Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 56:87. (përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë).
56:87. ju nuk ia ktheni shpirtin atij? Përgjigjjuni kësaj, nëse thoni të vërtetën!
56:87. Ju nuk e ktheni atë, nëse jeni të sinqertë?
56:87. TERXHI'UNEHA 'IN KUNTUM SADIKINE
C 56:88. E nëse ai (i vdekuri) është prej të afërmve (të Zotit).
56:88. Kështu, nëse ai (në agoni) është nga ata që janë të afërt (me Allahun),
56:88. Nëse ai është prej atyre të afërtëve.
56:88. FE'EMMA 'IN KANE MINEL-MUKARREBINE
C 56:89. Ai ka (te Zoti) kënaqësi, furnizim të mirë dhe xhennet të begatshëm.
56:89. do të ketë prehje, kënaqësi dhe dhunti të Xhenetit.
56:89. Atëherë ai do të ketë qetësi, aromë të këndshme dhe Kopsht të Begatisë.
56:89. FEREWHUN WE REJHANUN WE XHENNETU NA'IMIN
C 56:90. Po në qoftë se është nga të djathtët?
56:90. E, nëse është nga njerëzit e së djathtës,
56:90. Dhe nëse ai është prej atyre të së djathtës.
56:90. WE 'EMMA 'IN KANE MIN 'ESHABIL-JEMINI
C 56:91. Pra, ty të qoftë selam prej të djathtëve (i thuhet).
56:91. (ai do të përshëndetet) “Paqe për ty” nga njerëzit e së djathtës.
56:91. Atëherë do t'i thuhet: "Paqe ty, nga ata të së djathtës."
56:91. FESELAMUN LEKE MIN 'ESHABIL-JEMINI
C 56:92. E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur,
56:92. Por, nëse (ai në agoni) është nga përgënjeshtruesit e humbur,
56:92. Por nëse ai është prej atyre që përgënjeshtruan dhe ishin të humbur.
56:92. WE 'EMMA 'IN KANE MINEL-MUKEDHDHIBINE ED-DALLINE
C 56:93. mirëseardhja e tyre është pritje me ujë të valë.
56:93. ai do të gostitet me ujë të valuar
56:93. Atëherë mikpritja e tij do të jetë nga ujë i valë.
56:93. FENUZULUN MIN HEMIMIN
C 56:94. Dhe djegie nga zjarri i xhehennemit.
56:94. dhe do të përcëllohet në Zjarrin e flakëruar (të Xhehenemit).
56:94. Dhe djegie në zjarrin e Xhehenemit.
56:94. WE TESLIJETU XHEHIMIN
C 56:95. E s'ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt.
56:95. Pa dyshim, kjo është e Vërteta e sigurt.
56:95. Me të vërtetë, kjo është e vërteta absolute.
56:95. 'INNE HADHA LEHUWE HEKKUL-JEKINI
C 56:96. Pra ti lartësoje Zotin tënd të madhëruar.
56:96. Andaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!
56:96. Prandaj, lartëso Emrin e Zotit tënd, më të Madhërishmit.
56:96. FESEBBIH BIASMI RABBIKEL-'ADHIMI
C 57:1. All-llahun e lartësoi me adhurim ç'ka në qiej e në tokë dhe Ai është i gjithfuqishmi, i urti.
57:1. Allahun e lartëson çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.
57:1. Çdo gjë që është në qiej dhe në tokë e lavdëron Allahun. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Urtë.
57:1. SEBBEHE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU