Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 25:29. Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar.
25:29. Ai më ka larguar nga Këshilla (Kurani) që më kishte ardhur!” Në të vërtetë, djalli e braktis gjithmonë njeriun në çastin e nevojës.
25:29. Ai më devijoi nga Përkujtimi pasi ai kishte ardhur tek unë. Dhe shejtani është gjithnjë një braktisës i njeriut në kohën e nevojës."
25:29. LEKAD 'EDELLENI 'ANI EDH-DHIKRI BA'DE 'IDH XHA'ENI WE KANE ESH-SHEJTANU LIL'INSANI HADHULEN
C 25:30. E i dërguari tha: "O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur'an si (diç) të hedhur!"
25:30. Dhe i Dërguari do të thotë: “O Zoti im! Populli im e shpërfilli Kuranin, si (diçka) të urryer”.
25:30. Dhe i Dërguari do të thotë: "O Zoti im, me të vërtetë, populli im e ka marrë këtë Kuran si diçka që duhet shmangur."
25:30. WE KALE ER-RESULU JA RABBI 'INNE KAWMI ETTEHADHU HADHAL-KUR'ANE MEHXHUREN
C 25:31. Shi kështu, Ne secilit pejgamber ia bëmë ndonjë armik prej jobesimtarëve, por majfton që Zoti të jetë udhërrëfyes ndihmës yti.
25:31. Dhe, kështu Ne, çdo profeti i kemi kundërvënë një armik nga keqbërësit. Por ty të mjafton Zoti yt si udhërrëfyes dhe ndihmës!
25:31. Dhe kështu Ne kemi bërë për çdo profet një armik nga keqbërësit. Por Zoti yt mjafton si Udhëzues dhe Ndihmës.
25:31. WE KEDHELIKE XHE'ALNA LIKULLI NEBIJIN 'ADUWEN MINEL-MUXHRIMINE WE KEFA BIREBBIKE HADIAN WE NESIRÆN
C 25:32. E ata që nuk besuan thanë: "Përse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) Kur'ani përnjëherë?" Ashtu (e zbritëm pjesë-pjesë) që me të ta forcojmë zemrën tënde dhe Ne e sollëm atë ajet pas ajeti (dalëngadalë).
25:32. Jobesimtarët thonë: “Përse Kurani nuk i është shpallur i tëri përnjëherë?!” Ne ta kemi shpallur kështu për të forcuar zemrën tënde dhe ta kemi zbuluar qartazi varg pas vargu.
25:32. Dhe ata që nuk besojnë thonë: "Pse nuk i është shpallur atij Kurani në një herë të vetme?" Kështu është, që Ne të mund ta forcojmë zemrën tënde me të, dhe Ne e kemi lexuar atë me renditje.
25:32. WE KALEL-LEDHINE KEFERU LEWLA NUZZILE 'ALEJHIL-KUR'ANU XHUMLETEN WAHIDETEN KEDHALIKE LINUTHEBBITE BIHI FU'UADEKE WE RETTELNAHU TERTILEN
C 25:33. Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që Ne të mos ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë.
25:33. Sapo ata të të sjellin çfarëdo argumenti, Ne të sjellim të Vërtetën dhe shpjegimin më të mirë.
25:33. Dhe ata nuk të sjellin asnjë shembull, përveçse Ne të sjellim ty të vërtetën dhe një shpjegim më të mirë.
25:33. WE LA JE'TUNEKE BIMETHELIN 'ILLA XHI'NAKE BIL-HEKKI WE 'EHSENE TEFSIREN
C 25:34. Ata do të tubohen, do të jenë të përmbysur me fytyrat e tyre në xhehennem, të tillëve u përket vendi më i keq, ndaj ata janë më të humburit në rrugën e tyre.
25:34. Ata, që do të tubohen me fytyrat përmbys në Xhehenem, do të jenë në vendin më të keq dhe më të larguarit prej rrugës së vërtetë.
25:34. Ata që do të tërhiqen në fytyrat e tyre drejt Xhehenemit, ata janë ata që janë në vendin më të keq dhe që janë më të humbur nga rruga.
25:34. EL-LEDHINE JUHSHERUNE 'ALA WUXHUHIHIM 'ILA XHEHENNEME 'ULA'IKE SHERRUN MEKANEN WE 'EDELLU SEBILAN
C 25:35. Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, e bashkuam me vëllain e vet, Harunin, që ta ketë si ndihmës.
25:35. Ne i dhamë Musait Librin dhe i bëmë ndihmës vëllanë e tij, Harunin.
25:35. Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë Musait Librin dhe bëmë që vëllai i tij Haruni të jetë ndihmës i tij.
25:35. WE LEKAD 'ATEJNA MUSAL-KITABE WE XHE'ALNA ME'AHU 'EHAHU HARUNE WEZIREN
C 25:36. U thamë: "Shkoni ju të dy tek ai popull që i përgënjeshtroi argumentet Tona!" E Ne pastaj i shkatërruam ata shumë keq.
25:36. Pastaj (u) thamë (atyre): “Shkoni të dy te populli, i cili i quan të rreme shenjat Tona!” Pastaj e shkatërruam atë popull krejtësisht.
25:36. Dhe Ne u thamë: "Shkoni te populli që i ka mohuar ajetet Tona." Pastaj Ne i shkatërruam ata me një shkatërrim të plotë.
25:36. FEKULNA EDH/HEBA 'ILAL-KAWMIL-LEDHINE KEDHDHEBU BI'AJATINA FEDEMMERNAHUM TEDMIREN
C 25:37. Ne e përmbytëm edhe popullin e Nuhut meqë ata të dërguarit i quajtën rrenacakë, e për njerëzit, të cilët mendojnë, le të marrin mësim nga ata. E për mizorët Ne kemi përgatitur dënim të rëndë.
25:37. Popullin e Nuhut, kur i quajti gënjeshtarë të dërguarit, Ne e fundosëm dhe e bëmë mësim për njerëzit. Për keqbërësit kemi përgatitur një dënim të dhembshëm.
25:37. Dhe populli i Nuhut, kur ata përgënjeshtruan të dërguarit, Ne i përmbytëm ata dhe i bëmë ata një shenjë për njerëzit. Dhe për keqbërësit Ne kemi përgatitur një ndëshkim të dhimbshëm.
25:37. WE KAWME NUHIN LEMMA KEDHDHEBU ER-RUSULE 'EGREKNAHUM WE XHE'ALNAHUM LILNNASI 'AJETEN WE 'A'TEDNA LILDHDHALIMINE 'ADHABEN 'ELIMAN
C 25:38. Edhe Adin, Themudin, banorët e Res-it dhe shumë gjenerata ndërmjet tyre (i shkatërruam).
25:38. Ne i dënuam fiset Ad dhe Themud, popullin e Ras-sit, si dhe shumë popujt të tjerë ndërmjet tyre.
25:38. Dhe Adin dhe Themudin dhe banorët e Vreshtave dhe shumë breza ndërmjet tyre.
25:38. WE 'ADEN WE THEMUDE WE 'ESHABE ER-RESSI WE KURUNAN BEJNE DHALIKE KETHIRÆN
C 25:39. E secilit prej tyre u patëm sjellë argumente, por të gjithë i rrënuam.
25:39. Të gjithëve u sollëm shembuj dhe, më pas, të gjithë i shkatërruam krejtësisht.
25:39. Dhe secilit prej tyre Ne u sollëm shembuj, dhe secilin prej tyre Ne e shkatërruam me një shkatërrim të plotë.
25:39. WE KULLEN DEREBNA LEHUL-'EMTHALE WE KULLAN TEBBERNA TETBIRÆN