Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 56:66. S'ka dyshim se ne mbetëm të dëmtuar.
56:66. (e do të thoni): “Ne jemi të dëmtuar,
56:66. Duke thënë: "Ne kemi mbetur pa shpërblim."
56:66. 'INNA LEMUGREMUNE
C 56:67. Po jo, ne mbetëm pa të (të varfëruar).
56:67. madje jemi krejt të privuar (nga furnizmi)!”
56:67. Përkundrazi, jemi të privuar.
56:67. BEL NEHNU MEHRUMUNE
C 56:68. A e shihni ujin që po e pini?
56:68. A e shihni ujin që pini?
56:68. A e keni parë ujin që pini?
56:68. 'EFERE'EJTUMUL-MA'EL-LEDHI TESHREBUNE
C 56:69. A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë?
56:69. Vallë, ju e zbrisni atë prej reve apo Ne e zbresim?
56:69. A jeni ju që e lëshoni nga retë, apo Ne jemi që e lëshojmë?
56:69. 'E'ENTUM 'ENZELTUMUHU MINEL-MUZNI 'EM NEHNUL-MUNZILUNE
C 56:70. Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?
56:70. Nëse duam, Ne e bëjmë atë të njelmët, andaj përse nuk jeni mirënjohës?!
56:70. Sikur të donim, Ne do ta bënim atë të njelmët, atëherë përse nuk falënderoni?
56:70. LEW NESHA'U XHE'ALNAHU 'UXHAXHEN FELEWLA TESHKURUNE
C 56:71. A e keni parë zjarrin që ju e ndizni?
56:71. A e shihni zjarrin që e ndizni?
56:71. A e keni parë zjarrin që ndizni?
56:71. 'EFERE'EJTUMU EN-NAREL-LETI TURUNE
C 56:72. A ju krijuat drurin e tij, apo Ne jemi krijues?
56:72. Vallë, ju i keni bërë drutë për të apo Ne i kemi bërë?!
56:72. A jeni ju që e keni krijuar drurët e tij, apo Ne jemi Krijuesit?
56:72. 'E'ENTUM 'ENSHE'TUM SHEXHERETEHA 'EM NEHNUL-MUNSHI'UNE
C 56:73. Ne e bëmë atë si përkujtim (për zjarrin e xhehennemit) dhe të nevojshëm për ata në vende të pabanuara (në shkretëtirë).
56:73. Ne e kemi bërë atë përkujtues (të zjarrit të Xhehenemit) dhe, që t'u sjellë dobi nevojtarëve,
56:73. Ne e kemi bërë atë një përkujtim dhe një dobi për udhëtarët.
56:73. NEHNU XHE'ALNAHA TEDHKIRETEN WE META'EN LILMUKWINE
C 56:74. Pra, ti lartësoje emrin e Zoti tënd të madh.
56:74. prandaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!
56:74. Prandaj, lartëso Emrin e Zotit tënd, më të Madhërishmit.
56:74. FESEBBIH BIASMI RABBIKEL-'ADHIMI
C 56:75. Betohem në shuarjen (perëndimin) e yjeve.
56:75. Betohem në çastin e perëndimit të yjeve,
56:75. Unë betohem për vendet e rënies së yjeve.
56:75. FELA 'UKSIMU BIMEWAKI'I EN-NUXHUMI
C 56:76. E ai është betim i madh, sikur ta dini!
56:76. - e ky është betim i madh, veç sikur ta dinit
56:76. Dhe, me të vërtetë, kjo është një betim i madh, sikur ta dinit.
56:76. WE 'INNEHU LEKASEMUN LEW TA'LEMUNE 'ADHIMUN