Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 56:55. Do të pini si deveja e etshme!
56:55. madje do të pini ashtu siç pi deveja e etshme”.
56:55. Dhe do të pini ashtu si pin deveja e etur.
56:55. FESHARIBUNE SHURBEL-HIMI
C 56:56. Kjo është mirëseardhja e tyre ditën e gjykimit.
56:56. Kështu do të jetë gostia e tyre në Ditën e Llogarisë!
56:56. Kjo është mirëseardhja e tyre në Ditën e Gjykimit.
56:56. HADHA NUZULUHUM JEWME ED-DINI
C 56:57. Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni (ringjalljen)?
56:57. Ne ju krijuam – e pse nuk e pranoni të vërtetën?
56:57. Ne ju krijuam, prandaj përse nuk e pranoni të vërtetën?
56:57. NEHNU HALEKNAKUM FELEWLA TUSEDDIKUNE
C 56:58. A më tregoni për farën që e derdhni,
56:58. A e keni parë farën që e hidhni?
56:58. A e keni parë farën që hidhni?
56:58. 'EFERE'EJTUM MA TUMNUNE
C 56:59. A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë?
56:59. A jeni ju që e krijoni atë apo jemi Ne krijuesit e saj?
56:59. A jeni ju që e krijoni, apo Ne jemi Krijuesit?
56:59. 'E'ENTUM TEHLUKUNEHU 'EM NEHNUL-HALIKUNE
C 56:60. Ne e kemi caktuar (dhe barazuar) ndërmjet jush vdekjen dhe Ne nuk ka kush që mund të na pengojë.
56:60. Ne e caktojmë vdekjen tuaj dhe askush nuk mund të na pengojë
56:60. Ne e kemi përcaktuar vdekjen tuaj, dhe Ne nuk mund të pengohemi.
56:60. NEHNU KADDERNA BEJNEKUMUL-MEWTE WE MA NEHNU BIMESBUKINE
C 56:61. Që t'ju zëvendësojmë me të tjerë si ju dhe t'ju krijojmë rishtazi siç nuk dini ju.
56:61. që t'jua ndryshojmë trajtën dhe t'ju rikrijojmë ashtu si nuk e dini (në Ditën e Ringjalljes).
56:61. Për të zëvendësuar ju me të tjerë dhe për t'ju krijuar në atë që nuk e dini.
56:61. 'ALA 'EN NUBEDDILE 'EMTHALEKUM WE NUNSHI'EKUM FI MA LA TA'LEMUNE
C 56:62. Ju e keni të njohur zanafillën e parë, e përse nuk mendoni.
56:62. Sigurisht, ju e dini krijimin e parë (prej një pike fare), atëherë përse nuk mendoni?!
56:62. Dhe me të vërtetë, ju e dini krijimin e parë, atëherë përse nuk reflektoni?
56:62. WE LEKAD 'ALIMTUMU EN-NESH'ETEL-'ULA FELEWLA TEDHKKERUNE
C 56:63. A nuk e shihni atë që e mbillni?
56:63. A shihni atë që mbillni?
56:63. A e keni parë atë që mbillni?
56:63. 'EFERE'EJTUM MA TEHRUTHUNE
C 56:64. A ju e bëni të mbijë ajo, apo Ne e bëjmë të mbijë?
56:64. Vallë, ju e bëni atë që të mbijë apo jemi Ne rritësit e saj?
56:64. A jeni ju që e bëni të rritet, apo Ne jemi që e bëjmë të rritet?
56:64. 'E'ENTUM TEZRA'UNEHU 'EM NEHNU EZ-ZARI'UNE
C 56:65. Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer (të shkatërruar) e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë).
56:65. Nëse duam, Ne e lëmë fyçkë dhe ju do të çuditeni
56:65. Sikur të donim, Ne do ta bënim atë thërrmijë, dhe ju do të mbeteshit të habitur.
56:65. LEW NESHA'U LEXHE'ALNAHU HUTAMEN FEDHELELTUM TEFEKKEHUNE