Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 25:24. Atë ditë banuesit e xhennetit do të kenë vend shumë të mirë dhe pushimore shumë të këndshme.
25:24. Ndërsa banorët e Xhenetit atë ditë do të kenë vendbanim më të mirë dhe vendpushim më të bukur.
25:24. Banorët e Xhenetit atë ditë do të jenë në një vendbanim më të mirë dhe në një vend pushimi më të bukur.
25:24. 'ESHABUL-XHENNETI JEWME'IDHIN HAJRUN MUSTEKARREN WE 'EHSENU MEKILAN
C 25:25. Dhe (përkujto) ditën kur do të çahet qielli me anën e një reje e lëshohen engjëjt në një mënyrë madhështore.
25:25. Ditën, kur qielli me ré do të hapet e engjëjt do të lëshohen në zbritjen e madhe,
25:25. Dhe ditën kur qielli do të çahet me re dhe engjëjt do të dërgohen në radhë,
25:25. WE JEWME TESHEKKAKU ES-SEMA'U BIL-GAMAMI WE NUZZILEL-MELA'IKETU TENZILEN
C 25:26. Atë ditë sundimi i vërtetë është i të Gjithëmëshirshmit, e ajo ditë për jobesimtarët do të jetë ditë e vështirë.
25:26. atë ditë pushteti i vërtetë do t'i përkasë vetëm të Gjithëmëshirshmit. Kjo do të jetë ditë e vështirë për jobesimtarët.
25:26. Sundimi i përket asaj dite vetëm të Gjithëmëshirshmit. Dhe ajo do të jetë një ditë e rëndë për jobesimtarët.
25:26. EL-MULKU JEWME'IDHINL-HEKKU LILRREHMENI WE KANE JEWMEN 'ALEL-KAFIRINE 'ASIRAN
C 25:27. Atë ditë zullumqari do t'i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: "I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!"
25:27. Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: “Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të Dërguarin!
25:27. Dhe ditën kur keqbërësi do të kafshojë duart e tij, ai do të thotë: "Ah, sikur të kisha marrë rrugën me të Dërguarin!
25:27. WE JEWME JE'ADDU EDH-DHALIMU 'ALA JEDEJHI JEKULU JA LEJTENI ETTEHADHTU ME'A ER-RESULI SEBILEN
C 25:28. O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik!
25:28. Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik!
25:28. Mjerë për mua! Ah, sikur të mos e kisha marrë atë për mik!
25:28. JA WEJLETI LEJTENI LEM 'ETTEHIDH FULANEN HALILAN
C 25:29. Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar.
25:29. Ai më ka larguar nga Këshilla (Kurani) që më kishte ardhur!” Në të vërtetë, djalli e braktis gjithmonë njeriun në çastin e nevojës.
25:29. Ai më devijoi nga Përkujtimi pasi ai kishte ardhur tek unë. Dhe shejtani është gjithnjë një braktisës i njeriut në kohën e nevojës."
25:29. LEKAD 'EDELLENI 'ANI EDH-DHIKRI BA'DE 'IDH XHA'ENI WE KANE ESH-SHEJTANU LIL'INSANI HADHULEN
C 25:30. E i dërguari tha: "O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur'an si (diç) të hedhur!"
25:30. Dhe i Dërguari do të thotë: “O Zoti im! Populli im e shpërfilli Kuranin, si (diçka) të urryer”.
25:30. Dhe i Dërguari do të thotë: "O Zoti im, me të vërtetë, populli im e ka marrë këtë Kuran si diçka që duhet shmangur."
25:30. WE KALE ER-RESULU JA RABBI 'INNE KAWMI ETTEHADHU HADHAL-KUR'ANE MEHXHUREN
C 25:31. Shi kështu, Ne secilit pejgamber ia bëmë ndonjë armik prej jobesimtarëve, por majfton që Zoti të jetë udhërrëfyes ndihmës yti.
25:31. Dhe, kështu Ne, çdo profeti i kemi kundërvënë një armik nga keqbërësit. Por ty të mjafton Zoti yt si udhërrëfyes dhe ndihmës!
25:31. Dhe kështu Ne kemi bërë për çdo profet një armik nga keqbërësit. Por Zoti yt mjafton si Udhëzues dhe Ndihmës.
25:31. WE KEDHELIKE XHE'ALNA LIKULLI NEBIJIN 'ADUWEN MINEL-MUXHRIMINE WE KEFA BIREBBIKE HADIAN WE NESIRÆN
C 25:32. E ata që nuk besuan thanë: "Përse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) Kur'ani përnjëherë?" Ashtu (e zbritëm pjesë-pjesë) që me të ta forcojmë zemrën tënde dhe Ne e sollëm atë ajet pas ajeti (dalëngadalë).
25:32. Jobesimtarët thonë: “Përse Kurani nuk i është shpallur i tëri përnjëherë?!” Ne ta kemi shpallur kështu për të forcuar zemrën tënde dhe ta kemi zbuluar qartazi varg pas vargu.
25:32. Dhe ata që nuk besojnë thonë: "Pse nuk i është shpallur atij Kurani në një herë të vetme?" Kështu është, që Ne të mund ta forcojmë zemrën tënde me të, dhe Ne e kemi lexuar atë me renditje.
25:32. WE KALEL-LEDHINE KEFERU LEWLA NUZZILE 'ALEJHIL-KUR'ANU XHUMLETEN WAHIDETEN KEDHALIKE LINUTHEBBITE BIHI FU'UADEKE WE RETTELNAHU TERTILEN
C 25:33. Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që Ne të mos ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë.
25:33. Sapo ata të të sjellin çfarëdo argumenti, Ne të sjellim të Vërtetën dhe shpjegimin më të mirë.
25:33. Dhe ata nuk të sjellin asnjë shembull, përveçse Ne të sjellim ty të vërtetën dhe një shpjegim më të mirë.
25:33. WE LA JE'TUNEKE BIMETHELIN 'ILLA XHI'NAKE BIL-HEKKI WE 'EHSENE TEFSIREN
C 25:34. Ata do të tubohen, do të jenë të përmbysur me fytyrat e tyre në xhehennem, të tillëve u përket vendi më i keq, ndaj ata janë më të humburit në rrugën e tyre.
25:34. Ata, që do të tubohen me fytyrat përmbys në Xhehenem, do të jenë në vendin më të keq dhe më të larguarit prej rrugës së vërtetë.
25:34. Ata që do të tërhiqen në fytyrat e tyre drejt Xhehenemit, ata janë ata që janë në vendin më të keq dhe që janë më të humbur nga rruga.
25:34. EL-LEDHINE JUHSHERUNE 'ALA WUXHUHIHIM 'ILA XHEHENNEME 'ULA'IKE SHERRUN MEKANEN WE 'EDELLU SEBILAN