU LEHUM WE LEHUM 'EXHRUN KERIMUN
C 57:19. Ata që besuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata janë të sinqertit dhe dëshmorët tek Zoti i tyre, ata kanë shpërblimin e vet dhe dritën e vet, ndërsa ata që e mohuan dhe përgënjeshtruan faktet Tona, ata janë banues të xhehennemit.
57:19. Ata që besojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij, pikërisht ata janë njerëzit e sinqertë. Dëshmorët do të kenë te Zoti i vet shpërblimin dhe dritën e tyre. Kurse ata që nuk janë besimtarë dhe i mohojnë shpalljet Tona, do të jenë banorë të zjarrit!
57:19. Dhe ata që besuan në Allahun dhe të dërguarit e Tij – ata janë të sinqertët. Dhe dëshmitarët janë pranë Zotit të tyre. Për ta është shpërblimi i tyre dhe drita e tyre. Por ata që mohuan dhe përgënjeshtruan ajetet Tona – ata janë banorët e zjarrit.
57:19. WEL-LEDHINE 'AMENU BILLAHI WE RUSULIHI 'ULA'IKE HUMU ES-SIDDIKUNE WE ESH-SHUHEDA'U 'INDE RABBIHIM LEHUM 'EXHRUHUM WE NURUHUM WEL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI'AJATINA 'ULA'IKE 'ESHABUL-XHEHIMI
C 57:20. Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer, e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues.
57:20. Ta dini, se jeta në këtë botë, nuk është tjetër veçse lojë, dëfrim e zbukurim, si dhe mburrje ndërmjet jush e rivalitet për më shumë pasuri dhe fëmijë! Ajo i shëmbëllen bimës, e cila pas shiut rritet dhe i gëzon bujqit, por më vonë zverdhet, thahet dhe mbetet pa vlerë. Në botën tjetër ju presin vuajtje të mëdha ose falja e Allahut dhe kënaqësia e Tij; jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rreme.
57:20. Dijeni se jeta e kësaj bote është vetëm lojë dhe argëtim dhe zbukurim dhe mburrje mes jush dhe grumbullim pasurish dhe fëmijësh. Ajo është si një shi, rritja e të cilit i habit bujqit. Pastaj thahet, dhe ti e sheh të verdhë, pastaj bëhet kashtë. Dhe në jetën tjetër ka ndëshkim të ashpër, por ka edhe falje nga Allahu dhe kënaqësi. Dhe jeta e kësaj bote nuk është tjetër veçse përfitim i përkohshëm.
57:20. A'LEMU 'ENNEMAL-HEJETU ED-DUNJA LA'IBUN WE LEHWUN WE ZINETUN WE TEFAHURUN BEJNEKUM WE TEKATHURUN FIL-'EMWLI WEL-'EWLADI KEMETHELI GAJTHIN 'A'XHEBEL-KUFFARE NEBATUHU THUMME JEHIXHU FETERAHU MUSFERRAN THUMME JEKUNU HUTAMÆN WE FIL-'AHIRETI 'ADHABUN SHEDIDUN WE MEGFIRETUN MINEL-LAHI WE RIDWANUN WE MAL-HEJÆTU ED-DUNJA 'ILLA META'UL-GURURI
C 57:21. Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhennetin që gjerësia e tij është si gjerësia e qiellit e tokës, i përgatitur për ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është dhunti e All-llahut që ia jep kujt të dojë, e All-llahu është dhurues i madh.
57:21. Prandaj rrekuni me njëri-tjetrin, duke kërkuar falje prej Zotit tuaj dhe një kopsht të gjerë sa qielli dhe Toka, që është e përgatitur për ata që i kanë besuar Allahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është mirësia e Allahut, që Ai ia jep kujt të dojë; e Allahu ka mirësi të pafund.
57:21. Garoni për një falje nga Zoti juaj dhe një kopsht, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për ata që besuan në Allahun dhe të dërguarit e Tij. Ky është favori i Allahut që Ai ua jep kujt të dojë. Dhe Allahu është Zotërues i favorshëm të madh.
57:21. SABIKU 'ILA MEGFIRETIN MIN RABBIKUM WE XHENNETIN 'ARDUHA KE'ARDI ES-SEMA'I WEL-'ERDI 'U'IDDET LILLEDHINE 'AMENU BILLAHI WE RUSULIHI DHALIKE FEDLU ELLAHI JU'UTIHI MEN JESHA'U WEL-LAHU DHUL-FEDLIL-'ADHIMI