U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
25:15.
Thuaj: "A është më mirë ai (zjarri i xhehennemit), apo xhenneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim dhe vend jetese për të devotshmit".
25:15.
Thuaj: “A është më i mirë ky apo Xheneti i amshuar, i cili u është premtuar të devotshmëve? Ai do të jetë për ta shpërblim dhe vend kthimi.
25:15.
Thuaj: "A është më i mirë ai apo kopshti i përjetësisë që u është premtuar atyre që kanë frikë (Allahun)? Ai është për ta një shpërblim dhe një vend përfundimtar."
25:15.
KUL 'EDHELIKE HAJRUN 'EM XHENNETUL-HULDI ELLETI WU'IDEL-MUTTEKUNE KANET LEHUM XHEZA'EN WE MESIREN
C
25:16.
E aty, atë që e dëshirojnë do ta kenë përgjithmonë. Ky premtim i Zotit tënd ka qenë dashtë kërkuar.
25:16.
Për ata ka aty çfarë të dëshirojnë e do të rrinë në të përherë. Ky është premtimi i Zotit tënd, i kërkuar (prej jush)”.
25:16.
Për ta aty ka gjithçka që dëshirojnë, duke qëndruar aty përgjithmonë. Kjo është një premtim i Zotit tënd që duhet kërkuar.
25:16.
LEHUM FIHA MA JESHA'UNE HALIDINE KANE 'ALA RABBIKE WA'DEN MES'ULAN
C
25:17.
Ditën kur Zoti do t'i tubojë ata, e edhe ata që adhuruan pos All-llahut dhe u thotë (zotave të adhuruar): "A i thirrët ju robtë e Mi që t'ju adhurojnë, apo ata vetë e humbën rrugën?"
25:17.
Ditën, kur Ai t'i tubojë idhujtarët bashkë me ata që i adhuronin në vend të Allahut, do t'u thotë (të adhuruarve): “A jeni ju që i keni shmangur këta robër të Mi apo ata vetë kanë humbur rrugën e drejtë?”
25:17.
Dhe ditën kur Ai do t'i mbledhë ata dhe ata që adhuronin përveç Allahut dhe do të thotë: "A ishit ju ata që i devijuan këta robërit e Mi, apo ata devijuan rrugën vetë?"
25:17.
WE JEWME JEHSHURUHUM WE MA JA'BUDUNE MIN DUNI ELLAHI FEJEKULU 'E'ENTUM 'EDLELTUM 'IBADI HA'UULA' 'EM HUM DELLU ES-SEBILE
C
25:18.
Ata (idhujt) thonë: "Je i panevojshëm për rival, o i Madhëruar! Neve nuk na takoi që përveç Teje të kemi ndonjë mbrojtës tjetër, por Ti u ke dhënë të mira atyre dhe të të parëve të tyre, që ishin njerëz të prishur saqë harruan të përkujtojnë!"
25:18.
Ata do të përgjigjen: “Lavdia qoftë për Ty! Nuk ishte nevoja që ne të marrim mbrojtës tjetër, përveç Teje, por Ti u dhe këtyre dhe etërve të tyre jetë të begatshme, ndërsa ata i harruan paralajmërimet e Tua dhe u bënë popull i shkatërruar”!
25:18.
Ata do të thonë: "I Lavdëruar je Ti! Nuk na takonte ne që të merrnim përveç Teje ndonjë ndihmës, por Ti i bëre ata dhe etërit e tyre të kënaqen, derisa harruan Përkujtimin dhe u bënë një popull i humbur."
25:18.
KALU SUBHANEKE MA KANE JENBEGI LENA 'EN NETTEHIDHE MIN DUNIKE MIN 'EWLIJA'E WE LEKIN METTA'TEHUM WE 'ABA'EHUM HETTA NESU EDH-DHIKRE WE KANU KAWMEN BURAN
C
25:19.
Ja (All-llahu u thotë idhujtarëve), këta ju përgënjeshtruan për atë që thoni (se ishin zota), pra ju as nuk keni mundësi të shpëtoni as t'i ndihmoni (vetes). E cilido që bën padrejtësi prej jush, Ne i japim atij të përjetojë një dënim të madh.
25:19.
“Këta e përgënjeshtruan atë që thatë ju e nuk do të munden, as të shmangin dënimin, as të ndihmojnë veten. Kush prej jush ka bërë të këqija, Ne atij do t'i japim të shijojë dënim të madh.”
25:19.
(Allahu do të thotë): "Kështu, ata do t'ju përgënjeshtrojnë për atë që thoni, dhe ju nuk do të mund të ktheni (ndëshkimin) dhe as nuk do të ndihmoheni. Dhe kushdo që prej jush bën padrejtësi, Ne do t'i japim atij një ndëshkim të madh."
25:19.
FEKAD KEDHDHEBUKUM BIMA TEKULUNE FEMA TESTETI'UNE SERFEN WE LA NESRAN WE MEN JEDHLIM MINKUM NUDHIKHU 'ADHABÆN KEBIRÆN
C
25:20.
Ne para teje dërguam pejgamberë të tjerë, por edhe ata ishin të dërguar që kanë ngrënë ushqim, që kanë ecur e shëtitur nëpër tregje. Ne bëmë njërin prej jush sprovë për tjetrin se a do të jeni të durueshëm. E Zoti yt është Ai që sheh çdo gjë.
25:20.
Ne edhe para teje kemi nisur vetëm të dërguar, të cilët hanin ushqim dhe shëtisnin nëpër tregje. Ne i kemi bërë disa prej jush të jenë sprovë për të tjerët. A do të jeni të durueshëm ju? Zoti yt i sheh të gjitha.
25:20.
Dhe Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar, përveçse ata me siguri hanin ushqim dhe ecnin në tregje. Dhe Ne e kemi bërë disa prej jush një sprovë për të tjerët. A do të jeni të durueshëm? Dhe Zoti yt është Gjithëvëzhgues.
25:20.
WE MA 'ERSELNA KABLEKE MINEL-MURSELINE 'ILLA 'INNEHUM LEJE'KULUNET-TA'AME WE JEMSHUNE FIL-'ESWAKI WE XHE'ALNA BA'DEKUM LIBA'DIN FITNETEN 'ETESBIRUNE WE KANE REBBUKE BESIREN
C
25:21.
E ata që nuk e shpresojnë takimin Tonë, thanë: "Përse të mos na dërgohen neve engjëj, ose përse të mos e shohim Zotin tonë?" Ata e tejçmuan lartë veten dhe u sollën me arrogancë.
25:21.
Ata, që nuk shpresojnë se do të takohen me Ne, thonë: “Pse nuk na dërgohen neve engjëjt ose të shohim Zotin tonë?” Ata, me të vërtetë, janë treguar kryeneçë dhe kanë kaluar çdo kufi në arrogancë dhe padrejtësi.
25:21.
Dhe ata që nuk shpresojnë për takimin Tonë thonë: "Pse nuk na janë dërguar engjëjt ose pse nuk e shohim Zotin tonë?" Me të vërtetë, ata kanë qenë mendjemëdhenj për veten e tyre dhe kanë kaluar çdo kufi në arrogancën e tyre.
25:21.
WE KALEL-LEDHINE LA JERXHUNE LIKA'ENA LEWLA 'UNZILE 'ALEJNAL-MELA'IKETU 'EW NERA REBBENA LEKADI ESTEKBERU FI 'ENFUSIHIM WE 'ATEW 'UTUWEN KEBIRAN
C
25:22.
Për kriminelët atë ditë kur i shohin engjëjt nuk ka gëzim, sepse ata (engjëjt) u thonë: "Është e ndaluar çdo e mirë (apo xhenneti është haram për ju)!"
25:22.
Ditën, kur të shohin engjëjt, për keqbërësit nuk do të ketë lajm të mirë dhe do t'u thuhet: “Nuk do të kaloni dot për matanë!”
25:22.
Ditën kur ata do të shohin engjëjt, atë ditë nuk do të ketë lajme të mira për keqbërësit, dhe ata do të thonë: "Një pengesë e paprekshme!"
25:22.
JEWME JEREWNEL-MELA'IKETE LA BUSHRA JEWME'IDHIN LILMUXHRIMINE WE JEKULUNE HIXHREN MEHXHURAN
C
25:23.
E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur.
25:23.
Dhe Ne do t'u qasemi veprave që kanë bërë ata dhe do t'i shndërrojmë në pluhur e hi.
25:23.
Dhe Ne do të shqyrtojmë veprat që ata kanë bërë dhe do t'i bëjmë ato si pluhur të shpërndarë.
25:23.
WE KADIMNA 'ILA MA 'AMILU MIN 'AMELIN FEXHE'ALNAHU HEBA'EN MENTHUREN
C
25:24.
Atë ditë banuesit e xhennetit do të kenë vend shumë të mirë dhe pushimore shumë të këndshme.
25:24.
Ndërsa banorët e Xhenetit atë ditë do të kenë vendbanim më të mirë dhe vendpushim më të bukur.
25:24.
Banorët e Xhenetit atë ditë do të jenë në një vendbanim më të mirë dhe në një vend pushimi më të bukur.
25:24.
'ESHABUL-XHENNETI JEWME'IDHIN HAJRUN MUSTEKARREN WE 'EHSENU MEKILAN
C
25:25.
Dhe (përkujto) ditën kur do të çahet qielli me anën e një reje e lëshohen engjëjt në një mënyrë madhështore.
25:25.
Ditën, kur qielli me ré do të hapet e engjëjt do të lëshohen në zbritjen e madhe,
25:25.
Dhe ditën kur qielli do të çahet me re dhe engjëjt do të dërgohen në radhë,
25:25.
WE JEWME TESHEKKAKU ES-SEMA'U BIL-GAMAMI WE NUZZILEL-MELA'IKETU TENZILEN