Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 25:9. Shih se çfarë shembujsh të sjellin, andaj ata janë të humbur dhe nuk mund ta gjejnë rrugën e drejtë.
25:9. Shiko çfarë shembujsh të sjellin e ata (me këtë) kanë humbur e nuk mund të gjejnë rrugën e vërtetë.
25:9. Shiko si t'i kanë bërë ty shembuj. Ata janë të humbur, dhe ata nuk mund të gjejnë një rrugë.
25:9. ENDHUR KEJFE DEREBU LEKEL-'EMTHALE FEDELLU FELA JESTETI'UNE SEBILEN
C 25:10. Është i madhëruar Ai, i cili po të dëshirojë mund të japë ty edhe më mirë se ç'thonë ata, kopshte në të cilat rrjedhin lumenj, ku ka edhe pallate.
25:10. Qoftë i lartësuar Ai, i Cili, nëse do, mund të të japë gjëra më të mira se këto, kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe të bëjë për ty pallate.
25:10. I bekuar qoftë Ai që, sikur të dëshironte, do të të jepte më të mirë se këto: kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, dhe do të të bënte për ty pallate.
25:10. TEBAREKEL-LEDHI 'IN SHA'E XHE'ALE LEKE HAJREN MIN DHALIKE XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU WE JEXH'AL LEKE KUSURAN
C 25:11. Por jo, ata përgënjeshtruan kijametin, e Ne për ata që nuk besojnë ditën e gjykimit kemi përgatitur zjarr të fortë.
25:11. Jo, ata e quajnë gënjeshtër edhe ardhjen e Orës (së Kiametit), ndërsa Ne kemi përgatitur për ata që e mohojnë Orën zjarr flakërues.
25:11. Por ata e përgënjeshtruan Orën. Dhe Ne kemi përgatitur për ata që e përgënjeshtrojnë Orën një zjarr.
25:11. BEL KEDHDHEBU BIS-SA'ATI WE 'A'TEDNA LIMEN KEDHDHEBE BIS-SA'ATI SA'IREN
C 25:12. Që posa të duket ai prej një vendi të largët, ata ia dëgjojnë atij vëlimin edhe kërhamzën (xhehennemit).
25:12. Kur ai t'i vërë re prej së largu, ata do t'ia dëgjojnë vlimin dhe rënkimin.
25:12. Kur ai i sheh ata nga një vend i largët, ata do të dëgjojnë zhurmën e tij dhe frymëmarrjen e tij ndërsa vlon.
25:12. 'IDHA RE'ET/HUM MIN MEKANIN BA'IDIN SEMI'U LEHA TEGAJJUDHEN WE ZEFIRAN
C 25:13. E kur të hedhen duarlidhur në një vend të ngushtë në të, aty do të kërkojnë shkatërrimin (vetëzhdukjen).
25:13. E kur të hidhen në një vend të ngushtë të tij, të lidhur duarsh, do të luten për shkatërrimin (e vet).
25:13. Dhe kur të hidhen në një vend të ngushtë të tij, të lidhur së bashku, ata do të kërkojnë atje shkatërrim.
25:13. WE 'IDHA 'ULKU MINHA MEKANEN DEJJIKAN MUKARRENINE DE'AW HUNALIKE THUBURÆN
C 25:14. Tash mos kërkoni vetëm njëherë shkatërrimin, por atë kërkojeni shumëherë.
25:14. “Mos e kërkoni sot shkatërrimin vetëm një herë, por kërkojeni shumë herë!”
25:14. (Do t'u thuhet): "Mos e kërkoni sot një shkatërrim, por kërkoni shumë shkatërrime."
25:14. LA TED'UL-JEWME THUBUREN WAHIDAN WE ED'U THUBURÆN KETHIRÆN
C 25:15. Thuaj: "A është më mirë ai (zjarri i xhehennemit), apo xhenneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim dhe vend jetese për të devotshmit".
25:15. Thuaj: “A është më i mirë ky apo Xheneti i amshuar, i cili u është premtuar të devotshmëve? Ai do të jetë për ta shpërblim dhe vend kthimi.
25:15. Thuaj: "A është më i mirë ai apo kopshti i përjetësisë që u është premtuar atyre që kanë frikë (Allahun)? Ai është për ta një shpërblim dhe një vend përfundimtar."
25:15. KUL 'EDHELIKE HAJRUN 'EM XHENNETUL-HULDI ELLETI WU'IDEL-MUTTEKUNE KANET LEHUM XHEZA'EN WE MESIREN
C 25:16. E aty, atë që e dëshirojnë do ta kenë përgjithmonë. Ky premtim i Zotit tënd ka qenë dashtë kërkuar.
25:16. Për ata ka aty çfarë të dëshirojnë e do të rrinë në të përherë. Ky është premtimi i Zotit tënd, i kërkuar (prej jush)”.
25:16. Për ta aty ka gjithçka që dëshirojnë, duke qëndruar aty përgjithmonë. Kjo është një premtim i Zotit tënd që duhet kërkuar.
25:16. LEHUM FIHA MA JESHA'UNE HALIDINE KANE 'ALA RABBIKE WA'DEN MES'ULAN
C 25:17. Ditën kur Zoti do t'i tubojë ata, e edhe ata që adhuruan pos All-llahut dhe u thotë (zotave të adhuruar): "A i thirrët ju robtë e Mi që t'ju adhurojnë, apo ata vetë e humbën rrugën?"
25:17. Ditën, kur Ai t'i tubojë idhujtarët bashkë me ata që i adhuronin në vend të Allahut, do t'u thotë (të adhuruarve): “A jeni ju që i keni shmangur këta robër të Mi apo ata vetë kanë humbur rrugën e drejtë?”
25:17. Dhe ditën kur Ai do t'i mbledhë ata dhe ata që adhuronin përveç Allahut dhe do të thotë: "A ishit ju ata që i devijuan këta robërit e Mi, apo ata devijuan rrugën vetë?"
25:17. WE JEWME JEHSHURUHUM WE MA JA'BUDUNE MIN DUNI ELLAHI FEJEKULU 'E'ENTUM 'EDLELTUM 'IBADI HA'UULA' 'EM HUM DELLU ES-SEBILE
C 25:18. Ata (idhujt) thonë: "Je i panevojshëm për rival, o i Madhëruar! Neve nuk na takoi që përveç Teje të kemi ndonjë mbrojtës tjetër, por Ti u ke dhënë të mira atyre dhe të të parëve të tyre, që ishin njerëz të prishur saqë harruan të përkujtojnë!"
25:18. Ata do të përgjigjen: “Lavdia qoftë për Ty! Nuk ishte nevoja që ne të marrim mbrojtës tjetër, përveç Teje, por Ti u dhe këtyre dhe etërve të tyre jetë të begatshme, ndërsa ata i harruan paralajmërimet e Tua dhe u bënë popull i shkatërruar”!
25:18. Ata do të thonë: "I Lavdëruar je Ti! Nuk na takonte ne që të merrnim përveç Teje ndonjë ndihmës, por Ti i bëre ata dhe etërit e tyre të kënaqen, derisa harruan Përkujtimin dhe u bënë një popull i humbur."
25:18. KALU SUBHANEKE MA KANE JENBEGI LENA 'EN NETTEHIDHE MIN DUNIKE MIN 'EWLIJA'E WE LEKIN METTA'TEHUM WE 'ABA'EHUM HETTA NESU EDH-DHIKRE WE KANU KAWMEN BURAN
C 25:19. Ja (All-llahu u thotë idhujtarëve), këta ju përgënjeshtruan për atë që thoni (se ishin zota), pra ju as nuk keni mundësi të shpëtoni as t'i ndihmoni (vetes). E cilido që bën padrejtësi prej jush, Ne i japim atij të përjetojë një dënim të madh.
25:19. “Këta e përgënjeshtruan atë që thatë ju e nuk do të munden, as të shmangin dënimin, as të ndihmojnë veten. Kush prej jush ka bërë të këqija, Ne atij do t'i japim të shijojë dënim të madh.”
25:19. (Allahu do të thotë): "Kështu, ata do t'ju përgënjeshtrojnë për atë që thoni, dhe ju nuk do të mund të ktheni (ndëshkimin) dhe as nuk do të ndihmoheni. Dhe kushdo që prej jush bën padrejtësi, Ne do t'i japim atij një ndëshkim të madh."
25:19. FEKAD KEDHDHEBUKUM BIMA TEKULUNE FEMA TESTETI'UNE SERFEN WE LA NESRAN WE MEN JEDHLIM MINKUM NUDHIKHU 'ADHABÆN KEBIRÆN