U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
25:21.
E ata që nuk e shpresojnë takimin Tonë, thanë: "Përse të mos na dërgohen neve engjëj, ose përse të mos e shohim Zotin tonë?" Ata e tejçmuan lartë veten dhe u sollën me arrogancë.
25:21.
Ata, që nuk shpresojnë se do të takohen me Ne, thonë: “Pse nuk na dërgohen neve engjëjt ose të shohim Zotin tonë?” Ata, me të vërtetë, janë treguar kryeneçë dhe kanë kaluar çdo kufi në arrogancë dhe padrejtësi.
25:21.
Dhe ata që nuk shpresojnë për takimin Tonë thonë: "Pse nuk na janë dërguar engjëjt ose pse nuk e shohim Zotin tonë?" Me të vërtetë, ata kanë qenë mendjemëdhenj për veten e tyre dhe kanë kaluar çdo kufi në arrogancën e tyre.
25:21.
WE KALEL-LEDHINE LA JERXHUNE LIKA'ENA LEWLA 'UNZILE 'ALEJNAL-MELA'IKETU 'EW NERA REBBENA LEKADI ESTEKBERU FI 'ENFUSIHIM WE 'ATEW 'UTUWEN KEBIRAN
C
25:22.
Për kriminelët atë ditë kur i shohin engjëjt nuk ka gëzim, sepse ata (engjëjt) u thonë: "Është e ndaluar çdo e mirë (apo xhenneti është haram për ju)!"
25:22.
Ditën, kur të shohin engjëjt, për keqbërësit nuk do të ketë lajm të mirë dhe do t'u thuhet: “Nuk do të kaloni dot për matanë!”
25:22.
Ditën kur ata do të shohin engjëjt, atë ditë nuk do të ketë lajme të mira për keqbërësit, dhe ata do të thonë: "Një pengesë e paprekshme!"
25:22.
JEWME JEREWNEL-MELA'IKETE LA BUSHRA JEWME'IDHIN LILMUXHRIMINE WE JEKULUNE HIXHREN MEHXHURAN
C
25:23.
E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur.
25:23.
Dhe Ne do t'u qasemi veprave që kanë bërë ata dhe do t'i shndërrojmë në pluhur e hi.
25:23.
Dhe Ne do të shqyrtojmë veprat që ata kanë bërë dhe do t'i bëjmë ato si pluhur të shpërndarë.
25:23.
WE KADIMNA 'ILA MA 'AMILU MIN 'AMELIN FEXHE'ALNAHU HEBA'EN MENTHUREN
C
25:24.
Atë ditë banuesit e xhennetit do të kenë vend shumë të mirë dhe pushimore shumë të këndshme.
25:24.
Ndërsa banorët e Xhenetit atë ditë do të kenë vendbanim më të mirë dhe vendpushim më të bukur.
25:24.
Banorët e Xhenetit atë ditë do të jenë në një vendbanim më të mirë dhe në një vend pushimi më të bukur.
25:24.
'ESHABUL-XHENNETI JEWME'IDHIN HAJRUN MUSTEKARREN WE 'EHSENU MEKILAN
C
25:25.
Dhe (përkujto) ditën kur do të çahet qielli me anën e një reje e lëshohen engjëjt në një mënyrë madhështore.
25:25.
Ditën, kur qielli me ré do të hapet e engjëjt do të lëshohen në zbritjen e madhe,
25:25.
Dhe ditën kur qielli do të çahet me re dhe engjëjt do të dërgohen në radhë,
25:25.
WE JEWME TESHEKKAKU ES-SEMA'U BIL-GAMAMI WE NUZZILEL-MELA'IKETU TENZILEN
C
25:26.
Atë ditë sundimi i vërtetë është i të Gjithëmëshirshmit, e ajo ditë për jobesimtarët do të jetë ditë e vështirë.
25:26.
atë ditë pushteti i vërtetë do t'i përkasë vetëm të Gjithëmëshirshmit. Kjo do të jetë ditë e vështirë për jobesimtarët.
25:26.
Sundimi i përket asaj dite vetëm të Gjithëmëshirshmit. Dhe ajo do të jetë një ditë e rëndë për jobesimtarët.
25:26.
EL-MULKU JEWME'IDHINL-HEKKU LILRREHMENI WE KANE JEWMEN 'ALEL-KAFIRINE 'ASIRAN
C
25:27.
Atë ditë zullumqari do t'i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: "I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!"
25:27.
Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: “Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të Dërguarin!
25:27.
Dhe ditën kur keqbërësi do të kafshojë duart e tij, ai do të thotë: "Ah, sikur të kisha marrë rrugën me të Dërguarin!
25:27.
WE JEWME JE'ADDU EDH-DHALIMU 'ALA JEDEJHI JEKULU JA LEJTENI ETTEHADHTU ME'A ER-RESULI SEBILEN
C
25:28.
O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik!
25:28.
Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik!
25:28.
Mjerë për mua! Ah, sikur të mos e kisha marrë atë për mik!
25:28.
JA WEJLETI LEJTENI LEM 'ETTEHIDH FULANEN HALILAN
C
25:29.
Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar.
25:29.
Ai më ka larguar nga Këshilla (Kurani) që më kishte ardhur!” Në të vërtetë, djalli e braktis gjithmonë njeriun në çastin e nevojës.
25:29.
Ai më devijoi nga Përkujtimi pasi ai kishte ardhur tek unë. Dhe shejtani është gjithnjë një braktisës i njeriut në kohën e nevojës."
25:29.
LEKAD 'EDELLENI 'ANI EDH-DHIKRI BA'DE 'IDH XHA'ENI WE KANE ESH-SHEJTANU LIL'INSANI HADHULEN
C
25:30.
E i dërguari tha: "O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur'an si (diç) të hedhur!"
25:30.
Dhe i Dërguari do të thotë: “O Zoti im! Populli im e shpërfilli Kuranin, si (diçka) të urryer”.
25:30.
Dhe i Dërguari do të thotë: "O Zoti im, me të vërtetë, populli im e ka marrë këtë Kuran si diçka që duhet shmangur."
25:30.
WE KALE ER-RESULU JA RABBI 'INNE KAWMI ETTEHADHU HADHAL-KUR'ANE MEHXHUREN
C
25:31.
Shi kështu, Ne secilit pejgamber ia bëmë ndonjë armik prej jobesimtarëve, por majfton që Zoti të jetë udhërrëfyes ndihmës yti.
25:31.
Dhe, kështu Ne, çdo profeti i kemi kundërvënë një armik nga keqbërësit. Por ty të mjafton Zoti yt si udhërrëfyes dhe ndihmës!
25:31.
Dhe kështu Ne kemi bërë për çdo profet një armik nga keqbërësit. Por Zoti yt mjafton si Udhëzues dhe Ndihmës.
25:31.
WE KEDHELIKE XHE'ALNA LIKULLI NEBIJIN 'ADUWEN MINEL-MUXHRIMINE WE KEFA BIREBBIKE HADIAN WE NESIRÆN