U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
25:6.
Thuaj: "Atë e shpalli Ai, që e di të fshehtën në qiej e në tokë, Ai është që falë shumë, është mëshirues".
25:6.
Thuaj: “Atë e ka shpallur Ai që di fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës. Ai fal shumë dhe është Mëshirues”.
25:6.
Thuaj: "Ai që e di të fshehtën e ka shpallur atë. Dhe Ai është i Butë, i Mëshirë."
25:6.
KUL 'ENZELEHUL-LEDHI JA'LEMU ES-SIRRE FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI 'INNEHU KANE GAFUREN REHIMAN
C
25:7.
E ata thanë: "Ç'është me këtë të dërguar, i cili ha ushqim dhe ec nëpër tregje? Përse të mos i jetë dërguar një engjëll së bashku me te, e të jetë qortues?"
25:7.
Gjithashtu ata thonë: “Ç'është ky i dërguar që ha ushqim dhe shëtit nëpër tregje?! Përse nuk i është dërguar atij një engjëll e të bëhet me të paralajmërues?!
25:7.
Dhe ata thonë: "Ç'është me këtë të Dërguar që ha ushqim dhe ecën në tregje? Pse nuk i është dërguar atij një engjëll që të jetë bashkë me të një paralajmërues?
25:7.
WE KALU MALI HADHA ER-RESULI JE'KULUT-TA'AME WE JEMSHI FIL-'ESWAKI LEWLA 'UNZILE 'ILEJHI MELEKUN FEJEKUNE ME'AHU NEDHIREN
C
25:8.
Ose atij t'i jepet ndonjë thesar, apo të ketë ndonjë kopsht nga i cili do të ushqehej? Horrat madje thonë: "Ju vetëm jeni duke e ndjekur një njeri që e ka zënë magjia!"
25:8.
Ose, përse nuk i është zbritur një thesar apo të kishte një kopsht, nga i cili të hante?!” Të padrejtët thonë: “Ju ndiqni vetëm një njeri të magjepsur”!
25:8.
Ose pse nuk i është dhënë atij një thesar ose pse nuk ka një kopsht nga i cili të hajë?" Dhe të padrejtët thonë: "Ju ndiqni vetëm një njeri të magjepsur."
25:8.
'EW JULKA 'ILEJHI KENZUN 'EW TEKUNU LEHU XHENNETUN JE'KULU MINHA WE KALE EDH-DHALIMUNE 'IN TETTEBI'UNE 'ILLA REXHULEN MESHURAN
C
25:9.
Shih se çfarë shembujsh të sjellin, andaj ata janë të humbur dhe nuk mund ta gjejnë rrugën e drejtë.
25:9.
Shiko çfarë shembujsh të sjellin e ata (me këtë) kanë humbur e nuk mund të gjejnë rrugën e vërtetë.
25:9.
Shiko si t'i kanë bërë ty shembuj. Ata janë të humbur, dhe ata nuk mund të gjejnë një rrugë.
25:9.
ENDHUR KEJFE DEREBU LEKEL-'EMTHALE FEDELLU FELA JESTETI'UNE SEBILEN
C
25:10.
Është i madhëruar Ai, i cili po të dëshirojë mund të japë ty edhe më mirë se ç'thonë ata, kopshte në të cilat rrjedhin lumenj, ku ka edhe pallate.
25:10.
Qoftë i lartësuar Ai, i Cili, nëse do, mund të të japë gjëra më të mira se këto, kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe të bëjë për ty pallate.
25:10.
I bekuar qoftë Ai që, sikur të dëshironte, do të të jepte më të mirë se këto: kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, dhe do të të bënte për ty pallate.
25:10.
TEBAREKEL-LEDHI 'IN SHA'E XHE'ALE LEKE HAJREN MIN DHALIKE XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU WE JEXH'AL LEKE KUSURAN
C
25:11.
Por jo, ata përgënjeshtruan kijametin, e Ne për ata që nuk besojnë ditën e gjykimit kemi përgatitur zjarr të fortë.
25:11.
Jo, ata e quajnë gënjeshtër edhe ardhjen e Orës (së Kiametit), ndërsa Ne kemi përgatitur për ata që e mohojnë Orën zjarr flakërues.
25:11.
Por ata e përgënjeshtruan Orën. Dhe Ne kemi përgatitur për ata që e përgënjeshtrojnë Orën një zjarr.
25:11.
BEL KEDHDHEBU BIS-SA'ATI WE 'A'TEDNA LIMEN KEDHDHEBE BIS-SA'ATI SA'IREN
C
25:12.
Që posa të duket ai prej një vendi të largët, ata ia dëgjojnë atij vëlimin edhe kërhamzën (xhehennemit).
25:12.
Kur ai t'i vërë re prej së largu, ata do t'ia dëgjojnë vlimin dhe rënkimin.
25:12.
Kur ai i sheh ata nga një vend i largët, ata do të dëgjojnë zhurmën e tij dhe frymëmarrjen e tij ndërsa vlon.
25:12.
'IDHA RE'ET/HUM MIN MEKANIN BA'IDIN SEMI'U LEHA TEGAJJUDHEN WE ZEFIRAN
C
25:13.
E kur të hedhen duarlidhur në një vend të ngushtë në të, aty do të kërkojnë shkatërrimin (vetëzhdukjen).
25:13.
E kur të hidhen në një vend të ngushtë të tij, të lidhur duarsh, do të luten për shkatërrimin (e vet).
25:13.
Dhe kur të hidhen në një vend të ngushtë të tij, të lidhur së bashku, ata do të kërkojnë atje shkatërrim.
25:13.
WE 'IDHA 'ULKU MINHA MEKANEN DEJJIKAN MUKARRENINE DE'AW HUNALIKE THUBURÆN
C
25:14.
Tash mos kërkoni vetëm njëherë shkatërrimin, por atë kërkojeni shumëherë.
25:14.
“Mos e kërkoni sot shkatërrimin vetëm një herë, por kërkojeni shumë herë!”
25:14.
(Do t'u thuhet): "Mos e kërkoni sot një shkatërrim, por kërkoni shumë shkatërrime."
25:14.
LA TED'UL-JEWME THUBUREN WAHIDAN WE ED'U THUBURÆN KETHIRÆN
C
25:15.
Thuaj: "A është më mirë ai (zjarri i xhehennemit), apo xhenneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim dhe vend jetese për të devotshmit".
25:15.
Thuaj: “A është më i mirë ky apo Xheneti i amshuar, i cili u është premtuar të devotshmëve? Ai do të jetë për ta shpërblim dhe vend kthimi.
25:15.
Thuaj: "A është më i mirë ai apo kopshti i përjetësisë që u është premtuar atyre që kanë frikë (Allahun)? Ai është për ta një shpërblim dhe një vend përfundimtar."
25:15.
KUL 'EDHELIKE HAJRUN 'EM XHENNETUL-HULDI ELLETI WU'IDEL-MUTTEKUNE KANET LEHUM XHEZA'EN WE MESIREN
C
25:16.
E aty, atë që e dëshirojnë do ta kenë përgjithmonë. Ky premtim i Zotit tënd ka qenë dashtë kërkuar.
25:16.
Për ata ka aty çfarë të dëshirojnë e do të rrinë në të përherë. Ky është premtimi i Zotit tënd, i kërkuar (prej jush)”.
25:16.
Për ta aty ka gjithçka që dëshirojnë, duke qëndruar aty përgjithmonë. Kjo është një premtim i Zotit tënd që duhet kërkuar.
25:16.
LEHUM FIHA MA JESHA'UNE HALIDINE KANE 'ALA RABBIKE WA'DEN MES'ULAN