Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 56:11. Ata pra, janë më të afruarit (te Zoti).
56:11. Ata janë të afërtit (tek Allahu),
56:11. Ata janë të afërtit.
56:11. 'ULA'IKEL-MUKARREBUNE
C 56:12. Janë në xhennetet e begatshme.
56:12. në kopshtet e kënaqësisë.
56:12. Në kopshtet e begatisë.
56:12. FI XHENNATI EN-NA'IMI
C 56:13. (Ata janë) Shumë prej (popujve) të hershmëve.
56:13. Shumica e tyre janë prej të lashtëve,
56:13. Një shumicë prej të parëve.
56:13. THULLETUN MINEL-'EWWELINE
C 56:14. E janë pak prej të mëvonshmëve.
56:14. ndërsa një pakicë prej brezave të mëvonshëm.
56:14. Dhe një pakicë prej të mëvonshmëve.
56:14. WE KALILUN MINEL-'AHIRINE
C 56:15. Janë në shtretër të qëndisur me ar.
56:15. Ata do të qëndrojnë në divane të stolisura me ar e gurë të çmuar,
56:15. Do të jenë mbi shtretër të qëndisur.
56:15. 'ALA SURURIN MEWDUNETIN
C 56:16. Të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.
56:16. të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.
56:16. Duke u mbështetur mbi to, ballë për ballë.
56:16. MUTTEKI'INE 'ALEJHA MUTEKABILINE
C 56:17. Atyre u shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm.
56:17. Do t'u sillen rreth (për shërbim) djelmosha përherë të rinj,
56:17. Dhe do të sillen rreth tyre djem të përhershëm.
56:17. JETUFU 'ALEJHIM WILDANUN MUHALLEDUNE
C 56:18. Me gastare, me ibrigë dhe me gota të mbushura plot prej burimit.
56:18. me kupa, ibrikë dhe gota me pije të kulluar, që rrjedh
56:18. Me kupa, gota dhe pije nga një burim.
56:18. BI'EKWABIN WE 'EBARIKA WE KE'SIN MIN MA'ININ
C 56:19. Prej së cilës pije (vere) as nuk u dhemb koka, as nuk dehen.
56:19. e prej së cilës nuk do t'u dhembë koka dhe nuk do t'u humbë mendja,
56:19. As nuk do t'u shkaktojë dhimbje koke dhe as nuk do t'i dehë.
56:19. LA JUSEDDA'UNE 'ANHA WE LA JUNZIFUNE
C 56:20. Edhe pemë sipas dëshirës së tyre.
56:20. e me fruta të cilat do t'i zgjedhin vetë
56:20. Dhe me fruta që ata zgjedhin.
56:20. WE FAKIHETIN MIMMA JETEHAJJERUNE
C 56:21. Edhe mish shpezësh, cilin ta duan.
56:21. dhe mish shpendësh që ua ka ënda.
56:21. Dhe mish shpendësh që ata dëshirojnë.
56:21. WE LEHMI TEJRIN MIMMA JESHTEHUNE