U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
25:19.
Ja (All-llahu u thotë idhujtarëve), këta ju përgënjeshtruan për atë që thoni (se ishin zota), pra ju as nuk keni mundësi të shpëtoni as t'i ndihmoni (vetes). E cilido që bën padrejtësi prej jush, Ne i japim atij të përjetojë një dënim të madh.
25:19.
“Këta e përgënjeshtruan atë që thatë ju e nuk do të munden, as të shmangin dënimin, as të ndihmojnë veten. Kush prej jush ka bërë të këqija, Ne atij do t'i japim të shijojë dënim të madh.”
25:19.
(Allahu do të thotë): "Kështu, ata do t'ju përgënjeshtrojnë për atë që thoni, dhe ju nuk do të mund të ktheni (ndëshkimin) dhe as nuk do të ndihmoheni. Dhe kushdo që prej jush bën padrejtësi, Ne do t'i japim atij një ndëshkim të madh."
25:19.
FEKAD KEDHDHEBUKUM BIMA TEKULUNE FEMA TESTETI'UNE SERFEN WE LA NESRAN WE MEN JEDHLIM MINKUM NUDHIKHU 'ADHABÆN KEBIRÆN
C
25:20.
Ne para teje dërguam pejgamberë të tjerë, por edhe ata ishin të dërguar që kanë ngrënë ushqim, që kanë ecur e shëtitur nëpër tregje. Ne bëmë njërin prej jush sprovë për tjetrin se a do të jeni të durueshëm. E Zoti yt është Ai që sheh çdo gjë.
25:20.
Ne edhe para teje kemi nisur vetëm të dërguar, të cilët hanin ushqim dhe shëtisnin nëpër tregje. Ne i kemi bërë disa prej jush të jenë sprovë për të tjerët. A do të jeni të durueshëm ju? Zoti yt i sheh të gjitha.
25:20.
Dhe Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar, përveçse ata me siguri hanin ushqim dhe ecnin në tregje. Dhe Ne e kemi bërë disa prej jush një sprovë për të tjerët. A do të jeni të durueshëm? Dhe Zoti yt është Gjithëvëzhgues.
25:20.
WE MA 'ERSELNA KABLEKE MINEL-MURSELINE 'ILLA 'INNEHUM LEJE'KULUNET-TA'AME WE JEMSHUNE FIL-'ESWAKI WE XHE'ALNA BA'DEKUM LIBA'DIN FITNETEN 'ETESBIRUNE WE KANE REBBUKE BESIREN
C
25:21.
E ata që nuk e shpresojnë takimin Tonë, thanë: "Përse të mos na dërgohen neve engjëj, ose përse të mos e shohim Zotin tonë?" Ata e tejçmuan lartë veten dhe u sollën me arrogancë.
25:21.
Ata, që nuk shpresojnë se do të takohen me Ne, thonë: “Pse nuk na dërgohen neve engjëjt ose të shohim Zotin tonë?” Ata, me të vërtetë, janë treguar kryeneçë dhe kanë kaluar çdo kufi në arrogancë dhe padrejtësi.
25:21.
Dhe ata që nuk shpresojnë për takimin Tonë thonë: "Pse nuk na janë dërguar engjëjt ose pse nuk e shohim Zotin tonë?" Me të vërtetë, ata kanë qenë mendjemëdhenj për veten e tyre dhe kanë kaluar çdo kufi në arrogancën e tyre.
25:21.
WE KALEL-LEDHINE LA JERXHUNE LIKA'ENA LEWLA 'UNZILE 'ALEJNAL-MELA'IKETU 'EW NERA REBBENA LEKADI ESTEKBERU FI 'ENFUSIHIM WE 'ATEW 'UTUWEN KEBIRAN
C
25:22.
Për kriminelët atë ditë kur i shohin engjëjt nuk ka gëzim, sepse ata (engjëjt) u thonë: "Është e ndaluar çdo e mirë (apo xhenneti është haram për ju)!"
25:22.
Ditën, kur të shohin engjëjt, për keqbërësit nuk do të ketë lajm të mirë dhe do t'u thuhet: “Nuk do të kaloni dot për matanë!”
25:22.
Ditën kur ata do të shohin engjëjt, atë ditë nuk do të ketë lajme të mira për keqbërësit, dhe ata do të thonë: "Një pengesë e paprekshme!"
25:22.
JEWME JEREWNEL-MELA'IKETE LA BUSHRA JEWME'IDHIN LILMUXHRIMINE WE JEKULUNE HIXHREN MEHXHURAN
C
25:23.
E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur.
25:23.
Dhe Ne do t'u qasemi veprave që kanë bërë ata dhe do t'i shndërrojmë në pluhur e hi.
25:23.
Dhe Ne do të shqyrtojmë veprat që ata kanë bërë dhe do t'i bëjmë ato si pluhur të shpërndarë.
25:23.
WE KADIMNA 'ILA MA 'AMILU MIN 'AMELIN FEXHE'ALNAHU HEBA'EN MENTHUREN
C
25:24.
Atë ditë banuesit e xhennetit do të kenë vend shumë të mirë dhe pushimore shumë të këndshme.
25:24.
Ndërsa banorët e Xhenetit atë ditë do të kenë vendbanim më të mirë dhe vendpushim më të bukur.
25:24.
Banorët e Xhenetit atë ditë do të jenë në një vendbanim më të mirë dhe në një vend pushimi më të bukur.
25:24.
'ESHABUL-XHENNETI JEWME'IDHIN HAJRUN MUSTEKARREN WE 'EHSENU MEKILAN
C
25:25.
Dhe (përkujto) ditën kur do të çahet qielli me anën e një reje e lëshohen engjëjt në një mënyrë madhështore.
25:25.
Ditën, kur qielli me ré do të hapet e engjëjt do të lëshohen në zbritjen e madhe,
25:25.
Dhe ditën kur qielli do të çahet me re dhe engjëjt do të dërgohen në radhë,
25:25.
WE JEWME TESHEKKAKU ES-SEMA'U BIL-GAMAMI WE NUZZILEL-MELA'IKETU TENZILEN
C
25:26.
Atë ditë sundimi i vërtetë është i të Gjithëmëshirshmit, e ajo ditë për jobesimtarët do të jetë ditë e vështirë.
25:26.
atë ditë pushteti i vërtetë do t'i përkasë vetëm të Gjithëmëshirshmit. Kjo do të jetë ditë e vështirë për jobesimtarët.
25:26.
Sundimi i përket asaj dite vetëm të Gjithëmëshirshmit. Dhe ajo do të jetë një ditë e rëndë për jobesimtarët.
25:26.
EL-MULKU JEWME'IDHINL-HEKKU LILRREHMENI WE KANE JEWMEN 'ALEL-KAFIRINE 'ASIRAN
C
25:27.
Atë ditë zullumqari do t'i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: "I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!"
25:27.
Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: “Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të Dërguarin!
25:27.
Dhe ditën kur keqbërësi do të kafshojë duart e tij, ai do të thotë: "Ah, sikur të kisha marrë rrugën me të Dërguarin!
25:27.
WE JEWME JE'ADDU EDH-DHALIMU 'ALA JEDEJHI JEKULU JA LEJTENI ETTEHADHTU ME'A ER-RESULI SEBILEN
C
25:28.
O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik!
25:28.
Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik!
25:28.
Mjerë për mua! Ah, sikur të mos e kisha marrë atë për mik!
25:28.
JA WEJLETI LEJTENI LEM 'ETTEHIDH FULANEN HALILAN
C
25:29.
Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar.
25:29.
Ai më ka larguar nga Këshilla (Kurani) që më kishte ardhur!” Në të vërtetë, djalli e braktis gjithmonë njeriun në çastin e nevojës.
25:29.
Ai më devijoi nga Përkujtimi pasi ai kishte ardhur tek unë. Dhe shejtani është gjithnjë një braktisës i njeriut në kohën e nevojës."
25:29.
LEKAD 'EDELLENI 'ANI EDH-DHIKRI BA'DE 'IDH XHA'ENI WE KANE ESH-SHEJTANU LIL'INSANI HADHULEN