Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 25:61. I madhërishëm është Ai që krijoi yje në qiell dhe vendosi në të dritë (diell) e hënë që ndriçon.
25:61. Qoftë i lartësuar Ai, i Cili e ka stolisur qiellin me yjësi dhe ka vënë në të një Kandil të ndritshëm dhe një Hënë që ndriçon.
25:61. I bekuar qoftë Ai që ka vendosur në qiell breza yjesh dhe ka vendosur në të një llambë dhe një hënë ndriçuese.
25:61. TEBAREKEL-LEDHI XHE'ALE FI ES-SEMA'I BURUXHEN WE XHE'ALE FIHA SIRAXHAN WE KAMERÆN MUNIRÆN
C 25:62. Ai është që bëri natën, e ditën zëvendësuese të njëra-tjetrës dhe për atë që dëshiron të mendojë apo të falënderojë, argument.
25:62. Ai krijoi natën dhe ditën që të vijnë njëra pas tjetrës, si këshillë për ata që duan ta kujtojnë ose duan ta falënderojnë.
25:62. Dhe Ai është që ka bërë natën dhe ditën të ndjekin njëri-tjetrin për atë që dëshiron të përkujtojë ose të jetë mirënjohës.
25:62. WE HUWEL-LEDHI XHE'ALEL-LEJLE WE EN-NEHARE HILFETEN LIMEN 'ERADE 'EN JEDHDHEKKERE 'EW 'ERADE SHUKUREN
C 25:63. E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: "Paqe!"
25:63. Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: “Paqe qoftë!”;
25:63. Dhe robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin mbi tokë me përulësi, dhe kur të paditurit i adresohen atyre, ata thonë: "Paqe!"
25:63. WE 'IBADU ER-REHMANIL-LEDHINE JEMSHUNE 'ALEL-'ERDI HEWNEN WE 'IDHA HATEBEHUMUL-XHAHILUNE KALU SELAMAN
C 25:64. Dhe që për hir të Zotit të tyre natën e kalojnë duke i bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen).
25:64. dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë;
25:64. Dhe ata që kalojnë natën para Zotit të tyre, duke qëndruar dhe duke rënë në sexhde.
25:64. WEL-LEDHINE JEBITUNE LIREBBIHIM SUXHXHEDEN WE KIJAMAN
C 25:65. Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e xhehennemit, e s'ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë".
25:65. dhe ata që thonë: “O Zoti ynë, largoje prej nesh ndëshkimin e Xhehenemit, sepse, me të vërtetë, dënimi i tij është i përjetshëm
25:65. Dhe ata që thonë: "O Zoti ynë, largona ndëshkimin e Xhehenemit. Me të vërtetë, ndëshkimi i tij është i përhershëm.
25:65. WEL-LEDHINE JEKULUNE REBBENA ESRIF 'ANNA 'ADHABE XHEHENNEME 'INNE 'ADHABEHA KANE GARAMEN
C 25:66. Ai, vërtet është vendqëndrim dhe vendbanim i keq.
25:66. e ai është vendbanim dhe vendstrehim i keq”;
25:66. Me të vërtetë, ai është një vendbanim i keq dhe një vendqëndrim i keq."
25:66. 'INNEHA SA'ET MUSTEKARREN WE MUKAMAN
C 25:67. Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur.
25:67. dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes;
25:67. Dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk shpenzojnë me tepri dhe as nuk janë koprracë, por qëndrojnë mes këtyre, në një kurs të drejtë.
25:67. WEL-LEDHINE 'IDHA 'ENFEKU LEM JUSRIFU WE LEM JEKTURU WE KANE BEJNE DHALIKE KAWAMEN
C 25:68. Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin.
25:68. dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe.
25:68. Dhe ata që nuk thërrasin ndonjë zot tjetër përveç Allahut dhe nuk vrasin shpirtin që Allahu e ka ndaluar, përveç me të drejtë, dhe nuk bëjnë imoralitet. Dhe kushdo që bën këtë do të takojë ndëshkimin.
25:68. WEL-LEDHINE LA JED'UNE ME'A ELLAHI 'ILEHEN 'AHARE WE LA JEKTULUNE EN-NEFSEL-LETI HERREMEL-LAHU 'ILLA BIL-HEKKI WE LA JEZNUNE WE MEN JEF'AL DHALIKE JELKA 'ETHAMAN
C 25:69. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë.
25:69. Ndëshkimi do t'i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar.
25:69. Ndëshkimi do t'i shumëfishohet atij Ditën e Ringjalljes, dhe ai do të qëndrojë atje i përbuzur,
25:69. JUDA'AF LEHUL-'ADHABU JEWMEL-KIJAMETI WE JEHLUD FIHI MUHANEN
C 25:70. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë.
25:70. Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
25:70. Përveç atij që pendohet, beson dhe bën vepra të mira. Për ata, Allahu do t'i shndërrojë të këqijat e tyre në të mira. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
25:70. 'ILLA MEN TABE WE 'AMENE WE 'AMILE 'AMELEN SALIHAN FE'ULA'IKE JUBEDDILU ELLAHU SEJJI'ATIHIM HESENATIN WE KANEL-LAHU GAFURÆN REHIMÆN
C 25:71. Ai që është penduar dhe ka bërë mirë, në të vërtetë, ai është kthyer tek All-llahu dhe është i pranishëm.
25:71. Ndërsa, ai që pendohet dhe bën vepra të mira, është i kthyer krejtësisht nga Allahu.
25:71. Dhe kushdo që pendohet dhe bën vepra të mira, me të vërtetë, ai kthehet te Allahu me një pendim të sinqertë.
25:71. WE MEN TABE WE 'AMILE SALIHEN FE'INNEHU JETUBU 'ILA ELLAHI METABAN