Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 25. Furkan
Ajete: 77

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 25:1. Ai, që ia shpalli Furkanin (Kur'anin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botës (këshillues), është i madhëruar.
25:1. I lartësuar qoftë Ai që i ka zbritur Dalluesin robit të Vet, që të jetë paralajmërues për botët;
25:1. I bekuar qoftë Ai që ka shpallur Dalluesin te robi i Tij, që të jetë një paralajmërues për botët.
25:1. TEBAREKEL-LEDHI NEZZELEL-FURKANE 'ALA 'ABDIHI LIJEKUNE LIL'ALEMINE NEDHIREN
C 25:2. Ai është që vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, Ai nuk ka as fëmijë e as nuk ka shok në sundimin e Tij. Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur.
25:2. Sunduesi i qiejve dhe i Tokës, i Cili nuk ka bir e nuk ka ortak në pushtet; i Cili ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet!
25:2. Ai që i përket sundimi i qiejve dhe tokës dhe që nuk ka marrë një fëmijë dhe që nuk ka shok në sundim, dhe që ka krijuar çdo gjë dhe e ka përcaktuar atë me masë të saktë.
25:2. EL-LEDHI LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE LEM JETTEHIDH WELEDEN WE LEM JEKUN LEHU SHERIKUN FIL-MULKI WE HALEKA KULLE SHEJ'IN FEKADDEREHU TEKDIRAN
C 25:3. Mirëpo, ata (idhujtarët) në vend të Tij adhuruan zota të tjerë, të cilët nuk krijuan asgjë, sepse ata edhe vetë janë të krijuar. Ata nuk posedojnë për vetvete as dëm as dobi, ata nuk kanë në dorë as vdekje as jetë, e as ringjallje.
25:3. E megjithatë ata adhurojnë në vend të Tij zota, të cilët nuk krijojnë asgjë e që vetë janë të krijuar, që nuk zotërojnë për veten as dëm e as dobi e që nuk janë në gjendje të japin as vdekjen, as jetën e as që të ringjallin.
25:3. Por ata kanë marrë përveç Tij zota, të cilët nuk krijojnë asgjë dhe që vetë janë të krijuar, dhe që nuk kanë fuqinë të shkaktojnë dëm ose të sjellin dobi për veten e tyre dhe nuk kanë fuqinë për të kontrolluar vdekjen, as jetën dhe as ringjalljen.
25:3. WE ETTEHADHU MIN DUNIHI 'ALIHETEN LA JEHLUKUNE SHEJ'EN WE HUM JUHLEKUNE WE LA JEMLIKUNE LI'NFUSIHIM DERRAN WE LA NEF'ÆN WE LA JEMLIKUNE MEWTÆN WE LA HEJÆTEN WE LA NUSHURÆN
C 25:4. Dhe ata që nuk besuan, thanë: "Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se një gënjeshtër, që e trilloi ai (Muhammedi), të cilit i ndihmuan edhe njerëz të tjerë". Pra ata (idhujtarët) bënë shtrembërim e shpifje.
25:4. Jobesimtarët thonë: “Ky (Kuran) është vetëm gënjeshtër, të cilën e ka trilluar ai me ndihmën e njerëzve të tjerë.” Kjo që thonë ata është e padrejtë dhe shpifje.
25:4. Dhe ata që nuk besojnë thonë: "Ky (Kuran) nuk është asgjë tjetër përveçse një gënjeshtër që ai e ka trilluar, dhe disa njerëz të tjerë i kanë ndihmuar atij në të." Me të vërtetë, ata kanë sjellë padrejtësi dhe gënjeshtër.
25:4. WE KALEL-LEDHINE KEFERU 'IN HADHA 'ILLA 'IFKUN EFTERAHU WE 'A'ANEHU 'ALEJHI KAWMUN 'AHARUNE FEKAD XHA'U DHULMEN WE ZURAN
C 25:5. Edhe thanë: "(për Kur'anin) Janë legjenda të të parëve, që ai (Muhammedi) kërkoi t'i shkruhen ato, e i lexohen atij mëngjes e mbrëmje".
25:5. Dhe ata thonë: “Këto janë përralla të popujve të lashtë; të cilat i ka vënë t'i shkruhen e t'i lexohen atij në mëngjes e mbrëmje.”
25:5. Dhe ata thonë: "Ato janë legjenda të të parëve, që ai i ka shkruar dhe që i lexohen atij mëngjes dhe mbrëmje."
25:5. WE KALU 'ESATIRUL-'EWWELINE EKTETEBEHA FEHIJE TUMLA 'ALEJHI BUKRETEN WE 'ESILEN
C 25:6. Thuaj: "Atë e shpalli Ai, që e di të fshehtën në qiej e në tokë, Ai është që falë shumë, është mëshirues".
25:6. Thuaj: “Atë e ka shpallur Ai që di fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës. Ai fal shumë dhe është Mëshirues”.
25:6. Thuaj: "Ai që e di të fshehtën e ka shpallur atë. Dhe Ai është i Butë, i Mëshirë."
25:6. KUL 'ENZELEHUL-LEDHI JA'LEMU ES-SIRRE FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI 'INNEHU KANE GAFUREN REHIMAN
C 25:7. E ata thanë: "Ç'është me këtë të dërguar, i cili ha ushqim dhe ec nëpër tregje? Përse të mos i jetë dërguar një engjëll së bashku me te, e të jetë qortues?"
25:7. Gjithashtu ata thonë: “Ç'është ky i dërguar që ha ushqim dhe shëtit nëpër tregje?! Përse nuk i është dërguar atij një engjëll e të bëhet me të paralajmërues?!
25:7. Dhe ata thonë: "Ç'është me këtë të Dërguar që ha ushqim dhe ecën në tregje? Pse nuk i është dërguar atij një engjëll që të jetë bashkë me të një paralajmërues?
25:7. WE KALU MALI HADHA ER-RESULI JE'KULUT-TA'AME WE JEMSHI FIL-'ESWAKI LEWLA 'UNZILE 'ILEJHI MELEKUN FEJEKUNE ME'AHU NEDHIREN
C 25:8. Ose atij t'i jepet ndonjë thesar, apo të ketë ndonjë kopsht nga i cili do të ushqehej? Horrat madje thonë: "Ju vetëm jeni duke e ndjekur një njeri që e ka zënë magjia!"
25:8. Ose, përse nuk i është zbritur një thesar apo të kishte një kopsht, nga i cili të hante?!” Të padrejtët thonë: “Ju ndiqni vetëm një njeri të magjepsur”!
25:8. Ose pse nuk i është dhënë atij një thesar ose pse nuk ka një kopsht nga i cili të hajë?" Dhe të padrejtët thonë: "Ju ndiqni vetëm një njeri të magjepsur."
25:8. 'EW JULKA 'ILEJHI KENZUN 'EW TEKUNU LEHU XHENNETUN JE'KULU MINHA WE KALE EDH-DHALIMUNE 'IN TETTEBI'UNE 'ILLA REXHULEN MESHURAN
C 25:9. Shih se çfarë shembujsh të sjellin, andaj ata janë të humbur dhe nuk mund ta gjejnë rrugën e drejtë.
25:9. Shiko çfarë shembujsh të sjellin e ata (me këtë) kanë humbur e nuk mund të gjejnë rrugën e vërtetë.
25:9. Shiko si t'i kanë bërë ty shembuj. Ata janë të humbur, dhe ata nuk mund të gjejnë një rrugë.
25:9. ENDHUR KEJFE DEREBU LEKEL-'EMTHALE FEDELLU FELA JESTETI'UNE SEBILEN
C 25:10. Është i madhëruar Ai, i cili po të dëshirojë mund të japë ty edhe më mirë se ç'thonë ata, kopshte në të cilat rrjedhin lumenj, ku ka edhe pallate.
25:10. Qoftë i lartësuar Ai, i Cili, nëse do, mund të të japë gjëra më të mira se këto, kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe të bëjë për ty pallate.
25:10. I bekuar qoftë Ai që, sikur të dëshironte, do të të jepte më të mirë se këto: kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, dhe do të të bënte për ty pallate.
25:10. TEBAREKEL-LEDHI 'IN SHA'E XHE'ALE LEKE HAJREN MIN DHALIKE XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU WE JEXH'AL LEKE KUSURAN
C 25:11. Por jo, ata përgënjeshtruan kijametin, e Ne për ata që nuk besojnë ditën e gjykimit kemi përgatitur zjarr të fortë.
25:11. Jo, ata e quajnë gënjeshtër edhe ardhjen e Orës (së Kiametit), ndërsa Ne kemi përgatitur për ata që e mohojnë Orën zjarr flakërues.
25:11. Por ata e përgënjeshtruan Orën. Dhe Ne kemi përgatitur për ata që e përgënjeshtrojnë Orën një zjarr.
25:11. BEL KEDHDHEBU BIS-SA'ATI WE 'A'TEDNA LIMEN KEDHDHEBE BIS-SA'ATI SA'IREN
C 25:12. Që posa të duket ai prej një vendi të largët, ata ia dëgjojnë atij vëlimin edhe kërhamzën (xhehennemit).
25:12. Kur ai t'i vërë re prej së largu, ata do t'ia dëgjojnë vlimin dhe rënkimin.
25:12. Kur ai i sheh ata nga një vend i largët, ata do të dëgjojnë zhurmën e tij dhe frymëmarrjen e tij ndërsa vlon.
25:12. 'IDHA RE'ET/HUM MIN MEKANIN BA'IDIN SEMI'U LEHA TEGAJJUDHEN WE ZEFIRAN
C 25:13. E kur të hedhen duarlidhur në një vend të ngushtë në të, aty do të kërkojnë shkatërrimin (vetëzhdukjen).
25:13. E kur të hidhen në një vend të ngushtë të tij, të lidhur duarsh, do të luten për shkatërrimin (e vet).
25:13. Dhe kur të hidhen në një vend të ngushtë të tij, të lidhur së bashku, ata do të kërkojnë atje shkatërrim.
25:13. WE 'IDHA 'ULKU MINHA MEKANEN DEJJIKAN MUKARRENINE DE'AW HUNALIKE THUBURÆN
C 25:14. Tash mos kërkoni vetëm njëherë shkatërrimin, por atë kërkojeni shumëherë.
25:14. “Mos e kërkoni sot shkatërrimin vetëm një herë, por kërkojeni shumë herë!”
25:14. (Do t'u thuhet): "Mos e kërkoni sot një shkatërrim, por kërkoni shumë shkatërrime."
25:14. LA TED'UL-JEWME THUBUREN WAHIDAN WE ED'U THUBURÆN KETHIRÆN
C 25:15. Thuaj: "A është më mirë ai (zjarri i xhehennemit), apo xhenneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim dhe vend jetese për të devotshmit".
25:15. Thuaj: “A është më i mirë ky apo Xheneti i amshuar, i cili u është premtuar të devotshmëve? Ai do të jetë për ta shpërblim dhe vend kthimi.
25:15. Thuaj: "A është më i mirë ai apo kopshti i përjetësisë që u është premtuar atyre që kanë frikë (Allahun)? Ai është për ta një shpërblim dhe një vend përfundimtar."
25:15. KUL 'EDHELIKE HAJRUN 'EM XHENNETUL-HULDI ELLETI WU'IDEL-MUTTEKUNE KANET LEHUM XHEZA'EN WE MESIREN
C 25:16. E aty, atë që e dëshirojnë do ta kenë përgjithmonë. Ky premtim i Zotit tënd ka qenë dashtë kërkuar.
25:16. Për ata ka aty çfarë të dëshirojnë e do të rrinë në të përherë. Ky është premtimi i Zotit tënd, i kërkuar (prej jush)”.
25:16. Për ta aty ka gjithçka që dëshirojnë, duke qëndruar aty përgjithmonë. Kjo është një premtim i Zotit tënd që duhet kërkuar.
25:16. LEHUM FIHA MA JESHA'UNE HALIDINE KANE 'ALA RABBIKE WA'DEN MES'ULAN
C 25:17. Ditën kur Zoti do t'i tubojë ata, e edhe ata që adhuruan pos All-llahut dhe u thotë (zotave të adhuruar): "A i thirrët ju robtë e Mi që t'ju adhurojnë, apo ata vetë e humbën rrugën?"
25:17. Ditën, kur Ai t'i tubojë idhujtarët bashkë me ata që i adhuronin në vend të Allahut, do t'u thotë (të adhuruarve): “A jeni ju që i keni shmangur këta robër të Mi apo ata vetë kanë humbur rrugën e drejtë?”
25:17. Dhe ditën kur Ai do t'i mbledhë ata dhe ata që adhuronin përveç Allahut dhe do të thotë: "A ishit ju ata që i devijuan këta robërit e Mi, apo ata devijuan rrugën vetë?"
25:17. WE JEWME JEHSHURUHUM WE MA JA'BUDUNE MIN DUNI ELLAHI FEJEKULU 'E'ENTUM 'EDLELTUM 'IBADI HA'UULA' 'EM HUM DELLU ES-SEBILE
C 25:18. Ata (idhujt) thonë: "Je i panevojshëm për rival, o i Madhëruar! Neve nuk na takoi që përveç Teje të kemi ndonjë mbrojtës tjetër, por Ti u ke dhënë të mira atyre dhe të të parëve të tyre, që ishin njerëz të prishur saqë harruan të përkujtojnë!"
25:18. Ata do të përgjigjen: “Lavdia qoftë për Ty! Nuk ishte nevoja që ne të marrim mbrojtës tjetër, përveç Teje, por Ti u dhe këtyre dhe etërve të tyre jetë të begatshme, ndërsa ata i harruan paralajmërimet e Tua dhe u bënë popull i shkatërruar”!
25:18. Ata do të thonë: "I Lavdëruar je Ti! Nuk na takonte ne që të merrnim përveç Teje ndonjë ndihmës, por Ti i bëre ata dhe etërit e tyre të kënaqen, derisa harruan Përkujtimin dhe u bënë një popull i humbur."
25:18. KALU SUBHANEKE MA KANE JENBEGI LENA 'EN NETTEHIDHE MIN DUNIKE MIN 'EWLIJA'E WE LEKIN METTA'TEHUM WE 'ABA'EHUM HETTA NESU EDH-DHIKRE WE KANU KAWMEN BURAN
C 25:19. Ja (All-llahu u thotë idhujtarëve), këta ju përgënjeshtruan për atë që thoni (se ishin zota), pra ju as nuk keni mundësi të shpëtoni as t'i ndihmoni (vetes). E cilido që bën padrejtësi prej jush, Ne i japim atij të përjetojë një dënim të madh.
25:19. “Këta e përgënjeshtruan atë që thatë ju e nuk do të munden, as të shmangin dënimin, as të ndihmojnë veten. Kush prej jush ka bërë të këqija, Ne atij do t'i japim të shijojë dënim të madh.”
25:19. (Allahu do të thotë): "Kështu, ata do t'ju përgënjeshtrojnë për atë që thoni, dhe ju nuk do të mund të ktheni (ndëshkimin) dhe as nuk do të ndihmoheni. Dhe kushdo që prej jush bën padrejtësi, Ne do t'i japim atij një ndëshkim të madh."
25:19. FEKAD KEDHDHEBUKUM BIMA TEKULUNE FEMA TESTETI'UNE SERFEN WE LA NESRAN WE MEN JEDHLIM MINKUM NUDHIKHU 'ADHABÆN KEBIRÆN
C 25:20. Ne para teje dërguam pejgamberë të tjerë, por edhe ata ishin të dërguar që kanë ngrënë ushqim, që kanë ecur e shëtitur nëpër tregje. Ne bëmë njërin prej jush sprovë për tjetrin se a do të jeni të durueshëm. E Zoti yt është Ai që sheh çdo gjë.
25:20. Ne edhe para teje kemi nisur vetëm të dërguar, të cilët hanin ushqim dhe shëtisnin nëpër tregje. Ne i kemi bërë disa prej jush të jenë sprovë për të tjerët. A do të jeni të durueshëm ju? Zoti yt i sheh të gjitha.
25:20. Dhe Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar, përveçse ata me siguri hanin ushqim dhe ecnin në tregje. Dhe Ne e kemi bërë disa prej jush një sprovë për të tjerët. A do të jeni të durueshëm? Dhe Zoti yt është Gjithëvëzhgues.
25:20. WE MA 'ERSELNA KABLEKE MINEL-MURSELINE 'ILLA 'INNEHUM LEJE'KULUNET-TA'AME WE JEMSHUNE FIL-'ESWAKI WE XHE'ALNA BA'DEKUM LIBA'DIN FITNETEN 'ETESBIRUNE WE KANE REBBUKE BESIREN
C 25:21. E ata që nuk e shpresojnë takimin Tonë, thanë: "Përse të mos na dërgohen neve engjëj, ose përse të mos e shohim Zotin tonë?" Ata e tejçmuan lartë veten dhe u sollën me arrogancë.
25:21. Ata, që nuk shpresojnë se do të takohen me Ne, thonë: “Pse nuk na dërgohen neve engjëjt ose të shohim Zotin tonë?” Ata, me të vërtetë, janë treguar kryeneçë dhe kanë kaluar çdo kufi në arrogancë dhe padrejtësi.
25:21. Dhe ata që nuk shpresojnë për takimin Tonë thonë: "Pse nuk na janë dërguar engjëjt ose pse nuk e shohim Zotin tonë?" Me të vërtetë, ata kanë qenë mendjemëdhenj për veten e tyre dhe kanë kaluar çdo kufi në arrogancën e tyre.
25:21. WE KALEL-LEDHINE LA JERXHUNE LIKA'ENA LEWLA 'UNZILE 'ALEJNAL-MELA'IKETU 'EW NERA REBBENA LEKADI ESTEKBERU FI 'ENFUSIHIM WE 'ATEW 'UTUWEN KEBIRAN
C 25:22. Për kriminelët atë ditë kur i shohin engjëjt nuk ka gëzim, sepse ata (engjëjt) u thonë: "Është e ndaluar çdo e mirë (apo xhenneti është haram për ju)!"
25:22. Ditën, kur të shohin engjëjt, për keqbërësit nuk do të ketë lajm të mirë dhe do t'u thuhet: “Nuk do të kaloni dot për matanë!”
25:22. Ditën kur ata do të shohin engjëjt, atë ditë nuk do të ketë lajme të mira për keqbërësit, dhe ata do të thonë: "Një pengesë e paprekshme!"
25:22. JEWME JEREWNEL-MELA'IKETE LA BUSHRA JEWME'IDHIN LILMUXHRIMINE WE JEKULUNE HIXHREN MEHXHURAN
C 25:23. E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur.
25:23. Dhe Ne do t'u qasemi veprave që kanë bërë ata dhe do t'i shndërrojmë në pluhur e hi.
25:23. Dhe Ne do të shqyrtojmë veprat që ata kanë bërë dhe do t'i bëjmë ato si pluhur të shpërndarë.
25:23. WE KADIMNA 'ILA MA 'AMILU MIN 'AMELIN FEXHE'ALNAHU HEBA'EN MENTHUREN
C 25:24. Atë ditë banuesit e xhennetit do të kenë vend shumë të mirë dhe pushimore shumë të këndshme.
25:24. Ndërsa banorët e Xhenetit atë ditë do të kenë vendbanim më të mirë dhe vendpushim më të bukur.
25:24. Banorët e Xhenetit atë ditë do të jenë në një vendbanim më të mirë dhe në një vend pushimi më të bukur.
25:24. 'ESHABUL-XHENNETI JEWME'IDHIN HAJRUN MUSTEKARREN WE 'EHSENU MEKILAN
C 25:25. Dhe (përkujto) ditën kur do të çahet qielli me anën e një reje e lëshohen engjëjt në një mënyrë madhështore.
25:25. Ditën, kur qielli me ré do të hapet e engjëjt do të lëshohen në zbritjen e madhe,
25:25. Dhe ditën kur qielli do të çahet me re dhe engjëjt do të dërgohen në radhë,
25:25. WE JEWME TESHEKKAKU ES-SEMA'U BIL-GAMAMI WE NUZZILEL-MELA'IKETU TENZILEN
C 25:26. Atë ditë sundimi i vërtetë është i të Gjithëmëshirshmit, e ajo ditë për jobesimtarët do të jetë ditë e vështirë.
25:26. atë ditë pushteti i vërtetë do t'i përkasë vetëm të Gjithëmëshirshmit. Kjo do të jetë ditë e vështirë për jobesimtarët.
25:26. Sundimi i përket asaj dite vetëm të Gjithëmëshirshmit. Dhe ajo do të jetë një ditë e rëndë për jobesimtarët.
25:26. EL-MULKU JEWME'IDHINL-HEKKU LILRREHMENI WE KANE JEWMEN 'ALEL-KAFIRINE 'ASIRAN
C 25:27. Atë ditë zullumqari do t'i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: "I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!"
25:27. Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: “Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të Dërguarin!
25:27. Dhe ditën kur keqbërësi do të kafshojë duart e tij, ai do të thotë: "Ah, sikur të kisha marrë rrugën me të Dërguarin!
25:27. WE JEWME JE'ADDU EDH-DHALIMU 'ALA JEDEJHI JEKULU JA LEJTENI ETTEHADHTU ME'A ER-RESULI SEBILEN
C 25:28. O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik!
25:28. Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik!
25:28. Mjerë për mua! Ah, sikur të mos e kisha marrë atë për mik!
25:28. JA WEJLETI LEJTENI LEM 'ETTEHIDH FULANEN HALILAN
C 25:29. Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar.
25:29. Ai më ka larguar nga Këshilla (Kurani) që më kishte ardhur!” Në të vërtetë, djalli e braktis gjithmonë njeriun në çastin e nevojës.
25:29. Ai më devijoi nga Përkujtimi pasi ai kishte ardhur tek unë. Dhe shejtani është gjithnjë një braktisës i njeriut në kohën e nevojës."
25:29. LEKAD 'EDELLENI 'ANI EDH-DHIKRI BA'DE 'IDH XHA'ENI WE KANE ESH-SHEJTANU LIL'INSANI HADHULEN
C 25:30. E i dërguari tha: "O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur'an si (diç) të hedhur!"
25:30. Dhe i Dërguari do të thotë: “O Zoti im! Populli im e shpërfilli Kuranin, si (diçka) të urryer”.
25:30. Dhe i Dërguari do të thotë: "O Zoti im, me të vërtetë, populli im e ka marrë këtë Kuran si diçka që duhet shmangur."
25:30. WE KALE ER-RESULU JA RABBI 'INNE KAWMI ETTEHADHU HADHAL-KUR'ANE MEHXHUREN
C 25:31. Shi kështu, Ne secilit pejgamber ia bëmë ndonjë armik prej jobesimtarëve, por majfton që Zoti të jetë udhërrëfyes ndihmës yti.
25:31. Dhe, kështu Ne, çdo profeti i kemi kundërvënë një armik nga keqbërësit. Por ty të mjafton Zoti yt si udhërrëfyes dhe ndihmës!
25:31. Dhe kështu Ne kemi bërë për çdo profet një armik nga keqbërësit. Por Zoti yt mjafton si Udhëzues dhe Ndihmës.
25:31. WE KEDHELIKE XHE'ALNA LIKULLI NEBIJIN 'ADUWEN MINEL-MUXHRIMINE WE KEFA BIREBBIKE HADIAN WE NESIRÆN
C 25:32. E ata që nuk besuan thanë: "Përse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) Kur'ani përnjëherë?" Ashtu (e zbritëm pjesë-pjesë) që me të ta forcojmë zemrën tënde dhe Ne e sollëm atë ajet pas ajeti (dalëngadalë).
25:32. Jobesimtarët thonë: “Përse Kurani nuk i është shpallur i tëri përnjëherë?!” Ne ta kemi shpallur kështu për të forcuar zemrën tënde dhe ta kemi zbuluar qartazi varg pas vargu.
25:32. Dhe ata që nuk besojnë thonë: "Pse nuk i është shpallur atij Kurani në një herë të vetme?" Kështu është, që Ne të mund ta forcojmë zemrën tënde me të, dhe Ne e kemi lexuar atë me renditje.
25:32. WE KALEL-LEDHINE KEFERU LEWLA NUZZILE 'ALEJHIL-KUR'ANU XHUMLETEN WAHIDETEN KEDHALIKE LINUTHEBBITE BIHI FU'UADEKE WE RETTELNAHU TERTILEN
C 25:33. Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që Ne të mos ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë.
25:33. Sapo ata të të sjellin çfarëdo argumenti, Ne të sjellim të Vërtetën dhe shpjegimin më të mirë.
25:33. Dhe ata nuk të sjellin asnjë shembull, përveçse Ne të sjellim ty të vërtetën dhe një shpjegim më të mirë.
25:33. WE LA JE'TUNEKE BIMETHELIN 'ILLA XHI'NAKE BIL-HEKKI WE 'EHSENE TEFSIREN
C 25:34. Ata do të tubohen, do të jenë të përmbysur me fytyrat e tyre në xhehennem, të tillëve u përket vendi më i keq, ndaj ata janë më të humburit në rrugën e tyre.
25:34. Ata, që do të tubohen me fytyrat përmbys në Xhehenem, do të jenë në vendin më të keq dhe më të larguarit prej rrugës së vërtetë.
25:34. Ata që do të tërhiqen në fytyrat e tyre drejt Xhehenemit, ata janë ata që janë në vendin më të keq dhe që janë më të humbur nga rruga.
25:34. EL-LEDHINE JUHSHERUNE 'ALA WUXHUHIHIM 'ILA XHEHENNEME 'ULA'IKE SHERRUN MEKANEN WE 'EDELLU SEBILAN
C 25:35. Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, e bashkuam me vëllain e vet, Harunin, që ta ketë si ndihmës.
25:35. Ne i dhamë Musait Librin dhe i bëmë ndihmës vëllanë e tij, Harunin.
25:35. Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë Musait Librin dhe bëmë që vëllai i tij Haruni të jetë ndihmës i tij.
25:35. WE LEKAD 'ATEJNA MUSAL-KITABE WE XHE'ALNA ME'AHU 'EHAHU HARUNE WEZIREN
C 25:36. U thamë: "Shkoni ju të dy tek ai popull që i përgënjeshtroi argumentet Tona!" E Ne pastaj i shkatërruam ata shumë keq.
25:36. Pastaj (u) thamë (atyre): “Shkoni të dy te populli, i cili i quan të rreme shenjat Tona!” Pastaj e shkatërruam atë popull krejtësisht.
25:36. Dhe Ne u thamë: "Shkoni te populli që i ka mohuar ajetet Tona." Pastaj Ne i shkatërruam ata me një shkatërrim të plotë.
25:36. FEKULNA EDH/HEBA 'ILAL-KAWMIL-LEDHINE KEDHDHEBU BI'AJATINA FEDEMMERNAHUM TEDMIREN
C 25:37. Ne e përmbytëm edhe popullin e Nuhut meqë ata të dërguarit i quajtën rrenacakë, e për njerëzit, të cilët mendojnë, le të marrin mësim nga ata. E për mizorët Ne kemi përgatitur dënim të rëndë.
25:37. Popullin e Nuhut, kur i quajti gënjeshtarë të dërguarit, Ne e fundosëm dhe e bëmë mësim për njerëzit. Për keqbërësit kemi përgatitur një dënim të dhembshëm.
25:37. Dhe populli i Nuhut, kur ata përgënjeshtruan të dërguarit, Ne i përmbytëm ata dhe i bëmë ata një shenjë për njerëzit. Dhe për keqbërësit Ne kemi përgatitur një ndëshkim të dhimbshëm.
25:37. WE KAWME NUHIN LEMMA KEDHDHEBU ER-RUSULE 'EGREKNAHUM WE XHE'ALNAHUM LILNNASI 'AJETEN WE 'A'TEDNA LILDHDHALIMINE 'ADHABEN 'ELIMAN
C 25:38. Edhe Adin, Themudin, banorët e Res-it dhe shumë gjenerata ndërmjet tyre (i shkatërruam).
25:38. Ne i dënuam fiset Ad dhe Themud, popullin e Ras-sit, si dhe shumë popujt të tjerë ndërmjet tyre.
25:38. Dhe Adin dhe Themudin dhe banorët e Vreshtave dhe shumë breza ndërmjet tyre.
25:38. WE 'ADEN WE THEMUDE WE 'ESHABE ER-RESSI WE KURUNAN BEJNE DHALIKE KETHIRÆN
C 25:39. E secilit prej tyre u patëm sjellë argumente, por të gjithë i rrënuam.
25:39. Të gjithëve u sollëm shembuj dhe, më pas, të gjithë i shkatërruam krejtësisht.
25:39. Dhe secilit prej tyre Ne u sollëm shembuj, dhe secilin prej tyre Ne e shkatërruam me një shkatërrim të plotë.
25:39. WE KULLEN DEREBNA LEHUL-'EMTHALE WE KULLAN TEBBERNA TETBIRÆN
C 25:40. Ata (kurejshitët) kaluan buzë fshatit, i cili ishte gurëzuar me atë shiun (gurëzim prej së larti) e shëmtuar, po a nuk janë ata, të cilët e panë atë? Jo, nuk e vështruan, sepse ata ishin të tillë, të cilët nuk shpresonin në ringjallje.
25:40. Ata me kohë kanë kaluar pranë vendbanimit që e shkatërroi shiu i tmerrshëm, e vallë, a nuk e kanë parë atë? Jo, ata nuk prisnin të ringjalleshin.
25:40. Dhe ata kanë kaluar mbi qytetin mbi të cilin ra një shi i keq. A nuk e kanë parë atë? Jo, ata nuk shpresojnë për ringjalljen.
25:40. WE LEKAD 'ETEW 'ALEL-KARJETI ELLETI 'UMTIRET METERE ES-SEW'I 'EFELEM JEKUNU JEREWNEHA BEL KANU LA JERXHUNE NUSHUREN
C 25:41. E kur të shohin ty, nuk të çmojnë ndryshe, por vetëm në tallje e thonë: "A ky është ai që All-llahu e dërgoi pejgamber?"
25:41. Sa herë që të shohin ty, të marrin vetëm për tallje: “Vallë, këtë ka sjellë Allahu si të dërguar?!
25:41. Dhe kur ata të shohin ty, ata të marrin vetëm për tallje: "A është ky ai që Allahu ka dërguar si të Dërguar?
25:41. WE 'IDHA R'EWKE 'IN JETTEHIDHUNEKE 'ILLA HUZUEN 'EHEDHAL-LEDHI BE'ATHEL-LAHU RESULEN
C 25:42. "Sikur ne të mos ishim të qëndrueshëm ndaj tyre, ai gati na pat zbrapsur prej zotave tanë!" E më vonë, kur ta shohin qartazi dënimin, do ta kuptojnë se kush ishte më larg nga e vërteta.
25:42. Për pak qe duke na shmangur nga hyjnitë tona, po të mos u kishim qëndruar atyre besnikë!” Por, kur të përballen me dënimin, do ta marrin vesh se kush është shmangur më larg rrugës së drejtë.
25:42. Ai pothuajse do të na kishte devijuar nga zotat tanë nëse nuk do të kishim duruar me ta." Por ata do të dinë kur ta shohin ndëshkimin, kush është më i humbur në rrugë.
25:42. 'IN KADE LEJUDILLUNA 'AN 'ALIHETINA LEWLA 'EN SEBERNA 'ALEJHA WE SEWFE JA'LEMUNE HINE JEREWNEL-'ADHABE MEN 'EDELLU SEBILEN
C 25:43. A e ke parë ti atë, që për zot e çmon epshin e vet, a mos do t'i bëhesh ti atij mbrojtës?
25:43. A e ke parë ti atë që epshin e vet e ka marrë për zot? A do t'i bëhesh mbrojtës atij?
25:43. A e ke parë atë që e ka marrë dëshirën e tij për zot? A do të jesh ti atëherë një mbrojtës mbi të?
25:43. 'ERE'EJTE MENI ETTEHADHE 'ILEHEHU HEWAHU 'EFE'ENTE TEKUNU 'ALEJHI WE KILEN
C 25:44. A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta.
25:44. A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë dhe kuptojnë? Ata nuk janë tjetër, veçse si bagëti. Madje, ata janë edhe më të shmangur nga rruga e drejtë.
25:44. Apo mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Jo, ata janë vetëm si bagëtitë. Jo, ata janë edhe më të humbur nga rruga.
25:44. 'EM TEHSEBU 'ENNE 'EKTHEREHUM JESMA'UNE 'EW JA'KILUNE 'IN HUM 'ILLA KAL'EN'AM BEL HUM 'EDELLU SEBILEN
C 25:45. A nuk e sheh se si Zoti yt e zgjati (andej e këndej) hijen, e sikur të kishte dashur do ta linte në një vend, pastaj diellin e bëmë rrëfyes të saj.
25:45. A nuk e ke parë ti se si Zoti yt e ka zgjatur hijen?! Sikur të kishte dashur, do ta bënte të pandryshueshme? Pastaj Ne e kemi bërë Diellin udhëzues të saj,
25:45. A nuk e sheh ti se si Zoti yt e shtrin hijen? Dhe sikur Ai të kishte dashur, Ai do ta kishte bërë atë të qëndrueshme. Pastaj Ne bëjmë që dielli të jetë një udhërrëfyes mbi të.
25:45. 'ELEM TERA 'ILA RABBIKE KEJFE MEDDE EDH-DHILLE WE LEW SHA'E LEXHE'ALEHU SAKINEN THUMME XHE'ALNA ESH-SHEMSE 'ALEJHI DELILAN
C 25:46. Pastaj Ne atë e tërheqim pak nga pak.
25:46. pastaj e tërheqim atë (hijen), dalëngadalë pranë Vetes.
25:46. Pastaj Ne e tërheqim atë ngadalë drejt Nesh.
25:46. THUMME KABEDNAHU 'ILEJNA KABDEN JESIRAN
C 25:47. E ai është që natën ua bëri petk, gjumin pushim e ditën e bëri për gjallërim.
25:47. Dhe është Ai që jua ka bërë natën mbulesë dhe gjumin pushim, kurse ditën jua ka bërë për të lëvizur.
25:47. Dhe Ai është që ju bëri natën një mbulesë dhe gjumin si një pushim, dhe e bëri ditën për lëvizje.
25:47. WE HUWEL-LEDHI XHE'ALE LEKUMUL-LEJLE LIBASEN WE EN-NEWME SUBATAN WE XHE'ALE EN-NEHARE NUSHURÆN
C 25:48. Edhe Ai është, që i lëshon erërat myzhde në prag të mëshirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër.
25:48. Është Ai që i dërgon erërat si lajmëtarë të gëzueshëm para mëshirës së Tij, duke lëshuar prej qiellit ujë të pastër,
25:48. Dhe Ai është që dërgon erërat si lajme të mira para mëshirës së Tij. Dhe Ne zbresim nga qielli ujë të pastër,
25:48. WE HUWEL-LEDHI 'ERSELE ER-RIJAHE BUSHREN BEJNE JEDEJ REHMETIHI WE 'ENZELNA MINE ES-SEMA'I MA'EN TEHURAN
C 25:49. Që me të t'i japim jetë një toke të vdekur dhe që t'u japim të pijnë atyre që i krijuam, kafshë e shumë njerëz.
25:49. që nëpërmjet atij të ngjallim vendin e vdekur dhe t'u japim ujë kafshëve dhe shumë njerëzve që Ne i kemi krijuar.
25:49. Që me të Ne të mund të japim jetë një toke të vdekur dhe të shuajmë etjen e atyre që Ne kemi krijuar – bagëtitë dhe shumë njerëz.
25:49. LINUHJIJE BIHI BELDETEN MEJTEN WE NUSKIJEHU MIMMA HALEKNA 'EN'AMAN WE 'ENASIJE KETHIRÆN
C 25:50. Ne shumëherë ua përkujtuam atyre këto fakte që të mendojnë, por shumica e njerëzve nuk deshtën tjetër pos refuzimin.
25:50. Ne e kemi përsëritur (dhuntinë) që të vënë veshin, por shumica e njerëzve kundërshtojnë e janë mosmirënjohës.
25:50. Dhe me të vërtetë, Ne e shpërndamë atë mes tyre që ata të mund të përkujtojnë, por shumica e njerëzve refuzojnë përveçse të jenë mosmirënjohës.
25:50. WE LEKAD SERREFNAHU BEJNEHUM LIJEDHDHEKKERU FE'EBA 'EKTHERU EN-NASI 'ILLA KUFUREN
C 25:51. Sikur të kishim dashur Ne, do të dërgonim pejgamber në çdo vendbanim.
25:51. Sikur të donim Ne, do të dërgonim në çdo qytet paralajmërues.
25:51. Dhe sikur të kishim dashur, Ne do të kishim dërguar në çdo qytet një paralajmërues.
25:51. WE LEW SHI'NA LEBE'ATHNA FI KULLI KARJETIN NEDHIREN
C 25:52. Po ti mos i dëgjo jobesimtarët e luftoi ata me të (me Kur'an) me një luftë të madhe.
25:52. Mos i dëgjo mohuesit, por luftoji ata me forcë nëpërmjet këtij (Kurani).
25:52. Prandaj, mos iu bind jobesimtarëve, por lufto me të (Kuranin) kundër tyre një luftë të madhe.
25:52. FELA TUTI'IL-KAFIRINE WE XHAHID/HUM BIHI XHIHADEN KEBIRAN
C 25:53. Ai la të lirë të bashkohen dy dete, ky (njëri) i pijshëm e i shijshëm, e ky (tjetri) i njelmët e i idhët, e mes tyre bëri si të jetë ndonjë pendë, pritë që të mos përzihen.
25:53. Është Ai që i ka lënë të lirë dy ujëra, - njëri i pijshëm e i ëmbël, kurse tjetri i njelmët e i hidhur, - duke ngritur pengesë e kufi të prerë ndërmjet tyre.
25:53. Dhe Ai është që bashkoi dy dete, këtë të ëmbël dhe të freskët dhe atë të kripur dhe të hidhur, dhe vendosi mes tyre një pengesë dhe një ndalesë të plotë.
25:53. WE HUWEL-LEDHI MEREXHEL-BEHREJNI HADHA 'ADHBUN FURATUN WE HEDHA MILHUN 'UXHAXHUN WE XHE'ALE BEJNEHUMA BERZEHEN WE HIXHRAN MEHXHURÆN
C 25:54. Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, dhe e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakonshme.
25:54. Është Ai që ka krijuar prej ujit njeriun, e ka vënë në lidhje me fis nga gjaku dhe nga martesa. Zoti yt është i Plotfuqishëm.
25:54. Dhe Ai është që krijoi nga uji një njeri dhe bëri mes tij dhe saj një lidhje farefisnie dhe martesore. Dhe Zoti yt është i Fuqishëm.
25:54. WE HUWEL-LEDHI HALEKA MINEL-MA'I BESHEREN FEXHE'ALEHU NESEBAN WE SIHRÆN WE KANE REBBUKE KADIRÆN
C 25:55. E ata në vend të All-llahut adhurojnë atë që nuk u sjell as dobi, as dëm atyre, po jobesimtari ndihmon atë që është kundër Zotit të vet.
25:55. Megjithatë, ata adhurojnë, në vend të Allahut, gjëra që nuk mund t'u sjellin as dobi, as dëm. Jobesimtari është ndihmës (i djallit) kundër Zotit të tij.
25:55. Dhe ata adhurojnë përveç Allahut atë që nuk mund t'u sjellë asnjë dobi dhe as t'u bëjë dëm. Dhe jobesimtari është gjithmonë ndihmës kundër Zotit të tij.
25:55. WE JA'BUDUNE MIN DUNI ELLAHI MA LA JENFA'UHUM WE LA JEDURRUHUM WE KANEL-KAFIRU 'ALA RABBIHI DHEHIREN
C 25:56. E Ne nuk të dërguam ty për tjetër qëllim, por vetëm si përgëzues e si qortues.
25:56. Ne të kemi dërguar ty vetëm si sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues.
25:56. Dhe Ne të kemi dërguar ty vetëm si një përgëzues dhe një paralajmërues.
25:56. WE MA 'ERSELNAKE 'ILLA MUBESHSHIREN WE NEDHIRAN
C 25:57. Thuaj: "Unë për këtë nuk kërkoj shpërblim prej jush, por vetëm kush të dojë të marrë rrugën që e afron te Zoti i vet".
25:57. Thuaj: “Unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, por vetëm që, kush të dëshirojë, le të ndjekë rrugën (që e shpie) drejt Zotit të tij”.
25:57. Thuaj: "Unë nuk kërkoj nga ju për këtë ndonjë shpërblim, përveçse kushdo që dëshiron të marrë një rrugë drejt Zotit të tij."
25:57. KUL MA 'ES'ELUKUM 'ALEJHI MIN 'EXHRIN 'ILLA MEN SHA'E 'EN JETTEHIDHE 'ILA RABBIHI SEBILEN
C 25:58. Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë, madhëroje me lavdërimin që i takon Atij, Ai mjafton për njohje në hollësi të mëkateve të robve të vet.
25:58. Mbështetu në të Gjithëjetshmin, i Cili nuk vdes dhe madhëroje Atë me falënderim! Ai i di mjaft mirë gjynahet e robërve të Vet.
25:58. Dhe mbështetu te Ai i Gjalli, që nuk vdes, dhe lavdëroje Atë me lavdinë e Tij. Dhe mjafton që Ai është i Njohuri i të metave të robërve të Tij.
25:58. WE TEWEKKEL 'ALEL-HEJJIL-LEDHI LA JEMUTU WE SEBBIH BIHEMDIHI WE KEFA BIHI BIDHUNUBI 'IBADIHI HABIREN
C 25:59. Ai krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj mbizotëroi Arshin. Ai është Mëshiruesi. Për këtë pyete ndonjë shumë të dijshëm.
25:59. Është Ai, i Cili krijoi qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet midis tyre për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Fron. Ai është i Gjithëmëshirshmi dhe pyet për Atë ata që dinë.
25:59. Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithçka që është ndërmjet tyre në gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Arsh. Ai është i Gjithëmëshirshmi. Pyet për Të atë që është i dijshëm.
25:59. EL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE MA BEJNEHUMA FI SITTETI 'EJJAMIN THUMME ESTEWA 'ALEL-'ARSHI ER-REHMANU FAS'EL BIHI HABIREN
C 25:60. E kur u është thënë atyre: Bëni sexhde ndaj të Madhërishmit, ata thanë: "E kush është Rrahmani - Mëshiruesi? A t'i bëjmë sexhde pse ti na urdhëron?" E kjo e shtoi edhe më tepër largimin e tyre (nga feja).
25:60. Kur atyre u thuhet: “Bëjini sexhde të Gjithëmëshirshmit”, ata thonë: “Çfarë është i Gjithëmëshirshmi? Vallë, t'i biem në sexhde atij që na urdhëron ti?” Kjo u shton atyre më shumë largim (prej fesë).
25:60. Dhe kur u thuhet atyre: "Bini në sexhde për të Gjithëmëshirshmin," ata thonë: "E çfarë është i Gjithëmëshirshmi? A do të biem në sexhde për atë që ti na urdhëron?" Dhe kjo ua shton atyre vetëm neverinë.
25:60. WE 'IDHA KILE LEHUM ESXHUDU LILRREHMENI KALU WE MA ER-REHMANU 'ENESXHUDU LIMA TE'MURUNA WE ZADEHUM NUFUREN
C 25:61. I madhërishëm është Ai që krijoi yje në qiell dhe vendosi në të dritë (diell) e hënë që ndriçon.
25:61. Qoftë i lartësuar Ai, i Cili e ka stolisur qiellin me yjësi dhe ka vënë në të një Kandil të ndritshëm dhe një Hënë që ndriçon.
25:61. I bekuar qoftë Ai që ka vendosur në qiell breza yjesh dhe ka vendosur në të një llambë dhe një hënë ndriçuese.
25:61. TEBAREKEL-LEDHI XHE'ALE FI ES-SEMA'I BURUXHEN WE XHE'ALE FIHA SIRAXHAN WE KAMERÆN MUNIRÆN
C 25:62. Ai është që bëri natën, e ditën zëvendësuese të njëra-tjetrës dhe për atë që dëshiron të mendojë apo të falënderojë, argument.
25:62. Ai krijoi natën dhe ditën që të vijnë njëra pas tjetrës, si këshillë për ata që duan ta kujtojnë ose duan ta falënderojnë.
25:62. Dhe Ai është që ka bërë natën dhe ditën të ndjekin njëri-tjetrin për atë që dëshiron të përkujtojë ose të jetë mirënjohës.
25:62. WE HUWEL-LEDHI XHE'ALEL-LEJLE WE EN-NEHARE HILFETEN LIMEN 'ERADE 'EN JEDHDHEKKERE 'EW 'ERADE SHUKUREN
C 25:63. E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: "Paqe!"
25:63. Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: “Paqe qoftë!”;
25:63. Dhe robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin mbi tokë me përulësi, dhe kur të paditurit i adresohen atyre, ata thonë: "Paqe!"
25:63. WE 'IBADU ER-REHMANIL-LEDHINE JEMSHUNE 'ALEL-'ERDI HEWNEN WE 'IDHA HATEBEHUMUL-XHAHILUNE KALU SELAMAN
C 25:64. Dhe që për hir të Zotit të tyre natën e kalojnë duke i bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen).
25:64. dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë;
25:64. Dhe ata që kalojnë natën para Zotit të tyre, duke qëndruar dhe duke rënë në sexhde.
25:64. WEL-LEDHINE JEBITUNE LIREBBIHIM SUXHXHEDEN WE KIJAMAN
C 25:65. Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e xhehennemit, e s'ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë".
25:65. dhe ata që thonë: “O Zoti ynë, largoje prej nesh ndëshkimin e Xhehenemit, sepse, me të vërtetë, dënimi i tij është i përjetshëm
25:65. Dhe ata që thonë: "O Zoti ynë, largona ndëshkimin e Xhehenemit. Me të vërtetë, ndëshkimi i tij është i përhershëm.
25:65. WEL-LEDHINE JEKULUNE REBBENA ESRIF 'ANNA 'ADHABE XHEHENNEME 'INNE 'ADHABEHA KANE GARAMEN
C 25:66. Ai, vërtet është vendqëndrim dhe vendbanim i keq.
25:66. e ai është vendbanim dhe vendstrehim i keq”;
25:66. Me të vërtetë, ai është një vendbanim i keq dhe një vendqëndrim i keq."
25:66. 'INNEHA SA'ET MUSTEKARREN WE MUKAMAN
C 25:67. Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur.
25:67. dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes;
25:67. Dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk shpenzojnë me tepri dhe as nuk janë koprracë, por qëndrojnë mes këtyre, në një kurs të drejtë.
25:67. WEL-LEDHINE 'IDHA 'ENFEKU LEM JUSRIFU WE LEM JEKTURU WE KANE BEJNE DHALIKE KAWAMEN
C 25:68. Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin.
25:68. dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe.
25:68. Dhe ata që nuk thërrasin ndonjë zot tjetër përveç Allahut dhe nuk vrasin shpirtin që Allahu e ka ndaluar, përveç me të drejtë, dhe nuk bëjnë imoralitet. Dhe kushdo që bën këtë do të takojë ndëshkimin.
25:68. WEL-LEDHINE LA JED'UNE ME'A ELLAHI 'ILEHEN 'AHARE WE LA JEKTULUNE EN-NEFSEL-LETI HERREMEL-LAHU 'ILLA BIL-HEKKI WE LA JEZNUNE WE MEN JEF'AL DHALIKE JELKA 'ETHAMAN
C 25:69. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë.
25:69. Ndëshkimi do t'i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar.
25:69. Ndëshkimi do t'i shumëfishohet atij Ditën e Ringjalljes, dhe ai do të qëndrojë atje i përbuzur,
25:69. JUDA'AF LEHUL-'ADHABU JEWMEL-KIJAMETI WE JEHLUD FIHI MUHANEN
C 25:70. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë.
25:70. Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
25:70. Përveç atij që pendohet, beson dhe bën vepra të mira. Për ata, Allahu do t'i shndërrojë të këqijat e tyre në të mira. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
25:70. 'ILLA MEN TABE WE 'AMENE WE 'AMILE 'AMELEN SALIHAN FE'ULA'IKE JUBEDDILU ELLAHU SEJJI'ATIHIM HESENATIN WE KANEL-LAHU GAFURÆN REHIMÆN
C 25:71. Ai që është penduar dhe ka bërë mirë, në të vërtetë, ai është kthyer tek All-llahu dhe është i pranishëm.
25:71. Ndërsa, ai që pendohet dhe bën vepra të mira, është i kthyer krejtësisht nga Allahu.
25:71. Dhe kushdo që pendohet dhe bën vepra të mira, me të vërtetë, ai kthehet te Allahu me një pendim të sinqertë.
25:71. WE MEN TABE WE 'AMILE SALIHEN FE'INNEHU JETUBU 'ILA ELLAHI METABAN
C 25:72. (Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë të keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.
25:72. (Kështu janë) edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet;
25:72. Dhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm, dhe kur kalojnë pranë fjalëve të kota, kalojnë me dinjitet.
25:72. WEL-LEDHINE LA JESH/HEDUNE EZ-ZURE WE 'IDHA MERRU BIL-LEGWI MERRU KIRAMEN
C 25:73. Edhe ata që kur këshillohen me ajetet e Kur'anit të Zotit të tyre, nuk u kthejnë shpinën si të shurdhët e të verbër.
25:73. edhe ata, që, kur paralajmërohen nga shpalljet e Zotit të tyre, nuk bëhen as të shurdhër, as të verbër;
25:73. Dhe ata që, kur përkujtohen me ajetet e Zotit të tyre, nuk bien mbi to si të shurdhër dhe të verbër.
25:73. WEL-LEDHINE 'IDHA DHUKKIRU BI'AJATI RABBIHIM LEM JEHIRRU 'ALEJHA SUMMEN WE 'UMJANAN
C 25:74. Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit".
25:74. edhe ata që thonë: “O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç'është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!”.
25:74. Dhe ata që thonë: "O Zoti ynë, na jep prej grave tona dhe pasardhësve tanë gëzimin e syve, dhe bëna udhëheqës për të devotshmit."
25:74. WEL-LEDHINE JEKULUNE REBBENA HEB LENA MIN 'EZWAXHINA WE DHURRIJATINA KURRETE 'A'JUNIN WE EXH'ALNA LILMUTTEKINE 'IMAMEN
C 25:75. Për shkak se duruan, të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë (xhennet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit.
25:75. Njerëz të tillë do të shpërblehen me Xhenet të lartë për durimin e tyre dhe do të mirëpriten e do të gjejnë paqe.
25:75. Me të vërtetë, për ta do të jetë një vendbanim i lartë për shkak të durimit të tyre. Dhe ata do të takohen atje me përshëndetje dhe paqe,
25:75. 'ULA'IKE JUXHZEWNEL-GURFETE BIMA SEBERU WE JULEKKAWNE FIHA TEHIJETEN WE SELAMEN
C 25:76. Aty janë përgjithmonë, e sa vendqëndrim dhe vendbanim i mirë është ai.
25:76. Aty do të qëndrojnë përherë; sa vendbanim dhe vendstrehim i mrekullueshëm që është ai!
25:76. Duke qëndruar aty përgjithmonë. Sa vendbanim i shkëlqyer dhe sa vendqëndrim i shkëlqyer!
25:76. HALIDINE FIHA HESUNET MUSTEKARREN WE MUKAMAN
C 25:77. Thuaj: "Zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të thirrur të besoni), e ju përgënjeshtruat, andaj dënimi do t'ju jetë i pandërprerë".
25:77. Thuaj: “Zoti im nuk do t'ju përfillte, sikur të mos ishte lutja juaj. Por ju (i) keni përgënjeshtruar (Shpalljet e Tij), andaj dënimi për ju do të jetë i pashmangshëm”.
25:77. Thuaj: "Zoti im nuk do t'ju kushtonte vëmendje, nëse nuk do të ishte për lutjet tuaja. Por meqenëse ju keni përgënjeshtruar, ndëshkimi do të jetë i pashmangshëm."
25:77. KUL MA JA'BE'U BIKUM RABBI LEWLA DU'A'UUKUM FEKAD KEDHDHEBTUM FESEWFE JEKUNU LIZAMEN