U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
25:55.
E ata në vend të All-llahut adhurojnë atë që nuk u sjell as dobi, as dëm atyre, po jobesimtari ndihmon atë që është kundër Zotit të vet.
25:55.
Megjithatë, ata adhurojnë, në vend të Allahut, gjëra që nuk mund t'u sjellin as dobi, as dëm. Jobesimtari është ndihmës (i djallit) kundër Zotit të tij.
25:55.
Dhe ata adhurojnë përveç Allahut atë që nuk mund t'u sjellë asnjë dobi dhe as t'u bëjë dëm. Dhe jobesimtari është gjithmonë ndihmës kundër Zotit të tij.
25:55.
WE JA'BUDUNE MIN DUNI ELLAHI MA LA JENFA'UHUM WE LA JEDURRUHUM WE KANEL-KAFIRU 'ALA RABBIHI DHEHIREN
C
25:56.
E Ne nuk të dërguam ty për tjetër qëllim, por vetëm si përgëzues e si qortues.
25:56.
Ne të kemi dërguar ty vetëm si sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues.
25:56.
Dhe Ne të kemi dërguar ty vetëm si një përgëzues dhe një paralajmërues.
25:56.
WE MA 'ERSELNAKE 'ILLA MUBESHSHIREN WE NEDHIRAN
C
25:57.
Thuaj: "Unë për këtë nuk kërkoj shpërblim prej jush, por vetëm kush të dojë të marrë rrugën që e afron te Zoti i vet".
25:57.
Thuaj: “Unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, por vetëm që, kush të dëshirojë, le të ndjekë rrugën (që e shpie) drejt Zotit të tij”.
25:57.
Thuaj: "Unë nuk kërkoj nga ju për këtë ndonjë shpërblim, përveçse kushdo që dëshiron të marrë një rrugë drejt Zotit të tij."
25:57.
KUL MA 'ES'ELUKUM 'ALEJHI MIN 'EXHRIN 'ILLA MEN SHA'E 'EN JETTEHIDHE 'ILA RABBIHI SEBILEN
C
25:58.
Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë, madhëroje me lavdërimin që i takon Atij, Ai mjafton për njohje në hollësi të mëkateve të robve të vet.
25:58.
Mbështetu në të Gjithëjetshmin, i Cili nuk vdes dhe madhëroje Atë me falënderim! Ai i di mjaft mirë gjynahet e robërve të Vet.
25:58.
Dhe mbështetu te Ai i Gjalli, që nuk vdes, dhe lavdëroje Atë me lavdinë e Tij. Dhe mjafton që Ai është i Njohuri i të metave të robërve të Tij.
25:58.
WE TEWEKKEL 'ALEL-HEJJIL-LEDHI LA JEMUTU WE SEBBIH BIHEMDIHI WE KEFA BIHI BIDHUNUBI 'IBADIHI HABIREN
C
25:59.
Ai krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj mbizotëroi Arshin. Ai është Mëshiruesi. Për këtë pyete ndonjë shumë të dijshëm.
25:59.
Është Ai, i Cili krijoi qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet midis tyre për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Fron. Ai është i Gjithëmëshirshmi dhe pyet për Atë ata që dinë.
25:59.
Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithçka që është ndërmjet tyre në gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Arsh. Ai është i Gjithëmëshirshmi. Pyet për Të atë që është i dijshëm.
25:59.
EL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE MA BEJNEHUMA FI SITTETI 'EJJAMIN THUMME ESTEWA 'ALEL-'ARSHI ER-REHMANU FAS'EL BIHI HABIREN
C
25:60.
E kur u është thënë atyre: Bëni sexhde ndaj të Madhërishmit, ata thanë: "E kush është Rrahmani - Mëshiruesi? A t'i bëjmë sexhde pse ti na urdhëron?" E kjo e shtoi edhe më tepër largimin e tyre (nga feja).
25:60.
Kur atyre u thuhet: “Bëjini sexhde të Gjithëmëshirshmit”, ata thonë: “Çfarë është i Gjithëmëshirshmi? Vallë, t'i biem në sexhde atij që na urdhëron ti?” Kjo u shton atyre më shumë largim (prej fesë).
25:60.
Dhe kur u thuhet atyre: "Bini në sexhde për të Gjithëmëshirshmin," ata thonë: "E çfarë është i Gjithëmëshirshmi? A do të biem në sexhde për atë që ti na urdhëron?" Dhe kjo ua shton atyre vetëm neverinë.
25:60.
WE 'IDHA KILE LEHUM ESXHUDU LILRREHMENI KALU WE MA ER-REHMANU 'ENESXHUDU LIMA TE'MURUNA WE ZADEHUM NUFUREN
C
25:61.
I madhërishëm është Ai që krijoi yje në qiell dhe vendosi në të dritë (diell) e hënë që ndriçon.
25:61.
Qoftë i lartësuar Ai, i Cili e ka stolisur qiellin me yjësi dhe ka vënë në të një Kandil të ndritshëm dhe një Hënë që ndriçon.
25:61.
I bekuar qoftë Ai që ka vendosur në qiell breza yjesh dhe ka vendosur në të një llambë dhe një hënë ndriçuese.
25:61.
TEBAREKEL-LEDHI XHE'ALE FI ES-SEMA'I BURUXHEN WE XHE'ALE FIHA SIRAXHAN WE KAMERÆN MUNIRÆN
C
25:62.
Ai është që bëri natën, e ditën zëvendësuese të njëra-tjetrës dhe për atë që dëshiron të mendojë apo të falënderojë, argument.
25:62.
Ai krijoi natën dhe ditën që të vijnë njëra pas tjetrës, si këshillë për ata që duan ta kujtojnë ose duan ta falënderojnë.
25:62.
Dhe Ai është që ka bërë natën dhe ditën të ndjekin njëri-tjetrin për atë që dëshiron të përkujtojë ose të jetë mirënjohës.
25:62.
WE HUWEL-LEDHI XHE'ALEL-LEJLE WE EN-NEHARE HILFETEN LIMEN 'ERADE 'EN JEDHDHEKKERE 'EW 'ERADE SHUKUREN
C
25:63.
E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: "Paqe!"
25:63.
Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: “Paqe qoftë!”;
25:63.
Dhe robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin mbi tokë me përulësi, dhe kur të paditurit i adresohen atyre, ata thonë: "Paqe!"
25:63.
WE 'IBADU ER-REHMANIL-LEDHINE JEMSHUNE 'ALEL-'ERDI HEWNEN WE 'IDHA HATEBEHUMUL-XHAHILUNE KALU SELAMAN
C
25:64.
Dhe që për hir të Zotit të tyre natën e kalojnë duke i bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen).
25:64.
dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë;
25:64.
Dhe ata që kalojnë natën para Zotit të tyre, duke qëndruar dhe duke rënë në sexhde.
25:64.
WEL-LEDHINE JEBITUNE LIREBBIHIM SUXHXHEDEN WE KIJAMAN
C
25:65.
Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e xhehennemit, e s'ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë".
25:65.
dhe ata që thonë: “O Zoti ynë, largoje prej nesh ndëshkimin e Xhehenemit, sepse, me të vërtetë, dënimi i tij është i përjetshëm
25:65.
Dhe ata që thonë: "O Zoti ynë, largona ndëshkimin e Xhehenemit. Me të vërtetë, ndëshkimi i tij është i përhershëm.
25:65.
WEL-LEDHINE JEKULUNE REBBENA ESRIF 'ANNA 'ADHABE XHEHENNEME 'INNE 'ADHABEHA KANE GARAMEN