U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
57:9.
Ai robit të vet i shpall argumente të qarta për t'ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë. E, s'ka dyshim se All-llahu është i butë e i mëshirshëm ndaj jush.
57:9.
Është Ai që i ka zbritur robit të Vet shpallje të qarta për t'ju nxjerrë nga errësira në dritë. Allahu është vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë me ju.
57:9.
Ai është Ai që zbriti mbi robin e Tij ajete të qarta që Ai të mund t'ju nxjerrë nga errësirat në dritë. Dhe me të vërtetë, Allahu është ndaj jush i Butë dhe Mëshirëplotë.
57:9.
HUWEL-LEDHI JUNEZZILU 'ALA 'ABDIHI 'AJATIN BEJJINATIN LIJUHRIXHEKUM MINE EDH-DHULUMATI 'ILA EN-NURI WE 'INNALL-LLAHE BIKUM LERE'UFUN REHIMUN
C
57:10.
E, ç'keni ju që nuk jepni për në rrugën e All-llahut, kur dihet se All-llahut i mbesin trashëgim qiej e tokë? Nuk janë të barabartë prej jush ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para çlirimit, sepse të tillët kanë vlerë më të madhe nga ata që dhanë dhe luftuan pas. Por të gjithëve All-llahu u premtoi të mirat; All-llahu di çka punoni.
57:10.
Atëherë, çfarë keni që nuk shpenzoni në rrugën e Allahut, ndërkohë që vetëm Atij i përket trashëgimia e qiejve dhe e Tokës? Nuk janë të barabartë ata që kanë shpenzuar dhe kanë luftuar para fitores me ata që kanë shpenzuar dhe kanë luftuar më pas. Ata kanë shkallë më të lartë, mirëpo Allahu u premton të gjithëve më të mirën (Xhenetin). Allahu e di mirë atë që bëni ju.
57:10.
Dhe çfarë ju pengon të shpenzoni në rrugën e Allahut kur trashëgimi i qiejve dhe i tokës i përket Allahut? Nuk janë të njëjtë ata që shpenzuan dhe luftuan para çlirimit. Ata janë më të mëdhenj në gradë sesa ata që shpenzojnë dhe luftojnë më vonë. Por Allahu ka premtuar të gjithëve të mirën. Dhe Allahu është i Dijshëm për atë që bëni.
57:10.
WE MA LEKUM 'ELLA TUNFIKU FI SEBILI ELLAHI WE LILLEHI MIRATHU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI LA JESTEWI MINKUM MEN 'ENFEKA MIN KABLIL-FETHI WE KATELE 'ULA'IKE 'A'DHEMU DEREXHETEN MINEL-LEDHINE 'ENFEKU MIN BA'DU WE KATELU WE KULLEN WE'ADEL-LAHUL-HUSNA WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE HABIRUN
C
57:11.
Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë e që Ai t'ia shumëfishojë atë dhe ai ka një shpërblim të mirë.
57:11.
Kush është ai, që do t'i japë vullnetarisht Allahut një hua të mirë, që Ai pastaj t'ia kthejë shumëfish?! (Veç kësaj), për atë do të ketë shpërblim fisnik,
57:11.
Kushdo që jep një hua të mirë Allahut, Ai do t'ia shumëfishojë atë, dhe për të ka një shpërblim fisnik.
57:11.
MEN DHAL-LEDHI JUKRIDU ELLAHE KARDEN HESENAN FEJUDA'IFEHU LEHU WE LEHU 'EXHRUN KERIMUN
C
57:12.
(Përkujto) Ditën kur i sheh besimtarët dhe besimtaret që drita e tyre flakëron para tyre dhe në të djathtë të tyre. (U thuhet) Myzhde e juaj sot janë xhennetet nën të cilat rrjedhin lumenj, aty do të jeni përgjithmonë. E ajo është fitore e madhe.
57:12.
ditën që do të shohësh besimtarët dhe besimtaret, me dritën e tyre që shkëlqen para dhe në të djathtë të tyre (e do t'u thuhet): “Lajm i mirë sot për ju: kopshtet e Xhenetit nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë e ku do të banoni përgjithmonë. Kjo është fitorja më e madhe!”
57:12.
Ditën kur ti do të shohësh besimtarët dhe besimtaret me dritën e tyre që rrjedh para tyre dhe në të djathtën e tyre. (Do t'u thuhet): "Përgëzime për ju këtë ditë me kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, duke banuar aty përgjithmonë." Kjo është fitore e madhe.
57:12.
JEWME TERAL-MU'UMININE WEL-MU'UMINATI JES'A NURUHUM BEJNE 'EJDIHIM WE BI'EJMANIHIM BUSHRAKUMUL-JEWME XHENNATUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA DHALIKE HUWEL-FEWZUL-'ADHIMU
C
57:13.
Ditën kur hipokritët dhe hipokritet atyre që besuan u thonë: "Na pritni (ose na shikoni) të ndriçohemi prej dritës suaj!" U thuhet: "Kthehuni prapa jush (në Dunja) e kërkoni ndonjë dritë!" Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri që ka një derë, e brendia e tij është mëshirë (xhenneti), e nga ana e jashtme e tij është dënimi (zjarri).
57:13.
Atë Ditë, hipokritët dhe hipokritet do t'u thonë besimtarëve: “Na prisni edhe ne që të marrim nga drita juaj”! Por atyre do t'u thuhet: “Kthehuni prapa e kërkoni tjetër dritë!” Dhe, ndërmjet tyre, do të vendoset një mur me portë: brenda saj ka mëshirë, kurse jashtë saj ka dënim.
57:13.
Ditën kur hipokritët dhe hipokritet do t'u thonë atyre që besuan: "Prisni për ne që të mund të marrim nga drita juaj." Do t'u thuhet: "Kthehuni pas dhe kërkoni dritë." Pastaj një mur do të vendoset mes tyre me një portë. Brenda saj është mëshira, dhe jashtë saj, para saj, është ndëshkimi.
57:13.
JEWME JEKULUL-MUNAFIKUNE WEL-MUNAFIKATU LILLEDHINE 'AMENU ENDHURUNA NEKTEBIS MIN NURIKUM KILE ERXHI'U WERA'EKUM FALTEMISU NUREN FEDURIBE BEJNEHUM BISURIN LEHU BABUN BATINUHU FIHI ER-REHMETU WE DHAHIRUHU MIN KIBELIHIL-'ADHABU
C
57:14.
(Hipokritët e mbetur në errësirë) I thërrasin ata (besimtarët): "A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!? (Besimtarët përgjigjen): "Po, por ju e shkatërruat veten (me hipokrizi), ju prisnit kob të zi për besimtarët, ju dyshonit në çështjet e fesë dhe juve ju mashtruan shpresat e kota deri kur ju erdhi caktimi i All-llahut (vdekja) dhe ashtu, përkitazi me All-llahun, mashtruesi ju mashtroi.
57:14.
“A nuk kemi qenë me ju?” - do të thërrasin ata. - “Po, - do t'u përgjigjen, - por ju e çuat veten në tundim, pritët, dyshuat dhe u mashtruat nga vetë dëshirat tuaja të kota, derisa arriti urdhri i Allahut, e djalli ju mashtroi për Allahun!
57:14.
Ata do t'i thërrasin atyre: "A nuk ishim me ju?" Ata do të thonë: "Po, por ju vetë e shkatërruat veten dhe prisnit, dhe dyshuat, dhe ju mashtruan dëshirat e kota, derisa erdhi urdhri i Allahut. Dhe mashtruesi ju mashtroi për Allahun.
57:14.
JUNADUNEHUM 'ELEM NEKUN ME'AKUM KALU BELA WE LEKINNEKUM FETENTUM 'ENFUSEKUM WE TEREBBESTUM WE ERTEBTUM WE GARRETKUMUL-'EMANIJU HETTA XHA'E 'EMRU ELLAHI WE GARREKUM BILLAHIL-GARURU
C
57:15.
E sot prej jush nuk pranohet ndonjë kompensim e as prej atyre që nuk besuan, vendi juaj është zjarri, ai është ndihma juaj: sa përfundim i keq është ai".
57:15.
Sot nuk pranohet prej jush kurrfarë shpërblese e as prej atyre që nuk kanë besuar: zjarri është vendbanimi juaj, ai është për ju; eh, sa vendbanim i tmerrshëm që është ai!”
57:15.
Prandaj, sot asnjë shpërblim nuk do të merret prej jush dhe as prej atyre që nuk besuan. Vendbanimi juaj është zjarri. Ai është mikpritësi juaj. Dhe sa fund i keq është ai!"
57:15.
FALJEWME LA JU'UHADHU MINKUM FIDJETUN WE LA MINEL-LEDHINE KEFERU ME'WAKUMU EN-NARU HIJE MEWLAKUM WE BI'SEL-MESIRU
C
57:16.
A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur'an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës.
57:16.
A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të përulen para këshillave të Allahut dhe para së Vërtetës që Ai ka shpallur e të mos bëhen si ata, që iu është dhënë Libri më parë?! Me kalimin e një kohe të gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan dhe shumë syresh janë të pabindur.
57:16.
A nuk erdhi koha për ata që besuan të zbutet zemra e tyre ndaj përkujtimit të Allahut dhe asaj që zbriti nga e vërteta, dhe të mos jenë si ata që u është dhënë Libri më parë? Sepse një kohë e gjatë kaloi mbi ta dhe zemrat e tyre u ngurtësuan. Dhe shumë prej tyre janë të korruptuar.
57:16.
'ELEM JE'NI LILLEDHINE 'AMENU 'EN TEHSHE'A KULUBUHUM LIDHIKRI ELLAHI WE MA NEZELE MINEL-HEKKI WE LA JEKUNU KALLEDHINE 'UTUL-KITABE MIN KABLU FETALE 'ALEJHIMUL-'EMEDU FEKASET KULUBUHUM WE KETHIRUN MINHUM FASIKUNE
C
57:17.
Dijeni se All-llahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne ua kemi sqaruar argumentet ashtu që të kuptoni.
57:17.
Dijeni, se Allahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj! Ne ju sqarojmë shpalljet, në mënyrë që ju të kuptoni!
57:17.
Dijeni se Allahu gjallëron tokën pas vdekjes së saj. Me të vërtetë, Ne u kemi shpjeguar shenjat, që ju të mund të kuptoni.
57:17.
A'LEMU 'ENNEL-LAHE JUHJIL-'ERDE BA'DE MEWTIHA KAD BEJJENNA LEKUMUL-'AJATI LE'ALLEKUM TA'KILUNE
C
57:18.
S'ka dyshim se ata që japin lëmoshë (sadaka) dhe që sinqerisht japin për hir të All-llahut, atyre u shumëfishohet dhe ata kanë shpërblim të madh.
57:18.
Ata që japin lëmoshë e që i japin Allahut një hua të mirë, qofshin burra ose gra, do t'u shumëfishohet përfitimi dhe do të kenë një shpërblim fisnik.
57:18.
Me të vërtetë, ata që japin lëmoshë dhe ata që japin nga pasuria e tyre një hua të mirë – ajo do t'u shumëfishohet, dhe për ta është një shpërblim fisnik.
57:18.
'INNEL-MUSSEDDIKINE WEL-MUSSEDDIKATI WE 'EKREDU ELLAHE KARDEN HESENAN JUDA'AFU LEHUM WE LEHUM 'EXHRUN KERIMUN
C
57:19.
Ata që besuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata janë të sinqertit dhe dëshmorët tek Zoti i tyre, ata kanë shpërblimin e vet dhe dritën e vet, ndërsa ata që e mohuan dhe përgënjeshtruan faktet Tona, ata janë banues të xhehennemit.
57:19.
Ata që besojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij, pikërisht ata janë njerëzit e sinqertë. Dëshmorët do të kenë te Zoti i vet shpërblimin dhe dritën e tyre. Kurse ata që nuk janë besimtarë dhe i mohojnë shpalljet Tona, do të jenë banorë të zjarrit!
57:19.
Dhe ata që besuan në Allahun dhe të dërguarit e Tij – ata janë të sinqertët. Dhe dëshmitarët janë pranë Zotit të tyre. Për ta është shpërblimi i tyre dhe drita e tyre. Por ata që mohuan dhe përgënjeshtruan ajetet Tona – ata janë banorët e zjarrit.
57:19.
WEL-LEDHINE 'AMENU BILLAHI WE RUSULIHI 'ULA'IKE HUMU ES-SIDDIKUNE WE ESH-SHUHEDA'U 'INDE RABBIHIM LEHUM 'EXHRUHUM WE NURUHUM WEL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI'AJATINA 'ULA'IKE 'ESHABUL-XHEHIMI