U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
25:62.
Ai është që bëri natën, e ditën zëvendësuese të njëra-tjetrës dhe për atë që dëshiron të mendojë apo të falënderojë, argument.
25:62.
Ai krijoi natën dhe ditën që të vijnë njëra pas tjetrës, si këshillë për ata që duan ta kujtojnë ose duan ta falënderojnë.
25:62.
Dhe Ai është që ka bërë natën dhe ditën të ndjekin njëri-tjetrin për atë që dëshiron të përkujtojë ose të jetë mirënjohës.
25:62.
WE HUWEL-LEDHI XHE'ALEL-LEJLE WE EN-NEHARE HILFETEN LIMEN 'ERADE 'EN JEDHDHEKKERE 'EW 'ERADE SHUKUREN
C
25:63.
E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: "Paqe!"
25:63.
Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: “Paqe qoftë!”;
25:63.
Dhe robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin mbi tokë me përulësi, dhe kur të paditurit i adresohen atyre, ata thonë: "Paqe!"
25:63.
WE 'IBADU ER-REHMANIL-LEDHINE JEMSHUNE 'ALEL-'ERDI HEWNEN WE 'IDHA HATEBEHUMUL-XHAHILUNE KALU SELAMAN
C
25:64.
Dhe që për hir të Zotit të tyre natën e kalojnë duke i bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen).
25:64.
dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë;
25:64.
Dhe ata që kalojnë natën para Zotit të tyre, duke qëndruar dhe duke rënë në sexhde.
25:64.
WEL-LEDHINE JEBITUNE LIREBBIHIM SUXHXHEDEN WE KIJAMAN
C
25:65.
Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e xhehennemit, e s'ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë".
25:65.
dhe ata që thonë: “O Zoti ynë, largoje prej nesh ndëshkimin e Xhehenemit, sepse, me të vërtetë, dënimi i tij është i përjetshëm
25:65.
Dhe ata që thonë: "O Zoti ynë, largona ndëshkimin e Xhehenemit. Me të vërtetë, ndëshkimi i tij është i përhershëm.
25:65.
WEL-LEDHINE JEKULUNE REBBENA ESRIF 'ANNA 'ADHABE XHEHENNEME 'INNE 'ADHABEHA KANE GARAMEN
C
25:66.
Ai, vërtet është vendqëndrim dhe vendbanim i keq.
25:66.
e ai është vendbanim dhe vendstrehim i keq”;
25:66.
Me të vërtetë, ai është një vendbanim i keq dhe një vendqëndrim i keq."
25:66.
'INNEHA SA'ET MUSTEKARREN WE MUKAMAN
C
25:67.
Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur.
25:67.
dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes;
25:67.
Dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk shpenzojnë me tepri dhe as nuk janë koprracë, por qëndrojnë mes këtyre, në një kurs të drejtë.
25:67.
WEL-LEDHINE 'IDHA 'ENFEKU LEM JUSRIFU WE LEM JEKTURU WE KANE BEJNE DHALIKE KAWAMEN
C
25:68.
Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin.
25:68.
dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe.
25:68.
Dhe ata që nuk thërrasin ndonjë zot tjetër përveç Allahut dhe nuk vrasin shpirtin që Allahu e ka ndaluar, përveç me të drejtë, dhe nuk bëjnë imoralitet. Dhe kushdo që bën këtë do të takojë ndëshkimin.
25:68.
WEL-LEDHINE LA JED'UNE ME'A ELLAHI 'ILEHEN 'AHARE WE LA JEKTULUNE EN-NEFSEL-LETI HERREMEL-LAHU 'ILLA BIL-HEKKI WE LA JEZNUNE WE MEN JEF'AL DHALIKE JELKA 'ETHAMAN
C
25:69.
Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë.
25:69.
Ndëshkimi do t'i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar.
25:69.
Ndëshkimi do t'i shumëfishohet atij Ditën e Ringjalljes, dhe ai do të qëndrojë atje i përbuzur,
25:69.
JUDA'AF LEHUL-'ADHABU JEWMEL-KIJAMETI WE JEHLUD FIHI MUHANEN
C
25:70.
Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë.
25:70.
Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
25:70.
Përveç atij që pendohet, beson dhe bën vepra të mira. Për ata, Allahu do t'i shndërrojë të këqijat e tyre në të mira. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
25:70.
'ILLA MEN TABE WE 'AMENE WE 'AMILE 'AMELEN SALIHAN FE'ULA'IKE JUBEDDILU ELLAHU SEJJI'ATIHIM HESENATIN WE KANEL-LAHU GAFURÆN REHIMÆN
C
25:71.
Ai që është penduar dhe ka bërë mirë, në të vërtetë, ai është kthyer tek All-llahu dhe është i pranishëm.
25:71.
Ndërsa, ai që pendohet dhe bën vepra të mira, është i kthyer krejtësisht nga Allahu.
25:71.
Dhe kushdo që pendohet dhe bën vepra të mira, me të vërtetë, ai kthehet te Allahu me një pendim të sinqertë.
25:71.
WE MEN TABE WE 'AMILE SALIHEN FE'INNEHU JETUBU 'ILA ELLAHI METABAN
C
25:72.
(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë të keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.
25:72.
(Kështu janë) edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet;
25:72.
Dhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm, dhe kur kalojnë pranë fjalëve të kota, kalojnë me dinjitet.
25:72.
WEL-LEDHINE LA JESH/HEDUNE EZ-ZURE WE 'IDHA MERRU BIL-LEGWI MERRU KIRAMEN