U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 56. Vakia
Ajete: 96
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
56:1.
E kur të ngjajë ndodhia (kijameti).
56:1.
Kur të ndodhë Ngjarja (Kiameti),
56:1.
Kur të ndodhë ngjarja e madhe.
56:1.
'IDHA WEKA'ATIL-WAKI'ATU
C
56:2.
Realitetin e asaj ndodhie nuk ka kush që do ta përgënjeshtrojë.
56:2.
ardhjen e saj askush nuk do ta mohojë.
56:2.
Askush nuk do të mohojë ndodhinë e saj.
56:2.
LEJSE LIWEK'ATIHA KADHIBETUN
C
56:3.
Ajo është që rrëzon, është që ngren (lart).
56:3.
Disa do t'i ulë e disa do t'i lartësojë.
56:3.
Ajo do ta ulë disa dhe do ta ngrejë të tjerët.
56:3.
HAFIDETUN RAFI'ATUN
C
56:4.
(Ajo ndodh) Kur toka tundet me dridhje të forta.
56:4.
Kur Toka të dridhet fuqishëm,
56:4.
Kur toka të tronditet fuqishëm.
56:4.
'IDHA RUXHXHETIL-'ERDU REXHXHEN
C
56:5.
E kodrat shkapërderdhen e bëhen copë e thërrmi.
56:5.
malet të thërrmohen copë-copë
56:5.
Dhe malet të thyhen e të copëtohen.
56:5.
WE BUSSETIL-XHIBALU BESSEN
C
56:6.
E bëhen pluhur i shpërndarë.
56:6.
e të shndërrohen në pluhur të shpërndarë,
56:6.
Dhe të bëhen si pluhur i shpërndarë.
56:6.
FEKANET HEBA'EN MUNBETHTHEN
C
56:7.
Dhe ju të ndaheni në tri grupe.
56:7.
ju, (o njerëz) do të ndaheni në tri grupe:
56:7.
Dhe ju do të jeni të ndarë në tre grupe.
56:7.
WE KUNTUM 'EZWAXHEN THELATHETEN
C
56:8.
E ata të djathtit, kush janë ata të djathtit se?
56:8.
njerëzit e së djathtës - sa të nderuar do të jenë fatlumët!
56:8.
Ata të së djathtës – sa të bekuar janë ata të së djathtës.
56:8.
FE'ESHABUL-MEJMENETI MA 'ESHABUL-MEJMENETI
C
56:9.
Po të majtit, kush janë ata të majtit?
56:9.
njerëzit e së majtës - sa të poshtëruar do të jenë fatkeqët!
56:9.
Dhe ata të së majtës – sa të mjerë janë ata të së majtës.
56:9.
WE 'ESHABUL-MESH'EMETI MA 'ESHABUL-MESH'EMETI
C
56:10.
Ndërsa të përparmit janë të dalluar (janë në ballë).
56:10.
dhe ata që kanë prirë (në besim) e që do të prijnë (edhe në Xhenet).
56:10.
Dhe ata që ishin të parët, do të jenë të parët.
56:10.
WE ES-SABIKUNE ES-SABIKUNE
C
56:11.
Ata pra, janë më të afruarit (te Zoti).
56:11.
Ata janë të afërtit (tek Allahu),
56:11.
Ata janë të afërtit.
56:11.
'ULA'IKEL-MUKARREBUNE
C
56:12.
Janë në xhennetet e begatshme.
56:12.
në kopshtet e kënaqësisë.
56:12.
Në kopshtet e begatisë.
56:12.
FI XHENNATI EN-NA'IMI
C
56:13.
(Ata janë) Shumë prej (popujve) të hershmëve.
56:13.
Shumica e tyre janë prej të lashtëve,
56:13.
Një shumicë prej të parëve.
56:13.
THULLETUN MINEL-'EWWELINE
C
56:14.
E janë pak prej të mëvonshmëve.
56:14.
ndërsa një pakicë prej brezave të mëvonshëm.
56:14.
Dhe një pakicë prej të mëvonshmëve.
56:14.
WE KALILUN MINEL-'AHIRINE
C
56:15.
Janë në shtretër të qëndisur me ar.
56:15.
Ata do të qëndrojnë në divane të stolisura me ar e gurë të çmuar,
56:15.
Do të jenë mbi shtretër të qëndisur.
56:15.
'ALA SURURIN MEWDUNETIN
C
56:16.
Të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.
56:16.
të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.
56:16.
Duke u mbështetur mbi to, ballë për ballë.
56:16.
MUTTEKI'INE 'ALEJHA MUTEKABILINE
C
56:17.
Atyre u shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm.
56:17.
Do t'u sillen rreth (për shërbim) djelmosha përherë të rinj,
56:17.
Dhe do të sillen rreth tyre djem të përhershëm.
56:17.
JETUFU 'ALEJHIM WILDANUN MUHALLEDUNE
C
56:18.
Me gastare, me ibrigë dhe me gota të mbushura plot prej burimit.
56:18.
me kupa, ibrikë dhe gota me pije të kulluar, që rrjedh
56:18.
Me kupa, gota dhe pije nga një burim.
56:18.
BI'EKWABIN WE 'EBARIKA WE KE'SIN MIN MA'ININ
C
56:19.
Prej së cilës pije (vere) as nuk u dhemb koka, as nuk dehen.
56:19.
e prej së cilës nuk do t'u dhembë koka dhe nuk do t'u humbë mendja,
56:19.
As nuk do t'u shkaktojë dhimbje koke dhe as nuk do t'i dehë.
56:19.
LA JUSEDDA'UNE 'ANHA WE LA JUNZIFUNE
C
56:20.
Edhe pemë sipas dëshirës së tyre.
56:20.
e me fruta të cilat do t'i zgjedhin vetë
56:20.
Dhe me fruta që ata zgjedhin.
56:20.
WE FAKIHETIN MIMMA JETEHAJJERUNE
C
56:21.
Edhe mish shpezësh, cilin ta duan.
56:21.
dhe mish shpendësh që ua ka ënda.
56:21.
Dhe mish shpendësh që ata dëshirojnë.
56:21.
WE LEHMI TEJRIN MIMMA JESHTEHUNE
C
56:22.
Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha.
56:22.
Për ata ka edhe hyrie symëdha,
56:22.
Dhe do të kenë hyri me sy të bukur.
C
56:23.
Si të ishin inxhi të ruajtura.
56:23.
të ngjashme me margaritarët e ruajtur,
56:23.
Sikur të ishin margaritarë të ruajtur.
56:23.
KE'EMTHALIL-LU'ULU'UIL-MEKNUNI
C
56:24.
Shpërblim për atë, që ata punuan.
56:24.
si shpërblim për atë që kanë punuar.
56:24.
Shpërblim për atë që bënë.
56:24.
XHEZA'EN BIMA KANU JA'MELUNE
C
56:25.
Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija as që janë mëkat (gënjeshtër).
56:25.
Aty nuk do të dëgjojnë biseda të kota, as fjalë gjynahesh,
56:25.
Ata nuk do të dëgjojnë aty fjalë të kota dhe as mëkate.
56:25.
LA JESMA'UNE FIHA LEGWEN WE LA TE'THIMEN
C
56:26.
Vetëm thënie: selam pas selami.
56:26.
por vetëm fjalët “Paqe, paqe”!
56:26.
Por vetëm fjalë: Paqe, paqe.
56:26.
'ILLA KILEN SELAMAN SELAMÆN
C
56:27.
E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve?
56:27.
E njerëzit e së djathtës – sa të nderuar që janë fatlumët!
56:27.
Sa për ata të së djathtës – sa të bekuar janë ata të së djathtës.
56:27.
WE 'ESHABUL-JEMINI MA 'ESHABUL-JEMINI
C
56:28.
Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba).
56:28.
Ata do të qëndrojnë në mes të lotusve pa gjemba
56:28.
Do të jenë mes pemësh të panjohura.
56:28.
FI SIDRIN MEHDUDIN
C
56:29.
Të bananeve me fruta palë-palë.
56:29.
dhe bananeve të mbushura me fruta,
56:29.
Dhe banane të grumbulluara.
56:29.
WE TELHIN MENDUDIN
C
56:30.
Nën hije të përhershme.
56:30.
nën hije të gjera,
56:30.
Dhe në hije të përhershme.
56:30.
WE DHILLIN MEMDUDIN
C
56:31.
Pranë ujit rrjedhës.
56:31.
pranë një uji rrjedhës,
56:31.
Dhe pranë ujërave që rrjedhin.
C
56:32.
Edhe ndër pemë shumë llojesh.
56:32.
dhe mes frutave të llojllojshme,
56:32.
Dhe me fruta të shumta.
56:32.
WE FAKIHETIN KETHIRETIN
C
56:33.
Që as nuk ndërprehen, as nuk janë të ndaluara.
56:33.
të cilat kurrë nuk sosen, as nuk janë të ndaluara;
56:33.
As të ndërprera dhe as të ndaluara.
56:33.
LA MEKTU'ATIN WE LA MEMNU'ATIN
C
56:34.
Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta).
56:34.
dhe në shtroje të ngritura (ku i presin hyrijet),
56:34.
Dhe mbi shtretër të ngritur.
56:34.
WE FURUSHIN MERFU'ATIN
C
56:35.
Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re).
56:35.
të cilat Ne i kemi krijuar në një formë të veçantë (jo të lindura),
56:35.
Me të vërtetë, Ne i kemi krijuar ato me një krijim të veçantë.
56:35.
'INNA 'ENSHE'NAHUNNE 'INSHA'EN
C
56:36.
Dhe ato i kemi bërë virgjëresha.
56:36.
dhe i kemi bërë ato virgjëresha,
56:36.
Dhe i kemi bërë ato të virgjëra.
56:36.
FEXHE'ALNAHUNNE 'EBKAREN
C
56:37.
Të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe.
56:37.
të dashura për bashkëshortët e tyre dhe moshatare me ta,
56:37.
Të dashura dhe të barasmoshuara.
C
56:38.
(Ato janë) Për ata të djathtët.
56:38.
për njerëzit e së djathtës.
56:38.
Për ata të së djathtës.
C
56:39.
(të djathtët) Janë shumë nga të parët (të hershmit).
56:39.
Janë shumë nga të lashtët
56:39.
Një shumicë prej të parëve.
56:39.
THULLETUN MINEL-'EWWELINE
C
56:40.
Janë shumë nga më të vonshmit.
56:40.
e shumë edhe nga të mëvonshmit.
56:40.
Dhe një shumicë prej të mëvonshmëve.
56:40.
WE THULLETUN MINEL-'AHIRINE
C
56:41.
E të majtit, ç'është puna e të majtëve?
56:41.
Po njerëzit e së majtës – sa të poshtëruar janë fatkeqët!
56:41.
Sa për ata të së majtës – sa të mjerë janë ata të së majtës.
56:41.
WE 'ESHABU ESH-SHIMALI MA 'ESHABU ESH-SHIMALI
C
56:42.
Janë në vapë të zjarrit dhe në ujë të valë.
56:42.
Ata do të jenë në afshin përcëllues të zjarrit dhe ujit të valuar
56:42.
Do të jenë në erë të nxehtë dhe ujë të valë.
56:42.
FI SEMUMIN WE HEMIMIN
C
56:43.
Dhe në errësirë nga tymi.
56:43.
dhe nën hijen e një tymi të zi,
56:43.
Dhe në hije tymi të zi.
56:43.
WE DHILLIN MIN JEHMUMIN
C
56:44.
As e freskët e as e këndshme.
56:44.
e cila nuk do të jetë as e freskët e as e këndshme.
56:44.
As freskuese dhe as e dobishme.
56:44.
LA BARIDIN WE LA KERIMIN
C
56:45.
Ata përpara kësaj kanë qenë të dhënë pas komoditetit (qejfeve).
56:45.
Ata, para kësaj, jetonin në luks
56:45.
Me të vërtetë, ata ishin para kësaj të zhytur në luks.
56:45.
'INNEHUM KANU KABLE DHALIKE MUTREFINE
C
56:46.
Dhe ata vazhdimisht ishin në mëkatin e madh.
56:46.
dhe në vazhdimësi bënin gjynahe të rënda,
56:46.
Dhe vazhdonin në mëkate të mëdha.
56:46.
WE KANU JUSIRRUNE 'ALEL-HINTHIL-'ADHIMI
C
56:47.
Dhe ishin që thonin: "A pasi të vdesim, të bëhemi dhé e eshtra të kalbur, njëmend do të ringjallemi?
56:47.
duke thënë: “Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur e eshtra, vërtet do të ringjallemi?!
56:47.
Dhe thoshin: "A, pasi të vdesim dhe të bëhemi pluhur e kocka, do të ringjallemi?"
56:47.
WE KANU JEKULUNE 'E'IDHA MITNA WE KUNNA TURABEN WE 'IDHAMAN 'E'INNA LEMEB'UTHUNE
C
56:48.
A edhe prindërit tanë të hershëm?"
56:48.
Vallë, edhe të parët tanë të lashtë?!”
56:48.
Edhe etërit tanë të mëparshëm?
56:48.
'EWE 'ABA'UUNAL-'EWWELUNE
C
56:49.
Thuaj: "Edhe të parët edhe të fundit!"
56:49.
Thuaju (o Muhamed): “Me siguri, edhe të parët, edhe të mbramët,
56:49.
Thuaj: "Me të vërtetë, të parët dhe të fundit."
56:49.
KUL 'INNEL-'EWWELINE WEL-'AHIRINE
C
56:50.
Keni për t'u tubuar në një ditë të caktuar!
56:50.
do të tubohen në një ditë të caktuar.
56:50.
Do të mblidheni në një kohë të caktuar të një dite të njohur.
56:50.
LEMEXHMU'UNE 'ILA MIKATI JEWMIN MA'LUMIN
C
56:51.
Pastaj ju, o të humbur e gënjeshtarë!
56:51.
Dhe atëherë ju, o jobesimtarë të humbur,
56:51.
Pastaj, me të vërtetë, ju o të humbur, që përgënjeshtruat.
56:51.
THUMME 'INNEKUM 'EJJUHA ED-DALLUNEL-MUKEDHDHIBUNE
C
56:52.
Keni për të ngrënë prej pemës Zekum!
56:52.
me siguri që do të hani nga pema e zekumit,
56:52.
Do të hani nga një pemë e Zekkumit.
56:52.
LE'AKILUNE MIN SHEXHERIN MIN ZEKKUMIN
C
56:53.
Prej saj keni për t'i mbushur barqet!
56:53.
me të cilën do të mbushni barkun.
56:53.
Dhe do të mbushni barkun me të.
56:53.
FEMALI'UNE MINHAL-BUTUNE
C
56:54.
E menjëherë pas do të pini prej ujit të vluar!
56:54.
Pastaj do të pini ujë të valuar,
56:54.
Pastaj do ta pini atë me ujë të valë.
56:54.
FESHARIBUNE 'ALEJHI MINEL-HEMIMI
C
56:55.
Do të pini si deveja e etshme!
56:55.
madje do të pini ashtu siç pi deveja e etshme”.
56:55.
Dhe do të pini ashtu si pin deveja e etur.
56:55.
FESHARIBUNE SHURBEL-HIMI
C
56:56.
Kjo është mirëseardhja e tyre ditën e gjykimit.
56:56.
Kështu do të jetë gostia e tyre në Ditën e Llogarisë!
56:56.
Kjo është mirëseardhja e tyre në Ditën e Gjykimit.
56:56.
HADHA NUZULUHUM JEWME ED-DINI
C
56:57.
Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni (ringjalljen)?
56:57.
Ne ju krijuam – e pse nuk e pranoni të vërtetën?
56:57.
Ne ju krijuam, prandaj përse nuk e pranoni të vërtetën?
56:57.
NEHNU HALEKNAKUM FELEWLA TUSEDDIKUNE
C
56:58.
A më tregoni për farën që e derdhni,
56:58.
A e keni parë farën që e hidhni?
56:58.
A e keni parë farën që hidhni?
56:58.
'EFERE'EJTUM MA TUMNUNE
C
56:59.
A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë?
56:59.
A jeni ju që e krijoni atë apo jemi Ne krijuesit e saj?
56:59.
A jeni ju që e krijoni, apo Ne jemi Krijuesit?
56:59.
'E'ENTUM TEHLUKUNEHU 'EM NEHNUL-HALIKUNE
C
56:60.
Ne e kemi caktuar (dhe barazuar) ndërmjet jush vdekjen dhe Ne nuk ka kush që mund të na pengojë.
56:60.
Ne e caktojmë vdekjen tuaj dhe askush nuk mund të na pengojë
56:60.
Ne e kemi përcaktuar vdekjen tuaj, dhe Ne nuk mund të pengohemi.
56:60.
NEHNU KADDERNA BEJNEKUMUL-MEWTE WE MA NEHNU BIMESBUKINE
C
56:61.
Që t'ju zëvendësojmë me të tjerë si ju dhe t'ju krijojmë rishtazi siç nuk dini ju.
56:61.
që t'jua ndryshojmë trajtën dhe t'ju rikrijojmë ashtu si nuk e dini (në Ditën e Ringjalljes).
56:61.
Për të zëvendësuar ju me të tjerë dhe për t'ju krijuar në atë që nuk e dini.
56:61.
'ALA 'EN NUBEDDILE 'EMTHALEKUM WE NUNSHI'EKUM FI MA LA TA'LEMUNE
C
56:62.
Ju e keni të njohur zanafillën e parë, e përse nuk mendoni.
56:62.
Sigurisht, ju e dini krijimin e parë (prej një pike fare), atëherë përse nuk mendoni?!
56:62.
Dhe me të vërtetë, ju e dini krijimin e parë, atëherë përse nuk reflektoni?
56:62.
WE LEKAD 'ALIMTUMU EN-NESH'ETEL-'ULA FELEWLA TEDHKKERUNE
C
56:63.
A nuk e shihni atë që e mbillni?
56:63.
A shihni atë që mbillni?
56:63.
A e keni parë atë që mbillni?
56:63.
'EFERE'EJTUM MA TEHRUTHUNE
C
56:64.
A ju e bëni të mbijë ajo, apo Ne e bëjmë të mbijë?
56:64.
Vallë, ju e bëni atë që të mbijë apo jemi Ne rritësit e saj?
56:64.
A jeni ju që e bëni të rritet, apo Ne jemi që e bëjmë të rritet?
56:64.
'E'ENTUM TEZRA'UNEHU 'EM NEHNU EZ-ZARI'UNE
C
56:65.
Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer (të shkatërruar) e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë).
56:65.
Nëse duam, Ne e lëmë fyçkë dhe ju do të çuditeni
56:65.
Sikur të donim, Ne do ta bënim atë thërrmijë, dhe ju do të mbeteshit të habitur.
56:65.
LEW NESHA'U LEXHE'ALNAHU HUTAMEN FEDHELELTUM TEFEKKEHUNE
C
56:66.
S'ka dyshim se ne mbetëm të dëmtuar.
56:66.
(e do të thoni): “Ne jemi të dëmtuar,
56:66.
Duke thënë: "Ne kemi mbetur pa shpërblim."
C
56:67.
Po jo, ne mbetëm pa të (të varfëruar).
56:67.
madje jemi krejt të privuar (nga furnizmi)!”
56:67.
Përkundrazi, jemi të privuar.
56:67.
BEL NEHNU MEHRUMUNE
C
56:68.
A e shihni ujin që po e pini?
56:68.
A e shihni ujin që pini?
56:68.
A e keni parë ujin që pini?
56:68.
'EFERE'EJTUMUL-MA'EL-LEDHI TESHREBUNE
C
56:69.
A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë?
56:69.
Vallë, ju e zbrisni atë prej reve apo Ne e zbresim?
56:69.
A jeni ju që e lëshoni nga retë, apo Ne jemi që e lëshojmë?
56:69.
'E'ENTUM 'ENZELTUMUHU MINEL-MUZNI 'EM NEHNUL-MUNZILUNE
C
56:70.
Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?
56:70.
Nëse duam, Ne e bëjmë atë të njelmët, andaj përse nuk jeni mirënjohës?!
56:70.
Sikur të donim, Ne do ta bënim atë të njelmët, atëherë përse nuk falënderoni?
56:70.
LEW NESHA'U XHE'ALNAHU 'UXHAXHEN FELEWLA TESHKURUNE
C
56:71.
A e keni parë zjarrin që ju e ndizni?
56:71.
A e shihni zjarrin që e ndizni?
56:71.
A e keni parë zjarrin që ndizni?
56:71.
'EFERE'EJTUMU EN-NAREL-LETI TURUNE
C
56:72.
A ju krijuat drurin e tij, apo Ne jemi krijues?
56:72.
Vallë, ju i keni bërë drutë për të apo Ne i kemi bërë?!
56:72.
A jeni ju që e keni krijuar drurët e tij, apo Ne jemi Krijuesit?
56:72.
'E'ENTUM 'ENSHE'TUM SHEXHERETEHA 'EM NEHNUL-MUNSHI'UNE
C
56:73.
Ne e bëmë atë si përkujtim (për zjarrin e xhehennemit) dhe të nevojshëm për ata në vende të pabanuara (në shkretëtirë).
56:73.
Ne e kemi bërë atë përkujtues (të zjarrit të Xhehenemit) dhe, që t'u sjellë dobi nevojtarëve,
56:73.
Ne e kemi bërë atë një përkujtim dhe një dobi për udhëtarët.
56:73.
NEHNU XHE'ALNAHA TEDHKIRETEN WE META'EN LILMUKWINE
C
56:74.
Pra, ti lartësoje emrin e Zoti tënd të madh.
56:74.
prandaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!
56:74.
Prandaj, lartëso Emrin e Zotit tënd, më të Madhërishmit.
56:74.
FESEBBIH BIASMI RABBIKEL-'ADHIMI
C
56:75.
Betohem në shuarjen (perëndimin) e yjeve.
56:75.
Betohem në çastin e perëndimit të yjeve,
56:75.
Unë betohem për vendet e rënies së yjeve.
56:75.
FELA 'UKSIMU BIMEWAKI'I EN-NUXHUMI
C
56:76.
E ai është betim i madh, sikur ta dini!
56:76.
- e ky është betim i madh, veç sikur ta dinit
56:76.
Dhe, me të vërtetë, kjo është një betim i madh, sikur ta dinit.
56:76.
WE 'INNEHU LEKASEMUN LEW TA'LEMUNE 'ADHIMUN
C
56:77.
Se me të vërtetë ai është Kur'an i famshëm.
56:77.
se ky është vërtet një Kuran i nderuar,
56:77.
Me të vërtetë, ky është një Kuran i nderuar.
56:77.
'INNEHU LEKUR'ANUN KERIMUN
C
56:78.
Është në një libër të ruajtur.
56:78.
në Librin e ruajtur.
56:78.
Në një libër të ruajtur mirë.
56:78.
FI KITABIN MEKNUNIN
C
56:79.
Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaiket).
56:79.
Atë (Kuranin) e prekin vetëm të pastërtit,
56:79.
Askush nuk mund ta prekë atë përveç të pastruarve.
56:79.
LA JEMESSUHU 'ILLAL-MUTEHHERUNE
C
56:80.
Është i zbritur prej Zotit të botëve.
56:80.
Ai është Shpallje prej Zotit të botëve.
56:80.
Është një shpallje nga Zoti i botëve.
56:80.
TENZILUN MIN RABBIL-'ALEMINE
C
56:81.
A, ndaj këtij ligjërimi (Kur'ani) ju jeni të luhatshëm (të pavendosur)?
56:81.
Vallë, një Fjalë të tillë ju e mohoni
56:81.
A këtë Fjalë ju e shpërfillni?
56:81.
'EFEBIHEDHAL-HEDITHI 'ENTUM MUD/HINUNE
C
56:82.
Dhe falënderimin për furnizimin tuaj, ju jeni që e gënjeni.
56:82.
dhe e bëni detyrën tuaj (të përditshme) ta përgënjeshtroni?!
56:82.
Dhe falënderimin tuaj për furnizimin që ju është dhënë e ktheni në përgënjeshtrim?
56:82.
WE TEXH'ALUNE RIZKAKUM 'ENNEKUM TUKEDHDHIBUNE
C
56:83.
Përse, pra kur arrin shpirti në fyt,
56:83.
Atëherë, përse kur (dikujt) i vjen (shpirti) në grykë
56:83.
Atëherë, përse nuk ndërhyni kur shpirti është duke dalë?
56:83.
FELEWLA 'IDHA BELEGATIL-HULKUME
C
56:84.
e ju në atë moment shikoni (se ç'po i ngjet).
56:84.
Dhe ndërkohë ju jeni duke e parë.
56:84.
WE 'ENTUM HINE'IDHIN TENDHURUNE
C
56:85.
E Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shihni.
56:85.
- ndërkohë që Ne jemi më afër atij se ju, por ju nuk e vini re
56:85.
Ndërsa Ne jemi më pranë tij sesa ju, por ju nuk e shihni.
56:85.
WE NEHNU 'EKREBU 'ILEJHI MINKUM WE LEKIN LA TUBSIRUNE
C
56:86.
Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra),
56:86.
përse pra, nëse nuk do të gjykoheni (në jetën e përtejme),
56:86.
Atëherë, përse, nëse nuk jeni të varur nga Ne,
56:86.
FELEWLA 'IN KUNTUM GAJRE MEDININE
C
56:87.
(përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë).
56:87.
ju nuk ia ktheni shpirtin atij? Përgjigjjuni kësaj, nëse thoni të vërtetën!
56:87.
Ju nuk e ktheni atë, nëse jeni të sinqertë?
56:87.
TERXHI'UNEHA 'IN KUNTUM SADIKINE
C
56:88.
E nëse ai (i vdekuri) është prej të afërmve (të Zotit).
56:88.
Kështu, nëse ai (në agoni) është nga ata që janë të afërt (me Allahun),
56:88.
Nëse ai është prej atyre të afërtëve.
56:88.
FE'EMMA 'IN KANE MINEL-MUKARREBINE
C
56:89.
Ai ka (te Zoti) kënaqësi, furnizim të mirë dhe xhennet të begatshëm.
56:89.
do të ketë prehje, kënaqësi dhe dhunti të Xhenetit.
56:89.
Atëherë ai do të ketë qetësi, aromë të këndshme dhe Kopsht të Begatisë.
56:89.
FEREWHUN WE REJHANUN WE XHENNETU NA'IMIN
C
56:90.
Po në qoftë se është nga të djathtët?
56:90.
E, nëse është nga njerëzit e së djathtës,
56:90.
Dhe nëse ai është prej atyre të së djathtës.
56:90.
WE 'EMMA 'IN KANE MIN 'ESHABIL-JEMINI
C
56:91.
Pra, ty të qoftë selam prej të djathtëve (i thuhet).
56:91.
(ai do të përshëndetet) “Paqe për ty” nga njerëzit e së djathtës.
56:91.
Atëherë do t'i thuhet: "Paqe ty, nga ata të së djathtës."
56:91.
FESELAMUN LEKE MIN 'ESHABIL-JEMINI
C
56:92.
E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur,
56:92.
Por, nëse (ai në agoni) është nga përgënjeshtruesit e humbur,
56:92.
Por nëse ai është prej atyre që përgënjeshtruan dhe ishin të humbur.
56:92.
WE 'EMMA 'IN KANE MINEL-MUKEDHDHIBINE ED-DALLINE
C
56:93.
mirëseardhja e tyre është pritje me ujë të valë.
56:93.
ai do të gostitet me ujë të valuar
56:93.
Atëherë mikpritja e tij do të jetë nga ujë i valë.
56:93.
FENUZULUN MIN HEMIMIN
C
56:94.
Dhe djegie nga zjarri i xhehennemit.
56:94.
dhe do të përcëllohet në Zjarrin e flakëruar (të Xhehenemit).
56:94.
Dhe djegie në zjarrin e Xhehenemit.
56:94.
WE TESLIJETU XHEHIMIN
C
56:95.
E s'ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt.
56:95.
Pa dyshim, kjo është e Vërteta e sigurt.
56:95.
Me të vërtetë, kjo është e vërteta absolute.
56:95.
'INNE HADHA LEHUWE HEKKUL-JEKINI
C
56:96.
Pra ti lartësoje Zotin tënd të madhëruar.
56:96.
Andaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!
56:96.
Prandaj, lartëso Emrin e Zotit tënd, më të Madhërishmit.
56:96.
FESEBBIH BIASMI RABBIKEL-'ADHIMI