Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 25:68. Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin.
25:68. dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe.
25:68. Dhe ata që nuk thërrasin ndonjë zot tjetër përveç Allahut dhe nuk vrasin shpirtin që Allahu e ka ndaluar, përveç me të drejtë, dhe nuk bëjnë imoralitet. Dhe kushdo që bën këtë do të takojë ndëshkimin.
25:68. WEL-LEDHINE LA JED'UNE ME'A ELLAHI 'ILEHEN 'AHARE WE LA JEKTULUNE EN-NEFSEL-LETI HERREMEL-LAHU 'ILLA BIL-HEKKI WE LA JEZNUNE WE MEN JEF'AL DHALIKE JELKA 'ETHAMAN
C 25:69. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë.
25:69. Ndëshkimi do t'i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar.
25:69. Ndëshkimi do t'i shumëfishohet atij Ditën e Ringjalljes, dhe ai do të qëndrojë atje i përbuzur,
25:69. JUDA'AF LEHUL-'ADHABU JEWMEL-KIJAMETI WE JEHLUD FIHI MUHANEN
C 25:70. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë.
25:70. Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
25:70. Përveç atij që pendohet, beson dhe bën vepra të mira. Për ata, Allahu do t'i shndërrojë të këqijat e tyre në të mira. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
25:70. 'ILLA MEN TABE WE 'AMENE WE 'AMILE 'AMELEN SALIHAN FE'ULA'IKE JUBEDDILU ELLAHU SEJJI'ATIHIM HESENATIN WE KANEL-LAHU GAFURÆN REHIMÆN
C 25:71. Ai që është penduar dhe ka bërë mirë, në të vërtetë, ai është kthyer tek All-llahu dhe është i pranishëm.
25:71. Ndërsa, ai që pendohet dhe bën vepra të mira, është i kthyer krejtësisht nga Allahu.
25:71. Dhe kushdo që pendohet dhe bën vepra të mira, me të vërtetë, ai kthehet te Allahu me një pendim të sinqertë.
25:71. WE MEN TABE WE 'AMILE SALIHEN FE'INNEHU JETUBU 'ILA ELLAHI METABAN
C 25:72. (Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë të keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.
25:72. (Kështu janë) edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet;
25:72. Dhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm, dhe kur kalojnë pranë fjalëve të kota, kalojnë me dinjitet.
25:72. WEL-LEDHINE LA JESH/HEDUNE EZ-ZURE WE 'IDHA MERRU BIL-LEGWI MERRU KIRAMEN
C 25:73. Edhe ata që kur këshillohen me ajetet e Kur'anit të Zotit të tyre, nuk u kthejnë shpinën si të shurdhët e të verbër.
25:73. edhe ata, që, kur paralajmërohen nga shpalljet e Zotit të tyre, nuk bëhen as të shurdhër, as të verbër;
25:73. Dhe ata që, kur përkujtohen me ajetet e Zotit të tyre, nuk bien mbi to si të shurdhër dhe të verbër.
25:73. WEL-LEDHINE 'IDHA DHUKKIRU BI'AJATI RABBIHIM LEM JEHIRRU 'ALEJHA SUMMEN WE 'UMJANAN
C 25:74. Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit".
25:74. edhe ata që thonë: “O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç'është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!”.
25:74. Dhe ata që thonë: "O Zoti ynë, na jep prej grave tona dhe pasardhësve tanë gëzimin e syve, dhe bëna udhëheqës për të devotshmit."
25:74. WEL-LEDHINE JEKULUNE REBBENA HEB LENA MIN 'EZWAXHINA WE DHURRIJATINA KURRETE 'A'JUNIN WE EXH'ALNA LILMUTTEKINE 'IMAMEN
C 25:75. Për shkak se duruan, të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë (xhennet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit.
25:75. Njerëz të tillë do të shpërblehen me Xhenet të lartë për durimin e tyre dhe do të mirëpriten e do të gjejnë paqe.
25:75. Me të vërtetë, për ta do të jetë një vendbanim i lartë për shkak të durimit të tyre. Dhe ata do të takohen atje me përshëndetje dhe paqe,
25:75. 'ULA'IKE JUXHZEWNEL-GURFETE BIMA SEBERU WE JULEKKAWNE FIHA TEHIJETEN WE SELAMEN
C 25:76. Aty janë përgjithmonë, e sa vendqëndrim dhe vendbanim i mirë është ai.
25:76. Aty do të qëndrojnë përherë; sa vendbanim dhe vendstrehim i mrekullueshëm që është ai!
25:76. Duke qëndruar aty përgjithmonë. Sa vendbanim i shkëlqyer dhe sa vendqëndrim i shkëlqyer!
25:76. HALIDINE FIHA HESUNET MUSTEKARREN WE MUKAMAN
C 25:77. Thuaj: "Zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të thirrur të besoni), e ju përgënjeshtruat, andaj dënimi do t'ju jetë i pandërprerë".
25:77. Thuaj: “Zoti im nuk do t'ju përfillte, sikur të mos ishte lutja juaj. Por ju (i) keni përgënjeshtruar (Shpalljet e Tij), andaj dënimi për ju do të jetë i pashmangshëm”.
25:77. Thuaj: "Zoti im nuk do t'ju kushtonte vëmendje, nëse nuk do të ishte për lutjet tuaja. Por meqenëse ju keni përgënjeshtruar, ndëshkimi do të jetë i pashmangshëm."
25:77. KUL MA JA'BE'U BIKUM RABBI LEWLA DU'A'UUKUM FEKAD KEDHDHEBTUM FESEWFE JEKUNU LIZAMEN
C 26:1. Ta, Sin, Mim.
26:1. Tâ, Sîn, Mîm.
26:1. Tā, Sīn, Mīm.
26:1. TA-SIN-MIM