U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
25:23.
E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur.
25:23.
Dhe Ne do t'u qasemi veprave që kanë bërë ata dhe do t'i shndërrojmë në pluhur e hi.
25:23.
Dhe Ne do të shqyrtojmë veprat që ata kanë bërë dhe do t'i bëjmë ato si pluhur të shpërndarë.
25:23.
WE KADIMNA 'ILA MA 'AMILU MIN 'AMELIN FEXHE'ALNAHU HEBA'EN MENTHUREN
C
25:24.
Atë ditë banuesit e xhennetit do të kenë vend shumë të mirë dhe pushimore shumë të këndshme.
25:24.
Ndërsa banorët e Xhenetit atë ditë do të kenë vendbanim më të mirë dhe vendpushim më të bukur.
25:24.
Banorët e Xhenetit atë ditë do të jenë në një vendbanim më të mirë dhe në një vend pushimi më të bukur.
25:24.
'ESHABUL-XHENNETI JEWME'IDHIN HAJRUN MUSTEKARREN WE 'EHSENU MEKILAN
C
25:25.
Dhe (përkujto) ditën kur do të çahet qielli me anën e një reje e lëshohen engjëjt në një mënyrë madhështore.
25:25.
Ditën, kur qielli me ré do të hapet e engjëjt do të lëshohen në zbritjen e madhe,
25:25.
Dhe ditën kur qielli do të çahet me re dhe engjëjt do të dërgohen në radhë,
25:25.
WE JEWME TESHEKKAKU ES-SEMA'U BIL-GAMAMI WE NUZZILEL-MELA'IKETU TENZILEN
C
25:26.
Atë ditë sundimi i vërtetë është i të Gjithëmëshirshmit, e ajo ditë për jobesimtarët do të jetë ditë e vështirë.
25:26.
atë ditë pushteti i vërtetë do t'i përkasë vetëm të Gjithëmëshirshmit. Kjo do të jetë ditë e vështirë për jobesimtarët.
25:26.
Sundimi i përket asaj dite vetëm të Gjithëmëshirshmit. Dhe ajo do të jetë një ditë e rëndë për jobesimtarët.
25:26.
EL-MULKU JEWME'IDHINL-HEKKU LILRREHMENI WE KANE JEWMEN 'ALEL-KAFIRINE 'ASIRAN
C
25:27.
Atë ditë zullumqari do t'i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: "I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!"
25:27.
Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: “Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të Dërguarin!
25:27.
Dhe ditën kur keqbërësi do të kafshojë duart e tij, ai do të thotë: "Ah, sikur të kisha marrë rrugën me të Dërguarin!
25:27.
WE JEWME JE'ADDU EDH-DHALIMU 'ALA JEDEJHI JEKULU JA LEJTENI ETTEHADHTU ME'A ER-RESULI SEBILEN
C
25:28.
O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik!
25:28.
Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik!
25:28.
Mjerë për mua! Ah, sikur të mos e kisha marrë atë për mik!
25:28.
JA WEJLETI LEJTENI LEM 'ETTEHIDH FULANEN HALILAN
C
25:29.
Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar.
25:29.
Ai më ka larguar nga Këshilla (Kurani) që më kishte ardhur!” Në të vërtetë, djalli e braktis gjithmonë njeriun në çastin e nevojës.
25:29.
Ai më devijoi nga Përkujtimi pasi ai kishte ardhur tek unë. Dhe shejtani është gjithnjë një braktisës i njeriut në kohën e nevojës."
25:29.
LEKAD 'EDELLENI 'ANI EDH-DHIKRI BA'DE 'IDH XHA'ENI WE KANE ESH-SHEJTANU LIL'INSANI HADHULEN
C
25:30.
E i dërguari tha: "O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur'an si (diç) të hedhur!"
25:30.
Dhe i Dërguari do të thotë: “O Zoti im! Populli im e shpërfilli Kuranin, si (diçka) të urryer”.
25:30.
Dhe i Dërguari do të thotë: "O Zoti im, me të vërtetë, populli im e ka marrë këtë Kuran si diçka që duhet shmangur."
25:30.
WE KALE ER-RESULU JA RABBI 'INNE KAWMI ETTEHADHU HADHAL-KUR'ANE MEHXHUREN
C
25:31.
Shi kështu, Ne secilit pejgamber ia bëmë ndonjë armik prej jobesimtarëve, por majfton që Zoti të jetë udhërrëfyes ndihmës yti.
25:31.
Dhe, kështu Ne, çdo profeti i kemi kundërvënë një armik nga keqbërësit. Por ty të mjafton Zoti yt si udhërrëfyes dhe ndihmës!
25:31.
Dhe kështu Ne kemi bërë për çdo profet një armik nga keqbërësit. Por Zoti yt mjafton si Udhëzues dhe Ndihmës.
25:31.
WE KEDHELIKE XHE'ALNA LIKULLI NEBIJIN 'ADUWEN MINEL-MUXHRIMINE WE KEFA BIREBBIKE HADIAN WE NESIRÆN
C
25:32.
E ata që nuk besuan thanë: "Përse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) Kur'ani përnjëherë?" Ashtu (e zbritëm pjesë-pjesë) që me të ta forcojmë zemrën tënde dhe Ne e sollëm atë ajet pas ajeti (dalëngadalë).
25:32.
Jobesimtarët thonë: “Përse Kurani nuk i është shpallur i tëri përnjëherë?!” Ne ta kemi shpallur kështu për të forcuar zemrën tënde dhe ta kemi zbuluar qartazi varg pas vargu.
25:32.
Dhe ata që nuk besojnë thonë: "Pse nuk i është shpallur atij Kurani në një herë të vetme?" Kështu është, që Ne të mund ta forcojmë zemrën tënde me të, dhe Ne e kemi lexuar atë me renditje.
25:32.
WE KALEL-LEDHINE KEFERU LEWLA NUZZILE 'ALEJHIL-KUR'ANU XHUMLETEN WAHIDETEN KEDHALIKE LINUTHEBBITE BIHI FU'UADEKE WE RETTELNAHU TERTILEN
C
25:33.
Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që Ne të mos ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë.
25:33.
Sapo ata të të sjellin çfarëdo argumenti, Ne të sjellim të Vërtetën dhe shpjegimin më të mirë.
25:33.
Dhe ata nuk të sjellin asnjë shembull, përveçse Ne të sjellim ty të vërtetën dhe një shpjegim më të mirë.
25:33.
WE LA JE'TUNEKE BIMETHELIN 'ILLA XHI'NAKE BIL-HEKKI WE 'EHSENE TEFSIREN